BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Politika e murtajës

Politika e murtajës

Nga Kolec TRABOINI Nuk duhet konsideruar triumf i kulturës apo mbi fenë atë çfarë ngjau në Përmet ku dhunohet prifti orthodoks prej policëve të përmbarimit. Së pari nuk ka pse të ketë rivalitete të tilla të stisura, kultura përballë fesë, a ndryshe. Kultura nuk ja ndjen kurrë nevojën dhunës edhe kur kjo e fundit fshihet nën petkun e ligjit. Problemi është i pronës e mund, për më tepër duhet të zgjidhet me tolerancë. Nëse gjyqet e gjyqtarë-qyqarët tanë nuk e përballojnë këtë zgjidhje ka edhe gjykatë në Strasburg. Por ky incident në Përmet më shumë të duket një stisje e qëllimtë prej segmenteve qeveritare anipse ju kanë mbetur vetëm dy javë qeverisje. E pse jo. Kryeministrit të ardhshëm që sapo është kthyer nga një vizitë në Turqi e më pas në Greqi, që ai i konsideroi vizita konstruktive e të dobishme, i duhen futur shkopinjtë nën rrota ende pa ardhur në zyre. Ti lënë brenda edhe një konflikt të stisur fetar e një acarim të marëdhënieve me Greqinë, e cila nuk lë rast pa ndërhyrë sikur kisha orthodokese të jetë nën juridiksionin e saj.

E natyrshme kjo kur kemi një qeveri të zgërlaqur e një president i cili nuk del të thotë, po dale ti zgjidhim punët me qetësi e pa eksese, pa patur nevojë të merret prifti publikisht zvarrë, e kështu të mos u lërë shteg grekëve të merren me punët tona se mjaft janë marrë deri tani. Mesa duket këtyre që e humbën pushtetin u intereson të lënë pas kaos, arkat e shtetit bosh dhe probleme pafund nëpër këmbë, mundësisht sa më shumë problem që të përfitohet për të krijuar mungesë stabiliteti dhe rrëzim qeverie. SHQUP-i më shumë se problem selie është një mollë sherri, një kasius beli siç thonë në diplomaci për të patur një sebep për të krijuar situatë të paqëndrueshme. Këta janë skenarët e një njeriu që nuk rri dot pa e tunduar shoqërinë shqiptare. Ky Berishë që nuk pranon të ikë edhe pse populli e ka zbuar me turp, ky antikristian në gen (trashëgim prej gjyshit si priftvrasës në Berishë), që me inisiativë e vullnet personal imponues e pa referendum e futi Shqipërinë në Konferencën e Vendeve Islamike (të cilat edhe sot e kësaj dite janë në një lloj armiqësie me shqiptarët përderisa nuk e njohin Kosovën dhe e konsiderojnë atë provincë të Serbisë). Ky njeri me gjykim të humbur nga deliret, deklarohet aq hapur e lehtësisht edhe në konfliktin e Egjiptit, pozicionohet krahut ekstremist islamik dhe nuk ka parasysh se turmat e verbëra që protestojnë dhunshëm sulmuan e dogjën për njëzet e katër orë 52 kisha kristiane në Egjipt e bashke me to dhjetëra institucioneve shtetërore ju vu flaka ndërkohë që vranë mbi 40 punonjës të rendit publik.

Çfarë do të bënte ushtria të shihte si vriteshin njerëzit me uniformë prej fanatikëve fetarë që u hodhën të rrëmbenin edhe tanket, që duan ta kthejnë Egjiptin në mesjetë, apo të bënte sehir si digjeshin kishat kristiane, të linte të kthehej kjo në një luftë fetare në një popullsi 85-milionshe ku 10 përqind, pra 8.5 milion janë Kopt pra kristian? Egjipti nuk mund të bëhet Afganistan. Ky është shkaku që hyri ushtria dhe e ndaloi vrullin e ekstremistëve që kërkonin edhe ndërrimin e kushtetutë e shkatërrimin e civilizimit perëndimor në Egjipt. Duke u shprehur kështu nuk mbajmë kahje por i hedhim një vështrim asaj që krijoj këtë përplasje të madhe që në të vërtetë është konflikt në mes të fanatizmit fetar dhe civilizimit të shoqërisë egjiptiane. Vete presidenti amerikan Obama e ka të vështirë të marrë një vendim për prerjen e ndihmave ushtrisë egjiptiane prej mbi 1 miliard dollarë. Sepse siç deklaroi Sekretari i Shtetit Xhon Kerry në muajin prill në Komitetin e Marëdhënieve me Jashtë të Senatit Amerikan, “Ushtria (egjiptiane) është investimi më i mirë që ka bërë Amerika ndër vite në këtë rajon”. Ndërsa ky Saliu që na ka rënë si hise prej errësirës anadollake, që vrau në mes të bulevardit katër qytetarë me duar ndër xhepa pa ju dridh qerpiku, akuzon të tjerët në Egjipt duke qenë vetë një vrasës gjakftohtë i popullit të vet. Mendoj se vetëm toleranca është ajo që na çon në një udhë të drejtë e jo fryma antikristiane apo e kundërta. Edhe konfondimi i kristianëve shqiptarë me grekët ( si në rastin e Përmetit prej disa pseudoanalistev) apo katolikët me italianët janë qëllimkëqia, ushqehen prej qarqeve fanatike fetare dhe suportojnë kapjen e shtetit prej terroristëve islamikë. Në Egjypt kjo po ndodh.... A mos kërkojnë të bëjnë këtë edhe Berisha dhe banda e hajdutëve që i shkojnë pas? Pra, të ngrihen bandat që e mbështesin e të na kthejnë Sali - Muorsin( lexo Murtajën) tonë sërish në pushtet. Ta kthejnë Tiranën në Kajro e Kabul?! Kush e di edhe këtë ëndërron. Si çdo ujk shpellash e pyjesh që mjegull e errësirë kërkon....