BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Ligji i dosjeve, prova e politikës

Ligji i dosjeve, prova e politikës
Nga Ilir VATA  Opozita shqiptare duhet të hyjë në Parlament për të qenë pjesë në debatin e ligjit të dosjeve të sigurimit të shtetit, si për përgjegjësi morale, ashtu dhe politike e sociale, pasi mosmarrja pjesë do të thotë që ligji i hapjes së dosjeve do të përdoret politikisht. Ligji i dosjeve është prova e politikës shqiptare nëse është në krahun e integrimit apo në ujrat e së shkuarës së afërt diktatoriale. Për secilën palë mospjesmarrëse, ai do të kthehet në bumerang dhe më keq akoma, do ta ndëshkojë klasën politike shqiptare.
 
Ligji më i debatueshëm në Shqipëri, ai i hapjes së dosjeve të Sigurimit të Shtetit është kthyer në vëmendjen e opinionit publik në një moment kur opozita ka marrë një mbështetje popullore dhe prova e kësaj ishte protesta e 22 nëntorit, e cila përfundoi në një demonstrim paqësor. Shkak për këtë janë një sërë arsyesh, por ajo që godet më shumë është gjendja ekonomike dhe masat e ndërmarra nga qeveria për të zotëruar me ligj atë që është e paligjshme dhe në parim është një gjë e drejtë. Në planin e parë reforma e ndërmarrë së fundmi nga qeveria Rama është e drejtë, pasi energjia elektrike vidhet në mënyrën më primitive, por vjedhësit më të mëdhenj nuk janë qytetarët, por ata që e administrojnë dhe kjo histori milionerësh ka filluar që në kohën e Harasanit, dhe harasanëve të tjerë, dhe në fakt shteti ligjor duhet të veprojë njësoj për të gjithë ata që vjedhin, duke çuar para drejtësisë keqmenaxhuesit dhe vjedhësit e energjisë elektrike që në administrim.
 
Në një situatë tjetër analogjike që edhe mund të përdoret, është fakti se vjedhja e bankës së shtetit në më shumë se 700 miliardë lekë, ka nën hetim më shumë se 13 vetë dhe asnjëri nuk është në qeli, madje guvernatorit iu lehtësuan masat sa sot është me detyrim paraqitje.
 
Në të njëjtën dileme, madje paaftësie gjendet qeveria sot përsa i përket luftës kundër korrupsionit si për ish-pushtetarët, ashtu dhe për shtetarët e sotëm dhe rastet janë aq të rralla sa nuk zënë vend në kalendarin antikorrupsion. Madje edhe ata ministra apo zyrtarë të lartë që janë nën hetim, po i çojnë çështjet drejt mbylljes.
 
Mjafton kaq, që qytetarët të gjenden të pabarabartë nga mënyra se si ligji po godet pikërisht ata dhe jo hajdutët e vërtet të shqiptarëve, sigurisht që janë të ndërgjegjshëm shumica që taksat e makinës duhen paguar por masat shtrënguese çojnë deri në sekuestro të mjetit dhe gjobat janë rritur dhjetë fish. Edhe vjedhësit e energjisë, sigurisht duhen ndëshkuar, por paralel me ta, duhet nisur beteja antikorrupsion te peshqit e mëdhenj që qytetarët të besojnë në radhë të parë se shteti ligjor po ngjason me shtetin e të drejtës.
 
Kur ligji nga paaftësia e shtetit përdoret me dy standarte atëherë revolta qytetare zmadhohet dhe tanimë u provua se pakënaqësia është shtuar dhe pikërisht në këtë moment kur hapet dhe honi më i errët i regjimit komunist, hapja e dosjeve të Sigurimit të Shtetit, që në një farë mënyre prek njerëzit më të pushtetshëm në vend, pasi pas kësaj fshehjeje të së vërtetës dhe në emër të të përndjekurve kanë arritur të jenë në politikë për dy dekada dhe sigurisht pasuritë e tyre janë mijëra herë fishuar.
 
