BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Sikur mos ketë Judë, mund edhe të shpiket?!

Sikur mos ketë Judë, mund edhe të shpiket?!
Nga Besi BEKTESHI  Sa histori të mëdha tradhëtarësh kemi bërë ne, sa emra të tillë kemi ne, kjo na bën një nga popujt që ka më shumë tradhëtarë se sa heronj. Ka përpara historisë së Kastriotit plot, por dhe me të me Hamzën, Moisiun dhe deri në ditët e sotme. Të gjithë shpallnin tradhëtarë dhe të gjithë kishin dëshirë të kishin tradhëtarë përpara. Nuk ka histori pa përmendur tradhëtarë, dhe modelet e një lufte i kemi me tradhëtarë. Pastaj kemi më shumë luftë me tradhëtarët, se me armikun, dhe në fund të fundit piedestali i tradhëtarit ndër shqiptarët, duket sikur e kalon lartësinë e atij të heroit. Në fund, fillon të ngatërrohet “tradhëtari me heroin” dhe kështu vazhdon e gjatë dhe e dhimbshme historia e madhe mes heroit dhe tradhëtarit. Por nëqoftëse ka një hero, duhet edhe një tradhëtar, por dhe më shumë ai duhet sepse e bën historinë më rrënqethëse, më të bukur dhe më luftarake në përgjithësi, duke qenë se përveç armikut që është përpara duhet luftuar dhe me tradhëtarin. Tradhëtari merr trajtat më të çuditshme dhe në historinë tonë bisedat dhe trajtimet deri politike, është tradhëtari që bën dhe “shou-n” e madh e të famshëm.
 
Njerëzit e pushtetshëm janë gjithmonë në një pikë të kohës dhe famës së tyre të rrethuar me tradhëtarë në shumicë. Kështu Zogu, Enveri, Berisha, dhe në përgjithësi kjo kategori personazhesh të cilët pranojnë të ngrihen lart e më lart. Por edhe në individët më poshtë dhe deri në kryetarë komunash dhe drejtorësh apo shefa zyrash, modeli tradhëtar ose Judë, është një vijimësi e madhe pune dhe historie jete. Padyshim që ka pasur tradhëtarë, por kur them tradhëtarë nuk nënkuptoj ato që tradhëtojnë njeriun, por bie fjala atdheun. Pikërisht ato që bëjnë realisht tradhëtarin dhe që botërisht marrin këtë model si veprim të tyre për kombin dhe atdheun. Por sot e kam fjalën për tradhëtarin e krijuar dhe shumëfishuar nga ne. Duket sikur ne nuk bëjmë dot pa Judën dhe tradhëtarin e tipizuar kështu. Duket sikur në fakt dhe historia e madhe e Krishtit (e kjo është shumë e qartë) nuk shkon pa Juda Iskariota në qendër të saj. Dy janë rastet për t’u biseduar në fakt. Nëse Juda ishte thjesht tradhëtari i “porositur nga vetë Krishti” apo njeriu i cili nuk po dorëzonte (tradhëtonte) për mos besim, por për shumë besim. Pra, nëse ishte shitur sipas një vangjeli për 30 para apo aspra, apo se donte që kur të dënohej “Maestro” i tij, në saj të fuqisë së madhe të zgjidhte problemin? Në sa pjesë të pikturave shikohet “puthja e madhe e tradhëtarit Judë”?
 
Po pra, por në saj të tij, një popull mori emrin me konotacion të keq...Jude... dhe shkoi puna deri në një model të keq njerëzor. Në librin e tij të fundit tanimë hebreu i famshëm Amos Oz, pikërisht këtë Judë paraqet. Ai thotë se Juda është konsideruar tradhëtari më i famshëm i historisë dhe nuk kam kuptuar asnjëherë mirë përse? Por besoj se kjo sjellje është edhe pak origjina e një antisemitizmi që ka identifikuar hebrenjtë me tradhëtinë?! Po, dhe kjo është e besueshme pjesërisht dhe pse jo moralisht në botën e dikurshme dhe sot, po të duam të jemi në këtë linjë e cila sigurisht është një gabim i madh njerëzor dhe në logjikën e dukshme njerëzore normale. Dëshira e Oz për të nxjerrë Judën si një njeri që nga pasioni i madh bën dhe tradhëtinë e porositur, vazhdon dhe me qëndrimin e modelit të Krishtit si “hebreu më i madh i të gjitha kohërave” dhe sigurisht personazhi më i rëndësishëm i librit të tij “Juda” që është Shemuel Acsh, është pikërisht thënia se “Jessu është lindur dhe ka vdekur si një hebre” dhe normalisht kjo është dhe trilli i madh i shfaqjes që tregon heroin dhe pastaj dhe tradhëtarin. Mbetet akti i tradhëtisë në histori dhe sigurisht duhet trajtuar si i tillë, por shpikja e tradhëtarëve është një nga aktet pastaj akoma më të dobët të një shoqërie që nuk ka drejtpeshim moral, dhe sidomos kolonë vertebrale historike dhe të zgjatur në kohë. Juda është një Judë dhe kjo tashmë dihet, por shpikja e tij është akoma më keq në ditët e sotme.
 
