BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Shkolla e dhunës, prodhim i shëmtuar i demoviolentkracisë shqiptare!

Shkolla e dhunës, prodhim i shëmtuar i demoviolentkracisë
Nga Besi BEKTESHI   Ajo video që tregonte mësuesen në Bajzë, duke ja veshur disa shpulla të mira nxënësit, është vetëm një model shumë i vogël, tepër i parëndësishëm i shkollës së dhunës dhe sistemit më të degraduar arsimor, që ka pasur ndonjëherë ky vend që nga ngritja e shtetit shqiptar. Në të vërtetë, nuk do merrem me një dorë qytetarësh aty, dhe protestën për të kthyer mësuesen në punë, sepse edhe unë nuk do ti kisha dhënë shumë rëndësi dhe nuk do ta bëjë atë mësuese viktimë të sistemit horr që kemi sot në arsim. Nuk mund të pranoj kurrë sjelljen e saj, por viktimë të sistemit të sotëm nuk do ta bëja kurrë, edhe pse është më se e kritikueshme, pa pranueshme një rrahje e tillë. Por shkollat tona që nga fillorja dhe deri në maturë, janë në mënyrë (jo të gjitha) shumë të dukshme shkolla dhune.
 
Nuk janë të gjitha, por absolutisht rrahja nga mësuesit dhe përdorimi i shpullës, veshit të shkulur, dhe flokëve të kapur, është metodologji. Nga ana tjetër, nxënësit janë produkt dhune që vjen nga rruga, nga familjet e pa interesuara për mësimin dhe nga çorientimi filozofik perëndim-lindje që ka ky vend. Janë dy breza nxënësish dhe mësuesish, që kanë parë dy kohë dhune masive dhe shkatërrimi urban dhe janë pikërisht vitet 1990-1992 dhe 1997-1999, të cilat kanë prodhuar jo vetëm shkatërrim dhe prishje rendi, por dhe një transformim dhe prishje të modelit shkollor. Shumë pak e marrin në konsideratë këtë element të rëndësishëm historik, i cili ka prodhuar shkolla dhune në periferitë urbane dhe deri në qendër. Pastaj rritja e jashtëzakonshme e periferive të qytetit dhe zbrazja e jashtëzakonshme e fshatrave, solli një sasi impresionante të popullsisë që nuk mbuloheshin me shkolla.
 
Në periferitë e qyteteve, sepse nuk ndërtoheshin shkolla të reja me rritjen e shpejtë të fëmijëve të ardhur, dhe në malësitë dhe fshatrat e Shqipërisë, që duke u shterur nga njerëzit, humbi kujdesi arsimor dhe ai parashkollor në mënyrë të qartë për më tepër se 20-të vite rresht. Unë kuptoj mazhorancën e sotme për vështirësitë që ka trashëguar në sistemin arsimor, por uroj që të bëjë së paku modelin transparent të gjendjes, dhe pastaj reformën për ta larguar fenomenin dhunë në shkolla. Edhe në perëndim në periferitë e degradit urban ka shkolla dhune, por te ne në fakt, dhuna është diçka e bërë gati si zakonisht dhe si një koncept shkollor i pranuar. Të gjithë sa folën në “opinionin” e Fevziut nuk janë përplasur qartësisht me shkollat e dhunës, por është e domosdoshme të flasin mësuesit e vërtetë të një shkolle dhune. Mund ti gjesh ato në periferi të qyteteve të mëdha, ose zonat suburbane, të cilat janë shumë më keq se sa ato rurale. Askush nuk do të flasë seriozisht mbi rënien drastike të peshës specifike të mësuesit në shoqëri.
 
Si në kohë të Zogut dhe të Enverit burra të mirë apo të këqinj, mësuesi ishte krenar dhe i rëndësishëm, si për nga profesioni dhe për nga paga dhe niveli i jetës që mund të bënte pikërisht me atë pagë. Qënia “komisar drite” në kohë të Enverit, u kthye në shërbëtor partie në kohë të Sali Berishës e Fatos Nanos dhe uroj të mos vazhdojë kjo gjë sipas premtimeve të Edi Ramës. Jo vetëm emërimet politike të drejtorëve dhe përdorimi politik i nxënësve dhe mësuesve ndikon në shkollën e dhunës (sepse bëhet mësim sa për të thënë) por në fakt, është treguesi i qartë se “shkolla nuk ka integritet moral dhe profesional” për të bërë punën e saj që është “nxënia e nxënësve” me dijenitë që ka programi mësimor. Shkollat e dhunës janë kudo dhe aty mësuesit apo mësueset (sepse shkolla jonë është feminilizuar në mënyrë të fajshme) vuajnë nga fëmijë të transformuar nga jeta dhe “demoviolentkracia”, në monstra të vogla të pa bindura, të egra, të frustuara që janë turpi i shoqërisë shqiptare e cila me fëmijët po bën një krim të madh.
 
