BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Romët e presin me padurim vizitën tuaj në Shqipëri, At i Shenjtë

Romët e presin me padurim vizitën tuaj në Shqipëri, At i
Gurali Mejdani Shenjtëria e tij, Papa Françesku më 21 shtator do të vizitojë Tiranën dhe kjo do të jetë një festë, jo vetëm për katolikët, por për të gjitha shqiptarët, pavarësisht nga besimi dhe etniteti. Siç bëhet me dije, vizita e Papës në Shqipëri do të jetë një udhëtim apostolik gjatë të cilit, Ati i Shenjtë do të ketë mundësi jo vetëm të takojë dhe të forcojë në fe bashkësinë katolike të Shqipërisë, por edhe të inkurajojë dhe të thellojë raportet e mira tashmë ekzistuese ndërfetare, si dhe të nxisë shoqërinë dhe popullin shqiptar të përballet me guxim, shpresë, zemërgjerësi e shpirt solidariteti në sfidat e së tashmes dhe së ardhmes që ndërthuren me ndërtimin e Shqipërisë së re të rilindur. Ky udhëtim i Papa Françeskut ndodh 21 vite pas vizitës historike dhe të paharrueshme të bërë nga Papa Shën Gjon Pali i Dytë më 25 prill 1993 në agimin e asaj “dite të re” që për Shqipërinë, pas rënies së komunizmit shënoi hapjen e demokracisë, të lirisë fetare dhe të të gjitha të drejtave themelore të burrit dhe të gruas. Është i një domethënieje shumë të lartë ky udhëtim i parë i Papë Franceskut në një vend europian. Kjo vizitë me të drejtë është konsideruar historike për shqiptarët dhe kombin shqiptar, që po përjetojnë një nga sfidat më të vështira në historinë e tyre moderne, për të ndërtuar demokracinë, në një vend ku presioni i të kaluarës diktatoriale dhe problemet e një tranzicioni të vështirë janë në kulmin e tyre. Vizita e Atit të Shenjtë është një ogur mbarësie për shqiptarët në përgjithësi, por për ne romët që jetojmë e punojmë në Shqipëri, në veçanti. Kjo për arsye se në këtë vendin tonë të përbashkët që ne e duam aq shumë dhe për të cilin kemi dhënë e do të japim edhe në të ardhmen gjithçka, komuniteti ynë po përballet me sfidat më të rënda të mbijetesës. Shumica e romëve janë të papunë dhe e vetmja “punë në të zezë” që bëjnë është në kazanët e plehrave, janë pa strehë, pa mundësi shkollimi për fëmijët e tyre. Qeveria shqiptare ka bërë disa tentative për t’u përshëndetur në drejtim të zgjidhjes së këtyre problemeve, por jemi ende  larg një zgjidhje të plotë dhe të përhershme të këtyre problemeve që janë shndërruar në plagë për këtë komunitet. 
 
Gjithë vëmendja apostolike e Shenjtërisë së Tij, Papa Françeskut, gjatë ushtrimit të detyrës së tij lartë klerikale ka qenë përkushtimi i tij në drejtim të të vuajturve, të të pamundurve, të të lënduarve të kësaj bote, ndaj atyre që përjetojnë dhunë e përjashtim, luftë e terror, pamundësi ushqimi, veshje e strehimi, në një botë që në një farë mënyre e ka humbur ndjeshmërinë ndaj dhimbjes njerëzore. Akti i tij i parë si Papë ishte larja e këmbëve të një të burgosuri, që simbolikisht do të thotë përulje ndaj atyre që vuajnë, që e kanë të privuar lirinë, pavarësisht nga pesha e mëkatit të tyre. Romët në këtë vend nuk kanë bërë asnjë mëkat, janë qytetarë të këtij vendi, kanë përmbushur e përmbushin të gjitha detyrimet që burojnë nga Kushtetuta si qytetarë të Shqipërisë, por kanë marrë shumë pak, më pak nga ç’meritojnë dhe ç’iu takon si njerëz të lirë e të barabartë me të tjerët, siç përcaktohet në të gjitha konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Natyrisht ne nuk presim nga Ati i Shenjtë të vijë me një plan marshall për romët, pasi ky nuk është misioni i tij. Ai vjen me një lutje të madhe për ringjallje të dashurisë njerëzore dhe duke u ringjallur kjo dashuri, duke vepruar institucionet në vendin e shqiponjave në përgjigje të këtij angazhimi shpirtëror, shoqëria bëhet më e ndjeshme ndaj vuajtjes, romët vihen në epiqendër të zgjidhjes së problemeve të mprehta që ata kanë.  Jemi rreth 200 mijë romë që gëzohemi nga ardhja juaj, At i Shenjtë dhe shpresojmë që vizita juaj në vendin  tonë të jetë një ogur shprese për të gjithë shqiptarët. Romët kanë nevojë për lutjen tuaj, për bekimin tuaj At i Shenjtë, kanë nevojë që të shohin pak dritë në fund të tunelit dhe ajo dritëz e vogël të bëhet e fortë, të ndriçojë gjithë kombin tonë, për të na bërë të përgjegjshëm të gjithëve, që të ndërtojmë një shtet të barabartë për të gjithë, një demokraci reale që të përmbush liritë dhe të drejtat njerëzore për çdo qytetar të këtij vendi.