BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Një tropojan në krye të PD së Pukës, strukturat kërkojnë përsëritjen e zgjedhjeve në Veri

Një tropojan në krye të PD së Pukës, strukturat
Një tropojan është konfirmuar kreu i ri i degës së Partisë Demokratike të Pukës. Prel Gjoni ka fituar përkundrejt Vladimir Kolës me një diferencë prej 5 votash. Zgjedhjet janë zhvilluar në një klimë tensioni dhe konflikti, ku ka pasur akuza për manipulim votash. Strukturat drejtuese të PD së Pukës i kanë kërkuar Lulzim Bashës, që të përsëriten zgjedhjet, pasi nuk është e drejtë që një tropojan të drejtojë PD e Pukës. Fillimisht, zgjedhjet u zhvilluan dy ditë më parë, ku në balotazh doli kandidati Prel Gjoni me Vladimir Kolën. Zgjedhjet janë zhvilluar edhe në Malësinë e Madhe, ku Jozefina Topalli ka fituar betejën me Lulzim Bashën.
 
Në degën e PD të Malësisë së Madhe ka fituar Pjerin Stafari, përkundrejt Anton Kokajt me 8 vota. Pjerin Stafari, sipas burimeve, mbështetet nga të vjetrit e PD. Ai është një prej themeluesve të vjetër të PD dhe ka qenë nënkryetari i Qarkut të Shkodrës. Sa i takon zgjedhjeve në Shkodër, ato priten të zhvillohen të shtunën që vjen. Nga 11 kandidatura në Shkodër, dy janë dorëhequr për shkak të mosmarrëveshjeve.
 
Nga drejtuesit e zgjedhjeve është kërkuar që Ramiz Çoba dhe Bardh Spahia të lënë garën, pasi kanë që në vitin ’92 që kanë ardhur në Tiranë dhe nuk e njohin mirë terrenin në Shkodër. Ndërkaq, këtë fundjavë, Lulzim Basha dhe rrethi i tij i bashkëpunëtorëve, kishin parashikuar të zhvillonin në Shkodër një aktivitet për përmbylljen e procesit zgjedhor në të gjitha degët e PD në rrethe. Shkodra ishte zgjedhur qëllimisht për këtë aktivitet për dy arsye: si djepi i demokracisë, zemra e Partisë Demokrate dhe simboli i rezistencës antikomuniste. Së dyti, Basha kishte zgjedhur Shkodrën, për të zyrtarizuar mposhtjen e Jozefina Topallit në zonën e saj. Por, sipas burimeve nga PD e Shkodrës, ka mjaftuar ndërhyrja e Jozefina Topallit dhe e njerëzve të saj, që aktiviteti i planifikuar nga Basha dhe Gjergj Lezhja të sabotohej, duke u shtyrë pa afat.
 
Po sipas burimeve, anulimi i aktivitetit ka ardhur pas ngrirjes së zgjedhjeve dhe sinjaleve për një konflikt masiv në aktivitet. Ndërkaq, pas Vlorës dhe Gjirokastrës, kandidatët për kreun e PD janë dorëhequr edhe në Malësi të Madhe, me argumentin se zgjedhjet po manipulohen.