BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Për paratë në bankë e Fullanët në politikë, nuk ka “inventar”!

Për paratë në bankë e Fullanët në politikë,
Nga Pandeli BARDHI I gjithë opinioni po përjeton këto ditë me skandalin më të bujshëm, atë të arrestimit të Fullanit dhe “bishtrave” të tij. Media e shkruar dhe ajo vizive, kryefjalën e këtyre ditëve kanë vetëm arrestimin e Fullanit. Flasin e shkruajnë sikur të kenë zbuluar ndonjë Planet të ri! Merren e shkruajnë se si Fullani e kaloi natën e parë në qeli, se si iku pa kollaro e në seancën gjyqësore, e vendosi kollaron! Habiten se si ky farë zyrtari i “rëndësishëm” u vendos prapa hekurave të burgut. Çudia më e madhe do të jetë kur nesër Fullani të lirohet, si të gjithë Fullanët paraardhës të tij. Nuk mund të themi edhe atë që nuk kanë të drejtë. Dhe ajo ç’ka bën atë, që kanë të drejtë, është ajo që nuk kanë dëgjuar deri më sot, që të arrestohet një zyrtar i lartë. Nuk janë arrestuar as ata që kanë vrarë njerëz, nuk janë arrestuar deri më sot as ata që kanë vjedhur më shumë se Fullanët, e nuk janë arrestuar as ata që formojnë “ajzbergun” e nënujshëm të skandaleve. Përtej atyre që mbushin faqet e shtypit dhe ekraneve të televizioneve se “si e kaloi natën e parë në qeli Fullani”, se si “Fullani një herë del me kollaro e herën tjetër del me kollaro”, ka shumë për të folur e shkruar për këtë politikë që përditë “pjell” vetëm Fullanë. Nuk është aspak ndonjë çudi e madhe, sepse në fund të fundit u arrestua një idiot që asnjëherë nuk e ka “qullosur” detyrën e tij, përveç asaj që ka zhvatur si të gjithë Fullanët e tjerë që “pjell” kjo politikë! E tërë politika e këtyre viteve mbështetjen e saj e ka patur tek “Fullanët”! Ata që janë idiotë, gradohen; ata që vrasin, bëhen ministra; ata që shesin pjesë të territoreve shqiptare, marrin ofiqe. Kjo është çudia më e madhe që duhet të merret tërë opinioni dhe veçanërisht “pushteti i katërt”!
 
 Përse u bë Fullani guvernator i “përjetshëm”? U bë që të mbajë këtë politikë e këta politikanë në këmbë? E bëri guvernator, që të vjedhi vetë e t’u japë edhe politikanëve. Këtë metodë dhe eksperiencë solli në jetën politike pushteti i Sali Berishës! Nga hajdutët e tipit “Fullan” të kësaj klase politike, kanë dalë edhe ata miliarderë që zotërojnë shtatë miliardë dollarë, që rëndojnë mbi kurrizin e popullit më të varfër në Europë. Kjo nuk është shumë e vështirë të kuptohet, po të kemi parasysh që politikanët, veçanërisht ata të krahut të djathtë, nuk e morën shumë seriozisht këtë skandal të përmasave të mëdha. Kjo është alfa e asaj që Fullanët i kanë shërbyer të dy krahëve të politikës. Shqipëria ka vite që po përjeton një “virus” të rrezikshëm që nuk po i ndahet, virusi “vdekjeprurës” Berisha! Ky “arkitekt” i sa e sa të zezave që i ka bërë këtij populli, edhe qysh prej një viti që u shporr nga pushteti, nuk ka lënë ditë e orë pa hedhur baltë mbi atë gjithçka bëhet në interes të zbatimit të ligjit e të funksionimit të shtetit ligjor. Do të mbahen mend dy tre ditët pas arrestimit të Fullanit, që ky “dordolec” nuk u ndie, as me surrat e as me facebook e të shprehej për këtë skandal. Ajo ç’ka u ngulit në mendjen e qytetarëve, ishte ajo që ky “burrë shteti” tha: “Nuk duhet larguar Fullani, mbasi në të kundërt, do të cënohej sistemi bankar”!
 
