BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Opozita e ka drejtësinë, çfarë i duhet reforma?!

Opozita e ka drejtësinë, çfarë i duhet reforma?!
Nga Ilir VATA   Drejtësia në Shqipëri ka kaluar një cikël të thellë përsa i përket përmirësimit të legjislacionit dhe ka pësuar ndryshime rrënjësore në thelbin e saj të së drejtës, pasi kaloi nga një drejtësi që përdorej politikisht, ku mungonte e drejta civile bashkë me mohimin e të drejtës së pronësisë në një sistem drejtësie me aspekt perëndimor e që përveç miksimit bë pjesë në familjen italiane dhe të shkollave më të mira të drejtësisë evropiane.
 
Kodi Civil, Kodi Penal i dekriminaliziar dhe strukturimi i sistemit të drejtësisë, bashkë me Ministrinë e Drejtësisë që iu bashkua sistemit, bëjnë kornizimin e një të drejtë të përmirësuar e që vazhdon të ridimensionohet me të drejtën evropiane në vazhdimësi, në kuadër të integrimit të vendit në BE. Po ashtu, reforma në drejtësi ka njohur dhe një reformim tjetër, atë të futjes në sistemin e drejtësisë të kursantëve të gjashtë mujorëshve të “plepave” që u konsideruan këshillat nacionalë të PD-së, si dhe ish-prokurorët dhe gjyqtarët e diktaturës që janë zot të drejtësisë për 25 vite dhe në këto dy shtylla paralele mbahet drejtësia, që në fakt ka qenë një sistem që ka sjellë padrejtësi duke e shitur të drejtën me para si dhe paaftësinë dhe injorancën e thellë juridike.
 
Një shpikje tjetër shqiptare ishte dhe KLD, ku drejtohet nga Presidenti i Republikës dhe emëron gjyqtarët dhe për disa vite radhazi është shndërruar në një këshill nacional ku njerëzit e pushtetit e të lidhur me politikën dominojnë drejtësinë dhe një kategori tjetër janë ata që paguajnë dhe shpeshherë presidentët janë kthyer në sekser ku shesin një vend pune për gjyqtar me 150 mijë euro dhe kjo gjendje vazhdon.
 
Skema e zgjedhjes së kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, të Gjykatës së Lartë dhe të Prokurorit të Përgjithshëm janë jo vetëm politike, por të njëanshme dhe natyrisht në favor të votave të pushtetit, duke e politizuar drejtësinë dhe përdorur atë për të mbuluar krimin ekonomik dhe korrupsionin, dhe kjo gjendje ka sjellë në Shqipëri një klasë politike më të korruptuar në vend bashkë me vetë sistemin e drejtësisë. Pas gjithë këtyre viteve Shqipëria ka ardhur në një fazë të re për përmbylljen e reformës në drejtësi dhe ka muaj që reforma në drejtësi ka kaluar disa faza, konsultime, tryeza dialogu e debati të niveleve të ndryshme ekspertësh, drafte të palëve, interpretim të Komisionit të Venecias dhe tashmë në nivelet e palëve me grupet e ekspertëve shihet kundërshtia nga opozita, duke kërkuar konsensus politik, përtej numrave në parlament si mundësi për të qenë dominante në këtë reformë. Edhe pas dakordësisë për ndryshimet kushtetuese, ka kundërshti pasi palët dyshojnë se kërkojnë të zotërojnë drejtësinë politikisht dhe kjo gjendje vazhdon, ndonëse institucionet ndërkombëtare, BE dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës nëpërmjet ambasadorit, Donald Lu janë tejet të interesuar madje të vendosur për një reformë në drejtësi që do të bëjë të mundur çuarjen para drejtësisë të korruptuarit.
 
Por kush përfiton nga mosbërja e reformës në drejtësi? Kjo nuk do shpjegim se janë pikërisht ata që janë të korruptuar dhe kanë futur duart në paratë e shqiptarëve, madje dhe presidenti Nishani nuk është i interesuar të ketë një reformë në drejtësi, madje jo vetëm që është palë me opozitën, por përfitues i drejtpërdrejtë nga padrejtësia pasi është ndër më të pasurit në rajon bashkë me ish- presidentët paraardhës. Kornizimi i opozitës, tashmë është i plotë. Kryetari i KLD, Presidenti Nishani i opozitës, po ashtu Prokurori i Përgjithshëm, kryetari i Gjykatës së Lartë, Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës Administrative dhe në tërësi postet kyçe të drejtësisë i ka opozita, shtuar dhe kontigjentin e plepave, prandaj nuk ka çfarë i duhet reforma sepse drejtësinë e ka dhe e përdor atë për interesa të saj që bien ndesh me të drejtën dhe drejtësinë.
 
Por a ka një përpjekje të re për ta politizuar drejtësinë, apo kjo reformë është guri i themelit për t’u afruar shqiptarëve një sistem të pakorruptueshëm dhe që do të prodhojë drejtësi? Kjo është e hapur dhe mbetet për t’u parë, sepse edhe legjislacioni i sotëm është i admirueshëm për të patur drejtësi, por ajo që nuk funksionon është sistemi vetë i manipulueshëm dhe i korruptueshëm, dhe në këtë gjendje Presidenti, Prokurori i Përgjithshëm dhe krerët e gjykatave duhet të japin dorëheqje për drejtësinë që kanë ofruar. Reforma në drejtësi është thelbi i egzistencës së shtetit shqiptar, i dëlirjes së administratës, politikës, drejtësisë nga njerëz të korruptuar, i transparencës, i kthimit të besimit të shqiptarëve tek drejtësia dhe guri i parë i themelit për ndërtimin e shtetit të së drejtës.