BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Opinion / Editorial

Stina e mjekrrave të hajthshme

Stina e mjekrrave të hajthshme
Nga Kolec TRABOINI Jemi mësuar që me mjekra të shohin figurat e shenjtorëve. Padyshim edhe në fytyrat e heronjve të lashtësisë, të filozofëve e artistëve, në shtatoret që ka ruajtur dheu, pas rrënimeve që solli sa natyra po aq vetë njeriu, gjejmë pra figura me mjekërr. Krishtin e Muhametin padyshim nuk mund ti përfytyrojmë pa mjekërr. Kristianët, ndërkohë që ruajtën shumëçka nga mësimet e Krishtit, apo simbolikat që lidhen me të, si ta zëmë zakoni i pirjes së verës, nuk u ruajt nga katolikët mjekrra, e mezi po kemi aty këtu ndonjë prift me mustaqe. Orthodoksët me pretendimin se vetëm ata janë kristianët e vërtetë e të drejtë, e ruajtën mjekrrën si simbol. Kështu, kudo që gjen priftërinj orthodoksë gjen dhe mjekrra, madje kreshnike.  Ndërkohë, popullsia që i përkiste këtyre kontensioneve fetare kristiane nuk u tundua të mjekërrzohej, madje edhe ata që e kishin, e hoqën sepse kësisoj sillte një pastërti më të madhe dhe bukuri në paraqitje. Klerikët islamë e ruajtën edhe ata si orthodoksët simbolikën mjekërrore, dhe me një fanatizëm fetar u krijua një mikroklimë e tillë që mbajtja e mjekrrës të shprehte edhe përkushtimin e thellë deri në sakrificë ndaj fesë, shto mbajtjen e gjithçkaje të vjetër në mosndryshim përballë një bote që gjithnjë ndryshonte mënyrën e jetesës.
 
Kuptohet se Shqipëria këtë mjekërrzim të shfaqur si përkatësi fetare pas pavarësisë mund të ketë ruajtur aty këtu, por nën influencën e kulturës perëndimore ku shumica e shqiptarëve të rinj kryenin studimet, bëri që mjekrra sa vinte e humbiste terrenin në fytyrat e shqiptarëve. Kuptohet se me ateizmin e sistemit monist, anipse nuk e ndaloi mjekrrën me ligj, nuk u dukën më mjekrrat në Shqipëri. Kjo ka edhe shpjegimin tjetër veç asaj që u quajt shfaqje e huaj, ku kishin kohë shqiptarët të merreshin me përformimin e mjekrave, kur kishin aq shumë telashe e aq shumë pamundësira. Por erdhi demokracia sado e kufizuar, që lëshoi shumëçka në udhë të vet pa krye. Kësisoj u rishfaqën edhe mjekrrat, paradoksalisht erdhën në një kohë që kishte shumë varfëri e pisllëk dhe kësisoj të mjekërrzuar rishtazi nuk u panë fort hijshëm nga popullsia. Të ishe emigrant e të mbaje mjekërr tregonte se ose nuk kishe një strehë, nuk kishe as mundësi të laheshe e të rruheshe, ose ana tjetër imitoje artistët ekstravagantë perëndimorët të viteve ‘60-‘70 për të mos u dukur si një fshatar i provincave të humbura të Shqipërisë mbetur në izolim për pesëdhjetë vjet.
 