Sot ne kemi tradhëtarë të jashtëzakonshëm dhe si një shoqëri që nuk ka moral të qëndrueshëm, ngatërrohet ndryshimi i bindjeve dhe mendimit me modelin tradhëtar e sidomos në raport me një njeri. Imagjinoni ne kemi akoma modelin e fisit, ku plaku deri sa është gjallë drejton grupin e njerëzve që jetojnë me të. Atij mund ti rrjedhin trutë dhe mund të jetë aut psikologjikisht (si Mere Fizi) dhe ata djem apa nipa që nuk duan ta ndjekin janë detyrimisht tradhëtarë. Ky është rasti tipik, por ai më modern është ndjekja pas e një kryetari që gjithë jetën nuk mund të jetë tjetër (në psikikën e tij) përveçse se Kryetar? Po dhe kur nuk është më Kryetar, ai sërish luan Kryetarin dhe kush nuk është me të, sigurisht është tradhëtar. Jooo, nuk e kam fjalën vetëm për dr. Berishën?! Sepse ju vetë mund të numëroni kryetarët e partive të tjera në se kanë luajtur nga vendi. Po të mos jesh me ta, sigurisht që je një tradhëtar!? Partitë vogla dhe të shumta, që i kanë aty kryetarët e tyre dhe që nuk kanë as zgjedhje të brendshme dhe as demokraci e sigurisht nuk janë as të “zbriturit e zotit” që të porosisin Judën të bëjë dhe tradhëtinë e rradhës në politikë... them?! Është për të qeshur dhe kur dalin pastaj për të bërë dhe raprezaljet e tyre të kohës së zgjedhjeve apo para tyre. Është një mizerabilitet i jashtëzakonshëm politik, por që ka vite e vite, që luhet në teatrin më absurd të skenës së madhe politike shqiptare.
 
Socialdemokratë, demokratikocisocialet, demokristianë, kristiandemokratë, republikanë, etj., etj., të siglave të shumta, por me kryetarë kryesisht po ata. Të gjithë këto “tradhëtohen” nga dikush, dhe mund të jetë se ashtu është, dhe mund të jetë se nuk është ashtu, por ju leverdis të thuhet ashtu. Kanë leverdi të kenë Juda-Tradhëtarë!? Pastaj lëvizjet “tradhëtare” sa në një krah në tjetrin deri te “vagabondët politikë” pa asnjë parim dha pa asnjë bindje, dhe sigurisht kjo përbën dhe famën e madhe të një politike që merret shumë me tradhtinë se me parimet. Ajo ka kult më tepër, dhe quhet si më e zonja dhe më e zgjuara, si natyrë afër njeriut?! Hahaha, po del njeriu si natyra më e kalbur ne ves, ku më kryesori është “tradhëtari” që fiton gjithmonë, dhe kryesisht me mbijetesën e tij ndaj modeleve që kanë nga një sundimtar sipër. Pra ai në majë dhe tradhëtarët përreth tij, janë dhe historia. Nëqoftëse kemi parasysh Zogun ai në foto kishte një sasi njerëzish që i dolën tradhëtarë më vonë, ose që historia i nxori kundër tij. Por Zogu nuk është asgjë, çfarë është Enver Hoxha. Ai në fund të jetës së tij, kishte vetëm tradhëtarë në foto. Shumicën e tyre i vrau ose i burgosi.
 
Po të shikosh fotot nga fillimi të dr Berishës kupton qartë se sa “tradhëtarët” dhe pastaj renegatët dhe pastaj të kthyerit janë me të. Më pak te socialistët, por dhe aty nuk kanë munguar edhe pse duhet thënë se “asnjëherë nuk ka qenë një sagë socialiste kjo histori, si te partia e doktorit” në parime të shpikjes së tradhëtarit. Në të vërtetë, nëqoftëse nuk është një Judë, duhet me domosdo ta shpikësh, që të jesh një lider i sprovuar në politikën shqiptare. Duhet të shkosh deri te shpikjet me skenar të madh komplotesh, ku ka tradhëtarë plot, dreka dhe darka mes “të fortit të pa gabim” tradhëtarësh dhe të tradhëtuarish që të jesh një i madh dhe në distancë nga të tjerët. Nëqoftëse nuk ke tradhëtarë, nuk mund të jesh një i madh në politikë. Kjo u bë dhe një model i “të fortëve” në partitë shqiptare, e atyre që parimet politike i kanë për letër higjenike, por kanë qëllim sundimin dhe fitimin. Të tillë, edhe kur nuk kanë asgjë në këtë lojë politike, në saj të arrogancës dhe injorancës për të bërë diçka ndryshe, vazhdojnë të kontrollojnë dhe shpikin tradhëtarë. E konsiderojnë botën me sistemin “gjeocetrik”, pra rreth tyre lëviz bota dhe në saj të këtij parimi pastaj, marrin në qafë dhjetra e dhjetra njerëz parimesh dhe të qytetëruar. Bota e këtyre horrave të politikës e cila ka filluar të lëkundet është e mbushur me servilë dhe shërbëtorë pa asnjë parim moral dhe politikë në kokë. Kanë vetëm një qëllim, dhe ky sigurisht është vegjetimi moral dhe politik nën sundimin e horrit sipër, i cili për të bërë pastaj sundimin e tij më të fortë, shpik tradhëtarë dhe i lufton ato përditë për t’ju prishur jetën. 
 
Historia është akoma më e bukur po të kuptojmë se te ne ky model është një “flluskë” e cila mban akoma politikën e vjetër në këmbë. Është një moment që vazhdon të premiojë një klasë dekadente politike, të cilën as njerëzit e iluminuar nuk e rregullojnë dot. Tentojnë, por e kanë shumë të vështirë. Sepse sa fillojnë punën, dikush i shpall tradhëtarë, ose i bën të tillë, duke ju krijuar figurën e cila pastaj bën xhiron e botës në të keq të fillimit të një politike të re, të ndryshme dhe pa sundimtarë.