BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Liturgjitë e ëndrrave në diell, për një "tjetër" Himarë

Liturgjitë e ëndrrave në diell, për një
Nga Kastriot ALIAJ Megjithëse marrëdhëniet me Greqinë kanë pësuar progres të pranueshëm nga të gjitha palët, akoma ndeshemi me ndonjë mentalitet të tipit Serafin, që duke mos qenë dakord me ndarjen e re territoriale, mundohen të ndezin vatra të reja zjarri. Liturgjitë e tyre që u ngjajnë ëndrrave në diell, kanë tendenca rivendikuese duke na çuar thellë në histori, kur qarqet e Patriarkanës, nxisnin politikën që të bëhej pjesë e lojës Vorio Epir. Duke marrë shkas nga reforma e ndarjes së re territoriale, disa përfaqësues të minoritetit në zonat e jugut, zotërinjtë Dule e Bollano, kërkojnë të deformojnë historinë e Himarës, me një debat aventuresk pa u thelluar në fakte e ngjarje, që lidhen me autoktoninë e saj si një tokë e lashtë shqiptare sa dhe vetë Ilirët. Megjithëse nuk jam himarjot, por kushdo do ta kishte zili këtë vend perlë të bregdetit tonë të mrekullueshëm, me gjithë atë histori të pasur dhe kulturë, që përbën një thesar për kombin tonë. Pa u hyrë në pjesë historianëve tanë të nderuar për kontributin e madh që japin me materialet hulumtuese e kërkuese, bëjnë të mundur të hidhet dritë mbi epokat e errëta të historisë, duke na e sjellë të vërtetën ashtu siç është. Por, për evokimin e ngjarjeve dhe të vërtetave historike, kanë shkruar edhe të huajt në enciklopeditë e tyre, për çka u ka interesuar. Në këndvështrimet e tyre analoge, ata kanë pasqyruar lidhjet dhe marrëdhëniet e tyre, me viset tona të Arbërisë, të principatave, të pushtimeve e luftrave që kanë bërë shqiptarët deri në epokat e mëvonshme. Në të gjitha këto shënime, flitet për vitalitetin dhe ekzistencën e një populli, që me gjithë kataklizmat që ka provuar në shekuj, ka mundur të ruajë autoktoninë dhe identitetin kombëtar shqiptar. 
 
Por Himara të çudit me të kaluarën e saj të pasur historike, për kontributin që ka dhënë jo vetëm në Labëri, por zëri i saj dhe pushka është dëgjuar deri në Kubë, që ndoshta dikujt mund ti duket paradoksale. Ajo ka qenë gjithnjë qendër e një zone, që ka përfshirë jo vetëm fshatrat e jugut të Shqipërisë, por edhe Labërinë e Kurveleshin. Në dokumentet e shumta historike, paraardhësit e saj janë fisi Ilir Kaonët, por historia moderne për të, fillon nga fundi i shekullit XII-të, kur në këtë qytet u vendos sundimi Venetikas, të cilët në atë kohë kanë patur nën sundim edhe Butrintin. Venetikasit e mbajtën të pushtuar rreth një shekull, sepse më vonë ajo u përfshi nga Karli i Anzhuinëve, ish vëllai i mbretit të Francës, Luigji i IX-të i cili e quajti këtë qytet mbretëria e "Arbërisë". Zona e Himarës ka qenë historikisht e banuar kryesisht nga banorë autoktonë të Labërisë, por në shekullin e XV-të në disa dokumente thuhet që janë vendosur dhe banorë të viseve të tjera nga Mirdita e Kruja, të cilët kanë depërtuar deri në Kurvelesh. Me pushtimin turk ashtu si dhe fqinjët, në shekullin e XV-të, Himara u bë sanxhak. Por nga fundi i këtij shekulli, mbas vdekjes së Skënderbeut rreth vitit 1482, disa familje nga kjo zonë u vendosën në Siçili afër qytetit të Palermos.
 
Këtë vend banim autoritetet vendase të asaj kohe e quajtën me emrin "Hora Arbëreshe" (qyteti i shqiptarëve), banorët e të cilit flasin edhe sot gjuhën shqipe. Por jo vetëm kaq, ata ruajnë traditat e zonës, veshjet tradicionale si dhe besimin orthodhoks. Nga shpërthimi i disa kryengritjeve në jug kundër pushtimit turk, Himara përfitoi disa privilegje, një farë autonomie duke i dhënë mundësinë që kjo krahinë të ruante besimin orthodhoks dhe flamurin shqiptar. Por ajo që nuk e favorizonte këtë zonë, ishte infrastruktura si rezultat i terrenit të thyer që nuk mundësonte lidhjen me krahinat e tjera, duke e detyruar Himarën dhe gjithë zonën për rreth të shfrytëzonte rrugët detare, për lidhje me Korfuzin, me Gjiritin dhe Venetikun, që ndihmuan në zhvillimin e zonës. Mjaft banorë, duke qenë se shkonin shpesh në Korfuz, kanë kryer edhe shkolla atje që i kanë ndihmuar për të mësuar edhe gjuhën greke. Por faktet kokëfortë, që përforcojnë autoktoninë e Himarës, janë lidhjet e vazhdueshme me Evropën Perëndimore, mjafton të përmendim këtu, që në korrik të vitit 1577-të, një grup pleqsh të Himarës, i dërgojnë letër Papës së Romës, ku i thonë se jemi Arbër dhe krenohemi me Skënderbeun dhe ndërmjet të tjerash ata i kërkojnë armë. Por ata shkojnë edhe më tej me lidhjet e tyre me botën, kur në shekullin e XVIII-të i kanë dërguar letër careshës së Rusisë, Elisabeta Petrovna, ku ndër të tjera i thonë: "Se ne flasim shqip, në tërë Shqipërinë deri në Bosnje". Himara shquhet edhe për kontributin që ka dhënë në revolucionin Grek më 1821, për fitoren e pavarësisë nga Turqia.
 
