BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Një guvernator pa gojë, për një Bankë të Shtetit me famë të keqe!?

Një guvernator pa gojë, për një Bankë të Shtetit
Nga Besi BEKTESHI   Nuk ka pasur një urrejtje publike për ndonjë person publik, në kaq shumë publikisht të shprehur, se sa për Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani. Mor po nuk dëgjon qoftë dhe një zë, që ti dalë në mbrojtje një modeli të tillë personi dhe njeriu. Nuk ka pasur më konsensus të madh publik se sa për dënimin e Fullanit në këtë vend. Ndërhyrjet e dr Berishës dhe Bashës, jo vetëm që ishin kot, por kuptohet qartë e mirë, se tashmë ka një lidhje të madhe mes një njeriu të tillë dhe Partisë Demokratike, ide e cila elaburohet në mënyrë të jashtëzakonshme në media, dhe sidomos me rrjetet sociale, të cilat po e demonizojnë Fullanin, familjen e tij, jetën e tij dhe po ashtu dhe modelin e tij si guvernator. Është e kuptueshme se sidomos në fillim nga kolegu Doçi te gazeta SOT, dhe në një bashkim “anglisht” si “full” dhe në gegnishte si “hajn”, ka dalë dhe modeli i ri i një hajduti me kollare, dhe me ora të shtrenjta, por dhe jete të shfrenuar pasurore. Fullani, është simboli i bankierit të shfrenuar, sikundër është Gjin Gjoni i gjyqtarit të shfrenuar. Jeta pasurore dhe fëmijët, gratë, dhe familjet e pasura, që nuk ndalohen në pasurim dhe përfaqësim të tillë, është tashmë një lidhje e sigurtë e korrupsionit të madh në Shqipëri. Si do të kishte mundësi, që ishin prekur nga virusi i korrupsionit të gjitha kolonat e shtetit, dhe të mos ishte prekur BSH-ja? Jo, nuk kishte mundësi, dhe në fakt, bënte “muuu” që dikur kur shtetit i kërkoi lekë Fullanit dhe ai ja dha, duke i blerë “Dajtin”!?
 
Si Basha dhe dr. Berisha, do të kishin bërë mirë të mos bënin kllounadën e fundit, sikundër bëjnë me arsimin e lartë dhe të tjera, por dhe me Fullanin. “Frika” për sistemin bankar të dytë është një frikë që rimodelohet si frikë afër vetes dhe partisë, por në fakt, është frikë reale e tyre. Kurse idiotizmi për kodin e “IMEI-t” i cili nuk ka lidhje me të dhënat, nuk është asgjë tjetër, por vetëm niveli i vërtetë i kryesimit të PD-së sot. Nuk ka celular që hyn në Gjermani dhe e blen një qytetar gjerman, dhe nuk i dihet prodhimi origjinal i aparatit. Mund të ketë probleme me një sasi të madhe celularësh të pa regjistruar, po kjo po, por jo ndonjë vjedhje të dhënash në fakt. Por këto janë tribunat folëse të sotme në PD. Kanë vendosur të bëjnë më të keqen e mundshme të tyre.
 
Po kthehem te Fullani!
 
Si ka mundësi që burri më i keq folur në Shqipëri, të mos flasë ai vetë?! Si ka mundësi kur e pyesin apo e akuzojnë për monstruozitete si financiare dhe administrative në BSH-së të mos dalë si zakonisht kur dilte për të shpjeguar gjendjen e sistemit tonë dhe të parasë, ekonominë në saj të lekut? Si ka mundësi një njeri i tillë, kaq i rëndësishëm të mos prononcohet, mbrohet, sulmojë, përgjigjet etj., etj? Si nuk përgjigjet për akuzat e rënda për vjehrrin e tij? Po për pasurinë dhe për deklaratat e pasurisë, vilën në fshatin e Samir Manes pas TEG-ut me vlerë rreth 1 milionë euro, një vilë me vlerë 250 mijë dollarë në Mavrovo të Maqedonisë, një dyqan 400 metra katrorë te TEG me vlerë 800 mijë euro në emër të vajzës, Fiona Fullani? Mund të dilet në televizion dhe ti jepet përgjigje si “bie fjala, jo nuk i kam këto pasuri”?!
 
