BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Një kompromis plotë errësirë...

Një kompromis plotë errësirë...
Nga Agron BERDAJ Vjedhja e Bankës së Shtetit dhe pipëtimat si në shkretëtirë, me gjysëm zëri të qeverisë, nga ato pipëtima që më shumë se kthjellojnë mendjen e njeriut e turbullojnë atë. Ato, bashkë me mbrojtjen e hapur të fenomenit Fullani nga opozita dhe segmente të emëruara prej saj, si bordi i bankës, ku për herë të dytë e mbrojnë atë nga shkarkimi, të krijojnë përshtypjen e farkëtimit mes këtyre faktorëve të një aleance të madhe. Më mirë se kushdo këtë të vërtetë e pohon vetë Fullani para dy ditësh, kur thotë se politika ka përçuar maturi, një mirëkuptim, gjë që sipas tij nuk e ka bërë media dhe opinioni publik përmes shoqërisë civile, gati sa nuk thotë se ishin këta faktorë që shpunë në vjedhjen e bankës dhe jo hajdutët dhe kryehajdutët që e drejtojnë këtë institucion. Kjo aleancë e lidhje bese mes faktorëve politikë në mbrojtjen e vjedhjes më të shëmtuar në histori e bën çdo qytetar jo vetëm të dyshojë, por të thërrasë e të bërtasë deri në qiell, të kërkojë mbrojtje, drejtësi, siguri për jetën, punën, pronën dhe kapitalet e tij simbolike financiare, të cilat po grabiten nga një bandë kriminelësh të veshur me kostume e kollaro, që mbrohen me një status të veçantë. 
 
Vërtetë në pamje loja mes pozitës dhe opozitës ka qenë e zhurmshme, agresive, pa pika takimi sa që në opinionin e brendshëm dhe atë ndërkombëtar është krijuar përshtypja se dy parti politike opozitare apo dy politikanë shqiptarë vështirë se bëhen bashkë, se është më lehtë të bashkosh dy atome, se dy nënprodukte politike të kampeve të ndryshme të stanit politik shqiptar. Por e vërteta nuk paska qenë plotësisht kështu. Koha e sotme dhe ajo e shkuar në qeverisjet shqiptare po ti shikosh me vëmendje do të gjesh raste që ato jo vetëm e kanë gjetur gjuhën e përbashkët, por gati gati kanë rënë në dashuri me njëra tjetrën, gjithmonë kur ka qenë fjala për mbrojtjen e interesave të tyre korruptive. Kështu, Berisha, njeriu më i përfolur për krime dhe korrupsion në Shqipëri, jo vetëm që vazhdon të mbrojë në mënyrën më agresive vjedhësit, por edhe kërcënon këdo që shprehet apo ngrihet kundër kësaj fëlliqësie njerëzore. Njeriu që i ka qëndruar Shqipërisë me urë në dorë për ta djegur e shkatërruar atë, tashmë bën thirrje për urtësi. Madje, në këtë rast fton në tangon opozitare edhe kryeministrin si kryetari i pozitës, ku në këtë vals Berisha nuk harron ti kujtojë, se në vitet 2007-2008, me opozitën e tij agresive ai, Rama, donte që sistemi bankar shqiptar të falimentonte dhe disa banka të nivelit të dytë të mbylleshin. Ndërsa për çudi, sot Berisha, është i urtë, nuk do zjarr e plumba por do paqe, po me kë, natyrisht me vjedhësit dhe për të mbrojtur çifligjet e tij.
 
Dhe gjithë kjo mbrojtje e Berishës ndaj Fullanit, shoqërohet me deklarata e qëndrime kontradiktore të pozitës, ku njëri i bie gozhdës dhe tjetri patkoit, dikush thotë me gjysëm zëri të dorëhiqet Fullani, të tjerë brenda aleancës qeverisëse pohojnë se Fullani nuk paska përgjegjësi, madje ai qenka një bankier europian, por duhet të shkarkohet bordi drejtues pasi nuk e paska bërë mirë punën. Duke harruar këta politikanë se kur themi bordi i bankës nënkuptojmë hijen e Fullanit dhe kur themi Fullani nënkuptojmë zylot e tij, të shfaqur si një fantazmë me gjashtë koka. Akoma më dyshuese bëhen disa deklarata si ato se parlamenti pas shlodhjes së gjatë do ta nisi punën më aktin e shkarkimit të Fullanit. Ashtu qoftë por akoma le të shpresojmë në një mrekulli të tillë që në Shqipëri nuk ndodhin as një herë në dy shekuj. Ndërkohë pinjollët e PD-së,po paralajmërojnë se Parlamenti Shqiptar nuk paska të drejtë ta shkarkojë guvernatorin nëse këtë gjë nuk e kërkon bordi mbikëqyrës i këtij institucioni. Dhe kjo deklaratë e tyre duhet marrë seriozisht pasi ata, skandalet dhe korrupsionin kanë ditur ta mbrojnë jo me përballjen me ligjin, por përmes shkeljes së procedurave, mos respektimit të afateve, kundërthënieve ligjore. 
 
