Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Forecast

Berat, Albania

08/20/2014 - 11:00

Clear skyWest-northwest, Light air, 1.0 m/s29°C

0 mm precipitation

Pressure: 1.0162 bar

Durrës, Albania

08/20/2014 - 11:00

Clear skySouthwest, Light breeze, 2.9 m/s27°C

0 mm precipitation

Pressure: 1.0161 bar

Korçë, Albania

08/20/2014 - 11:00

Clear skySouthwest, Light breeze, 2.9 m/s27°C

0 mm precipitation

Pressure: 1.0173 bar

Kukës, Albania

08/20/2014 - 11:00

FairSouthwest, Light breeze, 2.6 m/s28°C

0 mm precipitation

Pressure: 1.0171 bar

Shkodër, Albania

08/20/2014 - 11:00

Partly cloudySouth-southwest, Light breeze, 2.3 m/s27°C

0 mm precipitation

Pressure: 1.0162 bar

Tirana, Albania

08/20/2014 - 11:00

KlarværVest-sørvest, Svak vind, 1.7 m/s28°C

0 mm precipitation

Pressure: 1.0161 bar

Vlorë, Albania

08/20/2014 - 11:00

Clear skySouth-southwest, Gentle breeze, 3.5 m/s29°C

0 mm precipitation

Pressure: 1.0158 bar

Weather forecast from yr.no.

Korrupsioni, njollë e zezë e realitetit shqiptar

 Korrupsioni, njollë e zezë e realitetit shqiptar

Nga Zef BUSHATI Përmbysja e komunizmit dhe kalimi në një shoqëri të re të demokracisë pluraliste, shtetit juridik dhe ekonomisë së tregut, është një përvojë e re për Shqipërinë dhe shqiptarët. Kjo është përvoja e kalimit nga shoqëria komuniste, e cila u përhap veçanërisht pas përfundimit të luftës së dytë botërore, në formën e një sistemi të ri shoqëror, në shoqërinë e tregut, në shoqërinë kapitaliste. Kalimi nga kjo shoqëri në atë të demokracisë pluraliste dhe të ekonomisë së tregut, që u montua në vendet e ish lindjes komuniste përfshi dhe vendin tonë, u krye në kushtet e një mungese thuajse të plotë të një programi konkret. Madje u krye me një ngutje e shpejtësi të madhe për të zvogëluar në maksimum kostot ekonomike e sociale. Në vendin tonë ky proces u krye në përgjithësi paqësisht, veçanërisht mbas deklaratës skandaloze “ të gjithë jemi bashkëfajtore e bashkëvuajtës!!”. Ku proces u krye si një vepër e popullit që e kërkoi ndryshimin shoqëror. Instalimi i gjymtyrëve të ekonomisë së tregut në vendin tonë edhe pse me një monitorim nga afër të organizmave e organizatave ndërkombëtare, u krye në kushtet e një mungese të një legjislacioni të plotë dhe gati për 6-7 vjet u mbështet në një Paketë të Ligjeve Kushtetuese dhe në kushtet e një mungese thuajse totale të një klase të re politike. Politikanët që u vunë në krye të partive “anti komuniste” kishin pak ose aspak njohuri rreth sistemit të ri që do të ndërtohej, ai i ekonomisë së tregut. Në këto kushte krijimi i pronës private dhe i gjithë procesi i privatizimit e i kthimit te pronave u krye në kushtet e një mungese thuajse të plotë  legjislacionit i ndihmuar dhe nga ligji famëkeq 7501. Zhvatja e pasurisë kombëtare,vjedhja,përvetësimi, spekulimi me mjete dhe mënyra abuzive e korruptive etj., të justifikuara nga nevoja e krijimit të pronës private, të pronarëve të rinj  të një klase të re të djathtë në vendin tonë, krijoi kushtet me një shpejtësi marramendëse, për lindjen dhe përhapjen e shpejtë të fenomenit kanceroz të korrupsionit. Ky fenomen i mori me shpejtësi tronditëse të drejtën e qytetarisë, dhe u shoqërua me një përshtatje, pajtim apo një ndjesi thuajse të domosdoshme, e për disa politikanë dhe të ligjshme. Korrupsioni u bë edhe më i rrezikshëm, kur u shfaq edhe në formën e korrupsionit qeveritar apo shtetëror.

