BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Luftënxitës deri në fund...

Luftënxitës deri në fund...
Nga Agron BERDAJ  Teksa po lexoja fjalimin luftënxitës të Berishës në kuvendin e Partisë Demokratike, menjëherë mu kujtua politikani dhe strategu ushtarak, Moltken, i përgjithësuar dhe vlerësuar nga historia e artit ushtarak botëror. Kur them mu kujtua, nuk do të thotë se kemi të bëjmë me krahasimin mes këtij strategu legjendar dhe Berishës, një politikani të rëndomtë, dinak dhe agresiv. Ndërsa, si ushtarak një Haxhi Qamil i shekullit të njëzet e një. Të dy këta, përmenden në këtë shkrim për të treguar ndryshueshmërinë mes tyre edhe në anën njerëzore, fiziologjike, në reflektimin ndaj jetës.
 
Politikani dhe strategu Moltken, në rininë e tij përpunoi dhe zbatoi konceptet operative dhe strategjike të një lufte të shpejtë, të pandërprerë, me ritme të larta, sa që ndokush nga bashkëkohësit e quante atë, aventurier. Edhe pse ai ishte tepër i suksesshëm me kalimin e moshës dhe në veçanti në pleqërinë e tij, nisi që shumë koncepte dhe norma ushtarake ti shikonte me një sy tjetër, të përpunonte teori të reja, ku i njihte edhe ritmet e ulëta edhe operacionet mbrojtëse, edhe tërheqjen. Dhe kur ai u pyet pse i bënte këto ndryshime, pohoi se mosha drejt pleqërisë e bënte atë të ndryshonte shumë gjëra të konceptuara dhe të zbatuara në rininë e tij. Pra, ky gjigand i mendimit ushtarak ndryshimet i lidhte edhe me moshën, gjendjen psikologjike, nevojën për më shumë paqe, në një farë mënyre me zbutjen e shpirtit agresiv e luftarak. 
 
Po te Berisha çfarë po ndodh me kalimin e moshës, se a vërehen te ai shenja zbutje, të qënit më paqësor, më tolerant, reflektiv ndaj të shkuarës së tij agresive, se a duket në horizont qoftë edhe në mënyrë të turbullt, ndjenja e pendimit për krimet e bëra. Me sa duket, te kjo qënie as ligjet e moshës, pleqëria e thellë, nuk premtojnë për zhvillime normale, por për të kundërtën, për një Sali më agresiv se ç’e kemi njohur, më hakmarrës, më antidemokrat se në çdo kohë tjetër. I gjithë fjalimi i tij në kuvendin e PD se, ishte thirrje për luftë, për destabilizim, për rrëzimin e qeverisë. Lexoni terminologjinë e përdorur prej tij si: “Ka ardhur koha për liri, të përzëmë klikën më të rrezikshme të Evropës, të gjithë në sulm për të mbrojtur të drejtat tona, se vendi është në një gjendje emergjence, klika Rama-Meta udhëheqin ndërsa liria është në agoni, se fitorja është e guximtarëve, demokratët të tillë janë, të shporrim klikën Rama Meta”, etj.
 
Pra në fjalimin e Saliut nuk gjen as edhe një fjalë qoftë edhe për kortezi, për paqen, kompromisin, ndjesinë për humbjen e zgjedhjeve, vlerësimin e kundërshtarit politik pa ja kursyer aspak edhe kritikën që rrjedh nga pozicionet politike dhe jo nga mllefet dhe urrejtja patologjike për ta, duke e trajtuar si armik që i zunë karrigen e pushtetit. Pra, kjo krijesë njerëzore nuk njeh paqe as me vetveten, as me opozitën, as me shoqërinë. Koha, në vend ta zbuste atë, po e egërson më shumë, po e bën një rast të veçantë studimi për shkencat biologjike e mjeksore. Ndërsa në planin shoqëror dhe politik është më e lehtë të kuptohet dhe analizohet shpërfytyrimi i tij, bërja nervoz, prirja për luftë, etj. Këto, Berisha nuk i bën se ndihet i fortë, por se është më i trembur së kurrë. Atë e trembin krimet e bëra dhe ca më shumë thirrja popullore për zbardhjen e tyre, për ndriçimin e së vërtetës, për vendosjen e kriminelëve prapa hekurave. Sa herë, ai është ndodhur në rrezik për të humbur pushtetin dhe monopolet e korrupsionit, ai ka thirrur në skenë, luftën si mjetin për të vrarë popullin dhe kundërshtarët politik .Ngjarjet tragjike të 97-es,grushtet e shtetit të 98-es dhe 2004 kanë si ideator dhe drejtues, gjeneralin e zi shqiptar, Sali Berishën.
 
