BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Rezili i krimeve apokaliptike, që i bën karshillëk drejtësisë!

Rezili i krimeve apokaliptike, që i bën karshillëk
Nga Kastriot ALIAJ  Megjithse mundohemi të bëjmë përpara, për të përftuar më shumë pjekuri, aftësi, intelektualizëm e kulturë demokratike, në ndërtimin e një shoqërie të munguar me standarte evropiane, përsëri ngatërrohemi me pengesat e amoralitetit të politikës vjetër anakronike të papërgjegjshme që po demostron opozita. Shumica e shqiptarëve në unison edhe me ndërkombëtarët, janë mëse të bindur, se kjo shoqëri që kemi filluar ta performojmë, nuk mund të mbetet peng i filozofisë boshe dhe i shout mediatik që bën opozita nëpërmjet drejtuesit de fakto Sali Berisha. Qëndrimet e fundit në media në Parlamentin shqiptar, dhe në shtypin e mbështetësve të verbër e kanë bërë atë dhe forcën e tij që drejton me telekomandë nga zyra e tij e vetmisë së madhe, që të humbë kredibilitetin dhe raportet e demokracisë me demagogjinë. Ky njeri që nuk ka prodhuar asnjëherë politikëbërje normale por anormale, që ka vënë në pikëpyetje jo vetëm ekzistencën e partisë së tij por ka marrë nëpër këmbë edhe nderin e opozitës në tërësi. Por, nëse ky njeri mundohet të rrëshqasë nga përgjegjësia politike dhe penale për dëmet e shkatërrimet gjatë qeverisjes së tij nuk harron populli. 
 
Bipolarizimi politik i kësaj force, duke lëvizur në drejtim të kundërt të interesave të vendit, mos respektimi i marrëveshjes me BE, përplasjet dhe reagimet me egërsi ndaj luftës që po bën shteti me krimin e organizuar, mos reagimi ndaj drejtësisë së korruptuar dhe degraduar, kundërshtimet për reformat e filluara e ka çuar këtë parti në gjendjen më kritike të historisë së saj. Gjendja depresive në të cilën ka rënë kjo parti me drejtuesit e saj, qëndrimet e gabuara ndaj realitetit, që po spekulohet në media, nuk jep aspak shenja reformimi dhe korigjimi të shënjestrës, për t’u bërë forcë demokratike, por ka mbetur në kufijtë e paraardhësve të saj dhe diktaturës. Kjo forcë politike me modelin e saj nuk është bërë kurrë pjesë e vendimmarrjes politike, por e ka kthyer atë në bumerang duke mos qenë kreative transparente dhe e arsyeshme. Njeriu që po e mban peng këtë parti dhe politikën shqiptare si rezultat i çrregullimeve bipolare, i rëndojnë në ndërgjegjen e tij 23 vjet krime, për të cilat megjithëse i pranon, nuk është vënë asnjëherë para drejtësisë. Këtë njeri që ka shumë llogari të pambyllura me popullin shqiptar, për krimet e kryera gjatë sundimit të tij, e mundon ndjenja e fajësisë ndaj shoqërisë shqiptare por dhe ndaj politikës mjerane që ka ndjekur. 
 
