BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Shqipëri –Serbi, spektakël politik por jo futbollistik

Shqipëri –Serbi, spektakël politik por jo futbollistik
Nga Xhelil ALIU    Unë nuk jam tifoz sporti, por ndeshjen Shqipëri-Serbi të së martës më 14 tetor 2014 e prisja me një lloj emocioni. Më nisi kjo me krijimin e një klime të tillë nëpërmjet shtypit e medias, e cila sa vinte dhe e shtonte edhe më shumë interesin ndaj kësaj përballjeje. Mbase kjo u shtua edhe më kur Serbia i tregoi që në fillim dhëmbët e saj, duke kërkuar që të mos shkonte asnjë tifoz shqiptar pas skuadrës së vet. Dhe, sikur të mos mjaftonte kjo kërkesë që iu plotësua, sjellja e tyre qe e poshtër që me zbritjen e futbollistëve tanë në aeroport, për të vazhduar më pas me provokime kudo që shkuan, në hotel apo në lokal për tu ushqyer. Kulmi pastaj arriti në fushën e lojës, ku hymni ynë kombëtar nuk u dëgjua fare prej ulërimave të çakejve dhe egërsirave që mbushnin shkallët e stadiumit. Nuk kishte gjë më të shëmtuar për një komb që aspiron ta rendisë veten në radhë me kombet e tjerë të Evropës së qytetëruar.
 
Nuk dua të flas, as për nivelin e lojës, as për dobësitë dhe avantazhet e njërit ekip apo tjetrit. Dua të veçoj këtu një cilësi të veçantë, siç është mikpritja tek të dy kombet tanë. Ndryshe nga barbarët serbë (me sjelljen që treguan, ata nuk mund të quhen me emër tjetër) ne shqiptarët kemi zakone të tjera në shtëpinë tonë. Ne kemi nderim të lartë për mikun dhe shembujt i kemi të shumtë. Një këngëtar serb që erdhi këtu para disa kohësh u prit, mbase, më mirë se sa e kanë pritur në vendin e tij. Ne nuk e kemi zakon që t’i tregojmë dhëmbët mikut dhe të bëjmë trimin me atë që na ka ardhur në shtëpi si mik. E kemi patur edhe në kanun, ku theksohej se ai që të shkel shtëpinë, është nën mbrojtjen absolute të të zotit të shtëpisë. Madje, edhe hasmi, kur hynte në shtëpi, nuk trajtohej si hasëm, por si mik, duke iu bërë nderet dhe respektet që i takojnë mikut. Vetëm pasi dilte jashtë territorit të shtëpisë, atëhere ai trajtohej përsëri si hasëm. Ai që tregon trimëri në shtëpinë e tij, nuk është trim, por burracak. Edhe macja bëhet trime në shtëpinë e saj.
 
Serbët treguan një dobësi të madhe në shtëpinë e tyre dhe kjo ua ul akoma më shumë vlerat. Nëse ka njerëz ekstremistë, të cilët nuk i binden as ligjit, vetë shteti ka përgjegjësinë që të merret me ta, nëse nuk është në krahun e tyre. Por kam bindjen se kjo nuk është thjeshtë punë ekstremistësh, përderisa edhe kryeministri, edhe ministri i Brendshëm edhe e tërë qeveria serbe janë rreshtuar plotësisht në anën e atyre ekstremistëve dhe po kërkojnë ndëshkimin tonë. Sepse kjo është punë mentaliteti dhe psikologjie e një kombi të tërë, që jeton me ëndrra Karagjorgjeviçësh e Çubrilloviçësh për të patur një Serbi të Madhe. Nëse do të lejoheshin tifozët shqiptarë të shkonin në Beograd, jam i bindur që do kishte ndodhur vërtetë kasaphanë, ashtu siç ka ndodhur dikur me prijësit shqiptarë që u thirrën e u masakruan në Manastir. Kam bindjen gjithashtu se nëse ndeshja do të zhvillohej diku pranë kufijve me Kosovën ose Shqipërinë, Serbia do të kishte nisur luftën frontale, për të realizuar ato ëndrra me të cilat vazhdon të ngryset e gdhihet çdo ditë. Edhe preteksti i një flamuri që paska trazuar qetësinë e një Serbie të tërë, është përrallë me mbret nga ato të Ivanit të Madh. Sepse ai flamur u ngrit në ajër pas 40 minutash lojë. Kush i provokoi serbët gjatë atyre 40 minutave, pa llogaritur edhe kohën para fillimit të ndeshjes, që të çirreshin me thirrjet “vritini shqiptarët”?! Këto thirrje nuk tregojnë as predispozitën më minimale të atij populli për të jetuar në paqe me fqinjët. 
 