Kështu, nuk është rastësi që ky protagonist negativ në politikën shqiptarë edhe nga tribuna e kuvendit të kësaj partie bën thirrje për luftë. Ajo është pjesë e filozofisë dhe formimit të tij, e praktikës dhe e emergjencës për ti shpëtuar drejtësisë. Ndaj edhe fjalimi i tij, në atë kuvend, mbante erë barut, ishte si një kushtrim për mobilizim të partisë dhe elektoratit, për të qenë të gatshëm, në çdo rrugë, cep pallati, ditën dhe natën, në mbrojtje të lirisë se rrezikuar. Por se cila liri është e rrezikuar, këtë strateg Sala nuk e thotë, e mban të fshehur, e maskon pas disa sloganeve të pështirosura që as vetë ai nuk ua di kuptimin, por ja shet elektoratit dhe partisë së tij për fjalë të arta demokratike. E vërteta është se ai, me termin “liria në rrezik”, shpreh frikën se veç pushtetit të humbur, ku populli e rrëzoi nga ajo karrige, për të mos u ngritur më, po i rrezikohen pronat, trafiqet, monopolet, paratë, gjithçka e fituar padrejtësisht dhe në mënyrë korruptive. Në emër të këtij qëllimi populli ftohet nga ai, për tu bërë mish për top, mburojtës i çifligjeve dhe e pashallëqeve të këtij feudali mesjetar. Nuk është hera e parë që elektorati dhe partia e këtij monarku, vlerësohen si reparte ushtarake dhe jo si subjekte politike, si bartës të ideve dhe alternativave të ndryshme, si njerëz të lirë, ku të sundojë konkurenca e ideve, debati dhe mendimi i lirë. Ata, nga Saliu, kërkohen të jenë ushtarë me disiplinë ushtarake, të gatshëm të ndodhen në çdo shesh, cep pallati, në greva e demostrata gjithmonë të vendosur të bëjnë përmbysje, rrënime, shporrje, pra e shprehur në ligjëratë të drejtë të autorit, Sali “të kthehen në një kështjellë qëndresë” se “ka ardhur ora e demokratëve”, “të përmbysim klikën më të rrezikshme të Europës”, “të gjithë në sulm në mbrojtje të të drejtave tona”. Dhe nuk duhet harruar se mbas këtij përpunimi moralo psikologjik të kësaj ushtrie, vjen edhe armatosja e tyre me armë, me lëndë plasëse, natyrisht jo me çadra dhe stilolapsa pistoletë se këto armë të përdorura nga kundërshtari i tyre politik, sot në pushtet, nuk dhanë rezultatet e duhura.
 
Duhen armë të forta dhe rezultative në vrasjen e popullit ashtu si më ’97-ën, ku Partia Demokratike armatosi antarët dhe simpatizantët e saj, në luftën e shenjtë ndaj kundërshtarëve politikë dhe popullit. Ky njeri agresiv dhe luftënxitës pas çlirimit të Shqipërisë nga “klika” Rama-Meta, kërkon që prej tyre të shpëtojë edhe Europën, të cilën sipas tij, këta të dy e kanë trullosur, e kanë futur në thes, pra me një fjalë, ata e paskan pushtuar atë pa u kuptuar nga askush, përveç Berishës i cili thotë “të përzëmë klikën më të rrezikshme të Europës”. Sipas tij, edhe Europa qenka e mbushur me klika, me regjime ushtarake, me forca antidemokratike, por kjo e jona qenka më e rrezikshmja, më e tmerrshmja, që mund të provokojë edhe luftë të re ballkanike, apo larg qoftë edhe luftën e tretë botërore. Që Berishën e verbon paqja dihet, pasi kjo është sëmundja e tij patologjike, por të mohosh arritjet e kësaj qeverie, që jo vetëm se ka shkrirë akujt me Europën, por edhe e ka bërë politikën e jashtme shqiptare, dinjitoze, të besueshme te partnerët tanë ndërkombëtarë, që ajo flet me zërin e saj, që vlerësohet si e barabartë mes të barabartëve, kjo nuk do komente.
 
Por që ti kuptosh këto suksese duhet të çmilitarizohesh, të jesh njeri i paqes dhe jo i luftës, të pranosh demokracinë liberale dhe jo të ëndërrosh monarkinë, të duash Shqipërinë dhe jo çifligjet dhe pashallëqet e rrëmbyera me forcën e pushtetit, të duash njeriun dhe jo ta vrasësh atë, të përdorësh gjithë arsenalin demokratik në luftën politike për pushtet, por edhe të respektosh vullnetin e sovranit pa i tjetërsuar e vjedhur votën, pa grushte shteti, puçe e kurthe të tipit bajraktar. Në kuvendin kombëtar të PD-së, më shumë se për paqen u fol për luftën, më tepër se për kompromis u trajtua bojkoti, për vetveten u fol pak dhe në mënyrë romantike, ndërsa te kundërshtarët politikë ata gjetën armikun që duhet luftuar. Ky nuk është një fillim ndryshe nga ç’pritej, atje nuk pashë rilindje.