BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Politika, shteti dhe interesat popullore si përparësi

Politika, shteti dhe interesat popullore si përparësi
Nga Astrit KOSTURI*  Veçanërisht këtë dhjetëvjeçarin e fundit, ndodhi ajo që i kishte dhënë shenjat prej kohësh, që pushteti dhe populli do të ishin dy gjëra krejt të ndara. Edhe pse mes popullit dhe pushtetit të tij ka dete dhe oqeane që i ndajnë, përsëri makineria shtetërore dhe gjithë mjetet propagandistike dhe detyruese, arrijnë dhe ndërhyjnë në çdo kohë dhe sa herë të duan në jetën tonë, duke e vështirësuar atë përditë e më shumë. Edhe pse mendon se hallet e tua një ditë do të marrin fund, përsëri ato sa vijnë e shtohen. Kjo ndodh, se popullit nuk i ka mbetur asnjë mundësi dhe asnjë shans të takohet me pushtetin që nuk është më i tij, por që vjedh e grabit, që bën ligje e vendime në emër të popullit, për interesat e njerëzve të veshur me pushtet. Pra, shteti si makinë dhune e morsë shtrënguese i gjen rrugët për të shkelur mbi kurrizet tona, ndërsa popullit i ka humbur çdo mundësi komunikimi, sado të flasë e të ulërijë, fjala e tij ngec, siç ndodh gjithnjë kur flet fukaraja. Kjo distancë dhe ndarje drastike tashmë, mes popullit dhe atyre që ushqehen vetëm interesa sundimi e pasurimi, ka bërë imediate edhe ndarjen qartësisht të alternativave, të djathta nga ato të majta. Këto 20 vjet të çoroditjes tonë politike, realisht nuk ka patur një rreshtim, apo shtresëzim klasik të shoqërisë, sipas kritereve të mirënjohura, në mbështetje të së majtës apo të së djathtës, por mendojmë se kësaj amullie politike duhet t’i jepet fund. Në gjithë këto vite, ky absurditet dhe ngatërrim mes të majtës dhe të djathtës ka ndodhur dhe mbahet më këmbë, sepse vetë partitë, nuk janë ngritur mbi kritere të diferencuara dhe nuk funksionojnë dhe as i respektojnë këto principe programore e morale, pavarësisht si e quajnë veten të majta apo të djathta.
 
Ky ekuivok do të kapërcehet, vetëm duke luftuar me qartësi politike dhe pa mëdyshje,  me ndershmëri e vendosmëri, për zgjidhjen e çështjet madhore që preokupojnë shoqërinë e sotme shqiptare dhe jo me demagogji e përralla Fejsbuku. Sidomos pushteti i këtyre tetë viteve të fundit, i manipuluar dhe i urdhëruar nga autokrati Berisha, është një pushtet fantazmë e virtual, pushtet Fejsbuku dhe dhunë djallëzore, me një forcë të madhe shkatërruese në jetën tonë! Marrëdhënia virtuale Qeveri - Popull është një katastrofë; dhe ketë e kupton lehtë çdo njeri, kur ka një hall a problem!  Ajo që përbën thelbin dallues të këtyre dy alternativave e përbën qëndrimi lidhur me raportin mes të pasurve dhe të varfërve, si dhe zgjidhjet që i japin programet e tyre, krizës së masave popullore, që tashmë ka marrë përmasa globale. Kjo krizë globale, e sjellë nga ajo që një ekonomist i shquar amerikan e quan “kapitalizmi i çrregulluar dhe i babëzitur”, po risjell edhe një herë në vëmendje të ekspertëve raportet mes të pasurve dhe të varfërve, detyrimet që kanë këto shtresa ndaj shoqërisë dhe detyrimet që vetë shoqëria ka ndaj tyre.  Me fjalë të tjera, pabarazia sociale po thellohet në atë shkallë sa po shihet me shqetësim dhe nga vetë përfaqësuesit e oligarkisë politiko-financiare, të cilët do të donin një shoqëri më pak të disniveluar, për t’u ndier më mirë në komoditetin e pasurisë së tyre. 
 
