BREAKING NEWS

SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur paralajmëron arrestimin e Edi Ramës, ja aferat ku dyshohet se është përfshirë kryeministri

SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me valixhet me euro nëpërmjet dy njerëzve të tij të besuar nga Kukësi dhe Fieri që përfunduan në burg, ja detajet nga afera e madhe që ndodhet në duart e SPAK

Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me
x
BREAKING NEWS

Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën, si po i varin shpresat tek njeriu i Donald Trump për të shpëtuar nga sanksionet e SHBA duke shitur ishullin e Sazanit, Evi Kokalari nxjerr detajet e forta

Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën,
x
BREAKING NEWS

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja detajet e marrëveshjes me dhëndrin e Donald Trump

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja
x
BREAKING NEWS

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për të ringjallur idenë e copëtimit të Kosovës, media gjermane plas “bombën”, ja çfarë fshihet pas investimit të dhëndrit të Donald Trump në ishullin e Sazanit

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për
x
BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x

Opinion / Editorial

Shtet ligjor do të thotë, të jemi vërtet të gjithë të barabartë para ligjit

Shtet ligjor do të thotë, të jemi vërtet të

Nga Ramazan  Sherja“ Para qeverisë së re shtrohen mjaft problem për zgjidhje, -më thotë  xha  Skënderi, i cili ka  qenë i dënuar edhe nga diktatura moniste, por i  shpërfillur deri në degradim edhe nga regjimi “demokratik “ i Berishës, -dhe jam i ndërgjegjshëm,  se jo të gjitha  hallet  zgjidhen me urdhrin e peshkut, sidomos me këtë katrahurë që ka gatuar Berisha, por unë kërkoj vetëm një gjë, që  të realizohet me rreptësinë më të madhe,  e  që domosdoshmërisht duhet të realizohet:   Të ketë shtet e të zbatohet me korrektesë ligji. Unë dua që secili në demokraci të marrë atë që i takon sipas ligjit, e secili të ndëshkohet nëse shkel ligjin. Të  veprojë ligji ndaj atij nëpunësi  që njollos figurën e administratës , ndaj atij  që abuzon me postin, ndaj vjedhësit,   mashtruesit,  të korruptuarit . Po veproi ligji të gjithë bëhemi të barabartë e çdo gjë  shkon  në vendin e  vet”. Kjo është dëshira e gjithë shqiptarëve , të ketë ligj e zbatim me rreptësi të tij, të cilët kanë 20 vjet që klithin të dëshpëruar e pesimistë:  “O shtet ku je? ”

Nga mos zbatimi i ligjit kemi vuajtur në monizmin e egër dhe po  vuajmë në demokracinë që e ëndërruam ndryshe. Qytetarët jo vetëm që nuk ishin të barabartë para ligjit, por urdhrat partiakë i denigronin ata pikërisht në emër të ligjit. Po të donte partia, atëherë dënohej detyrimisht, se atëherë nuk kishte gjykata që bënin hetim faktesh e marrje vendimesh në emër të ligjit, por dënime  të verbra që  vulosnin si të thoshte Partia!. Po a nuk janë bërë denigrime të tilla edhe në këto vite demokracie , ku shpesh vendimet i ka diktuar partia që ka patur mazhorancën, e shpesh herë është dënuar i pafajshmi dhe fajtorit iu ka dhënë pushtet?  Ndoshta është barsoletë ngjarja që do të tregoj, por që sido e ka një grimcë vërtetësie. Shtypi një  njeri i veshur me pushtet një plak dhe për të humbur gjurmët ia mbylli gojën të birit me shukun e parave, duke e siguruar se sa herë të kishte nevojë për të të shkonte ta takonte tek zyra ku drejtonte. Pasi iu mbaruan paratë djalit, një ditë kujtohet  e shkon të takojë vrasësin e babait. Por nuk e lejuan ta takonte zyrtarin , ndaj këmbënguljes së tij  rojet e shërbimit iu përgjigjën duke i kërkuar t'ua thoshte atyre hallin që kishte. Dhe i biri i të vrarit u përgjigj thjeshtë e qetë : "Nuk kam ndonjë hall të madh, por thuaj shefit tënd se unë e kam ende gjallë nënën!”   Është e lehtë të hartosh ligje, por vështirë është ti zbatosh ato e të gjithë të vihen në rolin e të barabartëve para ligjit. Nga korrupsioni dhe mos zbatimi i ligjit buron ajo thënia popullore : "Ehu, sa thuhen , nuk bëhen asnjëherë të gjitha!”                                                                                                                                                                   

“Ligji- ka thënë Tit Livi,- nuk  mund të jetë i mirë për të gjithë”.  Disa e pëlqejnë një ligj e disa jo, disa duan lirinë pa cak e shmangien ndaj çdo detyrimi, e të tjerë duan të pasurohen e bëjnë karrierë pikërisht duke spekuluar me ligjin. Pra në këtë aspekt nuk duhet pritur, që të hartohet një ligj që t'u shërbejë e pëlqejë të gjithëve, por të zbatohet me rreptësi   ligji  që është gjithmonë produkt i shumicës, i një mazhorance të dalë nga vota e ndershme e popullit. Ligjin e harton shumica , por zbatimit të tij i nënshtrohen të gjithë qytetarët , e në këtë korrektesë veprimi, krijohen hapësirat që   të gjithë të jetojnë e gëzojnë demokracinë e vërtetë reale.                                                                                                                                           

