BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Na paska përgjuar Gjermania ??!

Na paska përgjuar Gjermania ??!
Besi Bekteshi Nuk mund të ketë “bukuri” më të madhe se sa kur fillojnë komentet e të famshmit përgjim të agjensive sekrete të Gjermanisë, edhe ndaj nesh. Është e bukur, sepse shfrytëzohet dhe fjala e thënë nga bundeskancelarja e famshme Merkel se “nuk përgjohen miqtë”!?
Në fakt, edhe pse nuk dua të përdor historinë, më duhet të them se miq të mirë dhe të sigurtë për një histori të gjatë, dhe sidomos të shekullit të fundit përpara këtij që jemi, e vendosin Gjermaninë sëbashku edhe me vëndet po themi të një lloji me të, si e famshmja Austro-Hungari, në themel të albanologjisë, trungut shqiptar si territor, patriotizmit shqiptar dhe respektit për kombin tonë. Ato sëbashku me SHBA-të në shekullin e njëzet, janë krijuesit e shtetit tonë, dhe padyshim dhe në vitet e para të shekullit njëzet e një, krijuesit e shtetit tjetër shqiptar ose Kosovës. 
 
Kurse përgjimet?!
 
Po përgjimet sot janë një e keqe e domosdoshme, e cila ka një karakter global. Ato kanë zëvendësuar “luftën e ftohtë”, por në një karakter predominancë teknologjike dhe rrjetesh sociale.
Kush më shumë se sa rrjetet dhe domenet, por dhe apps-at të ndryshëm, të përgjojnë dhe spiunojnë më shumë. A japim të dhënat tona në FB, apo domene ëeb-i? Mos ndoshta nuk ka aty modele “leximi” edhe pse thonë se të dhënat janë të sigurta? Cilat kompani të mëdha celulare nuk kanë mundësi të përgjimit apo thjesht regjistrimit të bisedës? Akoma jam në kuadrin e privatit në fakt. Po, modelet e telefonatës dhe mesazhit, por dhe videos free si Viber apo Tango, apo Mesenger FB, apo Line dhe Ëhats-Up dhe Skype, sa për të përmendur disa emra, sepse janë me dhjetëra, dhe që mund të kenë të drejtën e dhënë nga ne dhe mund të përgjojnë së paku teknikisht?! Janë privatë që ndoshta mbas tyre kanë dhe agjensi të mëdha inteligjence, por gjithsesi kanë teknikën, lejen, edhe pse vetëm teknike tonën, për të na mbajtur të dhënat dhe pasigurinë e madhe tonën se të gjitha sa flasim, apo shkruajmë dhe video-çatojmë...përgjohen? Sot kudo në e-mailet tona, ai “domen-mbajtësi” dhe “domen-shitësi”, apo dhe “domen-kontrolluesi”, mund të dijë gjithçka që bëjmë ne. Përpara disa kohësh, edhe IMEI, ishte problem pse po regjistrohej, kur dihet se edhe në dyqan normal, të bashkojnë nr e cel me emrin tënd normalisht!  Bota sot përgjohet për terrorizëm, për korrupsion, për trafik, për spiunazh teknik, për spiunazh industrial, për spiunazh shtetëror, për luftën kundra mafies, për luftën kundër drogës, por dhe për shantazh, për spiunim banal, për krijimtari, për luftën botërore të së keqes kundra të mirës dhe anasjelltas. Të gjithë përgjojnë të gjithë, dhe kush është më i avancuar teknologjikisht, ka mundësi dhe përgjimi më të mirë. Po kush janë rregullat e përdorimit të përgjimit kjo varet pastaj nga shtetet në demokraci dhe ato në autokraci dhe sëfundmi nën diktaturë.  
 