Kaq i pacipë është ky njeri, sa që shqiptarëve u thotë hapur: “Mos u merrni me Fullanin, mbasi me paratë që më dha ai, unë mora pushtetin”! Ky “luftëtar” i korrupsionit u bën thirrje qytetarëve, që megjithëse i rënë nga “vakti”, që “të mos cënohet sistemi bankar, sepse na duhet për zgjedhjet që po afrojnë”! Këtu qëndron sekreti i këtij njeriu që nuk lë “hale” pa trazuar, që ka kohë të merret edhe me Canen e Sarandës, edhe me “ëndrrat” që sheh Edi Rama, edhe me ngjarjet më të rëndomta, nuk u duk gjëkundi në facebook të japi mendimin e tij për këtë skandal që bëri xhiron e botës! Infektimi nga ky “virus” i bën edhe “konet” poshtë tij, që të shprehen: “Dyshja Rama-Meta, kërkojnë të kapin sistemin bankar”, “kjo ngjarje është e iniciuar politikisht nga dyshja Rama-Meta”! Nuk u ndie as “simboli i unitetit” Nishani, i cili për interesat e tij personale, mori rrugën deri në Austri të ankohej, por nuk gjeti kohë të pozicionohej për këtë ngjarje. Hajde e thuaj pastaj që ky “mumjak” mendon për interesat e Kombit! Nuk mund të verë interesat e Kombit ky farë Presidenti përpara atyre të bashkëshortes së vet që Fullani, nuk ja la pa punë! Përpos këtyre përçartjeve halli i këtyre “skuthëve” është gjetkë. Halli më i madh është ajo që Fullani është “nyja lidhëse” nga ku zgjidhen shumë fije e shkojnë shumë larg. Është ende shumë herët ta bëjmë prokurorin që u mor me këtë çështje “hero”! E çfarë ka bërë ai më shumë se detyrën, atë detyrë që askush nga ata prokurorë nuk e kanë bërë? Ky është vetëm një hap, krahasuar me “gjumin” që drejtësia ka bërë deri më sot! Do të ishte në interes të vendit, që drejtësia t’i shkonte deri në fund këtij skandali, dhe po t’i shkonte deri në fund atëherë qytetarët do të binden se çfarë skandalesh janë bërë në këtë vend nga këta politikanë, që i “qajnë” aq shumë hallet këtij populli. Shikoni se çfarë ndodh! Vidhet Banka Kombëtare, përdhoset simboli i Kombit, me një shumë marramendëse që nuk ka shumë rëndësi. Hajduti Bitraj duhet “dekoruar” për dy arsye. 
 
E para është se Bitraj, me këtë veprim tregoi se të gjithë Fullanët ishin në gjumë, edhe Këshilli Mbikqyrës, edhe punonjësit “vigjilentë” të politikanëve të të gjitha krahëve që janë punësuar nga Fullani, për të mos thënë që ishin bashkëpunëtorë me Bitrajn. 
E dyta, Bitraj bëri që të shkundet kjo klasë politike, kjo drejtësi, këto institucione të cilët nga politikanët e të dy krahëve, janë bërë “çerdhe” ku aftësohen vjedhësit e parave të shqiptarëve. 
Sa e sa zyrtarë janë akuzuar deri më sot në të gjitha institucionet dhe askush nga ata nuk ja ka kthyer paratë taksapaguesve. Është më e udhës që të bëjnë dy apo tre vite burg por milionat që kanë vjedhur të mos i dorëzojnë. Cili nga ata që vuajnë për bukën e gojës, pa shtëpi e pa katandi nuk do të dëshironte të bënte edhe dhjetë vite burg vetëm për të fituar disa të ardhura për fëmijët e tyre? Është tepër e dhimbshme ajo që qytetari shet shtëpinë e tij vetëm për të operuar bashkëshorten e tij, ndërsa Fullanët luajnë me paratë e taksapaguesve shqiptarë. Ajo ç’ka bën për të qeshur edhe majmunët e Amazonës, është se Bitraj ishte pajisur edhe me certifikatë sigurie, të cilën këtë nuk e kishte as Visho Ajazi Lika! Një hajdut pajiset edhe me certifikatë të sigurisë së lartë! Shteti i pajis hajdutët me certifikata të sigurisë, ku e vetmja provë që këta lloje kanë dhënë për t’u pajisur me këtë certifikatë, është mjeshtëria për të vjedhur! Si ka mundësi që në institucionin më të rëndësishëm që ka të bëjë me interesat e vendit, të arrestohen mbi nëntëmbëdhjetë persona si vjedhës apo bashkëpunëtorë në vjedhje? Çfarë sigurie kishte ky institucion që për vite të tëra nuk ushtrohej kontroll e nuk kryhej inventar? Edhe në autobusin urban Kinostudio- Kombinat të hipësh, do të vijë disa herë kontrollori të të kontrollojë biletën tridhjetë lekëshe, se mos faturinoja korruptohet! Fullani, që ka arkat me para të të gjithë shqiptarëve, nuk bën asnjë kontroll për vite të tëra! Në këtë aspekt, Fullani duhet të marri shembull nga kontrollorët e biletave të autobusit! Askush nga këta antarë të Këshillit Mbikqyrës, që janë paguar me miliona, sikur t’i nxirrnin nga “thasët” e babait, ose nuk e kanë kryer detyrën, ose kanë bashkëpunuar me vjedhësit.
 