Dalja e tij në mediat vizive i shpërfytyruar plotësisht, të krijon imazhet e Shvejkut, që duke mbajtur të njëjtën qëndrim si ndaj së keqes ashtu dhe ndaj të mirës, del tek postulata e famshme e tij kur thoshte: "Ç'më duhet mua se çfarë bëj unë". E gjithë filozofia dhe modeli i këtij komunisti të pandreqshëm dhe të pareformuar, ishte ndërtuar mbi një vijë të sofistikuar e djallëzore, ku në qendër ka patur protagonizmin e tij, i vendosur mbi shumë marioneta në pozitat kyçe të shtetit duke filluar nga strukturat sekrete e deri tek Presidenti i Republikës. Duke ndjekur plotësisht rrugën e paraardhësit të tij E. Hoxha, zbatoi të njëjtën praktikë, duke punuar si paranojak dhe vënë nën diktat të gjitha institucionet për interesat e tij klanore e familjare. Ky njeri, tashmë simbol i së keqes për shqiptarët nga gama e madhe e krimeve që është përfshirë, ka vepruar me vetëdije të plotë si një populist model duke mos dalë kurrë përpara krimit, por është fshehur si trimi prapa gardhit. Sali Berisha ngriti mekanizmin shtetëror tipik mafioz së bashku me shërbimet sekrete, i cili zhduku të gjithë dëshmitarët kyç të krimeve që kanë tronditur shoqërinë shqiptare, siç ishte biznesmeni Remzi Hoxha që do dëshmonte për lidhjet e Saliut me Milosheviçin. Po të njëjtin fat pësoi edhe dëshmitari i Gërdecit, Kosta Trebicka, ku i biri i Saliut, Shkëlzeni ishte pjesë e kompanisë fantazmë që fitonte para në mënyrë të paligjshme prej demontimit të armëve, që ishin pasuri e popullit. Ky dëshmitar kyç nuk kishte mbrojtje të veçantë nga drejtësia qëllimisht sepse drejtësia ishte pjesë e skemës për zhdukjen e tij. Protagonizmi i tij nëse do të ishte vënë në dispozicion të drejtësisë, nuk do të vihej për hakmarrje por për të vënë nderin e saj në vend, të marrë nëpër këmbë nga qeverisja e Saliut. Sa herë që del në media ky njeri, i degraduar në shkallën më ekstreme, shqiptarët shohin jo një drejtues partie me frymë demokratike por një shkatërrues të vlerave kombëtare, një vrasës të mijra shqiptarëve brenda dhe jashtë Shqipërisë pa qenë në një luftë frontale, por viktima të qeverisjes rrumpallë të tij. 
 
Në retrospektivën e këtij njeriu përveç humbjes së turpshme të 23 qershorit 2013-të, rëndojnë mbi shpinën e tij të damkosur, krime publike e të maskuara që e kompromentojnë atë si asnjë figurë tjetër në Shqipërinë post-komuniste. Periudha e sundimit të tij ka regjistruar nga 1 marsi i vitit 1992, krime të ideuara, të organizuara, nxitura e mbështetura prej tij, që jo vetëm dalin jashtë kuadrit të shpërdorimit të detyrës, por dhe të një personazhi të veshur me vellon e zezë të krimit. E nëse në dosjet e tij, të bashkëveprimit me UDB-në, që nga vitet ‘70-të, si dhe ato të epokës së Milosheviçit nuk gjenden shënime për veprimtarinë antikombëtare, ngaqë mund ti kenë fshirë fantazmat dhe hijet e natës rrotull tij. Periudha e tranzicionit është mëse e mjaftueshme për ti bërë biografinë. Nga daljet e Sali komikut në media duke qeshur e stigmatizuar neveritshëm, po mundohet t’u shitet shqiptarëve si babai i kombit dhe që kërkon të futet në histori si figurë e ndritur, por për ironi të fatit ky njeri do të mbetet në histori jo si figurë e ndritur por e stamposur në faqen e ndotur e të turpit, i sigluar me bojë të zezë, tek figurat anti-shqiptare, anti-demokratike e anti-integruese. Nuk do të ketë historian që të mund ta rehabilitojë këtë njeri nga krimet që veshin protagonizmin e tij. 
 
Për t’u freskuar kujtesën atyre që nuk duan të besojnë në marrëzitë e tij dhe në mënyrë të veçantë prokuroria e z. Llalla, po rendisim disa nga bëmat e tij të cilat më tepër se kushdo u përkasin muajve mars në vite pa qenë nevoja që të flasim për aventura të tjera. Aventurizmi i tij fillon më 1 mars 1992, kur emëron këshilltar personal, shefin e parë të piramidave mashtruese shqiptare, Hajdin Sejdinë, të cilin e ndihmon të arratiset me ndihmën e SHIK-ut të asaj kohe, me një dekoratë presidenciale dhe 1.5 milion dollarë të vjedhura shqiptarëve. Po në këtë muaj, Saliu "bekon" zyrtarisht firmën piramidale të drejtuar nga Sude Kadëna.
 
