BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Përshëndetje në foto me liderin!

Përshëndetje në foto me liderin!
Besi Bekteshi Një nga nuset e bukura, e cila mbeti vejushë, sepse babai i saj ja pushkatoi burrin, është Eda Ciano Mussolini. Në fakt, martesa e saj me një nga dhëndrat më “shik”, dhe një yll i madh në rritje i fashizmit, ishte diçka madhështore edhe për shoqërinë e asaj kohe. Nusja e re dhe dhëndri, kanë një fotografi, ku ajo femër më në sy të shoqërisë, përshëndet ideologjikisht të jatin e saj përballë, por dhe kamerat e shumta. Ishte e lumtur sa më s’ka një nuse e tillë, dhe ndoshta pse besonte, dhe pse duhet ti bënte qejfin babait të dashur në tashmë kulmin e fuqisë. Por interesante ishte poza e Cianos dhe modeli i tij aspak fashist, në përshëndetjen e zjartë të nuses së tij dhe vajzë e Duçes. Interesant si gjithmonë Çiano, nuk kuptohet se çfarë ka menduar, por një diçka e pastër shikohet, se nuk ka ngritur dorën “alla romana” në atë moment. 
 
Fotografi të veçanta me sapo të martuar qoftë dhe të “rastësishëm”, ka lideri maximus Fidel Kastro. Po, janë të sapomartuar të cilët bërtasin “viva revolucion”, dhe çojnë grushtat e shtrirë lart. Po kështu ka edhe Fyhreri, me çiftin gjerman, shembull të racës arjane. Po ashtu Stalini, me një çift kooperativistësh të cilët përkulin kokat në supet e kreut të BRSS-së. Foto të tilla ideologjike dhe të “rastësishme”, ka edhe në ditët e sotme autokrati i vetëm në Europë, Lukashenko, por kështu ka pasur dhe Sadami. Shumë foto të tilla ka pasur Mao Ce Duni, dhe po ashtu Kim Il Sung në Kore e Veriut. Biles ky i fundit si trashëgimtar, ka bërë foto me një çift të urdhëruar balerinësh, kur më përpara kishte përdhunuar nusen e re vetëm 18-të vjeçe. Të gjithë duke salutuar, duke u ngazëllyer nga dalja në foto me liderin maximus në shumicën e rastit ideologjikisht. Po si në rastin e Çauçeskut. Me diktatorë të vegjël apo autokratë të lartë, sidomos kur ka përshëndetje, çiftet e të sapomartuarve ishin modelë të një bashkërendimi ideologjik deri në qelizën e familjes. 
 
Normalisht që dhe demokracia ka foto të tilla. Ku një çift i sapo martuar del me liderin e pjesës së partisë apo grupimit ku janë të inkuadruar, apo militantë. Nuk është se mungon kjo gjë. Por çfarë mungon nga dalja në fotografi me diktatorët dhe liderët maximus, me liderët e demokracisë? E para, mungon ideologjia e cila është dhe në përshëndetjen tepër në demostrim dhe tepër në përdorim. Duhet të vihet re mirë se tashmë partitë e mëdha europiane dhe amerikane evitojnë xhestet e ideologjizuara dhe të forta në demostrim, sepse ju ngjajnë shumë atyre të liderve maximus ose diktatorëve. E dyta, mungon si përdorim i fortë raporti tresh, lider, përshëndetje dhe çift në konceptin mediatik, sepse në fakt, tashmë pothuaj të gjithë kanë kuptuar se është një xhest retro politik i pa kuptimtë. Nga do që të bëhet, majtas dhe djathtas, është një moment më tepër qesharak dhe fshataresk se sa një moment që të imponon respekt. 
A ka ndonjë të keqe kjo? 
 
Jo, sigurisht që nuk ka të keqe, dhe normalisht që nuk është një diçka për t’u bërë merak. Ka vetëm diçka: Në ato momente kuptohet jo çifti, por lideri, se në çfarë hapësire ideologjike dhe partizane është. Çifti mund të jetë i apasionuar me liderin dhe partinë e tij, por lideri duhet të jetë tashmë i kontrolluar me përdorimin militant dhe partizan të njerëzve dhe fotove të tyre. 
Mirëpo ka dhe një pyetje tjetër që lind...vetiu, ose spontanisht, sikundër thotë një eksponent i dikurshëm mediatik në Itali: Pse të ndalojmë një dalje në foto me liderin e gjallë dhe me xhestet e partizanizmit të theksuar, kur kudo bie fjala, që ka statuja si dylli dhe bronzi, por dhe imitues natyror dhe njerëzor të tyre, ku ne bëjmë dhe foto dhe përshëndesim me grusht, apo dy gishta apo alla romana? Jo, nuk ka asgjë, por sërish pyetja del vetiu: A mund ta barazojmë një të gjallë me një statujë dylli apo bronzi apo manekin të veshur? Jo, nuk besoj. Prandaj them se sa e “mrekullueshme është një foto duke përshëndetur ideologjikisht” por me një statujë, dhe kjo vërtetë që më bën të lumur në ato çaste. Kurse me të vërtetin? Jo, nuk mundem, sepse menjëherë më duket sikur është prej dylli!?