Fullani, gjatë karrierës së tij është paguar me miliona lekë në muaj aq sa për tre guvernatorë, kurse punën nuk e ka bërë as sa për një pastruese lokali! A do t’ja kthejë Fullani popullit paratë e vjedhura? A do t’ja kthejnë paratë e vjedhura antarët e Këshillit Mbikqyrës, që kanë marrë me të dy duart bashkë me Fullanin? Ata nuk kanë marrë vetëm nga “shteti” i Fullanit, por edhe në sa e sa borde të tjera si kryemjeshtra, vetëm e vetëm për të zhvatur nga kurrizi i këtij populli fukara. Edhe kanë vjedhur, edhe detyrat nuk i kanë kryer, edhe kanë marrë nga sa u ka dashur qejfi! I kishte krahët e “ngrohtë Fullani që dilte në konferencë shtypi e na përralliste se “veprime të tilla nuk do të përsëriten më”! I jepnin kurajo këtij vagabondi edhe politikanët, edhe Këshilli Mbikqyrës edhe ndonjë ambasador që i bëhej “furkace”! Po antarët e Këshillit Mbikqyrës, çfarë kanë “mbikqyrur” dhe pse nuk kanë “kqyrur” inspektorët e inventarizuesit, apo mos janë bashkëpunëtorë me ata? Të gjitha këto të çojnë atje, që nuk janë nëntëmbëdhjetë që duhen çuar prapa hekurave, por shumë më tepër! Zgjidhja e këtyre dilemave nga drejtësia, do të bënte atë që nga fundi i “detit” të dalin mbi sipërfaqe edhe njerëz me “koka” më të mëdha nga ajo e Fullanit dhe jo vetëm “cironka” të papërfillshme. Faktet po tregojnë se Këshilli Mbikqyrës, ka qenë deri më sot shtylla ekonomike e Berishës! Edhe në të ardhmen, mbas Fullanit, përsëri bankën do të drejtojë po një mik i familjes Berisha. Duket sikur “virusi” Berisha nuk do të na ndahet asnjëherë! Me veprimet e deritanishme, edhe krerët e mazhorancës po tregojnë se nuk kanë ndërmend t’i japin zgjidhje këtij skandali, por do të vazhdojnë të ecin në atë rrugë, si deri më sot. Duke qenë se këtu është vendi i çudirave, ka mundësi që Fullanët nesër duke qenë se “nuk paraqesin rrezikshmëri shoqërore, të gjykohen në gjendje të lirë deri sa kjo çështje të vijë duke u zbutur. Çfarë nuk kemi parë e dëgjuar në këta njëzet e katër vite. Mënyra nga më të çuditshmet vetëm e vetëm për të vjedhur. Ish Saliu i Parë, i vodhi tërë paratë e shqiptarëve nëpërmjet firmave piramidale. Sot po i vjedhin atje ku i ruajnë dhe i administrojnë “Fullanët” e politikës!