Duhet te pohohet thjesht dhe qartë se kjo ka qenë dukuri dhe sjellje e qeverisjes në këto 23 vite tranzicion, pavarësisht se cila parti e madhe apo në bashkëpunim me të vogla ka udhëhequr. Edhe pse socialistët akuzojnë demokratët se ishin ata që e instaluan dhe e bënë galopant korrupsionin, apo demokratët që akuzojnë qeverisjen socialiste se shkaktoi korrupsionin kanceroz në Shqipëri, e vërteta e hidhur është se qeverisjet e tranzicionit e pollën, e mbinë, e ushqyen dhe u ushqyen e u majmën prej tij, e shtrinë pothuajse në çdo qelizë të shoqërisë. Që nga format më të thjeshta të korrupsionit e deri në ato më të rëndat ë më të rrezikshmet i gjen sot rëndom në realitetin shqiptar, madje dhe te nënvizuara ne raportet e organizatave serioze ndërkombëtare, që monitorojnë Shqipërinë.

Klasa politike e instaloi këtë sëmundje kanceroze deri edhe te institucioni qe duhet ta luftojë atë me vendosmëri -sistemi i drejtësisë. Rëndom e dinë të gjithë në Shqipëri, se drejtësia është e sëmurë rëndë nga korrupsioni. Kjo rrethanë, si dhe mungesa e vizionit, vullnetit, vendosmërisë së qeverisjeve shqiptare për ta luftuar korrupsionin deri më sot, i kanë lodhur e i kanë deziluzionuar edhe më optimistët që kanë shpresuar se do ti vihej fre kësaj sëmundje gjithëpërfshirëse. Madje fatkeqësisht ka një përshtatje dhe një qetësi nga dëshira e çdo qytetari për të jetuar, për tu punësuar, për tu arsimuar, për tu kuruar nga sëmundjet, ka një lodhje nga pritja e izolimit të kësaj sëmundjeje të madhe e një fatalitet të dorëzimit të qytetarëve përpara korrupsionit. Kjo përbën dhe shqetësimin më të madh për të patur shpresë se, në një të ardhme të afërt do të shërohemi nga kjo sëmundje. Është vërtet fatkeqësi, edhe pse jemi gati ne përfundim të fushatës zgjedhore, që nuk konstatohet në propagandën elektorale evidentimi i një vizioni e programi serioz, i cili  do të fokusonte një luftë të vendosur e efektive kundër “kancerit korrupsion”. Nuk mund të bëjmë as një hap cilësor përpara nëse nuk bashkojmë forcat për të mundësuar një luftë çrrënjosëse të korrupsionit. Foleja e korrupsionit lind në selitë e partive politike e prej andej shpërndahet në çdo qelizë të jetës. Kështu që edhe lufta kundër korrupsionit duhet të nisë nga selitë e partive politike.

Duke qenë të ndërgjegjshëm për peshën e partisë sonë dhe mundësitë reale që kemi, ne jemi ndoshta të vetmit që kemi vendosur si moto themelore të fushatës sonë zgjedhore luftën kundër korrupsionit. Ne e fillojmë kontributin tonë duke i bërë thirrje elektoratit: "Asnjë votë kandidatëve për deputetë të akuzuar për korrupsion". “Asnjë votë ministrave të akuzuar për korrupsion”. Të paktën kështu do të zvogëlojmë mundësinë që të ulen bartësit socialë të korrupsionit në karriget e Parlamentit, që ta shërojmë këtë institucion nga kjo sëmundje e rrezikshme.

Wednesday, June 19, 2013 - 11:14
Total votes: 49