Ndërkohë, kur situata tragji-komike në bankën shqiptare po bëhet çdo ditë e më dramatike por aq edhe qesharake. Bordi Mbikëqyrës i këtij institucioni, në mbledhjen e fundit arrin të bëjë zbulimin e shekullit kur thotë se e gjithë e keqja paska ardhur nga elementi dhe gabimet njerëzore, ku me veprimin ose mos veprimin, ata kanë lehtësuar punën e elementit kriminal. Çudi, bordi i bankës shqiptare i përket planetit tokë apo ndonjë planeti tjetër, se në bankë sipas tyre, veç elementit njerëzor ka edhe element të tjerë bie fjala kafshorë, jashtëtokësorë, agjentë robotë. Se hajdutët, ku ata i klasifikojnë, ç’mendojnë për krye hajdutin, si ai e kanë ushqyer krimin? Dhe të gjitha këto kalojnë pa u ndier ku me një terminologji të alambikuar çuditërisht ata duan ta barazojnë vjedhjen e shekullit me atë të një hajduti xhepash, se pas një dobësie njerëzor duan të fshehin organizatorët dhe dirigjentët e vërtetë të kësaj vjedhjeje. Në se është e vërtetë se hetimet rreth këtij skandali do të zhvillohen brenda hapsirës të nenit 136 të Kodit Penal ku vjedhja minimizohet gati gati si pakujdesi atëherë këtu kemi të bëjmë me një skandal akoma më të madh, por këtë radhë nga hetuesia. Fakti që kjo e fundit përjashton nga procedurat policinë hetimore, është një prirje e hapur që shton dyshimet e qytetarëve. Me gjithë këto pështjellime, situata kontradiktore e referenca në mbrojtje të krimit nga të gjitha krahët e spektrit politik, pse duhet të themi se nuk kemi diversitet mendimi dhe veprimi,kompromis si brenda aleancës qeverisëse e ca më shumë edhe mes pozitës dhe opozitës. Madje ky lloj mirëkuptimi kur opozita flet dhe mbron korrupsionin dhe vjedhjet dhe qeveria heshtë përpara gjëmës së ndodhur duke u fshehur pas termave pavarësi institucionesh, proceduralizmit, sfidave në organet e drejtësisë e ato hetimore etj., a nuk janë të gjitha këto një kompromis i veçantë, tipik pluralizëm shqiptar?! 
 
Por, ky bashkëpunim mes opozitës dhe pozitës vazhdon. A e lexuat listën e punonjësve të bankës dhe lidhjet nepotike ku të gjithë ishin të afërt dhe familjarë të deputetëve, politikaneve e qeveritarëve të shkuar, por edhe të sotëm. Banka e Shqipërisë, por edhe të gjitha institucionet e tjera janë kthyer një parlament, qeveri në miniaturë, vende të strehimit e punësimit për oligarkinë e tmerrshme shqiptare. Por konsensusi alla shqiptar kulmon me fenomenin Fullani, ndaj edhe ai ka nevojë të studiohet thellë. Atë po e mbron politika, pse vallë, çfarë ka investuar ai për politikën, si është vënë institucioni i bankës në shërbim të trafiqeve, të aferave politike, me ç’fije të tejdukshme oligarkia financiare i ka lidhur politikanët e të gjitha krahëve, si e ka ushqyer institucioni mafien shqiptare dhe atë botërore, janë çështje që koha duhet të hedhi dritë. Po, a duhet marrë si pjesë e këtij kompromisi edhe heshtja e qeverisë dhe e kryeministrit? Mos vallë kjo heshtje ka nisur që në Gërdec, kur ai i hodhi dorën në qafë vrasësit Berisha, dhe tani veçse përsëritet riti siç e do zakoni në rastin e aleancave të padukshme e larg syve të njerëzve, e atyre aleancave ku edhe pa folur madje edhe duke e sharë njëri tjetrin ato funksionojnë për mrekulli. Le të shpresojmë se nuk është kështu... 
 
Mbrojtja më e dështuar për pozitën dhe opozitën është kur thonë: “Me çështjen e vjedhjes së bankës le të merren institucionet e drejtësisë, të prokurorisë ato të hetimit”. Në një shtet të vërtet demokratik kështu do të ishte, por ne jemi në Shqipëri, ku sundon krimi në radhë të parë në këto institucione. Atëherë në këto treqind e ca ditë qeverisje, pse nuk është bërë as edhe një hap drejt reformës në këto institucione!? Mos vallë edhe kjo vonesë është pjesë e kompromisit sipas mendimit që krimet e asaj qeverie le ti gjykojnë gjykatat e saj dhe më pas bëjmë reformën sipas oreksit, për tregje e monopole të reja, për një shtet egocentrist sa edhe i pari. Çfarë e pengon qeverinë të veprojë, opinioni shoqëror brenda vendit kërkon ndryshime rrënjësore, këtë gjë rekomandon edhe faktori ndërkombëtar, shumica parlamentare për kalimin e ligjeve me shumicë të cilësuar ekziston, atëhere kush pengon? Por në djallëzinë e fshehjes së të vërtetës në vijë të parë qëndron opozita, ku fshati po digjet dhe ajo po krihet, kur ngre furtuna në gotë ndaj vendimit të qeverisë për shlyerjen e CEZ-it, reformën territoriale dhe atë në arsimin e lartë etj., me qëllim që të fshehi vjedhjen e bankës. Një lojë e poshtër e njerëzve pa moral dhe dinjitet njerëzor. Kë të quajmë vjedhje të shekullit nga pushtetarët e djeshëm pasi ditët dhe netët e këtij shekulli nuk i nxënë vjedhjet shqiptare. Patjetër që duhet të marrim borxh, ditë dhe net nga shekujt e tjerë, për të bërë klasifikimin e kryehajdutëve. Vetëm në Shqipëri ndodh që autorët e skandaleve pas zbulimit të tyre ndihen më të fortë se më parë, pasi garant të tyre me sa duket janë aleancat politike ku krimi i ka lidhur ato me fije të padukshme.