BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Po vjen Alfred Peza...

Po vjen Alfred Peza...

Nga Kolec TRABOINI Na japin lajme disi të bujshme se po vjen Alfred Peza. Po ku ka qenë ky Alfred Peza, që paska ardhur?! Nuk mund ta kuptojmë këtë kushtrim politik mediatik ngaqë këtë Alfred Pezën e shohim përnatë me figurë dhe me zë në ekranin e vogël që po zmadhohet dukshëm tashmë duke na pushtuar mendjen e qenien. Ky këtu ka qenë. Ai që mungon këtu e që ne dëshirojmë të ishin, janë elementë të rinj nga populli e jo nga rutina e përditshme mbrëmasore tiranase.
Nuk shihet kurrfarë ardhje nëse me këtë kuptojmë një risi në radhët e partisë më të madhe opozitare në vend. Fakti që merret tjetri nga një studio televizive e reklamohet me të madhe si prurje (dhe vetë Peza deklaron me pompozitet: “Dua të kontribuoj sadopak për të rilindur Shqipërinë” sikur të ketë patur ndalesa e pengesa për ta bërë këtë punë edhe jashtë sqetullave të partisë), e gjitha kjo tregon se ka një shkëputje të madhe PS nga terreni. Të na falin, por kjo të kujton ata xhambazët që ia mprehin dhëmbët kalit kur duan ta shesin për kalë të ri.

Sepse kjo histori mund të vazhdojë deri në grotesk kolektiv mediatik në thirroret:
“Po vjen Koço Kokëdhima”, “Po vjen Anila Basha”, “Po vjen Blendi Fevziu”, “Po vjen Çim Peka”, “Po vjen Adrian Thano”, “Po vjen Rudina Xhunga”, “Po vjen Sokol Balla”, “Po vjen Roland Qafoku”. Po vjen e kush s’po vjen... Po populli ku është?
Të vjen në kujtesë një film i real-socit ku pyetet: “A është prifti, popull?” E për analogji në rastin tonë do do të përgjigjeshim, gazetarët shkrimorë e pamorë popull janë, por hallet e popullit në shpinë nuk i kanë. Se e dimë mirë jo vetëm çka flasin e shkruajnë, sikur jetojnë në një shtet tjetër, por edhe sa paguhet njëri e tjetri drejtues panelesh televizive. E këtu flitet për mijra euro e jo kacidhet që marrin pensionistët, që thënë të drejtën, shumica prej varfërisë kanë shpresë tek e majta që duhet të ketë një program social më të ndjeshëm ndaj realitetit absurd që kemi.

Kjo lojë kuintash pa vizion është një gabim i madh që mund t’i kushtojë shtrenjtë forcave të majta. Frika është se veprimet e fundit duke nxjerrë si show politiko-mediatik ardhjen e disa figurave të lodhura mediatike (gjoja të pavarura deri më tani) e duke i shitur si risi në PS, kjo tregon se kryesia e partisë e pranon botërisht se tërë strukturat drejtuese në qendër janë lodhur, janë në kauzë shterëse e ndoshta edhe humbëse.

