BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, shpërndarja në bankë do të nisë nga 1 prilli, eksperti Kujtim Hoxha jep detaje për bonusin që do të marrin të moshuarit

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi të eliminonte edhe dëshmitaren kyçe të aferës ‘CEZ-DIA’ që do i bëjë gropën në SPAK dhe si i pastroi në bashkëpunim me Sali Berishën 6 miliardë lekë në Afrikë

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi
x
BREAKING NEWS

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi Ramës që është përfshirë në korrupsion e pastrim parash, ja si SPAK po e heton veçmas nga dosjet “përvëluese” dhe si rrezikon të arrestohet për zhdukjen e 10 milionë eurove ...

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është tmerruar nga drejtësia, SPAK i ka gjetur miliona lekë, ja pse do të ketë arrestime të reja në mazhorancë

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është
x
BREAKING NEWS

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e deputetëve dhe politikanëve, nga Evis Kushi, Etilda Gjonaj, deri te Lindita Nikolla dhe Ferdinad Xhaferraj

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e
x

dossier-politike

Gjergji Papa: Të largohet Fullani dhe Këshilli Mbikqyrës, vjedhja në BSH skandal tronditës

Gjergji Papa: Të largohet Fullani dhe Këshilli Mbikqyrës, vjedhja
Deputeti i Partisë Demokratike, Gjergji Papa, në një intervistë për gazetën “Sot”, ka komentuar ngjarjet më të fundit politike në vend. Deputeti Papa, vjedhjen në Bankën e Shqipërisë e cilëson një skandal të madh, që ka shokuar gjithë qytetarët shqiptarë. Në këto kushte, deputeti Papa shprehet se përgjegjësi morale për vjedhjen në Bankë duhet të mbajë i gjithë stafi, duke nënkuptuar guvernatorin Ardian Fullani dhe anëtarët e Këshillit Mbikqyrës. Ai i ka bërë thirrje prokurorisë që të zbardhë ngjarjen e plotë dhe përgjegjësit e vërtetë të shkojnë para drejtësisë dhe të japin llogari për zhdukjen e 713 milionë lekëve. Duke u ndalur te 300 ditët e para të qeverisë “Rama”, deputeti Papa u shpreh se nuk është mbajtur asnjë premtim elektoral. Ai tha se Rama mashtroi për legalizime falas, për shëndetësi falas. Madje, ai shtoi se në sektorin e shëndetësisë situata është përkeqësuar, ka korrupsion, mungesë kompetence në drejtim dhe shërbim shëndetësor ndaj qytetarëve në ditën më të keqe. Gjithashtu, ai u shpreh se kryeministri Rama mashtroi për 300 mijë vende të reja pune, përkundrazi, papunësia u rrit nga 12% në 18%, mashtroi që 95% e qytetarëve nuk do të paguajnë taksa, u përkeqësua rendi dhe u rrit pasiguria publike, u rrit borxhi publik nga 62% në 75%, pati rënie investimesh, rënie të kreditimit në ekonomi, nuk u rritën rrogat dhe pensionet. Sa i takon procesit zgjedhor për 27 degët e PD, Papa vlerësoi se gara për kryetarët e rinj ishte demokratike dhe transparente. Ai mohoi zërat se gara u shoqërua me konflikte dhe hatërmbetje. Papa vlerësoi se këto zgjedhje konfirmuan demokracinë e vërtetë brenda Partisë Demokratike. 
 
-Vjedhja në Bankën e Shqipërisë, a e ka cenuar stabilitetin financiar dhe a ka ndikuar negativisht në imazhin e bankës jashtë vendit?
 
Vjedhja në Bankën e Shqipërisë është një skandal i madh, i cili më ka indinjuar thellë, ashtu si të gjithë qytetarët shqiptarë. Por duke ju referuar statistikave të deritanishme, nuk mendoj se është cenuar stabiliteti financiar i vendit dhe nuk ka ndikuar negativisht në imazhin e bankës jashtë vendit.
 
-Ka një perceptim publik se PD po e mbron Ardian Fullanin, a do të ketë kjo kosto për PD?
 
