BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Protesta, SHIK, Vetëvendosja, Jabllanoviç

Protesta, SHIK, Vetëvendosja, Jabllanoviç
Nga Gazmend ISLAMI   Situata e krijuar në rrafshin kombëtar sa vjen e problematizohet falë mos seriozitetit të punës nga faktori politik e që është meritë e atyre që fituan zgjedhjet, si dhe koalicionit të bërë që më shumë i ngjan një koalicioni të mafies politike të SHIK-ut dhe një pjese të strukturës së LDK-së që nuk janë në vijën e politikës së udhëhequr që nga themelimi i saj. Sa më shumë që i zgjatet jeta kësaj garniture ministrash që janë të përfshirë në afera të ndryshme korruptive aq më keq për vendin. Përgjegjësitë janë të mëdha, shqiptarët historikisht çdo herë kur kanë qenë në qendër të vëmendjes nga bashkësia ndërkombëtare kanë krijuar tollovi, qeveri të ndryshme që kanë kthyer proceset mbrapa.
 
Po flas për protestat e fundit të cilat në kuptimin e plotë të fjalës, janë të ligjshme, dhe në pajtim me situatën e krijuar në problemet e shumta që kanë krijuar pushtet e deritashme e më së shumti pushteti i PDK-së, i cili jo vetëm që ka qenë dhe është kriminal, por në planin afatgjatë kanë krijuar politika të tilla që Kosovën e bëjnë një vend jo funksional dhe një vend ku Serbia është pjesë e pandarë e jona. Protesta që po kërkohet të shkarkohet një ministër serb që është radikal, tip që e urren e Kosovën dhe popullin shqiptar, nuk mendoj se do të ketë ndonjë efekt që për mua është fare i parëndësishëm se edhe po të shkarkohet ky, do të vijë vëllai i tij aty,çka është edhe më e pakuptueshme të kërkohet nga Isa Mustafa, i cili jo vetëm që është pa fuqi ekzekutive po ai më shumë është një kukull që për mbetur edhe ndonjë ditë në krye të LDK-së pa fije turpi ja zgjati jetën politike Hashim Thçait dhe shpëtoi hajnat që jetojnë pa brenga.
 
Pra, në vend që në protestë të kërkohej burgosja e Hashim Thaçit, vëllezërve të tij, Kadri Veselit e truprojave të tij, Azem Sylës, Adem Grabovcit, Ahmet Shalës e dhjetra të tjerëve që janë të përfshirë në krime të ndryshme, protestat i orientojnë në kërkesa banale të pavend dhe të dirigjuara vetëm për vete dhe subjektin politik. Pse nuk protestohet dhe të thuhet se jemi në një gjendje të tillë që radhitemi në vendin 111 diku tek Etiopia për ekonomi, korrupsion, për varfëri e liri të shprehjes së mendimit? Këto kërkesa do ta bindnin qytetarin se duhet protestuar për ti dhënë fund një politike shtypëse të krijuar në Kosovën e pas luftës nga SHISH-SHIK që kontrollon ende komplet shtetin tonë, që nga Policia, FSK, AKI, Gjykatat, Prokurorinë, Postën, të gjithë shtyllat e shtetit. Vetëm duke i dhënë fund këtyre dukurive mund të krijohet një shtet normal e demokratik, përderisa të gjitha këto shtylla i shërbejnë një partie politike, aty nuk ka vend për demokraci e zhvillim.
 
Nëse vërtet këto parti opozitare janë të vendosura për ndryshim duhen marrë çadrat e duhen vendosur në kryeqytete për ta detyruar qeverinë të largohet dhe të krijohet një qeveri e unitetit, po këta edhe po duan rrogat e pushtetit edhe privilegjet e deputetit edhe po do të protestojë me nga 1 orë, ashtu ndryshime nuk ka, pra nuk shihen serioze sepse nuk ka seriozitet për të bërë hapa të tillë. Me protestën e fundit më së shumti u vërtetua se partitë janë në gjendje që të shfrytëzojnë situatën për interesa të ngushta dhe kjo nuk i shkon për shtat askujt, përpos atyre që duan ta kapin shtetin duke u thirrur në shtetin.
 
Besoj se asnjë qytetar nuk është i kënaqur me situatën që po kalon vendi ynë, por para se të marrësh një vendim për të ndryshuar diçka në të mirë të vendit, duhen analizuar problemet dhe rrethanat politike. Është mirë që kërkohet maksimumi nga ata që ka zgjedhur populli, por çdo herë duke aluduar në të kapshmen dhe atë që është demokratike. Pushtetet e dhunshme në Kosovë kanë lënë edhe pasoja psikologjike, disi kanë mbjellë në unin tonë dhunën. Deri më tani Lëvizja Vetëvendosje ka pasur përkrahjen e rinisë, por kjo do të zbehet pas analizave të bëra për demonstratë ku do të kuptohet që këtë e kanë bërë më shumë për pushtet sesa që u ka “plasur koka” për shkarkimin e Jabllanoviçit.