BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Opinion / Editorial

Parajsa fugon, e “liberal-komunizmit” shqiptar!

Parajsa fugon, e “liberal-komunizmit” shqiptar!
Nga Besi BEKTESHI Në fillimet e tyre shqiptarët, ose një shumicë e tyre kryesisht nga zonat rurale, një automjeti pasagjerësh me 5-8 vende e quajtën “fugon”!! I mungon një “R” në mes. Po, pikërisht emrin “furgon” e transformuan në një fjalë krejt tjetër, e cila në fakt në Shqipërinë e mesme do të thotë “vrapon”. Një mori e madhe shoferësh të bërë ashtu shpejt e shpejt, me patenta të marra “alla shqiptarçe”, filluan pajisjen jo me “mikrobusë” sikundër quheshin dikur në kohë të diktaturës por me “fugon”. Po, dhe furgonët blu (të policisë) atëhere, i quanin “mikrobuzë” dhe unë po vendos buzën në gaz nga ky transformim i jashtëzakonshëm që na solli “demokracia liberal-komuniste shqiptare”. Kam bërë një ngjizje të terminologjisë që nuk qëndron aspak, por kam besim, se do të më kuptoni kur të shpjegoj arsyen. Medemek “demokracia”, konsiderohet nga unë “liberal komuniste”, sepse në fakt u tregua liberale me thyerjen e ligjeve të shtetit, por dhe të ligjeve të tregut, dhe komuniste, sepse njerëzit që e përpunuan dhe e vunë në jetë, ishin plotësisht ish komunistët e dy partive kryesore, por në fakt për shumicën e viteve apo 12 viteve ishin demokratët që krijuan liberal-komunizmin e tregut në Shqipëri.
 
“Liberal komunizmi”, sepse medemek tentonte ti bënte njerëzit “barabar në nisje” dhe shkaktoi maskarallëkun më të madh të mungesës së ligjeve dhe konkurenës. Apo më tepër, konkurencës së pandershme. Ky “liberal komunizëm”, mori lumpenin nga ku lëngonte apo rënkonte, dhe e çoi në piedestal duke i thënë se: Ti bëj çfarë të duash, dhe mos pyet për ligje dhe taksa, sepse je kazani ynë elektoral dhe mishërimi i ideve tona “liberal komuniste”. Ky lloj sistemi, ka bërë që “furgonit ti thonë fugon” dhe për këtë, kanë sjellë jo vetëm mijra fatkeqësi në rrugë me të vdekur të shumtë, por dhe garë të pa ndershme, prishje të imazhit qytetar, mos përdorim të biletës, shkatërrim të trenit dhe hekurudhës deri në adhurim të mesjetës, rëndim të të gjithë atyre që paguanin taksa, korrupsion të policisë rrugore, aksidente për një 20 lekësh në superstradë, aksidente me shumë njerëz në malësitë e veriut dhe jugut, në rrugët mizerabël të rrahura prej tyre, shoferë që bërtasin si jo normalë për pasagjerët, dhe grindje të përditshme dhe deri formim kompanish fantazëm tip mafie, muzikë furgonësh të shëmtuar dhe banale, pisllëk furgonësh pa masë, politikë furgonësh deri në shurdhim, e shumë e shumë të tjera që të gjithë ato që kanë tentuar të udhëtojnë me furgon i njohin. Vetëm Napoli i disa viteve më përpara, mund të ketë pasur kësilloj monstrash që politika ekonomike e liberal-komunizmi shqiptar sajoi, dhe mbajti për 23 vite me rradhë. Në fakt ky ishte mentaliteti i “çekut të bardhë” dhe detit kos në saj të pronës së gjithkujt pa respektuar atë që është pronar.
 
Sot mbas disa aksidenteve, Policia e Shtetit, por tenton të zbatojë ligjin. Po kërkon të ndëshkojë abuzivët që marrin njerëz dhe bëjnë transport ilegal udhëtarësh dhe po kërkon të zbatojë për furgonët me targa të përveçme ose të verdha, po ashtu ligjin e shkuarjes plot dhe ardhjes bosh. Ligjin pra, atë që ka bërë qeveria e dr Berishës! Nuk duan tani, pothuaj të gjithë, dhe thonë se po mbeten 21 mijë familje pa bukë?! Po pra, pa bukë dhe normalisht askujt nuk i vjen mirë. Por ka edhe kështu!? Bashkia e Vaut të Dejës ka liçensuar më shumë furgona se sa Bashkia e Shkodrës dhe gjysma e më tepër në përgjithësi janë kundra ligjit. E kjo ka ndodhur në të gjithë Shqipërinë, por kjo është pjesë e “liberal-komunizmit shqiptar”! Është e vërtetë se duhen përllogaritur punët mirë dhe reformat, por po ti pyesësh njerëzit në përgjithësi se si ju duket “furgoni”, jam i bindur se do të marrësh përgjigje të saktë dhe në drejtësinë e fakteve. E bukura është se thonë “shkojmë shpejt”, ose më shpejt se sa autobusi!? Kush nuk ka hipur dhe nuk i kanë thënë “tani po ikim” dhe janë sjellë e stërsjellë, për të marrë dhe mbushur sediljet? Po kush nuk ka qëlluar në furgon, dhe nuk ka parë se ai është ndalur vend për vend për të marrë jo vetëm katundarë dhe katundare, por dhe derra dhe thasë me patate apo dhe pleh?! Po po, edhe pleh, i cili i duhej një blegtori për parcelën eksperimentale me zarzavate?! Por ku bëjnë garë me njeri tjetrin kush të marrë i pari njerëzit rrugës dhe kush nuk e di, se të gjithë shkruajnë me “kondicioner” dhe pastaj kondicioneri i furgonave 25- vjeçarë janë xhamat kryesisht të thyer! Të tillë furgonxhinj janë pikërisht elementi kryesor dhe fitorja e madhe e liberal-komunizmit shqiptar. 
 
