BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, shpërndarja në bankë do të nisë nga 1 prilli, eksperti Kujtim Hoxha jep detaje për bonusin që do të marrin të moshuarit

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi të eliminonte edhe dëshmitaren kyçe të aferës ‘CEZ-DIA’ që do i bëjë gropën në SPAK dhe si i pastroi në bashkëpunim me Sali Berishën 6 miliardë lekë në Afrikë

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi
x
BREAKING NEWS

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi Ramës që është përfshirë në korrupsion e pastrim parash, ja si SPAK po e heton veçmas nga dosjet “përvëluese” dhe si rrezikon të arrestohet për zhdukjen e 10 milionë eurove ...

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është tmerruar nga drejtësia, SPAK i ka gjetur miliona lekë, ja pse do të ketë arrestime të reja në mazhorancë

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është
x
BREAKING NEWS

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e deputetëve dhe politikanëve, nga Evis Kushi, Etilda Gjonaj, deri te Lindita Nikolla dhe Ferdinad Xhaferraj

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e
x

Opinion / Editorial

Politikanë, mos e shtrembëroni historinë!

Politikanë, mos e shtrembëroni historinë!
Nga Akademik Ali ELTARI (LAPI)  Para pak ditësh, Radio-Televizioni Shqiptar transmetoi emisionin për vlerat e “Lëvizjes Studentore të Dhjetorit”. Sipas të ftuarve, që flisnin me gjuhën e pavërtetë të politikanëve, rënia e komunizmit në Shqipëri dhe gjoja ndërtimi i demokracisë na paska ardhur nga kjo lëvizje e fuqishme e atyre, që nuk dinin çfarë kërkonin… Si është e drejta?  Kur u bë përvjetori i OKB, shkoi në atë ngjarje të madhe botërore edhe Sekretari i I i Partisë Komuniste (të Punës) së Shqipërisë, Ramiz Alia. Ai, atje bëri edhe takimin kokë më kokë me presidentin e SHBA, të asaj kohe. Të nesërmen, gazeta e komunistëve në Shqipëri “Zëri i Popullit”, botoi shkrimin, ku ndër të tjera thuhej se “ndërruan disa ide”. Sapo e lexova atë rresht, u them shokëve të zyrës: “U futëm edhe ne re rrugën kapitaliste…”. Shokët e redaksisë desh më mbytën, por, kur u tregova atë rresht, ata shtangën.
 
Të mos harrojmë se në këtë gjendje ndodheshin edhe vendet e tjera, të quajtura “socialiste”. Çaushesku i Rumanisë përgatiti mbledhjen, e cila u transmetua drejtpërsëdrejti, për kthesën që duhej të bëhej, në drejtim të demokracive perëndimore. Por, e pësoi dhe e vranë. Ramiz Alia nuk e bëri atë gabim, por e dha të montuar takimin me punëtorët e Kombinatit Metalurgjik dhe sajoi dhënien e një qengji fshatarit për ta pasur në ndonjë rast gëzimi... Më pas u caktuan parcela toke ku të mund ta kullosin, që populli me ironi e quajti “Kullota e nënë Terezës!” Kështu, ai po bënte përgatitje, që ta “lëshonte pushtetin”, pa rrezikuar veten dhe njerëzit e tij në pushtet, por edhe për ta lënë pasurinë e shtetit shqiptar në duart e komunistëve, për ta ndarë atë me “zgjuarsi” ndërmjet tyre... Si duket këto ishin “idetë”, që ndërruan me Presidentin amerikan... 
 
Të nisur nga këto lëshime, por sigurisht edhe me nxitje të fshehtë të ramizajve, studentët kërkonin me shumë mundësi për të pasur jetë më të mirë në konviktet e tyre. Pasi kundër tyre nuk ndërhyri policia, këta i shtuan kërkesat, por pa kaluar caqet... Në këtë kohë punonjësit e Radio- Televizionit Shqiptar u ngritën me kërkesa politike. Në atë kohë, Ramiz Alia u përpoq të ulte studentët e pabindur, duke i ftuar të zhvillonte bisedime me ta. Por greva e Radio- Televizionit po përshkallëzohej, gjë që po ia prishte drejtimin skenarit të tij, ndaj kundër tyre dërgoi policinë. Do të mbeten të paharruara skenat kur me punonjësit e Radio- Televizionit Shqiptar po bashkoheshin turma të mëdha popullore. Ato u bënë aq të shumta sa që edhe vetë policia nisi të lëkundej, madje në një rast ata, jo vetëm që nuk vepruan kundër punonjësve të Radio- Televizionit, por edhe i përkrahën. Në ato kohë, turma thirri fort: “Policia është me ne”! Pamjet kur grevistët e Radio- Televizionit dhe policët u përqafuan, bënë xhiron e Botës. Edhe ata njerëz, që deri në atë kohë nuk e dinin se ku binte Shqipëria, e njohën atë nëpërmjet të kësaj greve të fuqishme, që tronditi deri në themele pushtetin e kastës komuniste.
 