Këtë krim do ta paguajë në vitet që vijnë, sepse po kalojnë breza të cilët shkatërrohen në shkollat e dhunës dhe në orët e mësimit, ku dhuna luan violinën e parë. Normalisht unë kam dhënë mbi një dekadë në shkolla fshati dhe periferie, dhe patjetër kam edhe unë gjynahe të mëdha të sjelljes me nxënësit, por është e qartë se shtoheshin përditë nxënësit e familjeve që nuk kishin as dëshirën më të vogël të kujdeseshin për fëmijën e tyre në mënyrë edukative. Këtë gjë, ato ja kishin besuar mësueses dhe shkollës, duke hequr dorë nga edukata dhe qytetaria në shtëpi. Këtu vjen dhe batuta “ta kam besuar fëmijën dhe futja ndonjë kur bëhet i keq” e cila thuhet nga prindërit e fëmijëve që janë mësuar që të vegjël që të binden vetëm nga e rëna. Jemi një shoqëri që merr vesh vetëm nga e goditura. Shikoni rreth pesë gjashtë filma shqiptarë të kohës së komunizmit që edhe atëhere nuk lejohej goditja. Janë pesë gjashtë filma që prindi rreh fëmijët me shpulla dhe shkulje veshi. Po i madh Dhimitër Orgocka në një film, ja ngjesh fap njërit dhe tjetrit djalë, ose në një film tjetër ku një gjyshe si Marta Burda i thotë për një çapkën të sëmës “shëtitja dorën”!? Ne jemi popull i dhunshëm deri diku me fëmijën, dhe sot në disa raste, ka kaluar në drejtimin e kundërt problemi. Po, tolerohen deri në marrëzi fëmijët dhe pastaj shkojnë në shkollë dhe kërkojnë atë tolerim absurd edhe në shkollë, duke bërë të keqin e vazhdueshëm. 
 
Kjo lloj shkolle do të dallohej tani në demokraci. Dakord, por në fakt për shkollën dhe jo vetëm për të, nuk është demokraci kjo e jona. Është pikërisht “demoviolentkraci” dhe unë e përdor ashtu për fjalë të bashkuar, duke i rënë në qafë terminologjisë së tillë. Arsimi shqiptar ka punë përpara. Ai sa ka filluar të shërohet nga një sëmundje tepër e gjatë rreth dy dekada. Arsimi është vërtetë keq, dhe ka shumë elementë që konkurojnë me dhunën në të. Por nuk janë dy shpulla dhe rrahja apo dhe goditja që i bën nxënësi mësuesit. Këto janë të rënda, por janë ajsbergu sipër. Problemi është sistemi jonë i sëmurë arsimor. Prodhimi i mësuesve të dobët nga universitetet për së paku 15 vitet e fundit, kthimi i shkollës në një strehë ku nxënësit i ikin shtëpisë dhe jo strehë e mësimdhënies së disiplinuar dhe pedagogjike.
 
Prindërit që urojnë në mëngjes fëmijën “hajt thyej qafën në shkollë” janë sinonimi i shoqërisë që nuk ka kohë për arsimim. E kjo gjë është produkt i largimit, ose më mirë mos afrimit kurrë në rregulla demokracie në këtë vend. Kjo është një fatkeqësi e madhe dhe ka emra dhe mbiemra të shumtë, që kanë kontribuar në këtë kohë jo stabiliteti arsimor. Gjithsesi shteti sot është më sensibël, më i preokupuar dhe kushedi e ka seriozisht për të gjitha reformat në arsim. Nëqoftëse në shëndetësi nga shërbimi i keq të vdesin aty për aty, në arsim shoqëria vdes mbas 20-të viteve, dhe kjo gjë ka ndodhur disi në këtë vend të jashtëzakonshëm. Nuk është vonë kurrë për ti vënë frenat një fenomeni të tillë rrëshqitës drejt shkollave të dhunës. Nuk janë të gjitha, por është e vërtetë që ka shumë shkolla të tilla. Po, shumë.