BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Të shkojë apo të mos shkojë?!

Të shkojë apo të mos shkojë?!
Nga Gjin MUSA Tashmë u kthye në legjendë, shkuarja apo mos shkuarja e kryeministrit Rama në Serbi. Një datë e përcaktuar që më parë! Ndodhi ajo që ndodhi, ne nuk jemi të turpëruar përpara opinionit ndërkombëtar. Fatkeqësisht, ndeshja e futbollit të dy kombëtarëve respektive, është një përplasje që lë shumë hamendje. Federata e Futbollit Europian shumë lehtë mund ta shmangte këtë përplasje, po frika është se dikujt po i interesonte...
 
Deklarata e z. Platini na jep të drejtën që të paragjykojmë gjithçka. Përsa i përket organeve kompetente të futbollit serb, ne e kishim marrë një sinjal të fortë, asnjë tifoz nga Shqipëria, Kosova dhe viset tjera shqiptare... E thanë troç, që Serbia po përgatiste skenarët e zinj.
 
Një ndeshje futbolli që ka tronditur mbarë opinionin ndërkombëtar, një fillim ceremonial komplet denigrues, përbuzës. Himni kombëtar përdhoset nga huliganët serbë, nën brohoritjet poshtëruese që nuk duan koment. Autoritetet e pranishme në tribunën vip, nuk morën mundimin që ti bënin thirrje publikut, për të respektuar futbollistët, rregullat e një ndeshjeje ndërkombëtare. Minutat sa vinin dhe kalonin, ankthi po rritej, shenjat e një përkeqësimi të situatës u dukën që pas minutës së 20-të, kur gjërat po degradonin... Po "flamuri" flamur nuk ishte. Ishte një banderolë me shqipen dhe dy personalitetet e rilindjes tonë kombëtare. Kush e lëshoi? Kush e sajoi këtë "lojë"?
 
Autoritetet serbe tashmë të dala jashtë kontrollit, lejojnë huliganët tu vërsulen 11 djelmoshave shqiptarë, të cilët kanë përballë një publik që kërkon në kor vdekjen e shqiptarëve! Trimëria dhe qëndresa është e vetmja rrugë, "flamurin" nuk jua lëmë huliganëve serbë, një veprim që tashmë është komentuar e stërkomentuar nga mediat e mbarë botës. Një dhunë e pashoqe, një qëndrim i qeverisë dhe i shtetit të Serbisë i paprecedent, fajtori kërkon të na bëjë fajtor.
 
Analistë, opinionistë, gazetarë e politikanë tashmë kanë mbetur duke folur me hamendje. Dikush mban edhe anën e Serbisë sepse ashtu i leverdis. Dikush i bën provokator "shqiptarët" që lëshuan helikopterin e improvizuar enkas për këtë ndeshje. Një pyetje lind e drejtpërdrejtë, a nuk ishte asnjë serb aty pranë në kohën e lëshimit? apo zbriti nga qielli... Pa asnjë mëdyshje lind e drejta, ta themi hapur, se kjo ishte inskenuar nga autoritetet e Serbisë. Vetëm në këtë formë do realizonin skenën e turpshme të mashtrimit dhe të akuzës pa asnjë argument. Imagjinoni sikur në stadiumin të ishin 100 tifozë shqiptare, çfarë do të ndodhte? Një tragjedi e kaluar tragjedisë. Shteti shqiptar, qeveria shqiptare ishin në tension, po ditën ta menaxhojnë situatën. Deklarata e Presidentit, Kryeministrit dhe Ministrit të Jashtëm serb, ishin deklarata që shprehën vrerin ndaj kombit shqiptar, arritën deri aty ku paturpësia e tyre ishte sa qesharake dhe naive. Diplomacia jonë diti të reagojë në mënyrën më të mirë të mundshme, po kur je përballë një kundërshtari gjakatar dhe racist është e pamundur të gjesh rrugët e komunikimit.
 
Politika Shqiptare.
 
Këto ditë, temë e diskutimeve dhe e shkrimeve të pa funta, është shkuarja apo mosshkuarja e kryeministrit Rama në Serbi. Opozita, përmes kryetarit të saj z. Lulzim Basha i bëri thirrje publike Edi Ramës që ta shtyjë vizitën. Pse të shtyhet vizita? Kujt i shërben kjo shtyrje? Politikes Shqiptare jo! Të frikësohemi përpara një agresori që kërkon destabilizimin e Ballkanit? Kurrsesi nuk duhet anuluar. Kryeministri Rama duhet të marri përgëzimet e mbarë shqiptarëve, pasi pa ju dridhur qerpiku e deklaroi se do shkojë në Serbi.. Pushka top kundërshtarit!
Jemi një popull paqedashës dhe liridashës, kurrë nuk i ka ardhur e keqja fqinjëve tanë nga ne shqiptarët. Serbia është tërbuar që kur kancelarja gjermane e vlerësoi Edi Ramën si njeriun e moderuar të politikës sotme europiane dhe më gjerë. Kjo që ndodhi me futbollin, nuk duhet ta pengojë as kryeministrin dhe as mbarë politikën mbarëshqiptare të shkojë në Serbi, tu shtrëngojë dorën atyre banditëve, t’jua themi në sy: Ja ku jemi, duam paqen dhe mirëkuptimin, ju duhet të kërkoni falje publike, për ato deklarata të pamoralshme, nga ana juaj të nderuar kolegë. Ne shqiptarët kurrë nuk kemi hapur konflikte, as në kohët më të vështira, sot gjërat kanë ndryshuar kudo, me keqardhje ju zotërinj të Serbisë po i qëndroni besnikë politikave të vjetra të konfliktit.
 
Kosova është shtet, është në shtëpinë e vet. Ju shpresoni shumë tek Putini, po ne politikanët shqiptarë do jua themi në sy: Harrojeni Kosovën, mos kërkoni të ndezin konfliktet me popullin shqiptar që jeton në trojet e veta shekullore.
 
Këto do ju thotë Edi Rama politikanëve të Serbisë. 
 
Edi Rama shkon në Serbi në një situatë tepër të tensionuar, shkon si Kryeministër i Shqipërisë. Ja ku jam, po i thotë Serbisë. Shqiptarët nuk vriten, nuk shuhen dhe nuk durojnë përçmimin e askujt. Duam të integrohemi në Europë, nuk i bëhemi servilë askujt, po ecim të vendosur në rrugën e dialogut dhe të mirëkuptimit, për një jetë normale dhe marrëdhënie ndërshtetërore dinjitoze. Gabimet duhen pranuar publikisht nga pala serbe. Vizita e kryeministrit Rama do jetë një vizitë shumë domethënëse për sot dhe për nesër.