BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Opinion / Editorial

Korrupsioni i ish-pushtetit të PD nxori në ankand ligjin, drejtësinë dhe shtetin

Korrupsioni i ish-pushtetit të PD nxori në ankand ligjin,
Nga Skënder KAPITI Korrupsioni është sot kryefjala e ditës dhe më e përdorshmja në shoqërinë tonë, pasi na është bërë diçka gati fatkeqësisht si normale dhe e pranueshme. Korrupsioni është aktualisht si një pronar i vërtetë i shtetit, ligjit, drejtësisë, diturisë, moralitetit pasi ai bën lirshëm ç’të dojë me to, ai ka kapur shtetin dhe i ka dhënë atij cilësinë e mafiozit. Ai, pra korrupsioni, ka korruptuar shoqërinë dhe të dyja së bashku janë bërë më pastaj kërcënuesit më të mëdhenj të vetvetes së tyre pra si shteti dhe shoqëria. Regjimi politik pd-ist montoi në shtet dhe në shoqëri një sistem që lubrifikohej, ingranohej e lëvizte vetëm nga korrupsioni në drejtim e kahje negative zhbërje, prishje e denigruese sociale e gjithçkaje. Pothuajse gjithçka që fitohej e arrihej në Shqipëri në këtë periudhë tranzicioni paskomunist qoftë si post, detyrë e punë shtetërore, shoqërore, politike e administrative, civile e juridike, edhe si biznes, pronë, titull, diplomë, dekoratë dhe një e drejtë apo dhe e padrejtë, ato fitohen në të shumtën e rasteve për të mos thënë gjithnjë me para, ryshfet e korrupsion, me pushtet e miqësira dhe akrobacira politike. Aq reale është kjo situatë denigrimi sa që edhe po qe se ndokush arrin ta sigurojë një të drejtë me meritë dhe pa ryshfet në institucionet e shtetit dhe sidomos nga gjykata zor se e beson ndokush në publik, madje dhe përsëri po qe se ndodh një rastësi e tillë publiku i çoroditur moralisht e shpirtërisht nga paudhësia e pushtetit nga “inati”e nga monotonia korruptive e kësaj fenomenologjie të tillë sociale dhe fillon e xhelozon se përse filani e fitoi të drejtën pa paguar ryshfet, pasi mosdhënia e ryshfetit për qoftë dhe për shërbime të vogla publike atyre që i paguan vetë publiku përbën sot çudi.
 
Korrupsioni e ka mbyllur shoqërinë në një rreth vicioz prej të cilit nuk dihet se kur ndoshta mund të dalim prej tij ndonjëherë, dhe ai e ka nxjerrë Shqipërinë në ankand për një euro, ku ligji e drejtësia japin padrejtësinë, lirojnë e falin hajdutin, kriminelin dhe keqbërësit që paguajnë e që i mbronte imuniteti i të pasurit mbështetje politike; pushteti dhe qeverisja politike kanë bërë ankandin, privatizimin, shitjen politike të pasurive kombëtare; kanë bërë matrapazllëkun e xhambazllëkun gjithëfarësojesh, trafikimin, kontrabandën, evazionin fiskal, kanë luajtur bixhozin, drogën dhe kanë bërë vetëgjyqësinë politike. Sot nuk ka rëndësi, as efekt e as interes e vëmendje se çfarë perceptohet në publik e shoqëri si e drejtë dhe e vërtetë dhe e duhur, dhe as se çfarë perceptojnë individët si dhe unë përshembull që po e them në këtë shkrim, pasi gjithçka kalon në mënyrë rutinore pa u ndjerë dhe si çudi siç thotë një fjalë e jona popullore ajo nuk zgjat më shumë se tre ditë, siç dhe kanë kaluar pa u ndëshkuar traumat dhe tragjeditë e shumta të shkaktuara nga papërgjegjshmëria e ish pushtetit. Është bërë e zakonshme dhe rutinore e “drejta” e vetëm të thënit dhe e të deklaruarit të poshtërsive, të këqijave dhe të korrupsionit politik e pushtetor, pasi këto janë bërë normale dhe të kudoshtrira gati njëlloj si në kohët e paracivilizimit dhe të injorancës. Pothuajse asgjë nuk ka ndryshuar për në të mirë si në pushtetin po dhe në politikën tonë deri më sot përveçse të ndryshimit apo zëvendësimit të maskës mashtruese.
 
Nga politika dhe modeli i pushtetit që iku me 23 Qershor 2013 ne trashëguam një model qeverisjeje të një amalgame klanore e monopolesh politiko-ekonomike interesash grupale nepotikësh, injorantësh e servilësh, zullumqarësh e hajdutësh që ka dëmtuar rëndë imazhin publik të demokracisë që është mbushur me paturpësira e marrëzira administrative ku motivet e pranimit në punët e administratës dhe shërbimit civil ishin fanatizmi e militantizmi politik, besnikëria “profesionale” dhe verbëria partizane ndaj ish kryeministrit të partisë së regjimit pd-ist, paaftësia, pamerita, papërgjegjshmëria ligjore e moralo-patriotike. “Ushtria” e administratës politike në kohën e ish qeverisjes së PD-së përdorej si turmë materiali njerëzor për të mbushur sallat dhe sheshet e ish kryeministrit të qeverisë, qeverisje e mbushur me skandale e dështime korruptive të tejskajshme që e kanë dëmtuar rëndë statusin e qeverisjes demokratike dhe të përgjegjshme dhe që e shtriu përtokë autoritetin e shtetit, dhe pushtetit që iku pasi u diskreditua rëndë dhe që edhe u ndëshkua ashpër nga vota qytetare. Në këtë tranzicion Shqipëria doli në ankand pasi dominoi politizmi negativ dhe korruptiv që goditi rëndë atdheun, shtetin, nderin, përkushtimin, vitalitetin, vlerat, moralin, ligjin, drejtësinë, shërbimin dhe përgjegjësinë publike, profesionalizmin dhe sidomos drejtësinë dhe interesin kombëtar. Nga ky ankand ku korrupsioni politik e futi Shqipërinë, vetë korrupsioni u bë pronari më i madh dhe ka akumuluar para e pasuri dhe ku paraja e tij e ka falimentuar shtetin dhe shoqërinë sepse ka shumë herë më shumë letër para se sa çka mallra dhe pasuri vendi ynë.
 
