BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Nga këmbët borroviq, nga mendja eksiq!?

Nga këmbët borroviq, nga mendja eksiq!?
Nga Fadil LUSHI  Është një refren i një kënge të vjetër qytetare, ku pos të tjerash thuhet: “Kush m’i qan hallet e mia..., bini ju moj dajre bini, juve hallin moj nuk ma dini..., e mos qaj e mos qaj, të kam shpirt moj, të kam xhan!”. Kjo këngë rrallë dëgjohet dhe nëse “i shkon” dikujt në vesh, atëherë shkon në veshin e atyre që “hiqen” paksa të moshuar apo janë “jashtë moshës mendore!”. Kjo këndohet gjithandej ku jetojnë shqiptarë, qofshin ata jugorë, veriorë, “shqiptarë maqedoncë, kosovarë, luginas dhe malazias”, të krishterë, ortodoksë, myslimanë, gegë, toskë, fukarenj, të dashuruar a edhe të dëshpëruar. Secili e këndon në dialektin dhe zhargonin e vet, qoftë ai amator apo profesional.
 
Këtë këngë, dikur moti e këndonin edhe të burgosurit politikë shqiptarë në “Petrova Rupa” të Goli Otokut famëkeq..., ata ndryshonin ca fjalë të refrenit dhe thoshin: “kush i qan hallet e fëmijëve tanë!?”... Këto refrene i donte edhe arabaxhiu i mirë dhe i respektuar i mëhallës sonë. Se i kishte për shpirt këto refrene arabaxhiu, e dimë vetëm ne që e njihnim nga afër. Sot, kohë pas kohe, këtë këngë e “parapëlqejnë” edhe nipërit e ish-politikanëve të lartë komunistë si dhe ata stërnipërit e spahinjve që u shërbenin bejlerëve dhe pashallarëve. Sot, këtu pari duken ca pasanikë “të moderuar” që nuk e kanë “për qejf” këtë këngë, për faktin se punët i kanë në “terezi” (e çfarë “terezie” se!). Ata në vend të kësaj kënge e preferojnë atë refrenin: “Ti (pushtet, nënvizim yni) je drita e syve të mi!?”. Ne që shkruajmë këtë vështrim, nëse do ta respektojmë institucionin e mendimit ndryshe, atëherë duhet të themi se e gjithë kjo është një shije e përzgjedhjes së tyre dhe këtu nuk ka kurrgjë të keqe. 
 
Miqtë e mi të nderuar do të pyesin me të drejtë se po ç’lidhje ka pasthirrma e këtij refreni të këngës në fjalë me shkrimin tim dhe të tjerë të tillë si ky. Para se t’u përgjigjem (nëse nuk harroj t’ua kthej “xhevapin”), më duhet të parashtroj një paragraf të ndërtuar nga një komunikim mes dy zonjushash, diku në kufirin shqiptaro-shqiptar..., një “llaf muhabet” që edhe sot e kësaj dite të Perëndisë nuk më “ik a nuk më del nga fiqiri!?”. Një zonjushë nga jugu i Shqipërisë, që ishte shumë e bukur dhe me taka të larta, por që në fakt ishte e papërmbajtur, me veshët e mi dëgjova kur një tetovare i tha: “..., që ti nuk je shqiptare, por maqedonce..., dhe kështu siç e mban të folmen (aludonte në idiolektin e saj) tënde vetëm një dreq i mallkuar mund ta kuptojë!?”. Tetovarja e mençur nuk iu përgjigj, jo se i mungonte “hazër- xhevapi!?”, por pse kishte nxjerrë përfundimin se kjo “jugorja”, nuk kishte fare “haber” për të folmet krahinore!?. Ndoshta kjo ishte në të “drejtë”, sepse nuk kishte njohuri për faktin se ne jemi një komb me dy dialekte dhe shumë të tjera sociolekte, me një gjuhë standarde, me një kulturë, me dy shtete, me dy kuvende popullore, me dy “vezirë e nënvezirë”, me dy presidentë, me dy “bajrakë” (njëri me shqiponjë dykrenore), me dy himne, me shumë parti politike, me kushedi sa e sa të përzgjedhur të popullit, “me shtatë palë inate homerike “ si dhe me pesë shtëpi, tri prej të cilave i mbajmë me qira. 
 