Nëse në njërin krah, ky disnivel po shton në përpjestim të shpejtë ndjenjat antikapitaliste, në krahun tjetër, po shton përpjekjet e atyre që kanë miliarda për ta bërë më njerëzore pasurinë e tyre, aventurën e tyre të kamjes dhe disproporcionet sociale, duke “falur” diçka nga “shumica e gjërave” që zotërojnë. Në këtë mes, në këtë raport të ndërlikuar, hyn politika dhe pikërisht politika e spektrit të majtë, pasi gjithmonë në raste krizash e reçensionesh, e majta është më afër halleve të atyre që vërtet kanë hall dhe më larg atyre që rreken të thellojnë hallet e shumicës, për hir të ruajtjes së miliardave. 
Ngjyrat e të majtës po e ngjyrosin me shpejtësi spektrin politik europian e më gjerë, duke treguar se ka ardhur koha e reformave me sens realisht dhe thellësisht social, jo me platformë demagogjike dhe skupe të çastit, për hir të votave. 
Nëse në botën e sotme ekziston pa barriera një rikthim populist tek e majta politike, sidomos në kushtet kur ekonomia globale vazhdon të shkatërrohet dhunshëm nga kriza e sjellë prej tejkalimeve më të rënda të sistemit, në Shqipëri kjo orë jo vetëm që ka ardhur por nuk mban më. Çdo vonesë do të ishte një humbje kohe dhe bjerrje e stërzgjatur në tunelin e krizës njëzetvjeçare, ku e ka zhytur vendin një politikë amatore dhe infantile. 
Shoqëria shqiptare ka pësuar tre trauma të rënda sociale dhe ekonomike, si pasojë e një udhëheqjeje mediokre, për të mos thënë dashakeqe të kësaj klase politike, kryesisht të djathtë, që e ka çuar vendin në prag të greminës. 
Trauma e parë ishte efekti shkatërrues ekonomik i “terapisë shok”, ideator i së cilës qe i ndjeri Gramoz Pashko dhe që u mbështet fuqishëm nga lidershipi politik blu, duke e kthyer vendin në tokë të zezë, duke prishur e shkatërruar me ngut një pasuri kolosale, ngritur me djersën dhe gjakun e brezave të një populli të tërë. 
Trauma e dytë, privatizimi i sektorëve strategjikë të ekonomisë, rrënimi i arsimit, shëndetit dhe shërbimeve publike. Rasti më alarmant i kësaj papërgjegjshmërie është privatizimi absurd i shpërndarjes së energjisë nga kompania ÇEZ dhe falimentimi i saj si rezultat i “gjobave” të vëna nga “kusarët me jaka të bardha”, duke lënë një boshllëk gjigand të zbuluar në bilancin e shifrave ekonomiko- financiare.  Trauma e tretë, por më e rënda, trauma morale, vrasja e besimit dhe e shpresës tek sistemi, vrasja e shpirtit njerëzor, nga kjo xhungël pasionesh të errëta, ku më i forti është ai që ndodhet më afër pushtetit dhe qeverisë dhe mund të bëjë gjithçka “me duar të pastra”. 
 
