BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Universitetet shtetërore, gropa qelbi dhe magazina ku thahet duhani

Universitetet shtetërore, gropa qelbi dhe magazina ku thahet duhani
Gëzim Llojdia 1.Ka kohë që  të gjithë faktorët në sistemin arsimor janë përfshirë në procesin e kontrollit ligjor të ushtruar nga MAS, e cila solli si pasojë një ndëshkim masiv të universiteteve private.  Shprehja shqiptare: “Më mirë vonë se kurrë”, shqyrton kuptimin që edhe në këtë kohë ky ligj është mëse i domosdoshëm. U ndëshkuan privatët, ndërsa i shpëtoi këtij procesi, shtetërori ai më problematiku. Më i korruptuari dhe më i përfoluri, që i ka bërë rrush e kumbulla paratë e taksapaguesve shqiptarë. Në vitet e demokracisë me përjashtimin e rastit të Universitetit Kristal, “diploma Bosi”, raste të tjera sado që janë munduar mediat dhe luftëtarët e kësaj fushe, nuk janë gjetur. Përkundrazi, raste problematike janë shënuar vetëm tek universitet shtetërore dhe është e kuptueshme arsyeja pse; sepse vetëm universitete shtetërore ka pasur deri në këto vitet e fundit kur filluan të lulëzojnë dhe ngrihen njëra pas tjetrës, universitete private, të gjitha mediumet shqiptare kanë treguar raste me zë e figurë kur pedagogët e sistemit arsimor shtetëror kanë përfunduar prapa hekurave për ryshfet dhe marrje parash nga studentët, kur auditet e ministrisë dhe KLSH kanë raportuar ndër vite për humbje dhe vjedhje të hapur në këtë sektor nga paratë e taksapaguesve shqiptarë. Është një fakt që sistemi i arsimit të lartë, aktualisht është në gjendje të shthurur. Po ta vlerësoja sipas prof F.Tarifës, në shkollat e larta vijon sistemi sovjetik dhe kjo të lë të kuptosh se ky ndryshim çuditërisht vetëm te privatët dhe jo tek shtetërori, ku duhej të ishte bërë shumë vite më parë. Mirëpo, a e di se ku fle lepuri?! Universitetet shtetërore kanë vite që  marrin të gatshme  produktin që del nga matura shtetërore. Çdo maturant pavarësisht  mesatares,  automatikisht nëse kishte  plotësuar formularët dhe ka bërë kërkesën shkon në një universitet. Madje kaq poshtë ra ky sistem sa edhe për ngelësit në maturën shtetërore u përgatit një formular  i veçantë dhe në vjeshtën e vonë ngelësit  shkuan të gjithë në universitet. Gjë që në asnjë vend të botës nuk ndodh.
 
2.Ngrihet një pyetje: A kanë kapacitete materiale dhe njerëzore universitetet shtetërore për të pasur një  ngarkesë  të tillë? Po sjellim disa fakte dhe gjykojmë Universitetin e Vlorës. Në një sipërfaqe të vogël, sot aty mësojnë mijëra studentë. Problemi kryesor në këtë universitet ishte orari, që i ktheu studentët në skllavë kur mësimet fillonin në mëngjes dhe përfundonin në mbrëmje sipas kohëve të pedagogut, pra me një fjalë studenti ndryshe nga një universitet privat, ishte në dispozicion të pedagogut dhe jo e kundërta në realizimin e  shërbimit. Numri i madh i studentëve  ka krijuar mbipopullim të klasave. Korrupsioni  këtu ka qenë i lexueshëm dhe i përhershëm që prej kohës kur erdhi në jetë universiteti buzë detit. Asnjë masë nuk ka mundur dot ta përballojë këtë “gangrenë” të arsimit të lartë. Studentët përveç taksës që i paguajnë shtetit, një taksë nën dorë u shkonte pedagogëve të cilët kanë krijuar rrjetin e sekserëve. Një problem më vete janë emërimet. Me një numër të madh studentësh (shteti mbushte auditorët pa gjykuar se ku do të gjendej stafi akademik) në këtë universitet janë punësuar gjithfarë pedagogësh, ca me meritë dhe aftësi dhe shumica me emërime politike dhe korrupsion. Për këtë duhen lexuar ndër vite raportet e KLSH. Edhe zgjedhja e rektorit  të këtij universiteti është bërë vetëm me një kandidaturë, pa kandidaturë alternative duke lënë shije të hidhur, ngaqë mungonin konkurruesit apo kandidatët nuk kishin gradën shkencore si e kërkonte ligji, duke lënë të dyshohej se këtu nuk gjendej dot një kandidat për rektor, si mundej vallë të gjendej  një duzinë pedagogësh, që japin mësim në shumë degë të universitetit?
 
3.Më brenë kjo pyetje, që dua ta bëj: Çili është ndikimi i Universitetit të  Vlorës  në zhvillimet rajonale? Universiteti i Vlorës u ngrit në 10 dhjetor 1994 si Universitet Teknologjik. Prej atij viti degët, departamentet dhe fakultetet janë shtuar me dy ose tre herë. Në një universitet si ky i Vlorës  me një duzinë pedagogësh,  më e çuditshmja në një qendër universitare me degët gjuhë letërsi, histori..., etj nuk ka një gazetë universitare. Universiteti me jetë 20 vjeçare nuk ka ndikuar as në zhvillimin e shkencës, kulturës dhe fushave të tjera, që ka qyteti i pavarësisë. Duke qenë universiteti i qytetit të pavarësisë, ai do të ishte prijatar në 100 vjetorin e pavarësisë kombëtare, por as që mund të bëhet fjalë. Vlora njihet si: “mbretëreshë  e turizmit”, ndërkaq që ndikimi i Universitetit nuk është ndjerë fare në këtë vlerësim. Po kështu sektori i detarisë, ai i ka pasur një traditë të mirë, ku është sot ndikimi i universitet me kuadrot që përgatit? Me një fjalë  universiteti është kthyer në sistemin sovjetik brenda oborrit të vet dhe i shkëputur, ose ka qëndruar në distancë nga zhvillimet  ekonomike rajonale.
 
4. Të mësuar në këto gropa qelbi, ata kërkojnë rrojtjen nënë këtë velenxë të ngrohtë shtetërore ku vegjetojnë mjaftë dukuri, që prishin arsimin shqiptar. Rrënjët e korrupsionit nuk shkulen ndryshe nëse nuk zbatohet këtë shtator, ligji i ri i arsimit të lartë. Pra, ndryshimi i ligjit shkul rrënjësisht  korrupsionin që bashkëjeton prej 20 vjetësh në universitetet tona. Kundërshti ka pasur dhe do të ketë sepse të korruptuarit nuk do të pranojnë të prishen “feudet e tyre”, ashtu si edhe nepotikët, tenderuesit e mjaftë fenomene, që kanë goditur rëndë sistemin e sotëm arsimor në Shqipëri. Një fakt të bënë të mendosh thellë. Në të gjithë këtë reformë të thellë kur ju hoqën licencat 18 universiteteve  private, nuk u cenua asnjë universitet shtetëror, por u mbyllën vetëm ca filiale të tyre, që kishin si “strehë ca godina të trishta”, që ngjasonin si magazina ku thahej duhani. Çdo të  ngjasë më tej me shtetërorin, apo sërish do të dëgjojmë për arrestime pedagogësh dhe ryshfete për abuzime me fonde dhe me avazin, s’kemi çfarë të bëjmë....