Një ditë, zemërimi popullor u nis të shkatërronte “Bllokun”, Kullën e Hekurt, ku zhvillohej jeta e parajsës tokësore, në vendin më të varfër të Europës. Nëse do të arrinte turma të hynte në “Bllok”, sigurisht do të kishte gjakderdhje të llahtarshme, por ama, do të niste gjithçka nga e para dhe në Shqipëri do të rilindte shteti me demokraci të vërtetë dhe jo “demokraci me në krye komunistët”. Mirëpo për çudi, se nga erdhi një megafon dhe vajti e mbeti në duart e Neritan Cekës, i cili i foli turmës të kthehej pas, të mos i shkatërrohej komunizmi, që po dridhej nga furia e turmës. 
 
Kush ishte Neritan Ceka? I ati i tij, Hasan Ceka, ka mbaruar shkollën në perëndim. Enver Hoxha, mbasi mori pushtetin, i vrau të gjithë ata me kulturë perëndimore, por jo Hasanin. Jo vetëm që s’u prek, por u vlerësua puna e tij shkencore. Përse e bënë këtë përjashtim komunistët? Parimi i tyre ishte të rekrutonte njerëz, që kishin miqësi me të pakënaqurit nga pushteti komunist. Këta do t’u siguronin më shumë të dhëna, për të mësuar cilët ishin të rrezikshëm për pushtetin e tyre dhe i vrisnin përpara se të fuqizoheshin. Ata që do të pranonin të spiunonin miqtë e tyre do të shpërbleheshin, duke i shkolluar fëmijët në shkollat më të pëlqyera dhe do t’u krijonin kushte të mira jetese. Një kërcënim të tillë ia bënë edhe tim ati, jo se ai kishte bashkëpunuar me armiqtë e komunizmit, por vetëm e vetëm se i ati i tij, një herë e një kohë, na kishte qenë shumë i pasur. Por, im atë, nuk u bë kurrë spiun i komunizmit, ndaj mua më dërguan në tërë rininë time mësues në shkollat më të vështira në malësitë e Tiranës. Bëj pyetjen, nga e gjeti Neritan Ceka atë megafon, që edhe sot vështirë të gjesh të tillë në treg, me të cilën ndali turmën, të mos i hynte “Bllokut”. Kush ia solli? Pra, komunistët kishin parashikuar si të mundshëm edhe ndonjë rast të tillë dhe ai i parapriu. Kështu, për më se 45 vjet, agjenti nuk dukej se po i shërbente komunizmit, por shërbimin e kreu i biri, në kohën më të rrezikshme për jetën e tyre.
 
E theksoj, se vërtetë që u mënjanua gjakderdhja, por në Shqipëri nuk erdhi demokracia e vërtetë, por demokraci me komunistë në pushtet, sot biznesmenë të fuqishëm. Pse? 
 
Së pari nuk u kthyen pronat. Ç’vlerë do të kishte ajo, mund të pyesni. Do të vihej në vend drejtësia dhe jo vazhdim i padrejtësisë. E kam thënë shumë herë se, në Shqipëri ose duhej të liheshin kooperativat bujqësore, por të drejtoheshin nga vetë fshatarët, ose t’i ktheheshin pronat pronarëve të ligjshëm dhe ato do të ishin të interesuar, që fshatarëve të tyre t’u jepnin paga sa më të larta, që të punonin me ndërgjegje. Kjo do t’u shërbente edhe vetë fshatarit, edhe pronarëve, edhe shtetit, që do të ishte fuqizuar. Në vend të veprohej me drejtësi, toka u copëzua dhe turma vandalësh, ndër këta pëshpëritet se ishin edhe disa nga ata studentët e dhjetorit, natën prenë drurët frutorë e vreshtat. Përse? Që t’i blinin frutat për shumë vjet jashtë shtetit. Kujt i interesonte kjo? Atyre që morën frenat e shtetit. Ku qëndronte fitimi? Doganat i kishin ata dhe vidhnin pa i dhënë kujt llogari... Tani shteti duhet t’u paguajë pronarëve të ligjshëm para, nga tokat e grabitura, me paratë e taksapaguesve të varfër. Po pronarët e tokave a janë të kënaqur me këto para, të cilat sigurisht do të jenë me vlera shumë më të pakta se sa kostoja e vërtetë e tokës dhe e ekonomive të tyre? Sigurisht jo.
 
