BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Opinion / Editorial

Liria e protestës, përballë lirisë së ndërtimit të shtetit demokratik!?

Liria e protestës, përballë lirisë së ndërtimit
Nga Besi BEKTESHI   Në datën 22 nëntor, opozita shqiptare ka paralajmëruar një protestë, e cila sigurisht do të mbahet në Tiranë. Motivet e protestës sigurisht janë studiuar dhe për më tepër, në një “tur protesëthirrës”, kryetari Basha po bën dhe modelin “takim me popullin”, për të bindur njerëzit për të dalë në këtë protestë. Sigurisht opozita ka të drejtë për protestë dhe nganjëherë ka nevojë për protestë. Të drejtën e ka dhe mund ta bëjë lirshëm. Nevoja për protestë duhet diskutuar. Po për çfarë ka protestuar deri tani më tepër kryetari Basha, dhe bie fjala opozita? 
 
U bë pastrimi i Lazaratit nga hashashi dhe njerëzit që kishin formuar “Republikën e Pavarur” të hashashit! Me një model jo vetëm aspak të drejtë por dhe në sy të botës së qytetëruar krejtësisht anapulla, mbrojtën këtë vend të turpshëm të Shqipërisë, i toleruar dhe pse jo dhe i pranuar nga maxhoranca e dikurshme.  Opozita e sotme dhe kryesisht zoti Basha, proteston kundër prishjes së ndërtimeve, jo vetëm të atyre pa leje, por atyre krejtësisht abuzive në çdo trotuar, buzë deti dhe liqeni, në çdo rrugë kalimi dhe po ashtu në çdo pjesë të urbanizimit të prishur për shumë vite qeverisje të saj. 
 
Opozita proteston medemek kundra ngritjes së çmimit, por rrënjësisht ajo proteston pro atyre që vjedhin energji, që janë debitorë dhe që tani ajo u kujtua se “janë të varfër”? Opozita proteston kundra buxhetit duke mos dëshiruar të jetë në Parlament?! Zoti Basha protestonte edhe më përpara kundra ndihmës që dikur kërkonte SHBA, dhe sot e kësaj dite ndihet krenar për këtë! Opozita proteston dhe nuk është dakord për shkatërrimin e rrjetës së merimangës së universiteteve fantazma që zhvasin shqiptarët me diploma false. Edhe për këtë ndihet krenare. Opozita protestonte dhe vazhdon të protestojë kundër reformës në arsim, kur mijra e mijra vende pune në mësimdhënie, kishin vetëm modelin e mungesës së profesionalizmit dhe të një denatyralizmi e kthimi nga arsimim në injorantizëm, si të nxënësve dhe mësuesve! Janë të mjaftueshme këto, për të kuptuar qartë se janë kundra lirisë së pasjes së një shteti demokratik dhe normal, për të vazhduar modelin e tyre të shtetit informal dhe me qytetarë skllevër të mungesës së demokracisë. 
 
Një opozitë e tillë është për lirinë e mungesës së ligjit. Të lirisë për të mos paguar energjinë, e lirisë së mosmarrjes së lejes së ndërtimit dhe zbatimit të plotë të saj kur është, të lirisë së marrjes së diplomës së “injorantit”, të lirisë së plotë për të bërë jetën më jo urbane në Europë, dhe pasjes së shtetit më jo urban dhe ligjor në Europë! Ky është edhe modeli i tyre në fakt, këtë propozojnë ata. 
 
Kurse mazhoranca, nëqoftëse do të bëjë ndonjëherë shtet, nëqoftëse do që të afrohet realisht me familjen europiane, nëqoftëse do që ti bëjë një herë të vetme shërbim qytetarit shqiptar, i duhet të kapërcejë mbi modelin fantazmë të ruajtjes së elektoratit, se ai nuk duron reformat qytetëruese dhe demokratike. Sigurisht nuk është e lehtë, sepse maxhoranca e vjetër dhe ajo akoma më e vjetër që bën sot Basha, luajnë kartën e populizmit. U thonë qytetarëve kudo në Shqipëri që i futën në varfëri dhe informalitet për shumë vite rradhazi, se “ne ju lamë të lirë të mos paguani dritat dhe të ndërtoni ku t’ju vijë për mbarë të prishni pyje dhe male, të mos mësoni por të paguani për diplomën”, kurse këta duan të bëjnë këto gjëra ndryshe nesh! 
Kështu është në fakt, dhe sigurisht që kanë lënë kaq shumë të varfër sa të bëhet një protestë, por kjo protestë nuk është për të vërtetën. E vërteta është se na duhet shteti ligjor dhe ai demokratik deri tani i paparë dhe provuar vërtetësisht në Shqipëri. Si borxhet e mëdha, si vjedhjet në rrugët e shtruara, si korrupsionin galopant e bënë vetë mullar dje dhe tani thonë e kanë fajin këta që janë sot. 
 
Sot, ky vend ka nevojë për një shtet normal dhe pse mund të kushtojë në elektorat. Ai shtet duhet të vijë në Shqipëri, se vërtetë nuk e kemi parë kurrë me sy apo provuar në lëkurën tonë. Ky lloj shteti deri në kohën e qeverisjeve të partisë së Bashës tashmë e transformuar keq, ju bën shumë dëm si njerëzve dhe demokracisë. Ai është shteti i dhunës së antiligjit dhe kjo punë tashmë dihet pothuaj nga të gjithë. Mazhoranca e sotme, duhet të ruajë veten nga simptomat e këtij modeli dhe të bëjë reformat për të ndërruar atë që thotë kryeministri Rama, pra sistemin. Kjo do të ishte fitorja më e madhe e qeverisjes së sotme. Kurse protesta e Bashës le të bëhet, se në fund të fundit atij mund edhe t’i forcojë pozitat në partinë që po tenton ta bëjë të veten. Kushedi për këtë gjë edhe ja “vlen”?!