Dëshmi për këtë janë dokumentet që flasin për kapedan Kristo Begën nga Vunoi, i cili bashkë me 40 himariotë u vranë në Mesolongj në fillim të revolucionit Grek. Por për Himarën flasin edhe objektet e shumta kulturore, që e veçojnë në atë zonë dhe që hedhin edhe më shumë dritë, për autoktoninë dhe identitetin kombëtar shqiptar. Në këtë trevë gjendet kalaja e Himarës, ku objektet e gjetura flasin se ajo ka qenë e banuar 3500 vjet më parë, nga banorë Ilirë. Po në këtë zonë gjenden me shumicë kisha e manastire, që dokumentojnë vlerat kulturore e fetare të tyre. Ato shquhen edhe për stilin e ndërtimeve duke ruajtur arkitekturën tradicionale të trevës. Ajo që e veçon Himarën në drejtim të kulturës në atë trevë, është se për herë të parë në shekullin e XII-të është hapur e para shkollë shqipe. Më vonë në shekullin e XVII-të ajo u hap përsëri nga Onufër Kostandini, i cili megjithëse në kushtet e rënda të pushtimit osman, bëri të gjitha përpjekjet për ta rihapur shkollën shqipe. Punën e tij e vazhdoi Zef Skiro, prift orthodhoks dhe Vikar Apostolik në mision tek Himara, arbëresh i shquar i kohës së tij. 
 
Por ajo që duan të kapen dhe të mbështeten fort zotërinjtë Dule e Bollano, është se nga fundi i luftës së Dytë Botërore, në Himarë u vendos një minoritet Grek, për arsye jo shumë të qarta, por që u justifikuan me gjendjen e vështirë nga zhvillimi i luftimeve. Kjo ka mjaftuar që qarqet e caktuara të Patriarkanës, ashtu siç bënë një shekull më parë, futin në këtë lojë politike, këta zotërinj që krijojnë përplasje e konflikte të pajustifikueshme. Por këta e harrojnë historinë e dhimbshme, se si Greqia me stilin e gaforres, ka zmadhuar territoret e saj, le tu kujtojmë gllabërimin e Çamërisë dhe së fundi nga papërgjegjshmëria e ish qeverisë Berisha bëri pronë të saj edhe 250 km katror det. Shqipëria gjithnjë në të drejtën e saj, ka qenë e matur dhe ka zbatuar konventat ndërkombëtare, duke mos u bërë asnjëherë burim konfliktesh, megjithëse kufijtë e saj të vjetër fillojnë nga gjiri i Ambrakisë, (Prevezë). Por duke e vazhduar replikën me ta, dua tu them që mos u kapni mbas një minoriteti aq të vogël për të sakrifikuar reformën aq të domosdoshme për kushtet tona, dhe hidhni mbrapa krahëve, fatin e Çamërisë dhe fshatrave të tëra në Greqi, ku banojnë me miliona shqiptarë.
 
Një numër i konsiderueshëm shqiptarësh rreth viteve ‘90-të emigruan në Greqi, për arsye ekonomike, por një pjesë e tyre provuan egërsinë e urrejtjes ndaj shqiptarëve, të cilët janë vrarë, fyer, burgosur, zhdukur pa lënë gjurmë, përdhunuar, deri pjekur dhe në hell more zotërinj Dule e Bollano dhe ju, nuk e keni ngritur ndonjëherë zërin, por fshiheni mbas emrit të Omonias, gjë që në Shqipëri nuk ka ndodhur kurrë me greket. Nga komuniteti evropian, Greqia merr dhe ndihma për emigrantët dhe ajo tallet me identitetin e shqiptarëve. Kërkon të bëjë dhe rregulla ndryshe nga perëndimi. Shpeshherë ajo krijon probleme artificiale edhe me dokumentat deri dhe në fyerje, gjë që nuk ndodh me vendet e tjera. Por sido që të silleni ju zotërinj deputetë, nuk e zhbëni dot historinë, duke i deformuar ngjarjet që kanë qenë shqetësim për të dy vendet. Ndoshta komisionet e përbashkëta të ngritura për këtë qëllim, do të kthehen tek e vërteta për të mos e lexuar më historinë së prapthi. Në kushtet e reja të globalizmit, ku bota është e lirë dhe e hapur për të gjithë, ka vend për të reflektuar edhe për ata që mendojnë ndryshe. Pretendimet për territore, etni, minoritet, me tendencë për të krijuar vatra të reja tensioni, nuk kanë më vend. Ato i përkasin të kaluarës. Vizioni i tanishëm emancipues, i marrëdhënieve ndër etnike, nuk mund të jetë me mentalitetin Dule-Bollano që duan të na kthejnë tek e djeshmja. Këto fenomene që fryhen artificialisht, nuk zgjidhen me presione, bojkot, kërcënime, por me vizion, pjekuri, maturi dhe ndërgjegjësim politik. Në këto kushte nuk kanë vend konceptet e kantonizimit të zonave, e të dasive etnike por kultivimi dhe sundimi i marrëdhënieve respektive dhe respektimi i të drejtave universale.