Tanimë, përgjimi edhe në saj të rrjeteve dhe përdorimit të tyre është diçka masive. Janë më mijëra e mijëra servera të stërmëdhenj që merren me këtë punë, dhe një teknologji e stërsofistikuar, që bën këtë gjë.  Të parët janë amerikanët dhe sigurisht janë miqtë tanë strategjikë dhe politiko-ushtarakë. Në fund të fundit, dakord, nuk ka përgjime midis miqsh, por kur një i vogël i pa formuar mirë, kur bie në “telashe”, ku drejtohet për ndihmë? Eee sigurisht te ato më lart, shumë më lart, dhe ato janë sigurisht amerikanët. Shërbimet e përgjimit janë dhe në Kinë dhe Rusi, në pothuaj të gjitha vendet e mëdha dhe unë do të isha shumë i shqetësuar, nëqoftëse Gjermania, nuk do të luante rolin e saj në këtë fushë. Të gjitha kompanitë celulare tonat u varën nga grekët dhe turqit e të tjerët mbas tyre dhe qartësisht vazhdojnë të varen, e sot dikush po ankohet se “na paska përgjuar edhe Gjermania”?! Nga shtypi merret vesh se: Angela Merkel gjatë një interviste për televizionin gjerman ARD u pyet lidhur me akuzat se shërbimi inteligjent BND ka përgjuar Turqinë dhe Shqipërinë. Kancelarja refuzoi të jepte një koment, por ajo nuk i mohoi akuzat. Gazetari i kujtoi deklaratën e saj në momentin kur shpërtheu skandali i përgjimit të Gjermanisë nga SHBA-të, kur Merkel pati thënë se, “përgjimi mes miqve nuk është i pranueshëm” dhe shtoi se BND ka përgjuar aleatët e Gjermanisë në NATO, Turqinë dhe Shqipërinë. “Së pari duket të kuptoni hezitimin tonë. Na duhen detaje për natyrën e aktivitetit të BND-së.  Nuk mund të flas. Së dyti se, “përgjimi mes miqsh është i papranueshëm” lidhur me SHBA-të ishte në kontekstin e një premtimi. Ky kontekst është i rëndësishëm deklaroi Merkel. Sot edhe përgjimi që mund të ketë ndodhur nga BND-ja është “i falshëm”, po të kemi parasysh jo vetëm aktivitetet e vështira ndërkombëtare që cilat nuk ju dalim zot, por edhe atyre kombëtare me karakter të theksuar dhe sinjikativ korruptiv dhe politiko-devijat, të cilat janë bërë nga njerëzit si të SHISH dhe te SHIU, që na kanë përgjuar. Po pra, na kanë përgjuar dhe tonët të cilët kuptohet se në çfarë mizerabiliteti sigurie dhe veprimi kanë lundruar dhe vazhdojnë të lundrojnë në saj të mbështetjeve politiko-devijate!?  
 
E ne themi “na ka përgjuar edhe Gjermania”?
 
Po në këtë rrëmujë përgjimesh dhe survejimi, në fund të fundit, shteti që vërtetë na do të mirën, të ketë pjesën e tij të respektueshme.  Lidhjet e fundit shumë më të ngushta me Gjermaninë, roli i saj i madh në rritje politike dhe ekonomike, por dhe afrimi jonë me të, janë një ogur i mirë. Normalisht përgjimet duhet të kenë rregulla dhe pastaj mënyrën e përdorimit për të mos hyrë “rikati”, por gjithsesi një shtet i vogël dhe në model akoma të pa forcuar demokracie, ndoshta edhe duhet përgjuar ndonjë çikë, për të mos pasur më si bie fjala një 97-të të dytë?! E them me paksa humor dhe dalldisje gazetareske, por që ka edhe të vërtetë historike brenda. Ne na përgjojnë të gjithë, dhe akoma më keq edhe tonët që nuk dihen se çfarë mandati kanë dhe “dikush” është shumë i shqetësuar se “po na përgjojnë edhe gjermanët”?!  Ka qenë shumë e bukur ta dëgjoje të madhin Nexho Shabani në Shkodër, për punën e përgjimit që Gjermania na kishte bërë ne si mik dhe partner në NATO. Ai me këtë rast thotë: E mora vesh se na kishin përgju gjermanët, nuk kam ndonjë gja të madhe, por kisha me dashtë me ditë “a kanë gjetë ndokënd që me sha Gjermaninë në Shqipni”? Tash atë që ka sha Gjermaninë deshta me e ditë se kush asht, jo për gja por do ti kisha thanë: A je i marrë, a ban vetë?!
Gjithsesi me shaka, apo pa shaka edhe pse mund të na ketë përgju Gjermania, nuk është ndonjë...hata?!