Kjo panoramë, flet qartë për një situatë jo të paqtë politike dhe mosbesimi përsa i përket zbatueshmërisë së ligji, madje besohet se ai godet vetëm të dobëtit. Prandaj reforma në drejtësi është detyrim parësor dhe i domosdoshëm, por siç edhe shprehen konstitucionalistë dhe njëherazi të jurisprudencës, duhet dialog i domosdoshëm politik për reformat ë mëdha, pa pyetur se mazhoranca i ka numrat e duhur për një reformë me shumicë të cilësuar, por nuk ka ndodhur dhe nuk po ndodh. Këto mosrealizime janë një ndihmë e madhe për opozitën madje duke parë gjendjen reale të saj, paaftësia qeverisëse është energjia kryesore për ta fuqizuar atë dhe në fakt, pavarësisht shkaqeve, rritja e faktorit opozitar është një kusht. Fakti se opozita u bë e gjallë dhe ka tregues se pavarësisht problemeve ajo pësoi një rritje të paparashikueshme, duhet medoemos të marrë rolin e saj dhe pikërisht në momentin kur hapen sërish debate për ligjin e dosjeve të Sigurimit të Shtetit. Në radhë të parë për të treguar se protestat nuk i bënë nga frika e këtij ligji dhe në radhë të dytë se është përgjegjëse për mos miratimin e këtij ligji.
Mëkatarë, shkelës të këtij ligji të munguar janë pikërisht parlamentarët, shtetarët dhe madje edhe figura të larta të shtetit, që kanë hyrë dhe notuar në politikën e turbullt sa herë kanë mundur për të vetmin fakt se mungonte ligji dhe jo pak, për ofro çerek shekulli i vetmi vend nga ata ish-komunisët që ka zvarritur çështjen më të debatueshme në vend dhe që është nyja e shkëputjes nga tranzicioni drejt një shoqërie të hapur.
 
Pa dashur të bëjmë kronologjinë e dështimeve të ligjit të spiunëve të Sigurimit të Shtetit, çdo tentativë e tij ka dështuar dhe madje është përdorur politikisht, duke mos lënë pa vëmendje dhe dakordësinë e dy krerëve të partive të mëdha të mazhorancës për hapjen e këtij ligji famëkeq, pasi vijnë me një dimension tjetër dhe një këndvështrim të ri dhe të shpresojmë se do të jetë në interes e në përputhje me konventat ndërkombëtare, rezolutën e Këshillit të Evropës dhe detyrimit ligjor.
 
Sigurisht, një elite të re politike i takon të bëjë një tentativë të tillë pasi si Rama ashtu dhe Meta edhe lideri i opozitës Basha janë jashtë kategorisë së spiunëve dhe një dakordësi mes tyre do të ishte një shërim për shoqërinë miratimi i një ligji siç është ai i spiunëve.
Në këtë pikëpamje, opozita duhet të marrë përgjegjësi në miratimin e këtij ligji, jo vetëm si detyrim moral por dhe kushtetues, që ky ligj ti shërbejë realisht transparencës, ti shërbejë pajtimit kombëtar dhe jo dasive dhe dëlirjes së politikës dhe administratës shtetërore nga mëkatarët e djeshëm të Sigurimit të Shtetit, që e përdori diktatura për të ekzekutuar, burgosur dhe internuar shqiptarët.
 
Opozita duhet të marrë pjesë në Parlament në miratimin e këtij ligji, edhe për moralin e të përndjekurve politikë, pasi ata kanë qenë thelbi i pushtetit të demokratëve dhe kanë furnizuar me vota këta 23 vite për t’u mundësuar pushteti dhe për faktin e të vërtetës së madhe që opozita të mos ndihet vetë e kërcënuar me hapjen e dosjeve, pasi mosmarrja pjesë do ia faturojë dhe ato që nuk i ka.
 
Nëse ligji i dosjeve do të përdoret nga politika me qëllimin e keq, ai nuk do ta kryejë misionin e tij për transparencë dhe shoqëri të hapur, apo më kryesorja të shënojë pajtimin kombëtar por do të shërbejë si nxitës i një konflikti dhe kjo do të jetë një fatkeqësi për shqiptarët në radhë të parë dhe vetë politikën në tërësi.
Ky ligj do të vërë në provë klasën politike shqiptare nëse ajo është në gjendje të ecë në rrugën drejt integrimit dhe forcat progresiste janë shumicë, apo politika vazhdon të bëjë demagogji për demokracinë dhe shtetin ligjor, dhe noton ende në ujërat e së shkuarës diktatoriale. Pra ligji i dosjeve të spiunëve të Sigurimit të Shtetit është prova e madhe e politikës shqiptare.