Por edhe kjo fazë e dhjetëvjeçarit të fundit të shekullit XX u krye e në fillimin e shekullit të ri nisi të bjerë interesi për mjekrrën si maskim apo si tendencë për tu shfaqur medemek europian i kulturuar, së pari se europianët e tejkaluan edhe vetë këtë mode, por edhe shqiptarët nisën ti kushtojnë më shumë vëmendje pastërtisë aq më tepër që mjekrra nisi të marrë një simbolikë tjetër, atë të fanatizmit fetar orjental. Shfaqja në këtë botë e Bin Ladenit dhe pasuesve të tij solli edhe erën e re të mjekërrzimit, tashmë jo si modë, por si një unitet e manifestim fetar. Këtu nuk kishte më asnjë rëndësi a i kishe kushtet të mbaje mjekërr në aspektin se ajo kërkon pastërti, përkundrazi lihej me një rritje të lirë e pa asnjë rregull estetik, si punë shkurresh të egra. Ndryshe nga njerëzit e kulturës dhe të artit që nëse linin mjekërr bënin kujdes për të duke i lënë vend që të shprehin talentin e vet edhe berberët stilistë, këta të tjerët, që i përkisnin njerëzve që nuk kishin fare të bënin me kulturën, të jepnin përshtypjen se je përpara një pylli ku mund të rriteshin të gjitha llojet e bimëve e drurësh e askush nuk tregonte kujdes për të. Kush ka patur rastin të udhëtojë nëpër kësisoj pyjesh që u themi të virgjër, një lloj xhungle, gjithmonë është shoqëruar me një frikë drithëruese, e shpjegueshme kjo prej drojës se prej këtij pylli mund të shfaqej befasisht çdo lloj kafshe e egër dhe e rrezikshme.
 
Në fakt, kësisoj edhe ka ndodhur e jo vetëm në pyjet, por edhe në shoqëritë njerëzore. Të drithëron e tmerron mendimi i kamikazëve që shfaqen krejt ngjashëm me daljen e kafshëve të egra nga pylli dhe hedhin në erë avionë udhëtarësh, stacione trenash apo lokale publike pa patur mëshirë për njerëzit e pafajshëm. Tashmë mjekrrat tek ne janë një realitet, ndoshta jo dominues e zotërues por kanë zënë të shfaqen e të fitojnë mjaft terren në përditshmëri. Ca thonë se për mbajtjen e mjekrrës dikush andej nga thellësia e Orjentit edhe të stimulon, të lidh një pension të vogël të paktën sa për të mbajtur frymën se ky shtet të lë të vdesësh urie. Pra paskemi në shoqërinë shqiptare edhe një kategori mjekërrzimesh për mbijetesë. Nuk ka pse tu themi “Pse?” këtyre njerëzve, sa kohë që shteti dhe instancat e pushtetit e politikës as që e vrasim mendjen se si ti zgjidhin problemet e papunësisë, që është kryeproblemi vrastar i këtij vendi. Ka edhe një grupim fetarësh islamikë, të cilët mbledhur pas një sekti konservator e fanatik e manifestojnë mjekërrzimin duke e bërë sa më të pranishëm në shfaqjet publike me qëllim të përhapjes së itharëve të saj. Shumimin e mjekrrave publike ata e konsiderojnë një fitore që do të kurorëzohet me islamizimin politik dhe me premisë marrjen e pushtetit. Ata janë programuar asisoj dhe janë në vazhdën e punës së vet, me një kushtëzim, sa më e mjeruar të bëhet jeta e njerëzve aq më dominantë do të jenë ata, radikalët fetarë.
 
Megjithëse frikë e panik nuk ka pse të kemi, por gjithsesi mendjelehtësia e figurave të politikës e pushtetit, të cilët nuk bëjnë asnjë kujdes për njerëzit, por i lënë ata në fatin e vet të mjerueshëm, është një ndihmesë e madhe për shkarjen në ekstremizma të shumëllojshme. Po a është çdo lloj mjekërrzimi shfaqje e mentalitetit fetar? Sigurisht që jo. Dhe padyshim që askush nuk ka ndërmend të diskriminojë ata që e kanë mbjellë rasatin e mjekrrave në fytyrë të vet sepse jetojmë në një vend të lirë, por nuk është e drejtë dhe as e dobishme të jemi indiferentë, të bëjmë sikur nuk shohim, të bëjmë sikur nuk ka probleme në këtë vend, dhe se edhe shfaqja e shumimi i mjekërrzimit nuk e ka një shkak e nuk e ka edhe një kosto, akoma më tepër dhe një pasojë në balancat sociale në aspektin e larmisë së religjioneve në Shqipëri. Përtej kësaj, vihet re se ka edhe një mjekërrzim allasoj, pak më kontemporan që mund ti kenë nën ndikimin e disa artistëve me famë por ekstravagantë. Dihet se një shoqëri foshnjore në zhvillimin e kulturës i shfaqet një mani kolektive, si një lloj majmunërie duke imituar gjithçka çfarë sheh në botën e zhvilluar. Thamë se disa të rinj shqiptarë, pas hapjes së Shqipërisë, nisën të imitojnë ato moda e modele që kishin parë në ekranet televizive e që për ta, qe e ndaluar. U shfaqën mjekrrat artistike (artistike u thënshin) ca si Kardinali Rishelje, ca si Don Kishotë e ca të tjerë me mjekrra piktoreske alla Miguel de Cervantes Saavedra.
 
