BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Opinion / Editorial

Në ekonomi janë të rrezikshme zerot pas, në politikë zerot para?!

Në ekonomi janë të rrezikshme zerot pas, në politikë
Nga Besi BEKTESHI  Ka një të thënë shumë të bukur një nga humoristët dhe karikaturistët më të lartë të modelit British si i famshmi Ronald Searle, që thotë se: Në ekonomi janë të rrezikshme zerot pas, në politikë ato përpara, dhe e ka pasur pikërisht me politikën e ishullit të madh britanik. Në kohën e sotme, ne jemi në momentin e perceptimit dhe krijimit të shtetit ligjor.
 
Shkurt, atij shteti që nuk mund mos t’ja paguash energjinë, ujin, taksat, dhe padyshim dhe të bësh çfarë të duash me urbanen. Është tragjike të mos kuptosh sot presionin e kryeministrit Rama (dikush nuk do që ai të hapë shumë fronte) për të bërë kthimin në shtet formal dhe ligjor, dhe bindjen e shoqërisë se kështu duhet të funksionojë, por dhe përballja politike e ditës si politikë dhe shoqëri. Nga njëra anë determinacioni i Ramës, dhe nga ana tjetër, sigurisht demagogji opozitare, por dhe moment tragjik social në shtresat e vogla të shoqërisë. Gjithsesi ajo pjesë e shoqërisë që ka paguar gjithmonë dritat dhe ujin, apo ka paguar taksat thotë se “shumë mirë po bëhet, të gjithë duhet të paguajnë”?! Unë vura si titull thënin e Searles, sepse zerot e vendosura politikisht përpara, do të vazhdojnë të na prishin punë edhe për shumë kohë. Janë ato zero që në këtë vend vijnë në dy mënyra. E para, janë të fortët e pasur dhe horra të politikës që ju imponohen partive dhe liderit aty lart, dhe mënyra e dytë është katapultimi i zerove nga vetë lideri dhe politika. Të parët vazhdojnë grabitjen dhe prishjen e punës si të partisë dhe qeverisë, dhe të dytët janë servilët e përhershëm që vazhdojnë për profesion këtë gjë. 
 
Me zero përpara politikisht dhe jo vetëm në një krah politik, por te të gjithë krahët është shumë e vështirë si kthimi në legalitet dhe në moralitet si ekonomik dhe politik. Zerot politike janë fatkeqësia e madhe e këtij vendi, dhe do të vazhdojnë të jenë, sepse akoma ky vend nuk ka një stabilitet shoqëror dhe padyshim as demokraci të brendshme në partitë që futen në kuvendin e famshëm të shqiptarëve. Nuk diskutohet se Rama ka të drejtë për të vendosur autoritetin e ligjit dhe shtetit dhe qartësisht duhet përkrahur. Realizimi qoftë dhe në moment drejtorish dhe politikave provinciale të zerove përpara, e bën këtë vullnet të tij pothuaj “nul” në sy të një shoqërie që është mësuar të bashkëjetojë me horra të cilët justifikohen si të zot dhe pse janë zero politike. Jo vetëm politike, por dhe filozofike dhe morale, janë vetëm mirë ekonomikisht në kushtet e pasurimit të zerove si ekonomike dhe politike që kanë prosperitet në këtë vend të shkretë. 
 
Ato (zerot) nuk lejojnë të vendoset autoriteti i ligjit dhe shtetit në Shqipëri. Kush ka lexuar disa rradhë ose ka një instruktim mesatar, në Shqipëri e di se tre janë modelet deri tani të provuar dhe njohur mirë si shtetërim dhe mënyrë qeverisje në këtë vend të ashtuquajtur shqiponjash. I pari është modeli i Monarkisë së Zogut i cili nuk është absolutisht perfekti, por i qartë se është më i miri si funksion kombëtar deri tani. Ai regjim ishte autokrat i shartuar me paksa feudalizëm shqiptar. Po, por ka funksionuar me letra dhe shpesh herë me zbatim ligji dhe respekt prone. Pastaj është Enveri me diktaturën e tij orientale që vriste si nga krahu tjetër dhe i vet. Shkurt ishte diktaturë dhe për më tepër jo shtet i kulturuar për të mos thënë më i mbyllur në kohën e tij në botë. Qeverisja tjetër si etalon mase është ajo e dr Berishës. Ose mënyra e qartë dhe saktë e mos zbatimit të ligjit dhe mos pagesës së taksave. Rrumpalla politike dhe administrative me bazament mos zbatimin e ligjit është dhe arsye e regjimit të dr Berishës i cili ka zgjatur dy mandate të gjatë politikë, me një gati luftë civile si “Crack” financiar, por dhe vrastar njerzor si viti 1997?! Sigurisht asnjëri prej tyre nuk mund të ndërtohet më. Dy të parët se nuk ka më Ahmet Zog dhe Enver Hoxha, por dhe se nuk bën më kështu, dhe varianti i tretë që po të vendosësh edhe një herë dr. Berishën rikthehet prapë, por as Berishën nuk e lë kush të hipë sipër këtij vendi sërish. 
 
Administrimi i këtij vendi i është besuar në shumë pika nevralgjike zerove politike dhe ka shumë kohë që ndodh kjo që nga vitet 1920. Në të gjithë regjimet që kanë kaluar ka pasur me shumicë zero politike. Kishte edhe Zogu disi, i përdorte Enveri dhe po ashtu, edhe dr Berisha me shumicë. Disa i ka ftuar ose nuk ka pasur se çfarë t’ju bëjë dhe maxhoranca e sotme dhe asnjëherë ky vend nuk është pa to. Ndodh që shpesh herë janë edhe arrogante horre apo dhe ruralo-krimi këto zero. Kjo është akoma më keq. Janë shumë më keq, sepse përbëjnë dhe modelin e dhunës dhe mungesës totale të demokracisë, e cila dhe kështu mungon së tepërmi. E shteti nuk merr rëndësinë e tij si dhe peshën specifike të ligjit, duke pasur politikisht zero të cilat pastaj angazhohen të bëjnë dhe ndonjë punë si dinë ato. Çfarë ndodh? Asgjë zakonisht, ajo maxhorancë shkon përlesh dhe qartësisht të gjithë e dinë këtë gjë. Nuk është puna se shkon ashtu, por puna është se sërish nuk ndërtohet shteti i ligjit dhe zbatimit të tij. Çfarë ti bësh, kështu është në shumicën e rasteve me zerot politike.