BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Thaçi i vetmuar!

Thaçi i vetmuar!
Nga Faik KRASNIQI   Pas daljes së rezultateve preliminare më 8 qershor se PDK-ja bashkë me partnerët e koalicionit ka dalë partia e parë, nga ''Jerusalemi i PDK-së'' në Prizren, Hashim Thaçi dukej i ''relaksuar'' se edhe këtë herë do ta formonte pa problem qeverinë dhe do të bëhej kryeministër për herë të tretë. Jam i sigurt se nuk do t'i ketë shkuar në mendje që opozita do bëhej bashkë kundër tij, në mënyrë që mos ta linte të krijonte edhe njëherë qeverinë, apo “Thaçi 3”. Por, kjo ndodhi. Pas dy ditësh, LDK-AAK-NISMA nënshkruan marrëveshje për krijimin e qeverisë. Ky koalicion i opozitës mori mbështetjen edhe të VV së Albin Kurtit. Thaçi u step. E quajti marrëveshjen e opozitës si të paligjshme. Filloi ta kërcënonte opozitën dhe Presidenten, se vetëm ai kishte të drejtën të formonte qeverinë. Kërcënonte se do ta dërgonte vendin prapë në zgjedhje të jashtëzakonshme, nëse ai nuk mund të formonte qeverinë. Pas kërcënimeve të tij bërë Presidentes, që të mandatonte PDK-në për formimin e qeverisë, ajo i dërgoi disa pyetje Gjykatës Kushtetuese se kush kishte të drejtë dhe kë duhet të mandatonte. Gjykata Kushtetuese i interpretoi dy mundësitë për krijimin e qeverisë, që do të thotë se opozita s'ka bërë asgjë të kundërligjshme dhe ka të drejtë në krijimin e qeverisë. 
 
Hashim, urime opozita!
 
Thaçi më në fund ka ngelur i vetmuar. I provoi të gjitha manovrimet e paligjshme për të thyer marrëveshjen e lidhur mes LDK-AAK-NISMA, madje duke tentuar edhe t'i blinte disa deputetë nga partitë e koalicionit, por asnjëra nuk i ndezi. Kur e pa që iu shterrën të gjitha mundësitë e ''akrobacioneve'', u gjunjëzua dhe filloi të bëjë oferta nga më të ndryshme drejt partive opozitare, por asnjë parti shqiptare nuk po dëshiron të bëjë koalicion me të, për formimin e qeverisë, pavarësisht ofertave tepër ''joshëse'' të tij! Ai madje e hodhi në ''ankand'' postin e kryeministrit, duke iu bërë ofertë partive të bllokut opozitar. Por as posti i kryeministrit dhe gjysma e ministrive të qeverisë të ofruar nga Thaçi, nuk e lëkundi për asnjë moment koalicionin opozitar LDK-AAK-NISMA, por as VV e Albin Kurtit. HashimThaçi kishte angazhuar njerëz të ndryshëm, për t’i dërguar si ''mësit'' te Isa Mustafa, Ramush Haradinaj, Albin Kurti dhe Fatmir Limaj. Të gjithë ndërmjetësuesit e Kryetarit të PDK-së, të nisur në LDK, VV, AAK dhe NISMA tashmë janë kthyer duarbosh në selinë e PDK-së. Secili prej atyre ''mësitëve'' është kthyer tek Thaçi me mesazh negativ. Askush nga opozita nuk dëshiron as të bisedojë me Kryetarin e PDK-së, Hashim Thaçin. ''Askush nuk dëshiron, as të takohet për të biseduar''. Këto ishin mesazhet e ''mësitëve'' të Thaçit!
 
Koalicioni opozitar dhe VV-ja janë duke i qëndruar besnikë marrëveshjes së tyre për të mos iu përgjigjur ftesës së Thaçit dhe PDK-së për krijimin e qeverisë. 
Telashet e Thaçit nuk mbarojnë me kaq. Nga partia e tij tashmë kanë filluar dorëheqjet. E para që u largua ishte Ministrja në detyrë e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku, e cila një javë më parë dorëzoi mandatin e deputetes, por dje dha dorëheqje edhe nga detyra e ministres. Por nuk vonoi shumë e dha dorëheqje nga mandati i deputetit edhe ''daja'' i madh i Hashim Thaçit, Azem Syla.
 
Ndërsa për Hashim Thaçin telashet nuk po kanë fund, partnerët e koalicionit LDK-AAK dhe Nisma, tashmë kanë vendosur të hyjnë si një grup i përbashkët parlamentar në Kuvend, në mënyrë që atyre t'iu takojë posti i kryetarit të Kuvendit si dhe ai i kryeministrit. Nëse shkon çdo gjë sipas procedurave ligjore dhe PDK-ja nuk e bllokon formimin e qeverisë duke e dërguar prapë në Gjykatën Kushtetuese, para shtatorit do të kemi qeverinë e re të formuar mes LDK-AAK-NISMA me mundësi edhe VV-ja. Thaçi duhet të pajtohet që ka humbur dhe të mendojë e të veprojë në opozitë. Nuk është fundi i botës. Hashim, urime opozita!
 
Ps: Hashim Thaçi dhe PDK-ja duhet të pyesin veten, pse të gjitha partitë shqiptare e refuzuan për krijimin e qeverisë? Përgjigja është shumë e thjeshtë. Askush nuk dëshiron të futet në koalicion me një parti që për dy mandate ka keqqeverisur, është zhytur thellë në korrupsion, në krim të organizuar dhe ka prodhuar me qindra-mijëra skandale. Në opozitë PDK-ja duhet të reflektojë, përndryshe problemet e kësaj partie s'do të kenë fund!