Në të vërtetë këta u shfaqen si ilaritete sepse ajo kohë ishte e perënduar në modë. Kësisoj, mjekërrzimi me tendenca të sforcuara deri në raskapitje për tu dukur modernë, në të vërtetë tregonte diçka tjetër, se sa anakronikë e démodé jemi. Gjithsesi, këta lloj mjekrrash janë me shpenzime, madje shpenzojnë më shumë kohë e para se vetë gratë e tyre. Dhe ja ku i kemi edhe në parlament, edhe në qeveri, edhe në krye të institucioneve mjekërrzimet “artistike”. Ca me humor thonë (ndoshta zërat dalin nga opozita) se Kryeministri, meqë i ka dobësi kategorinë e njerëzve me mjekrra të estetizuara skajshëm, kur hartonte listën e drejtuesve të institucioneve i binte ballit me dorë se nuk po gjente në Shqipëri njeri me mjekërr intelektuale të denjë ta zëmë për drejtor të Galerisë së Arteve. Pa ç’pa dhe e tërhoqi një emigrant shqiptar nga Franca. Tani, në të vërtetë Galeria e Arteve Figurative, ka një drejtor me një mjekërr të stilizuar pak si Vincent e pak si Paul Gauguin, e denjë për tu shfaqur si progres shqiptar në kulturën europiane. Por ama ekspozitën "PranverArt 5" e pamë në Muzeun Historik Kombëtar e jo në Galerinë e Arteve, çfarë tregon se mjekrrat institucionale i kemi të bukura, progresive, por punët nuk i kemi po aq. Por shkoni më tej e vini re me kujdes kush janë drejtuesit e institucioneve kryesore kulturore në Tiranë. Pas Galerisë, kaloni tek Teatri Kombëtar që është fare pranë.
 
E njëjta zgjidh-zgjedhje… Aq ngushtë ka vajtur puna sa dalin fjalë hokatare se ka një inkursion të fshehtë të pozitës për ti marrë apo huazuar ndonjë figurë mjekrrore opozitës për ta vënë në krye të ndonjë institucioni, e nuk është çudi të riciklohet edhe ndonjë mjekërr mbërthejcore. Ca thonë se Kryeministri edhe këshilltarët i zgjodhi me mjekrra artistike, por më tej edhe një këshilltar nga Kosova që piketoi ishte i stafit filozofik mjekrror, a thënë ndryshe, mjekrra më e hijshme e Prishtinës. Kësisoj, që të rrimë shtrembër por të flasim drejt, mjekrrat nuk i kemi vetëm tek Xhamia e Dine Hoxhës në rrugë të Kavajës apo dhe rreth xhamive të tjera, nëpër dyqanet e shumta “Hallall” që kanë zënë çdo skutë të Tiranës, të cilat e vënë në panik për ardhmërinë deputetin socialist Blushi, por i kemi edhe nëpër institucionet kryesore të kulturës. Madje, hëmmmm…., në parlament, në krahun e majtë të deputetit socialist Blushi qëndron një mjekërr socialiste madhështore e denjë për tu bërë ministrore, por ideale do të ishte të bëhej edhe mjekërr presidenciale. Mesa duken bathët në këtë provincën tonë habitore, këto mjekrrat institucionale për të cilat tregohet përkujdesje qeveritare nuk ja zënë sytë askujt, madje as opozitës, sepse shihen si mjekrra të hajthshme, të buta.