Dihet se efekti politik parësor i krizës ekonomike ka sjellë një përshpejtim të ardhjes së të majtës në pushtet në Europë dhe kudo gjetkë, të cilat synojnë që të ngushtojnë sa të jetë e mundur më shumë, hendekun midis të pasurve dhe të varfërve. Në Shqipëri ky hendek është aq i thellë dhe vazhdon të thellohet çdo ditë me ritme të tilla klithëse, në saj të kësaj qeverie të papërgjegjshme, sa duket se vija ndarëse po bëhet e egër dhe agravuese.  Partia Socialiste, Edi Rama dhe aleatët e tij opozitarë kanë një program të fortë, konkret dhe shterues për ngushtimin e këtij hendeku, me anë të një sistemi taksash progresive, me anë të rritjes së nivelit të shërbimeve publike, rritjes së minimumit jetik dhe kthimin e tij në një optimalitet jetik, etj. 
Në kushtet e reja ku gjendet njeriu shqiptar, në krizë dhe dëshpërim, në vend që t’i drejtohet një modeli, shansi a mundësie, të cilat duhet t’i shohë së pari e mbi të gjitha tek nëpunësi i administratës, tek njeriu i shërbimeve qytetare, (por në vend të kësaj sheh korrupsion dhe dallavere) shpesh i drejtohet rrugës më të lehtë e më të rrezikshme, krimit ordiner, vjedhjes, vrasjes, keqbërjes.  Në Shqipëri kriza nuk ka të shkojë më tej, nuk ka ndonjë limit më të egër e më të skajshëm, ku pritet që të degjenerojë, përveçse në trauma kolektive, që larg qoftë, mund të risillnin, në rastin më të keq, nëse do të vijonte manipulimi dhe mashtrimi i politikës bunker, një nëntëdhjetë e shtatë tjetër. 
 
Prandaj, jo vetëm për shkak të nevojës së ngutshme të rrotacionit politik, jo vetëm për shkak të konsumimit të trishtë të një pushteti abuziv nga e djathta, por dhe për shkak të gjithë këtij kompleksiteti faktorësh nacionalë e gjeopolitikë globalë, është koha e të majtës. Është ora e të majtës!...  Shqipëria është një vend ku gjurmët e politikës së armatosur dhe përjashtuese kanë qenë të tilla që kanë lënë shenjë deri nën lëkurën e shqiptarëve të varfër, të cilët të ballafaquar me urinë, skamjen, mungesën e shërbimeve, taksat e larta për të vobektit dhe taksat e ulëta për mafien oligarkike, nuk kanë më se çfarë të humbasin. Se çfarë të fitojnë, në një rrotacion të pritshëm politik, në një terren ku politika të mos jetë hanxhar në duart e oligarkisë, por një barkë shpëtimi për shoqërinë, sigurisht që kanë pra, kanë se çfarë të fitojnë…  Besoj se zoti Rama dhe koalicioni që ai drejton do të dinë dhe, mbi të gjitha, do të kenë vullnetin e duhur politik, për ta bërë ndryshimin e pritshëm, për të mos i zhgënjyer rishtas shqiptarët, siç ka ndodhur zgjedhje pas zgjedhjesh në këto njëzet e dy vjet tranzicion të egër, ku është vrarë morali dhe shpresa njerëzore e shqiptarëve për një jetë më të mirë.  Duhet nisur thuajse gjithçka nga fillimi, por në rrethanat e një votëbesimi popullor, kur konturohen fijet e shpresës, shoqëria e ndjen nga brenda ndryshimin, përgatitjet për ta përqafuar këtë ndryshim dhe për ta përkrahur atë. 
 
Ndodh ajo që Karl Poper, një sociolog dhe politolog i shquar e quan “katharsisi kolektiv”, identifikimi i shoqërisë që pret të jetë objekt dhe subjekt ndryshimi me protagonizmin politik të këtij ndryshimi.   Leon Trotsky njëherë e përshkroi Rusinë cariste si ”ndërthurje e ligë midis kamxhikut aziatik dhe bursës evropiane”, përshkrim i cili i përshtatet edhe më mirë situatës së sotme ekonomike, sociale dhe politike në Shqipërinë e sotme, nëse “kamxhikun aziatik” e zëvendësojmë me “shkopin e gomës dhe snajperat e qeverisë”, si dhe “bursën europiane” me miliardat e kupolës.  E majta i ka shanset të ngrihet mbi këtë mentalitet antipopullor, të rrënojë muret e izolimit të politikës nga populli dhe të ndërtojë një urë të fortë midis politikës dhe shtresave të gjëra sociale të shoqërisë, duke u bërë një shërbëtore e interesave të njerëzve të këtij vendi, që o sot o kurrë, lypset të dalë, më në fund, nga kthetrat e këtij tranzicioni primitiv e të stërzgjatur deri në neveri. *Kryetar i Lëvizja për Drejtësi e Shqiptarëve