BREAKING NEWS

SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur paralajmëron arrestimin e Edi Ramës, ja aferat ku dyshohet se është përfshirë kryeministri

SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me valixhet me euro nëpërmjet dy njerëzve të tij të besuar nga Kukësi dhe Fieri që përfunduan në burg, ja detajet nga afera e madhe që ndodhet në duart e SPAK

Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me
x
BREAKING NEWS

Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën, si po i varin shpresat tek njeriu i Donald Trump për të shpëtuar nga sanksionet e SHBA duke shitur ishullin e Sazanit, Evi Kokalari nxjerr detajet e forta

Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën,
x
BREAKING NEWS

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja detajet e marrëveshjes me dhëndrin e Donald Trump

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja
x
BREAKING NEWS

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për të ringjallur idenë e copëtimit të Kosovës, media gjermane plas “bombën”, ja çfarë fshihet pas investimit të dhëndrit të Donald Trump në ishullin e Sazanit

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për
x
BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x

Opinion / Editorial

Logjika revolucionare e një opozite, e sintetizuar në deklaratën e Palokës

Logjika revolucionare e një opozite, e sintetizuar në deklaratën
Nga Panajot ZOTO    Në fakt kemi një forcë politike në opozitë që e ka mbështetur opozitarizmin vetëm në deklarata politike. Dhe jo vetëm kaq. Deklaratat, në mos kanë një përmbajtje demagogjike, një synim për të mashtruar opinionin, apo shpifje ordinere ndaj qeverisjes dhe Kryeministrit të vendit, që bukur shumë komentues të ndryshëm i krahasojnë ato me rrëmimin e “Tares”, janë edhe qesharake, pse jo dhe fyese, të bëra brenda në Parlament dhe (vazhdohet me to edhe sot e kësaj dite) jashtë Parlamentit. Po ndalem te deklarata më e fundit e zëdhënëses së PD, e cila nga foltorja e SHQUP-it akuzoi qeverinë se paskësh dërguar në Samitin e Milanos një delegacion për të bërë qejf në Kazino. Delegacioni shqiptar, tha ajo, u largua nga salla për t’u argëtuar në kazino… dhe vijoi me një breshëri akuzash, që është turp ti përmendim.
 
Deklaratën e përgënjeshtroi zonja Kodheli, por deklarata e SHQUP-it, diku më shumë, diku më pak, e bëri efektin negativ. Këtë ka kërkuar PD dhe po e bën, pasi niset nga postulati: shpif, shpif se diçka do mbetet”. Jo vetëm ndër ne, gazetarë e opinionistë gaztorë, opozitarë kafenesh dhe, pse jo, gazeta autoparlant në shumëfishim të deklaratave pëdëiste, dhe lëpirës të Berishës e Bashës (s’po e përmend gazetën se shqiptarët e njohin logon e saj), por dhe të huaj u mëdyshën nga një akuzë si ajo e opozitës shqiptare. Tani jemi para faktit se në Milano nuk ka patur asnjëherë një delegacion shqiptar në Samitin e AIEM-it, sikurse u tha në deklaratën e zëdhënëses së PD-së. Vetë gazeta Corriere della sera, ku ishte botuar lajmi (i rremë), e përgënjeshtron atë. Në përgënjeshtrim thuhet pak a shumë, se në Samitin e Milanos nuk ka patur asnjë delegacion shqiptar, sepse Shqipëria nuk bën pjesë në shtetet e Samitit AIEM dhe nuk ka qenë e ftuar… Po tani, pas përgënjeshtrimit, a do kërkojnë ndjesë tellallët e foltores së SHQUP-it? Natyrisht kjo nuk pritet të bëhet. Kush ka dy pare mend e kupton, e di se agjitpropistët e PD-së, nuk janë fare naivë. Ata e dinin fare mirë që në Milano nuk kishte ndonjë delegacion shqiptar (urdhëruesi i këtyre deklaratave, Sali Berisha, di edhe inventarin e familjes së çdo deputeti e qeveritari, jo më këtë). Fakti është që atyre u erdhi asi në dorë nga një informacion i fabrikuar, s’dihet pse, në një gazetë serioze italiane, dhe nuk kishin si ta kumbisnin rastin për të goditur qeverinë dhe kryeministrin. Dhe thua pastaj se opozita shqiptare është serioze.
 