Në mars të vitit 1997, BE jep 1.5 miliardë dollarë, ndihmë financiare për një marrëveshje tregtare bashkëpunimi, por pushteti i Saliut i shpërdoroi dhe kjo bllokoi financimin kapital të Shqipërisë për 1 vit. Po në këtë muaj, me dekret Nr.37 paralizoi dhe shkatërroi 237 ndërmarrje ekonomike, pa dalim edhe nga ato që mund të vazhdonin prodhimin ngaqë ishin të standarteve ndërkombëtare. Një tjetër aventurë e këtij muaji është ajo e takimit me Milosheviçin dhe kryeterroristin serb Arkan, kreun e genocidit të përgjakshëm mbi kosovarët. Po në këtë muaj thyen embargon e naftës e vënë nga OKB ndaj Serbisë, krijon në të njëjtën kohë firmën "Shqiponja" me aktivitet trafikimin e naftës drejt Serbisë, duke ndihmuar kështu pushtetin gjakatar të Milosheviçit. Në mars të vitit 1994, ndërkombëtarët hedhin idenë dhe u firmos projekti ndërkombëtar i korridorit të 8-të, në vijën "EGNATIA" Durrës- Elbasan, por Saliu firmosi devijimin e këtij korridori në favor të Greqisë, duke e kaluar nga Selaniku këtë projekt. Më 2 mars të vitit 1997 me urdhër të tij digjet gazeta "Koha Jonë" dhe merret peng e masakrohet nga SHIK-u deri në paralizë të përjetshme gazetari Zamir Dule, pavarësisht se krerët e kësaj gazete u bënë sahanlëpirësit e tij. Ky muaj ishte muaji më dramatik i atij viti kur kulmin e revoltës popullore nga qeverisjen e keqe kërkonin largimin e tij nga pushteti, por ai i lidhur mbas karriges së Presidentit jo vetëm që nuk jep dorëheqjen por vetëzgjidhet President nga partia e tij, duke ngritur edhe më shumë tensionet politike që e futen vendin në luftë civile. 
 
Me urdhëra e dekrete presidenciale si një sulltan orienti, bëri që situata të dalë jashtë kontrollit dhe vendi të mbetet pa institucione, pa ushtri e polici, ngaqë turmat e njerëzve mësynë kudo dhe plaçkitën gjithçka, por ajo që shqiptarëve ju kushtoi më shumë se gjithçka ishte marrja e armatimeve e municioneve që shkaktuan mijëra viktima dhe që këto armë të rrëmbyera atë vit të mbrapshtë ndodhen sot në duart e qytetarëve të këtij vendi që janë dhe mbeten burim vrasjesh. Por bëmat e këtij njeriu nuk kanë fund sepse ato i kanë kushtuar jo pak vendit, kur ai më 1999 nuk firmos nismën e BE-së, për Shqipërinë e quajtur "procesi i stabilizim-asocimit" dhe Shqipëria u përjashtua për një vit nga kjo marrëveshje. Më 20 mars 2009, Saliu firmos aktin më të turpshëm, atë të tradhtisë kur firmos bashkë me Lulashin faljen e hapësirës kombëtare detare shqiptare Greqisë. E sikur të mos mjaftonin të gjitha këto, më 2011 po në mars Saliu bën pazarin me mafien italiane "Ndrageta-Kamorra", për kthimin e Shqipërisë në një kosh gjigand plehrash. Ky është poshtërimi më i madh apokaliptik historik që i bëhet kombit shqiptar nga ky njeri, kur kaq krime Shqipërisë nuk i janë bërë as gjatë pushtimeve në shekuj dhe prokuroria shqiptare hesht, e shqiptarët dëgjojnë çdo ditë broçkullat e tij të neveritshme, teksa arrin deri aty sa të bëjë thirrje kurajoze për destabilizim. Bravo Prokurori!