BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

T’i shkojmë të keqes deri në fund!?

T’i shkojmë të keqes deri në fund!?
Nga Besi BEKTESHI Padyshim që e prisja deklaratën e mbrojtjes së zotit Fullani. Nga goja e njeriut që vetëm këtë herë thotë “nuk përfaqësoj mendimin e PD-së” sipas mënyrës së “thuaj ti atë që do, se partia fort të do”? Nuk kishte pse mos t’i dilte zot, sepse i doli zot edhe Lazaratit?! E për më tepër, edhe cinizmat e të thënave të kryetarit të PD-së me “kapje të bankës” shkojnë në të njëjtin përfundim dhe tezë politike të PD-së sot që thotë: Ti shkojmë të keqes deri në fund?! Kjo është këmbëngulja e një modeli që nuk ka ndërmënd të reflektojë për të keqen, ose të “kryerën keq”?! Kanë parimin që edhe “sikur të jesh gabim mos u tërhiq” dhe me këtë parim, mbrohet e keqa, justifikohet ajo, dhe biles haptas fare, rrezikohet edhe prishja me një pjesë të shoqërisë që është qartë kundra mendimin tënd. Kur u mbrojt e keqja Lazarat, pse të mos mbrohet edhe Fullani, që në fund të fundit është person me “kollare, papion dhe butona” qoftë dhe jo të artë?! Prokurorinë që veproi njëherë të vetme me arrest, tashmë e bëjnë të urdhëruar nga Rama dhe po ashtu kërkohen devijacionet politike të “së drejtës së individit për tu pyetur dhe që ka merita të cilat janë me mbrojtje stabiliteti financiar dhe të bankave të nivelit të dytë”? Artifica politike këto që mbase mendohet se “kuptohen në Shqipëri” kur në fakt nuk janë asgjë tjetër, përveçse modele të manipulimit mediatik deri në folklorizëm të shqyer burrash, medemek të fortë.
 
Dukej, që kur një natë përpara nxori pronarë televizioni të bënte mbrojtësin me cilësi mediatike të Fullanit, dhe të “enigmave” të njerëzve që nuk arrestohen dhe janë për të ruajtur bankën?! Pastaj dhe individë të cilët kanë përfituar benefice të jashtëzakonshëm me modelin Fullani. Kurse Kryetari i Partisë së djathtë thotë se: Ne jemi dakord që ngjarja duhet të hetuar. Ne mbështesim hetimet që personat përgjegjës të vendosen para ligjit. Shteti ligjor garanton që askush përgjegjës mos shpëtojë dhe asnjë person i pafajshëm të mos dënohet. Është qëndrim i PD që vepra të tilla të stisura për interes mediatik nuk mund të ndodhin pa një shtytje të fuqishme politike në përputhje me orekset e Edi Ramës për të kapur Bankën e Shqipërisë dhe për të shfryrë mllefet të shprehura me gojën e tij ku pas arrestimit të Fullanit ai u shpreh se shumica e tij do e shkarkojë”!Pra dashkan të kapin bankën e cila na paska qenë e kujt? Pra “Fullani i akuzuar dhe përpara drejtësisë, është një vepër e stisur” dhe e thotë pa teklif kreu u PD-së Basha! Një tragjizëm vjedhjeje milionere në Bankën e Shqipërisë nga brenda dhe me një implikim masiv është një stisje sipas zotit Basha!? Në fakt asnjë prej ankesave të KLD-ve dhe akuza të mëdha të medias nuk kanë bërë punë kundra guvernatorit, por plasja e megavjedhjes duket si punë e stisur! Pra jemi në limitet e delirit dhe të parimit “t’i shkojmë të keqes deri në fund”!? Për një parti të tillë, e cila ka qenë shpresa e shqiptarëve për demokraci, për një model perëndimor dhe demokratik të shtetit, janë stisje akuzat e prokurorisë kur në BSH-së vidhen miliona euro apo dollarë e miliarda lekë? As vetëpërmbajtje nuk mund të pretendosh nga një forcë e tillë e ashtuquajtur e djathtë!? Problemi ishte se Fullani nuk ishte pyetur për të dhënë mendimin e tij?! Ky është problemi i madh dhe veprimi i prokurorisë pa u pyetur Fullani nga dikush. Po ta kishte pyetur ai “dikushi” zotin Fullani, PD-ja do të kishte thënë menjëherë “ po ndajnë paratë”? Tani që nuk e ka apeluar kush Fullanin, thonë e rrasët në burg pa e pyetur? 
 
Është një model që ka mentalitet të kohës së “Komiteteve të Partisë dhe atyre Ekzekutive” të cilat në vitet e fundit të diktaturës po silleshin si macja me miun dhe kuptonin vetëm “momentin e mbrojtjes qoftë dhe në të keq të marrëzisë së tyre”? Pikërisht kjo nostalgji e viteve 1980, ka gjetur vend në mentalitetet e lidershipëve të djathtë. Është një “nacionalizëm partiak gri zemërak” që nuk pranon as ndërrim pushteti dhe për më tepër, nuk di se ku bie me shtëpi demokracia. Pastaj “stalinizmi” i përmendur, është një refren akut i një “antikomunizmi” që zbaton komunizmin më të keq pikërisht, duke sharë komunizmin! Janë individët e fundit që nuk kanë asnjë rrugë tjetër për të bërë deri në fund të jetës së tyre, por vetëm mos pendesën dhe shkuarjes deri në fund të së keqes që kanë filluar. Kurse Fullani, ish guvernatori, jam i sigurtë që nuk është fajtori i vetëm. Ai i madhi fajtor është sistemi. Fullani është modeli më i madh njerëzor i këtij sistemi të keq në Shqipëri. Kur fliste lideri maximus, ishte në një vend përkujtimi dhe në krah të tij, një grua që drejton seanca të rëndësishme gjyqi. Se me çfarë ka lidhje tani kjo gjë, këtë vetëm modeli dhe sistemi i keq di ta shpjegojë. A mund ti lajë të gjitha gjynahet zoti Fullani? Sigurisht që do të ishte gabim të merrte vetëm ai të gjitha zemëratat dhe të këqijat, por me një drejtësi të tillë të “zhubravitur” dhe me mentalitete të tilla që “shajnë stalinist” duke qenë vetë i vetmi person anëtar i partisë së Stalinit në Shqipëri, ka dy mundësi të hatashme. Ose të dalë i pafajshëm ose të shpallet hero, kur në një drejtësi normale të mbajë vetëm kryqin e tij. Gjithsesi ajo që kishte rëndësi është se është vendosur ti shkohet të keqes deri në fund, si me veprime dhe me fjalë e deklarata. Po mbrohet ajo, po dalin edhe individë në mbrojtje të saj, dhe shitet e gjitha për demokraci. Po, kështu e quajnë ato të mbrojturën e të keqes... demokraci?!