BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Po Lulushi, në cilin cep të qeverisë flinte?

Po Lulushi, në cilin cep të qeverisë flinte?
Nga Enver CAKAJ  Na çuditi Lulushi dhe lulushët me atë farë Kongresi që bënë sikur bënë. U shfaqën si demokratë dhe na dolën komunistë të thekur. U vetëquajtën demokratë me idetë e dhjetorit, por na dolën komunistë të 8 nëntorit. Të gjithë i nisën diskutimet me: “Ashtu si në gjithë vendin edhe dega jonë...” Por më e çuditshmja ishte, se pranuan që kishin humbur për faje, por veten e tyre e përjashtuan. Kush e drejtonte Partinë Demokratike? E harruan që në krye të saj ishte tellalli, që bezdisi edhe botën? Në esencë dominoi ideja: “Rroftë Partia Demokratike nën udhëheqjen e Partisë Komuniste!” Asnjë diskutant nuk la pa lavdëruar tellallin, edhe pse mbi atë i shkarkoi bateritë Lulushi, që nuk e di as vetë ku është e çfarë është. Vija e gjithë kongresit ishte: Të udhëhiqemi nga idetë dështake të ish-kryetarit, që e çarvaliti partinë dhe vendin. Nga ana tjetër dëgjuam angazhime, se do të fitojnë zgjedhjet vitin që vjen! Kjo është çudia. Populli e flaku atë ndyrësirë, kurse PD kërkon të fitojë me mësimet e dështakut dhe neveritësit. Kush na qenka ai budalla që u gënjyeka më me përrallat e PD-së? 
 
Po kush do ta drejtojë Partinë Demokratike tani e tutje? Delegatët përshëndetën e uruan Lulushin, po të parin përshëndetën tellallin bezdisës. Sa të jetë tellalli në godinën e SHQUP-it, nuk ka për të kënduar qyqe tjetër. Ne do t’i bëjmë ndonjë pyetje edhe Lulushit, i cili na i quajti të gjithë ministrat dhe liderin e partisë gjumashë. Po ju, zoti Lulush ku ishit, kur u vunë në krye të Ministrisë së Jashtme dhe të Rendit? Në cilin cep të qeverisë dhe PD-së flije? Kur ju e quani veten të aftë, përse nuk i zgjove gjumashët, po fjete tok me ta? Lulushi fjeti dhe në sallën e Kuvendit. I mblodhi, po nuk i ruajti dot dhitë. I ikën nga vatha e nuk votuan. Çfarë patën, more Lulush? Bagëtitë duan çoban të mirë, po ty të ikën nga moneja. Nuk u pëlqeu puna e nisur, apo nuk të duan ty? Po të kesh ndonjë lugë mend, na thuaj, se si do ta nxjerrësh PD-në nga humnera, kur je, jo vetëm në gjumë, por dhe nën hijen e tellallit, që vepron me metoda komuniste? Gjysma e dhive të iku, me cilin do të punosh. Po ç’të duhet ajo punë ty, more Lulush, që ta mban kokën gjithmonë ulur? Në të vërtetë i ke mësuar nja dy fjalë nga fjalori i tellallit, që edhe frymë merr kur të urdhërojë ai, po pushteti nuk merret me llafe e gënjeshtra. Si nuk thatë një fjalë për ata katër pushtetarët tuaj, që u ikën në Pukë e Tropojë? Po për ata skraparas, që ua shkundën fare partinë? Ju sikur jeni përbetuar për transparencë. Ai përfaqësimi, që deklaruat në Kongres, i përket Partisë Komunistë të Kinës, jo juve, që keni mbetur një grusht njerëzish. Po të kishte këtë numër anëtarësie PD, nuk do të kishte humbur aq thellë. Të mos harrojmë, kishit edhe nja dy aleatë në zgjedhje.
 
Nuk e morëm vesh, cili prej jush shikoi më shumë ëndrra, që dolët i treguat në ata farë Kuvendi? E kopjuan Partinë e Punës pikë për pikë. Morën zotime të guximshme, se do të vijnë në pushtet para zgjedhjeve vendore! Bravo u qoftë! A thua të gënjehen kaq kollaj ata që i keni afruar me të tilla gënjeshtra? Harruan që me këto gënjeshtra e humbën pushtetin. Akuzuan qeverinë aktuale, se është hajdute, por as ata që u dëgjuan brenda Kuvendit nuk u besojnë, se hajdutët denoncohen në drejtësi, jo rrugëve. Edhe ata që vetëquhen demokratë e dinë se kush është hajdut, sepse shokët e tyre janë në burg për vjedhje në qeverisjen e tyre. A i dëgjoni kronikat e zeza të mediave? Thuajse çdo ditë jepen kronika për arrestimin e ish-ëve. Të kujt ishin këta e të tjerë, që do t’i nxjerrë sita mbi të? Në Kuvend u bë bozë e ashtuquajtura dhunë në Kuvend. Ajo që ndodhi në Kuvend, ishte si shkak, sepse ju e bëni qimen tra, por ajo ka qenë e përditshme nga ju me opozitën e shkuar.
 
Kjo dihet, se ju nuk keni asnjë alternativë dhe merreni me zhurma false. Si nuk dëgjuam në tërë atë raport një farë projekti, se si duhet të qeverisni ndryshe ju po të vini në pushtet? Alternativa juaj ishte: Të rrëzojmë qeverinë. Po qeveria nuk rrëzohet pa shkaqe madhore. Duhen argumenta për ta bërë këtë. Përse do ta rrëzoni qeverinë, se po lan borxhet e rënda që i latë popullit, apo për arrestimin e hajdutëve, që u përkasin ju? Ky ishte Kongresi më qesharak që ka bërë kjo parti në jetën e saj. Në vend që të analizonte shkaqet e humbjes dhe keqqeverisjes, u mjaftua me një ndjesë. Po prapa kësaj ndjese qëndrojnë dhjetra projekte të nisura pa financime e të lëna në mes, qëndrojnë ato qindra vjedhje në energjitikë, që tani vuan krizën që e keni shkaktuar ju. E ku numërohen të këqijat që i keni bërë këtij vendi, që nga arsimi e shëndetësia, që duhen vite që të vijnë në binarë? Në fund, ne do të bëjmë dhe një pyetje për Lulushin. Po sikur të të zërë gjumi dhe ty, se je mësuar me të fjetur, si do t’i vejë halli? Do të kërkosh ndjesën e radhës e do të nisësh nga gënjeshtrat e reja?