Për seriozitet as që mund të bëhet fjalë. Pasi një opozitë serioze nuk mund të braktisë parlamentin me justifikime banale si ato të dhunimit të saj prej mazhorancës, mosrespektimit të opozitës prej saj etj. Ka mbi 3 muaj që po përtyp nëpër dhëmbë alibinë e goditjes së deputetit opozitar në parlament dhe tani, kur mesazhi që vjen nga ndërkombëtarët e zhvlerëson këtë alogjikë, kërkojnë tjetër alibi për kthim në Parlament. Një deklaratë e kreut të grupit parlamentar të PD, zotit Paloka na bën të besojmë se kërkohet prej opozitës një alibi. Opozita mund të kthehet në Parlament nëse… Shkurt kërkohet një kthim me kusht. Ne kthehemi në kuvend, thotë Paloka, vetëm me një kusht. Pas një marrëveshjeje serioze të mbikqyrur nga ndërkombëtarët, ku opozitës ti garantohet hapsira që kërkon, një marrëveshje për zbatimin nga mazhoranca të kushtetutës dhe të ligjeve. Përndryshe (nëse nuk do të ketë marrëveshje, sipas Palokës) ne “do udhëheqim protestat për rrëzimin e qeverisë”, deklaron ai.
 
Shkurt, PD kërkon një “Krokodil” të dytë, në fakt një arsye për të mos hyrë në Parlament, pasi Berisha dhe Basha e kanë të qartë subjektivitetin e qëndrimit politik që mbajnë. A nuk e ka thënë këtë pak më herët Berisha, se veprimi opozitar do të jetë protestë, protestë, protestë? Këtë është duke thënë edhe Paloka tani, veç shfaq hapur synimin e protestës që, sipas tij, është rrëzimi i qeverisë. Po si? 
 
Vështirë se gjen sot një shqiptar, madje edhe opozitar i thekshëm që të ngrihet për të rrëzuar qeverinë. Jo vetëm shqiptarët e thjeshtë, por dhe zëra brenda PD-së, madje deputetë të saj, kërkojnë kthim pa kushte në Parlament. Ndërkaq, krahu radikal mbahet fort pas bishtit të dhelprës duke demagoguar për të gjetur mbështetës të rrugës radikale të protestave. Për cilët kthehet (duhet të kthehet) opozita në Parlament? Ata nuk kthehen (duhet të kthehen) për mazhorancën së cilës i bëjnë presion. Ata kthehen dhe duhet të kthehen për interesat e vendit, për interesa tej partiake, për forcimin e demokracisë parlamentare përmes një dialogu konstruktiv. Në fund të fundit, ajo kthehet dhe duhet të kthehet për ata shqiptarë që i besuan, që e votuan dhe që shpresojnë ende te ajo parti…
 
Të deklarosh sot (madje të kërcënosh) se do rrezojmë qeverinë me protesta, më së pari kjo shpreh një naivitet politik. Opozitat në vendet demokratike i ngenë masat në protesta por jo për rrëzimin (vetë termi nënkupton dhunën) e qeverive. Si mundet që kjo opozitë të kushtëzojë hyrjen në Parlament, me një marrëveshje që sipas saj, qeveria duhet të zbatojë Kushtetutën etj., dhe vetë ajo kërkon në shkelje të Kushtetutës rrëzimin e qeverisë!? Qeveritë në vendet demokratike rrëzohen me votë, por edhe vetërrëzohen, dhe kjo është demokratike. Të kërkosh zgjedhje të parakohshme, edhe kjo është demokratike, por të apelosh për protesta përmes të cilave të rrëzosh qeverinë, kjo nuk është demokratike. Përkundrazi, është logjikë revolucionare dhe kjo nuk ka lidhje me demokracinë.