Kaq shumë e urrejnë, sa që “të vjen keq, pse kaq shumë njerëz kundra një njeriu”, ky Fullani po urrehet më shumë se Enveri në vitin 1991, dhe më shumë se Berisha në vitin 1997? Përndryshe duhej ti ishte përgjigjur një pyetje të tillë në këtë gazetë që thotë: Si ka mundësi që Banka e Shqipërisë shpenzon 13 milionë dollarë për paga, dieta, honorare dhe përveç tyre edhe 7 milionë dollarë shpenzime administrative, ndërsa punonjësit nuk mjaftohen, por vjedhin edhe thesarin, duke lënë libra në vend të parave? Nuk po them të përgjigjet pyetjeve me politikë për zgjedhjen e tij, për herë të dytë, nga dr Berisha!?
 
Çfarë do të thotë kthimi i BSH në një “strehë vorfnore” të kunetive dhe bashkëshorteve të lidershipit të madh demokrat, por dhe familjarët e deputetëve? Si është puna e favorizimit të ish qeverisë në bono thesari në dëm të qytetarëve dhe bizneset si kredi-shtrënguar në këtë rast? 
 
Në fakt zoti Fullani, nuk përgjigjet. Por pyetja e madhe është ajo që të vjen në mënd menjëherë. Çfarë do të kishte ndodhur, sikur një skandal i tillë të kishte plasur jo në Kosovë dhe Mal të Zi, por në Greqi dhe Itali, apo në Austri dhe Francë, në Gjermani dhe SHBA? Çfarë pra, çfarë do të kishte ndodhur? Çfarë do ti kishte ndodhur sistemit bankar, çfarë do të kishte ndodhur politikës (nëqoftëse do të ishte e lidhur si te ne me Bankën e Shqipërisë) dhe çfarë krahut politik që është investuar së shumti me guvernatorin e madh të BSH-së?
E fundit, a e kupton jo vetëm ai që është përgjegjësi kryesor dhe Guvernatori i BSH (që po të krahasohet Shqipëria me SHBA-të duhej që në Thesarin e USA të vidheshin disa trilionë dhe thesarliu i SHBA-së të kyçte gojën), por dhe politika që në të vërtetë ka nisur goditja e madhe e sistemit në fjalë dhe është shumë e zorshme të mos dalë pis dhe biografia e Bankës së Shtetit Shqiptar. 
 
Po, tani BSH-ja ka famë të keqe, imazh të keq dhe reputacion të ulët. Njerëzit mund të fantazojnë ç’të duan për Bankën e Shqipërisë, sepse Fullhani nuk është i zoti të thotë dy fjalë përpara publikut, dhe normalisht që kjo fantazi sa vjen dhe shtohet.
 
Kjo është një nga goditjet më të ashpra për imazhin tonë. Edhe në vitin 1997 nuk u vodh dhe u përdor BSH-ja kështu, dhe me Guvernatorin e luksit bankar dhe njerëzor Fullhani, kjo gjë bën bujën e madhe si te ne, dhe aty ku duhet në botë. Ishte problemi se “këtë vjedhje spektakolare nuk e kishin bërë dhe ja tani jem të famshëm sepse e bëmë”!?
Kemi një Guvernator pa gojë dhe një bankë me nam të keq, kjo është e fundit që na ndodh dhe për të tilla gjëra, jemi vërtetë të famshëm dhe të fortë.
 
Ne si shqiptarë duhet të na ruajnë nga vetja, ne duhet të ruajmë veten nga vetja, ne edhe krijimin e modelit Fullani, e kemi nga vetja, por më tepër se sa model, është një etalon mase për vjedhjet në banka, por jo nga jashtë brenda, por nga brenda jashtë? E ky etalon për vjedhje të tilla duhet të ketë masën si bie fjala 0.4 Fullan, 1.2 fullan, 0.2 Fullan, dhe kjo do të ishte njësia matëse e hajnisë nga brenda Bankës. Ky nuk do të ishte propozim i keq.