Përfundimi i këtij çerek shekulli i gjeti shqiptarët në gjendje edhe më të vështirë se në regjimin komunist. Çfarë fituan njerëzit e thjeshtë nga ndërrimi i qeverive, përveç fukarallëkut dhe mungesës së përfytyrimit të së ardhmes? A do të vijë dita që pronarët dhe jo fjala përbuzëse “ish pronarët”, të gëzojnë pasuritë që i kishin vënë me mundim të madh stërgjyshërit dhe e gjyshërit tyre, apo do të vdesin që të gjithë të uritur dhe të dëshpëruar nga mashtrimet e pas-komunistëve?
 
Përse Radio- Televizioni Shqiptar nuk e pasqyron grevën e fuqishme të punonjësve të saj, apo kea frikë se i vërsulet Berisha, që e shtrembëroi të vërtetën e nxitimit në “dorëzimin” e Ramiz Alisë? Edhe shkolla më e largët e fshatit e më e vogla në Shqipëri e ka të shkruar historinë e saj. Po ju, që keni treguar çfarë ndodh në Shqipëri dhe në botë, pse nuk keni shkruar historinë tuaj, për t’u treguar shqiptarëve dhe botës, se në ditët më të vështira, punonjësit e saj vunë mendjen dhe gjoksin në hallet e Shqipërisë?... Të mos harrojmë se, për atë grevë, ku u vunë bazat politike dhe jo për probleme të thjeshta private, punonjësit e Radio-Televizionit vunë në rrezik jetën e familjes dhe jo studentët. Pra, duhet të thuhet historia siç ka ndodhur dhe jo si mund të përfitojnë politikanët (gënjeshtarët.) Kjo ndodh kur historinë e komentojnë politikanët, që gënjejnë popullin për të marrë pushtetin dhe jo ata që vunë në rrezik jetën e tyre dhe të fëmijëve, duke i shërbyer atdheut dhe nuk panë interesat e tyre.
 
Duhet të dini se në ato ditë rrëqethëse për shkarjen e komunizmit, Ramiz Alia dërgon në Radio-Televizion, ideologun e tyre, komunistin Kastriot Islami. Më pas ai u bë socialist, sot “demokrat”. Ai, pasi u këshillua me Ramizin, organizoi takimin me grevistët e Televizionit në sallën e madhe të regjistrimit. Ishte menduar t’u jepej fjala vetëm komunistëve, të na frikësuar. Kështu, pasi foli i dërguari i Ramizit, kërkova fjalën, por ajo iu dha Xhemal Matos, i cili mburri punën e komunistëve. Sapo e mbaroi ai së foluri, duke e parë se nuk do të ma jepnin asnjëherë fjalën, u ngrita dhe nisa të flas pa leje. Kur e përfundova, njerëzit në sallë u ngritën në këmbë dhe më duartrokitën vrullshëm, aq sa i dërguari i Partisë Komuniste u ngrit dhe iku si i thonë “me bisht ndër shalë”. Dhe greva jonë jo vetëm që nuk ra, siç shpresonin komunistët, por u forcua edhe më shumë.
 
Por duhet të sqaroj edhe një çështje. Sali Berisha të sqarojë për t’u mbyllur disa thashë e thënie. Qarkullojnë fjalë se në mbledhjen e parë, për të zgjedhur kryetarin e Partisë Demokratike, masa zgjodhi Meksin. Sapo u vendos ai, në sallë hyn dikush dhe i thotë diçka me zë të ulët Meksit. Atë kohë, ai iu drejtua votuesve: Ju faleminderit që më zgjodhët, por unë mendoj se drejtimin e Partisë mund ta bëjë më mirë Sali Berisha...
 
Zgjedhësit nuk kundërshtuan. Për t’iu mbyllur gojën thashethemeve, a mund të përgjigjesh se cili qe ai njeri, kush e dërgoi dhe kush ishte qëllimi, që duhej të ishe ti në krye dhe jo Meksi? Duhet të pranojmë se ne shqiptarët vdesim për një çikë pushtet, kështu që Meksi ka qenë në mes të mëdyshjeve të forta, që e lëshoi aq butësisht postin që ia dhuroi masa e politikanëve të rinj...  *Anëtar i Akademisë së Shkencave të Ballkanit