BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Meqë ra fjala për shqipo-karburantin!?

Meqë ra fjala për shqipo-karburantin!?
Nga Besi BEKTESHI   Nuk u mjaftova të mësoj sa euro bën nafta në Gjermani si zakonisht, por edhe ditën e hënë në mëngjes e pastaj në drekë. E sigurisht, ditën e hënë në mëngjes ishte 1.11 litri i diesel, kurse në drekë ishte 1.05 litri i naftës- diesel. Kurse “super” ishte 1.27 dhe shkoi në drekë 1.21 për litër. Sot në superstrada te ne, nafta lëkundej nga 155-160 lekë litri! Dakord, dhe tashmë po bëj një llogari të vogël mes nesh dhe Gjermanisë. Me lekët tona në veri të Gjermanisë dhe pikërisht në Bremen, litri i naftës ishte afërsisht 155.4 lekë të reja, ose pothuaj sa te ne, apo më mirë të them sa është te ne. Kur Partia Demokratike bënte atë protestën anti trafik më tepër se sa anti çmim karburanti, në Gjermani, binte me 2% çmimi i naftës nga mëngjesi herët. Kjo gjë, as që merret me mend në Shqipëri.
 
Në fakt, ne nuk e blejmë naftën më shumë se sa gjermanët si çmim, sepse bie fjala, super aty blihet me 1.27 litrin që bën afërisht 177.8 lekë të reja litri i benzinës. E dakord sërish, por në orën 12:00 të drekës, nafta shkoi 1.05 litri që do të thotë se në Bremen qytetarët e blinin naftën me 147 lekë të reja litri?! Pra më lirë se sa ne në Shqipëri?! E kjo tashmë është e vërtetë. E sërish unë po them se nuk është kaq shumë më lirë! Unë si një filo-europian i thekur, por që kupton mirë se sa orientalizëm kemi, për të bërë një europian të qartë. Ne nuk vuajmë vetëm nga nafta si më e lirë në Gjermaninë e pasur, në krahasim me Shqipërinë e varfër! Kjo është vetëm njëra pjesë e mekanizmit “shqipo-karburant”, i cili është tregues i një shteti që jo vetëm nuk ka mëshirë qeveria, (vite e vite) por këtu, nuk ka mëshirë as njeriu dhe nuk duhet përmendur pastaj dhe biznesi që nuk ka fare mëshirë. Jo vetëm mëshirë, por as asgjë që ka të bëjë me respektin. Sot i kërkon llogari Partia Demokratike asaj Socialiste, pse është më lart karburanti?! Teorikisht dhe praktikisht, sot është më i ulët karburanti se në kohë të PD-së, por sulmi ka të bëjë me rënien e karburanteve në botë dhe rënien më pak te ne.
 
Si dr. Berisha dhe kryetari Basha, nuk tregojnë, nuk duan të thonë, pse asnjëherë nuk binte litri i naftës kur ata ishin në pushtet! Jo, nuk e thonë këtë gjë. Binte çmimi në bursë i barilit të naftës bruto dhe po ashtu në pikat e shitjes me pakicë të benzinatave, por te ne jo! Jo pra, nuk binte. Sot bëjnë mirë që protestojnë, por kanë harruar zullumet me taksa dhe sidomos me monopole që kanë bërë vetë kur ishin në pushtet. Taksimin e karburantit ata i kanë acaruar, dhe tashmë dhe qeveria e re me dy taksat e fundit të saj. Biles PD-ja taksonte për bojatisje karburanti!? Kjo është pika e parë e shqipo-karburantit dhe ajo që duket qartë është se njerëzit e kuptojnë se lekët e mëdha që fut qeveria me anën e taksës mbi naftën, janë një faktor i qartë buxhetesh të shtetit, por që rëndojnë te xhepi i konsumatorit shqiptar shumë më tepër se sa në konsumatorin Italian, Francez dhe Gjerman, po të doni të krahasohemi. Por nuk është ky i vetëm “shqipo-karburant” dhe që na bën ne më të çuditshmit, më të pa besët në treg, dhe më të shthururit në biznes?!
 
Ajo që na tregon ne më të këqinjtë është cilësia e karburantit. Pikat e shitjes me pakicë të lëndës djegëse që nga viti 2005-2013, janë shtuar në një progresion të jashtëzakonshëm, dhe normalisht një pjesë e madhe janë biznese të lejuara, promovuara, dhe paguara të pushtetit dhe partisë në pushtet. Mbi katër mijë pika karburanti në territorin me vetëm tre rrugë kryesore si autostrada dhe me pika shitje karburanti për frymë e sipërfaqe më të vogël në Europë si dendësi maksimale e pa krahasueshme me botën, janë dhe “fitorja politike” e “lançimit” të kapitalizmit ruralo-oriental që ka shkaktuar deformimin e cilësisë së karburantit i përzier me nënprodukte të tjera si “solari dhe virgin” por dhe përzierje të një karburanti pa cilësi!? Kjo është një fatkeqësi e madhe e kësaj marrëzie kolektive, që kemi për t’ja hedhur vetes, komshiut, lagjes dhe familjes tonë. Po, dhe të pasurohemi në saj të mashtrimit dhe një cilësie të dobët, duke e paguar akoma më shtrenjtë se Gjermani litrin e naftës.
 
Kjo e rrit vlerën e çmimit të naftës edhe me 10 lekë, e kështu në fakt ne dukemi se blejmë me 160 lekë, por realisht blejmë duke pasur cilësi më të keqe me 1.70 lekë. Kurse “kryevepra” e “shqipo-karburantit” është manipulimi i “pompës së naftës”, e cila nuk hedh 1000 mililitra, por 950 mililitra në serbatorin e çdo makine!? Kjo është vjedhja në peshë, e në fakt edhe këtu i kemi edhe 10 lekë të tjera që i shtohen tashmë çmimit prej 170 lekë litri që na doli mbasi i shtuam 10 lekë për mungesën e cilësisë. Tashmë litri i naftës në Shqipërinë tonë të “shqipo – karburantit është 180!? Pra na bën180 lekë litri, dhe ja ku dolëm atje kur dikur ishim, por që në fakt, po ti shtojmë mungesën e cilësisë dhe vjedhjen në pompë, litri i naftës realisht duhet të jetë 200 lek litri. “Shqipo-karburanti” është diçka e jashtëzakonshme për mendjet e holla të biznesmenëve dhe të ndonjë monopoli të pa dukshëm edhe pse nuk mund të quhet monopol. Por që është një “korporatë”, që merr vendime çmimi të lartë dhe që e di mirë çfarë është cilësia dhe çfarë është pesha, apo litri i drejtë në këtë takim, kjo tani dihet nga shumë kush. 
 
Prandaj them shqipo-karburant, sepse shkojnë ku shkojnë, dhe vijnë prapë te kandari i keq si peshë dhe të mollët e prishura si cilësi në këtë kandar të jashtëzakonshëm. Nuk heqim dorë nga kjo gjë ne shqipet. Më vjen keq, shumë keq, në këtë rast, por me sa duket, kështu është jeta dhe këta janë shqiptarët. Po, vijnë me ngadalë në urbanizim dhe qytetërim. Me shumë zor!