Një mësim i madh i politikës për sukses brenda dhe jashtë partisë është se nuk mund t’i nxjerrësh drejtuesit dhe deputetët nga sqetullat, nga aparatçikët servilë, qoftë edhe nga studiot e TV e kthinat e gazetave dy hapa pranë selisë së partisë, apo tek drekon në Sheraton e Rogner, ndërsa votën t'ia kërkosh popullit diku larg teje. A thua populli që jeton kudo në këtë hapësirë shqiptare me plot halle mbi shpinë, e jo vetëm në qendër të Tiranës, nuk ka djem e vajza që dinë të qeverisin? Mos vallë u dashka t’i zgjedhin njerëzit veç për faktin se dinë të flasin bukur? Se dinë ta lidhin kollaron. Se dinë ta kruajnë zërin... Përtej kësaj mendoj se një deputet nuk shkon në Kuvend për të qenë thjesht një megafon politik, as fanti spathi nën mëngën e shefit, por për të sjellë ide për ndryshimin e kësaj gjendje mjerane ku ndodhemi, ku qeverisja nuk do t’ia dijë se varfëria tashmë shfaqet si një kërcënim i madh për ekzistencë.
Duke qenë gazetar nga profesioni nuk e mendoj kurrë gazetarinë si një apologje partiak, si një lugë e vogël për të përzier kafenë që do të pijë ai i madhi fare, apo një lëpirje këpuce në korridoret e partisë. Gazetari nuk është tellall i dikujt tjetër, por shprehës i bindjeve të veta në mënyrë të pavarur dhe solide. Prandaj kemi të drejtë të pyesim nga u katapultuan këta gazetarë në parti në prag të zgjedhjeve, kur deri dje betoheshin e përbetoheshin e për më tepër mburreshin për pozicionin e vet të pavarur në gjykimin apo demaskimin çështjeve apo aferave korruptive. Tani papritur i shohin nën sqetull të partisë që mendohet të vijë në pushtet. Kaq e vështirë është të kuptohet se pse?
Këta gazetarë nëse kanë personalitet të lartë, që nuk ua vëmë në dyshim, duhet jo të kapeshin pas kindave të palltos së shefave të partive, por të kishin kurajon e dinjitetin të dilnin kandidatë për deputetë të pavarur nga asnjë krah politik. Dikush mund të thotë se kjo nuk mund të ndodhë sepse është ndarë elektorati si plaçkë tregu tek Gabi. Gjithsesi ai që është një gazetar i vërtetë e jo marionetë politike lufton që kjo të ndodhë, që forca të pavarura të mund të vijnë e të sjellin zërin e tyre ndryshe nga politikat steriotipe e të manipuluara ligsht siç ndodh në Shqipëri. Ne për kësisoj gazetarie kemi nevojë. Me llafeollogë partish jemi ngopur.

Më vjen vërtet keq kur shoh se Opozita shfaqet e lodhur e pa vitalitet apo që mbahet pas figurave të konsumuara (si ai partiaku i lartë ish-kuadro i diktaturës, që shkruan në një dramë marroke se Shën Maria është një kuçkë - çfarë e lemerisi elektoratin në Korçë dhe nuk e di se me çfarë do të përfaqësohet kjo parti në atë qytet ku popullsia është prekur në sedër), apo kur opozita përpiqet të kapet pas fijeve të kashtës gazetareske dhe nuk shkon në terren, apo të kërkojë e të gjejë plot djem e vajza të reja brenda e jashtë Shqipërisë, të shkolluar në perëndim deri dhe në Amerikë po qe nevoja, të cilët do të mund të sillnin një frymë të re, një imazh të ri në politikë dhe në qeverisjen e këtij vendi ku zotëron kaosi, jo vetëm politik por edhe ekonomik, siç po jep sinjale tronditëse falimentimi i qendrës tregtare gjigande City Park, inaguruar me pompë qeveritare jo më shumë se tre vjet më parë.

Por më shumë se për opozitën më vjen keq se ka shumë njerëz që shpresojnë të ndryshojë gjendja, por kur shohim se ju afrojnë ca fytyra të konsumuara deri në rraskapitje stresuese në shtyp apo televizion, edhe ajo pak shpresë ju fashitet. Këtu kemi dhe një problem tjetër madhor; e gjithë Media shqiptare është zaptuar nga politika, pozita dhe opozita dhe nuk ka më asnjë organ vërtet të pavarur, asnjë hapësirë lirie. Prandaj ikin gazetarët si pelivanët nëpër sqetulla partish. Ne kështu po shkojmë drejt një politizimi të shoqërisë deri në atë shkallë sa të humbasë mendimi i lirë dhe i pavarur, dhe si në një lojë shahu gjithçka ta përcaktojnë shefat e partive. Demokracia kështu degradohet, lind një strukturë sunduese e ngurtë e gjithëpërfshirëse për t’i lënë vendin despotizmit partiak që derivon edhe në atë shtetëror. E fundit që desha të them është thjesht një pyetje retorike: A ka ndonjë mënyrë tjetër më dëshpëruese për ta vrarë shpresën e për të shkuar drejt humbjes?!