Nuk mund të konsiderohet transport kjo praktika me “furgon”, sepse nuk ka aspak mundësi të jetë transport ky lloj pisllëku. Por është strategji furgon e “liberal-komunizmit shqiptar”. Është strategji zhvillimi dhe elektorale. Ato janë modeli më i qartë se si politikisht dhe moralisht, por dhe eventualisht është tregu i transportit shqiptar. Është e qartë, se kur ti ndalon evazorët dhe antiligjin, dikush mund edhe të mos ketë pagë dhe fitim. Por ka diçka: Kur përballesh me antiligjin dhe fiton, përfiton e gjithë shoqëria. Përfitojnë shumë njerëzit, sepse transport duhet të ketë dhe të jetë i kontrolluar së bashku me rrugët mizerabël që kanë shtruar deri më tani. E fundit si përfitim është se sigurisht do të vdesin njerëz me pak. Do të ketë shumë më pak rrëmujë në trafik si brenda dhe jashtë qyteteve. Do të ketë më shumë kontroll, sepse ky është tregu më informal i mundshëm për transportin e udhëtarëve apo pasagjerëve. Gjithsesi është dhe kjo tjetra, se nuk do të dëgjojmë me muzikë furgonësh, dhe nuk do të ketë më garë furgonash, por nuk do të ketë dhe shoferë që ulërasin dhe bërtasin për pasagjer dhe grinden me njëri tjetrin. Nuk do të kemi nevojë dhe për kaçavidë me vete, për të vidosur ndonjë kokë vide në makinë ashtu sikundër thonin dikur për “Albanian Air Lines” (tjetër parajsë liberal-komunizmi edhe me Belle Air) dhe avionin e saj kur ngrihesh nga Frankfurti?!
 
Kjo do të na gjejë nëqoftëse policia i qëndron të vetes dhe Ministria e Transportit, të gjejë një lloj mënyre që të mos futen absolutisht në një thes ato që paguajnë taksë, me ato që nuk duan, dhe s’kanë paguar kurrë. Pikërisht me ato që kanë qenë figurat kryesore të “liberal komunizmit” shqiptar. Atij “liberalizmi-komunist” që ishte i lirë të mos paguante taksa dhe të fitonte më shumë se sa ai që paguan që ishte i lirë të mos zbatonte asnjë rregull për t’ju hedhur të tjerëve hi syve dhe mashtruar deri në palcë. Atij liberalizmi që është i lirë ti mbajë një shumicë njerëzish “barabar të varfër” dhe pa ligje e shtet normal. Po, përfaqësuesit kryesor në dukje si tipologji janë pikërisht “fugonët dhe fugonxhinjtë e tillë”. E shqiptarët nga ana e tyre kanë 23 vite që me sa duket vazhdojnë të “ëndërrojnë” udhëtimet e tyre me “Ziz-at dhe Gaz-at, apo RT dhe Shytat” kur hipnin mbi sponda dhe mbështilleshin me shall. Prandaj dhe ju duken mirë “fugonat” një pjese e cila është “tabularasa” në këtë drejtim. Këtë kanë shfrytëzuar dhe teoricienët e “liberal-komunizmit shqiptar”. Po të tjerët çfarë të bëjnë, të “dystojnë dhe ato trurin”?! Por gjithsesi, qeveria duhet të bëjë ligjshmëri dhe ndjeshmëri për furgonxhinjtë taksi. Është detyrë e saj të mos tërhiqet kundrejt pa ligjshmërisë, por të ketë normalisht në qendër të vëmendjes strategjinë e madhe të transportit urban, ndërqytetar dhe sidomos të licensave ligjore të pikërisht këtij sektori që duhet riformatuar me standarte të tjera sa më afër Europës dhe sa më larg “rrëmujës dhe padrejtësisë, liberal-komuniste” të deritanishme.