Ajo, pra produkti i parasë së korrupsionit qarkullon dhe zotërohet nga një pakicë dhe se pjesa më e madhe e asaj paraje buroi e erdhi nga abuzimi, privatizimi e tenderimi korruptiv i politikës , nga huamarrja, trafikimi i paligjshëm, evazioni fiskal, biznesi i pisët e i pandershëm, kontrabanda, droga, kazinoja e bixhozi të drejtuara nga monopoli mbi to i politikës dhe ish pushtetit që iku, dhe ku: puna, ndershmëria, intelekti, talenti, patriotizmi dhe madje dhe vetë jeta e qytetarit janë gjërat që kushtojnë shumë lirë në Shqipëri. Nga ky ankand gjymtues që shkretoi vendin dhe paralizoi shoqërinë, prej pasojave të tij do vuajmë gjatë për t’u ringritur, pasi aq të shumta dhe të rënda janë ato, gati sikur kemi dalë nga lufta dhe dihet se më e vështirë është kapërcimi dhe kalimi i pasojave të luftës se sa dhe vetë lufta. Atë se çfarë citova më sipër po e përmbledh dhe me pak fjalë. Politika dhe pushteti i keq që keqqeverisën për 23 vjet dhe ku dominoi pushteti i PD-së, qeverisja funksionoi në mënyrë të tillë që i trajtonte pasuritë kombëtare dhe interesin publik, shtetin dhe të drejtat e qytetarëve në favor të interesave të ngushta të qeveritarëve, familjarëve, të afërmve të tyre dhe të grupit të interesit të kabinetit qeveritar, po dhe kështu bënin dhe pushteti lokal, dhe në funksion të këtij mirëfunksionimi kurruptiv politiko-administrativ dhe vendimet qeveritare para se të merreshin prej qeverisë parapërgatiteshin e paragjykoheshin diku tjetër dhe ishin të mirëllogaritura që t’i shërbenin grupit politiko-qeveritar të pushtetit të regjimit qeverisës për privatizime, tenderime, investime, shpronësime etj., ku përfitues të ishin ish pushtetarët dhe ish pushteti, dhe po kjo metodë përdorej dhe për miratim të ligjeve në kuvend ku para se të votoheshin formalisht ato ishin “paravotuar”e miratuar nga grupi i interesit politiko-qeverisës i shumicës së pozitës.
 
Do të ishte e mjaftueshme për ta vërtetuar këtë vetëm po të analizohen vendimet qeveritare të ish qeverisë e të ish kryeministrit për të paktën gjatë periudhës pas zgjedhjeve të 23 Qershorit 2013 deri në Shtator po 2013 periudhë tranzitore e dorëzimit të pushtetit nga ish pushteti i PD-së te qeverisja e re e Rilindjes. Po në ketë mënyrë edhe drejtësia kishte monopolizuar ligjin, të drejtat dhe i trajtonte ligjet, vendimet dhe të drejtën në mënyrë korruptive duke spekuluar e manipuluar me to, duke shitur të drejtën e qytetarëve sikur e drejta të ishte pronë e gjyqtarëve dhe se palët në gjyq trajtoheshin prej gjykatësve si klientë dhe asgjë nuk i pengonte ata të bënin padrejtësitë duke dhënë vendime të padrejta. Dhe këta dy zullumqarë e mëkatarë më të mëdhenj në Shqipëri, pushtetarët dhe gjyqtarët, janë dhe autorët që e nxorën vendin dhe gjithçka tjetër në ankand. Ish pushteti ka punuar jashtë çdo përgjegjësie morale dhe ligjore duke e tollovitur gjendjen aq keq saqë me vështirësi mund të gjesh ndonjë gjë në vendin e duhur. Dhe që të besojmë te Rilindja, gjëja e parë që duhet bërë është që në poste e detyra të shtetit të përzgjidhen njerëzit e duhur e që më pastaj ligjërisht edhe gjërat të vendosen si duhet dhe në vendin e duhur, dhe është mirë sikur të bëhej një rishikim special si për shumicën e vendimeve të ish qeverisjes dhe ato të gjykatave. Kanë kaluar vetëm 7 muaj nga fillimi i Rilindjes Shqiptare të premtuar nga PS, dhe rezultatet po duken, dhe se kjo Rilindje nuk ka përfshirë vetëm diapazonin e ngushtë si të një rilindje vetëm për aspektin e majtë politik, po si një rilindje gjithëshoqërore: të çlirimit politik të demokracisë shqiptare nga autokracitë, si një rilindje të çlirimit të ligjit, të drejtësisë e të kthimit të besimit e shpresës tek ato, si një rilindje për përgjegjshmërinë dhe mirëfunksionimin e ligjit, administratës, shtetit dhe të shoqërisë, gjë që i ka futur frikën dhe panikun paudhësisë, krimit dhe korrupsionit dhe ka që ka filluar të çlirojë talentin, kompetencën, ndershmërinë dhe meritën prej injorancës së politikës së ish pushtetit.