Në vazhdim të këtij vështrimi gazete do të parashtrojmë pyetjen se a mos vallë “banda (politike) frymore” e Prishtinës (nuk) e pëlqen refrenin: “..., kush (duhet) të na i qajë hallet tona..., bini ju moj dajre bini, juve hallet nuk na i dini..., mos qani e mos qani, ju kemi shpirt, ju kemi xhan!??” A mos vallë Republika e Kosovës nuk vonohet në formimin e qeverisë së re, a mos vallë partitë politike të Republikës së Kosovës bashkë me presidenten nuk e nëpërkëmbin Kushtetutën, a mos vallë ata që e ndërtuan “ligjin themelor të shtetit, ligj ky që përcakton rendin politik dhe ekonomik e shoqëror të tij, dhe në veçanti sistemin e zgjedhjeve, organet e larta dhe lokale të pushtetit shtetëror e të administratës shtetërore” e të tjera, sot nuk dinë ta lexojnë a edhe ta interpretojnë (drejt a gabimisht) ose “për inat duan t’i ngjisin bisht të paqenë”, a mos vallë atë e lexojnë sipas rregullave të alfabetit arab, a mos vallë qëllimisht duan t’i ngjisin gjymtime të sajuara, a mos vallë, duan ta bëjnë me “paterica”, a mos vallë kjo zvarritje a ky luks nuk i shkon përshtati politikës së shovinizmit shtetmadh të Beogradit , a mos vallë kjo vonesë e zgjedhjes së kryeparlamentarit dhe e formimit të qeverisë nuk abuzon afatet, a mos vallë e gjithë kjo nuk e vë në dyshim cilësinë e Kushtetutës dhe detyrimet e presidencës..., a mos vallë ky ligj themelor duhet të lexohet nga gjithsecili ashtu si t’i teket dhe kur t’i teket..., a mos vallë politikanët që duan të “bëjnë pazare” me Kushtetutën dhe me detyrimet kushtetuese të presidencës, një ditë do të detyrohen ashtu pavullnetshëm të shkojnë te punëtoria e qelqpunuesit për të porositur një kornizë për të vënë “fotografinë e tyre artistike” dhe më pastaj ta varin në murin e partisë politike dhe në atë “Murin e Vajit-Ankimit” (jo të Jerusalemit)!??? Ta nëpërkëmbësh kushtetutën, është njësoj sikur “një besimtar katolik njëkohësisht të bëjë kryqin ortodoks, avdesin dhe lutjet myslimane si dhe ritet bektashiane” dhe anasjelltas..., atij dhe komuniteteve të tjera u mbetet të respektojnë fetë e njëri-tjetrit dhe asgjë tjetër.
 
Një ditë, një njohësi të shkëlqyeshëm të instrumenteve muzikore i parashtrova pyetjen me sa vijon: A mund të ekzekutohet gajdja, dajrja, lodra dhe borizani bashkë me qemanen..., ma ktheu: Gjithsesi jo, sepse katër prej tyre janë shumë zhurmues dhe rrjedhimisht nuk mund të prodhojnë harmoni zërash (“politike”). Dhe, së fundi, a mos vallë politikanët e Prishtinës, me “axhamillëkun e tyre politik”, një ditë nuk do ta “aneksojnë” tërë territorin administrativ të Republikës së Kosovës (përjashto Mitrovicën e Veriut dhe Graçanicën)!??? Ndonëse në këtë kaos dhe ngërç politik nuk ka logjikë, prapëseprapë ca “politikanëbërës që hiqen për të mençur dhe për fodullë”, gjurmojnë a kërkojnë logjikën e paqenë..., kjo i vjen si ajo thënia: “Kur s’ke ara në mal, pse bën dava me çakejtë?”. 
 
Dikur moti, kur babait tim doja t’ia tregoja “kufijtë e arës sonë të zaptuar me manaferra si dhe t’ia zbërtheja filozofinë” e një kryetitulli të një shkrimi tim, ma ktheu si me inat: a mos vallë edhe ti ke hise në të..., sikur donte të më thoshte: “edhe ti, nga mendja je eksiq (i mangët)!?”. Kishte pasur të “drejtë”, sepse nuk më “doli” ajo fjala e urtë popullore: “Bëmë nënë të të ngjaj”..., unë “asnjëherë nuk i ngjava” Nënës Nazë në mendime. Eh, sikur ta kisha gjallë, do ta luftoja kralin! Ndjesë pastë Nëna Nazë! 
 
“Mendimi shqiptar lindi me kandil, u ndërtua nga atdhetarët me fener dhe sot po vdes me qiri”..., ndërkaq Kosova u ndërtua me gjakun e martirëve të saj dhe jo nga partitë politike ekzistuese. Ajo nuk do vdesë!