BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Vendorët “fukarenj” dhe “gardianët” e PD?

Vendorët “fukarenj” dhe “gardianët” e PD?
Nga Besi BEKTESHI    Loja me të varfërit në Shqipëri është si një model i jashtëzakonshëm i sulmit politik, i cili kriterin e vetëm ka kryesisht mashtrimin e tek tuk dhe budallallëkun. Tani, një pjesë e madhe e atyre që nuk kanë paguar energjinë shpallen të varfër? Në fakt disa, edhe mund të jenë të varfër. Por dritën nuk është se nuk e kanë paguar këtë vit, ose vetëm mbas 23 qershorit, por pothuaj gjithë kohës. Shkurt janë “emblematikë të varfër” që nganjëherë kanë shtëpi (jo të gjithë) dy katëshe dhe që kanë shumë vite pa paguar energji e ujë. Nuk kanë paguar asnjë pjesë të lekëve, që shtetit i paguhen në drita dhe ujë. Pra, janë toleruar si “të varfër” për dekada dhe tani është problem se duhet të paguajnë. Mirëpo nuk janë mësuar të paguajnë, janë mësuar një pjesë e madhe e tyre (me shtëpitë dy dhe tre katëshe, ose dhe dyqane) që të mos paguajnë dhe t’ju nxjerrin gjuhën njerëzve normalë që paguajnë gjithmonë. Të tillë, një pjesë e madhe (përveç realisht të varfërve) i ankohen liderit Basha. Ai pastaj akseleron parullat antiqeveri. Jo më kot ka pasur disa dhjetra e dhjetra vendorë, që nuk kishin paguar energjinë. Përfaqësues të popullit, që nuk paguanin energjinë elektrike?! Po çfarë priste ÇEZ dikur dhe përpara tij KESH, ose autoriteti i shpërndarjes, në një fshat apo komunë, kur kreu vendor i komunës nuk paguante i pari energjinë? E të gjithë këta janë “fukarenj”, janë ajo plejadë e “shkëlqyer” e përfaqësuesve të popullit, që shesin popullin me çfarë ka, dhe kanë dhe të drejtë që të mos paguajnë energjinë e ujin?! Pse nuk paskan të drejtë të ankohen të tillë xhahilë të ligjit dhe energjisë në këtë vend?! Ata duhet të ankohen dhe fort, sepse po barazohen tashmë me njerëzit normalë, por dhe të qytetëruar të Shqipërisë! Deri më sot, për të tillë vendorë, kemi paguar ne që paguajmë përherë dhe jemi mësuar të paguajmë gjithmonë, kurse tani duhet që energjinë ta paguajnë vetë! Po ky është një tmerr për të tillë “fukarenj”, që kanë pasur edhe tendera edhe firma për të ndarë edhe ndihmën sociale. Po po, këta kanë përcaktuar dhe kush janë fukarenjtë e katundit dhe komunës. E, nuk e kuptoj, nëse askush nuk e ka futur veten në listën e fukarasë, që i duhet një ndihmë ekonomike. Kështu do të justifikonin dhe vjedhjen e energjisë?! Si rasti që dikush humb jetën për fat të keq, se do të lidhë vilën tre katëshe, të cilës nuk i janë paguar lekët e energjisë që kur është ndërtuar dhe fukarenjtë kryekomunarë e vendorë, përbëjnë dhe esencën e moralit të mospagesës së energjisë në Shqipëri. 
 
Ndërsa kryevepra është largimi i gardianëve nga puna se nuk kanë paguar energjinë! Këtu kemi të bëjmë seriozisht me problemin e “persekutimit politik” të gardianëve të burgut? Ata konsiderohen të larguar nga puna se janë “simpatizantë të PD-së”, dhe kjo është thënë tashmë në emër të së drejtës për informim në media. Gardianë që janë simpatizantë të PD-së, dhe që qeveria i largon si të tillë e gjen alibinë te dritat?! Uauu, çfarë skandali? Imagjinoni që disa gardianë në Berlin, të largohen nga puna se janë kapur pa paguar energjinë (nuk e di nëse duhen larguar nga puna për energji apo për nene 5/7 dhe 7/4 të shkeljes së kodit dhe rregullat e sjelljes) dhe të dalin të thonë se janë simpatizantë të SPD-së, që është sot atje në opozitë? Do të ishte gallata më e madhe e politikës së deklaratës si akuzë dhe kundër akuzë politike në eter. Do të ishin kënaqur gjermanët me idiotizma të tillë, të cilët dalin vetëm në skenën e tragjikomedisë shqiptare në këtë shoqëri deprimente. 
 
Është madhështore se sa grupe shoqërore dhe shtresa të ndryshme janë mësuar me profilin e qytetarit të specializuar, për të mos paguar faturën e energjisë elektrike!? Janë me mijra, dhe për më tepër janë edhe “krenarë” se nuk kanë paguar. Tani ndjehen të fyer, sepse duhet më në fund të nxjerrin kuletën dhe të paguajnë si të jetë gardian i PD-së dhe i PS-së, gjithmonë si simpatizantë them unë? Më vjen keq, por si paska mundësi, që në atë burg nuk paska gardianë simpatizantë të PS-së që nuk paskan paguar energjinë? Si dreqin bën vaki kjo punë, që gardianët e PS-së paguajnë? Këto janë çmenduritë shqiptare, sepse nuk ka të bëjë aspak këtu përkatësia partiake, por ka të bëjë ndershmëria dhe qytetaria. 
 
Më në fund, shumëkush po e kupton se sa turp paska qenë, por po e kuptojnë se edhe sa e padrejtë paska qenë kjo punë e kryer kështu për faqe të zezë. Kanë paguar vetëm qytetarët dhe njerëzit normalë, ndërsa kanë bërë qejf të tjerët. Turp, dhe për më tepër, ankohen një pjesë ose shtyjnë të tjerët të ankohen. Është për të ardhur vërtetë keq. Normalisht duhet të ndëshkohen dhe VIP- a të lartë, por duhet dhe një ide, për të ndarë realisht se kush është vërtetë i varfër, që nuk ka burime vërtetë të qartësuara jete. Po, edhe kjo duhet bërë. Për të tjerët turp, dhe sa nuk ka ku të shkojë më.