Para mazhorancës së re si  detyra kryesore nuk  është  vetëm hartimi i ligjeve të shëndosha në përputhje me realitetin , trashëgiminë dhe mentalitetin shqiptar, por në radhë të parë zbatimi i tyre me rreptësi dhe ndëshkimi i gjithë atyre që kanë abuzuar në këto  vite  me shtetin, e të krijojë  hapësira  e mundshme për shfrytëzimin e demokracisë  pa dallime nga të gjithë qytetarët e këtij vendi.  Legjislacionin  ynë paska nene  të tilla sikur gjyqtari, deputeti, qeveritari , nuk mbajtkan  përgjegjësi ligjore për gjatë kohës që ushtruakan detyrën e tyre, edhe nëse bëjnë shkelje e abuzime. Kështu  kur qeveria  merr një veprim abuziv e në shkelje të hapur me ligjin , nuk paska asnjë përgjegjësi penale se ai qenka  “vendim kolektiv!”  Edhe një gjyqtar,  që nuk ka gjykuar në bazë fakteve e në emër të ligjit, nuk mbaka  përgjegjësi për vendimin që jep,  sepse është në kuadër të ushtrimit të detyrës. Po kështu edhe nëse një kriminel  që paska vrarë një njeri, pavarësisht nga rrethanat, kur  kalon një farë  kohe e “parashikuar në ligj”, ai i shpëton detyrimit ligjor dhe  nuk mban më përgjegjësi për krimin e bërë.  Ngrihen deputetë e akuzojnë në parlament e në konferenca shtypi,  ca me fakte dhe ca pa fakte , dhe askush nuk shqetësohet të fillojë procedimin ligjor, se “deputeti nuk mban përgjegjësi për atë që thotë!”  Atëherë pse themi, që në shtetin ligjor, me demokraci  funksionale,  të gjithë janë të barabartë para ligjit” Një i ditur,  Robert Musili,  ka një  shprehje të bukur për ata shtetarë që bëjnë diferencime në zbatimin e ligjit: “Para ligjit të gjithë qytetarët ishin të barabartë , por nuk  ishin  të gjithë qytetarë”. Pra sipas kësaj deputeti, gjyqtari, funksionari, politikani , nuk janë qytetarë të barabartë me të tjerët, ndaj kultura e ndëshkueshmërisë duhet që t'u japë atyre në radhë të parë “statusin” e të qenit qytetarë.  Ndaj duhet punuar dhe krijuar koncepti ,se të gjithë në demokraci  jemi qytetarë , dhe pastaj  jemi edhe të barabartë para ligjit. Nëse ligji për disa nuk paska fuqi prapavepruese, dhe për disa të tjere u "hapka gropa” pa u kryer mirë krimi, ky nuk është më ligj,  por Maliq.                                                                                                                                                                                                     

Berisha futi veprimin e turpshëm të   vjedhjes së zgjedhjeve, që cenon direkt thelbin e demokracisë, dhe nën ombrellën e tij,  KQZ  partiake  kanë  masakruar disa palë zgjedhje rresht, e u munduan të manipulojnë edhe me zgjedhjet e 23 qershorit. Sipas logjikës së mos pasjes së ligjit “fuqi prapavepruese”, këta kriminelë zgjedhjesh që desh e çuan popullin në luftë civile në 21 janar e në 8 maj , nuk mbajnë asnjë lloj përgjegjësie, madje vishen edhe me petkun e deputetit!” Komisionerë të rangjeve të ndryshme, deformojnë vullnetin e votuesit , sikur me fshehur letra bixhozi, kanë bërë padrejtësisht humbësin fitues, dhe tani u dashka heshtur sepse “tani s’ka rëndësi më , zgjedhjet mbaruan”. U vërtetua nga gjykata se komisionerët i kishin vjedhur votat një kandidati për kryetar komune, madje komisionerët u dënuan, por ligji nuk u zbatua deri në fund se kryetari aktual i komunës, vazhdon mandatin duke qeverisur me vota të vjedhura!  Japin gjyqtarë të pandershëm vendime të padrejta , por edhe pse vërtetohen  si  në kundërshtim me ligjin, mund të dënohen moralisht,  dhe jo penalisht  se gjyqtari nuk mban përgjegjësi për veprimet e tij  gjatë kryerjes së detyrës!                                                                                                                                                                                   

Një person i rrezikshëm  para ca vitesh vrau  një bashkëfshatarin e tij të pafajshëm , dhe u fsheh  jashtë vendit, duke i'u fshehur ndëshkimit. Tani ky person është kthyer dhe  nuk mban më përgjegjësi se e ka kaluar kohën “e parashikuar në ligj!”. Disa vendime antikushtetuese  të qeverisë në ikje , me precedent të rrezikshëm për shqiptarët, sidomos ata të marra muajt e fundit, ka zëra se nuk mund të rikthehen se  ato  “qenkan marrë  kolektivisht!.” Po nëse nuk fillohet me ndreqjen e këtyre vendimeve që kanë patur kosto të madhe për buxhetin e shqiptarëve, ahere me se do të merret shteti ligjor?! Ndaj duhet hedhur grepi i ligjit në detin e madh të korrupsionit, pastaj të shikohet mos ka rënë ndonjë  pike e vogël  pisllëku në filxhanin e kafesë.