Këtu dua të ndalem gjithashtu edhe tek një nocion i veçantë siç është akti heroik në vetvete. Nocioni “heroizëm” tek shumëkush mund të mendohet si diçka e madhe, sublime, ashtu siç është në të vërtetë nga përmbajtja dhe mesazhi që përcjell. Por, në dukje, në aparencë ai nuk ka brirë për t’u dukur si i tillë. 
 
Puna ime si realizues i një rubrike me titull “Heroizmi i Popullit tonë në Shekuj”, që transmetohej dikur në Radio-Tirana, më ka bërë të merrem shumë me aktet heroike të njerëzve të ndryshëm gjatë luftës, ose më pas gjatë ndërtimit të vendit. Dhe ajo që kam kuptuar është se njerëzit nuk lindin heronj, por ata bëhen të tillë. Dhe nuk bëhen se i vënë qëllim vetes për tu bërë heronj. Jo, është një moment, një çast i vetëm, mbase i vetmi në jetë dhe jo për të gjithë, i cili të bën hero, nëse di se si të veprosh dhe çfarë të bësh në atë çast. Mos ndoshta ata djem që zbritën në fushë për të luajtur futboll kishin ndërmend që të tregonin akte heroizmi duke luajtur? Jo. Por atyre u erdhi në çast një situatë e tillë që i detyroi të ndërmarrin atë veprim që i bëri vërtetë heronj. Nuk kam për t’i harruar kurrë djemtë tanë të mrekullueshëm, që u vërsulën mbi ata futbollistë serbë që po e tërhiqnin flamurin tonë si leckë. Edhe pse dikush u rrëzua përtokë prej grushtave dhe shqelmave të barbarëve serbë, flamuri nuk u rrëzua, por u përcoll përpara nga shoku i tij, duke na bërë ne shqiptarëve, këtu në Shqipëri apo kudo nëpër botë që të ngrihemi në këmbë të gjithë. Nuk kishte gjë më të madhërishme, ta shihje heroizmin se sa natyrshëm vinte dhe ngrihej duke na bërë të gjithëve krenarë për brumin që kemi, për gjakun që na rrjedh në dej, për dashurinë për këtë tokë e për këtë flamur. Aty ne pamë dy anët e një medaljeje. Jo për t’i bërë qejfin vetes, por me të vërtetë djemtë tanë treguan një klas të lartë të paraqitjes dhe sjelljes, si në aspektin sportiv, ashtu edhe në atë qytetar e atdhetar. 
 
Nuk di se si ndjehen sot ata serbë të qytetëruar kudo në botë, teksa shohin ato skena të shëmtuara që janë luajtur mbi kurrizin e djemve tanë. Ato stola që kërcisnin mbi kokën e atyre djemve shqiptarë, ajo egërsi që zbrazej mbi trupat e tyre pa mbrojtje, të cilët mezi po shpëtonin kokën prej kafshërisë së tejskajshme, ka hedhur me qindra ton baltë mbi dinjitetin e tërë serbëve, të cilët duhet të çlirohen nga mllefet dhe orekset mesjetare, nëse duan ta rendisin veten në krahë me kombet e qytetëruar të Europës. Edhe vetë Europa duhet të jetë më e vëmendshme dhe t’i çojë këto kombe aty ku e meritojnë. Ajo nuk duhet të ndikohet nga ata që bërtasin më shumë, për të mbuluar sadopak përgjegjësinë që kanë për ato çka ndodhën në shtëpinë e tyre. Sepse, nëse gjykohet se një copë flamur që fluturon paqësisht në ajër qenka më i rrezikshëm se thirrjet masive “Vritini shqiptarët”, atëhere drejtësinë e ka marrë lumi. Ne besojmë se UEFA do të gjykojë me objektivitet dhe e pa ndikuar nga thirrjet histerike të Kryeministrit serb, i cili me deklaratat e tij e ka renditur veten në krah të atyre ekstremistëve që dukeshin më të fortë se mijërat e policëve që bënin sikur po mbanin rendin në Stadiumin e Beogradit.