Ky perceptim është shumë i gabuar. Për PD, e rëndësishme është rruajtja e stabilitetit financiar të vendit. Për sa i përket z. Fullani, deri tani organet e drejtësisë që po hetojnë këtë skandal, nuk kanë vërtetuar përgjegjësinë ligjore të tij. PD nuk mbron asnjë individ me përgjegjësi ligjore, përkundrazi dënon me forcë çdo individ që kryen veprimtari antiligjore, kushdo qoftë ai. Parë nga ky kënd vështrimi, nuk ka pse të ketë asnjë kosto për PD.
 
-A duhet të ikë Fullani? 
 
E kam thënë edhe më parë. Përgjegjësi morale padyshim që ka gjithë stafi drejtues i Bankës së Shqipërisë. Për sa i përket përgjegjësisë ligjore, mendoj se organet kompetente të drejtësisë duhet t’i shkojnë sa më parë në fund hetimit të këtij skandali dhe të përcaktojnë përgjegjësinë ligjore të gjithsecilit dhe mbi bazën e kësaj përgjegjësie ligjore, çdokush të marrë dënimin e merituar, në përputhje me ligjin.
 
-Si e vlerësoni procesin zgjedhor në PD? 
 
Deri tani kanë përfunduar dy fazat e para të procesit zgjedhor në PD. Faza e parë kishte të bënte me regjistrimin e anëtarësisë reale dhe efektive, me anëtarësimet e reja në Partinë Demokratike dhe me krijimin e një baze të dhënash elektronike të anëtarësisë shumë të saktë. Gjatë fazës së dytë u zhvilluan zgjedhjet për strukturat drejtuese në nivel seksioni, grupseksioni dhe dege. Personalisht procesin e deritanishëm e vlerësoj si një proces zgjedhor demokratik, të hapur, të ndershëm dhe transparent.
 
-A jeni dakord për ndarjen e Tiranës në 11 degë?
 
Tirana është metropoli i Shqipërisë dhe për nga madhësia nuk krahasohet me asnjë rreth tjetër në vend. Ndarja në 11 degë nuk bën gjë tjetër, veçse e bën më efektive punën e partisë, monitorimin, llogaridhënien dhe ndarjen e përgjegjësive si gjatë fushatave elektorale, ashtu edhe në periudha post elektorale.
 
-Ka pasur mjaft konflikte dhe tensione gjatë zhvillimit të zgjedhjeve si dhe akuza se ato u përdorën për gjueti shtrigash. Cili është komenti juaj? 
 
Zgjedhjet për strukturat drejtuese të PD për nivelet që përmenda më lart ishin një garë. Në çdo lloj gare, veçanërisht atje ku gara është më e fortë, ka edhe konflikte, ka edhe tensione. Por, sikundër e përmenda më lart, gara ishte e ndershme, kështu që edhe atje ku pati, tensionet u mbyllën shpejt dhe pa probleme. Nga këto zgjedhje PD doli më e fortë dhe më e unifikuar. Për sa i përket akuzave se zgjedhjet u përdorën për gjueti shtrigash, për mendimin tim janë akuza pa baza. Nuk mund të quhet gjueti shtrigash papajtueshmëria e mandatit të kryetarit të degës të PD me atë të deputetit apo të të zgjedhurve vendorë. Unë mendoj që kjo papajtueshmëri është shumë pozitive në jetën e PD, sepse shmang përqendrimin e pushtetit në një individ të vetëm, duke e shpërndarë pushtetin, rrit kolegjialitetin dhe gjithpërfshirjen në vendimmarrje dhe forcon demokracinë e brendshme të PD. Nuk mund të quhet gjueti shtrigash skualifikimi i drejtuesve me rezultate më të ulta, në të gjitha nivelet e PD. Sipas mendimit tim, kjo është pozitive se rrit besimin dhe motivimin për drejtuesit e rinj, jo vetëm të anëtarëve të PD, por edhe të elektoratit për zgjedhjet e ardhshme. 
 
-Deputetja Mesila Doda ka akuzuar Lulzim Bashën se zhvilloi zgjedhje me dy standarde. Si i shikoni ju këto akuza dhe sa të vërteta janë ato? 
 
Nuk di që kolegia Doda të ketë bërë ndonjë akuzë të tillë ndaj kryetarit Basha. Pavarësisht nga kjo, unë nuk marr përsipër as të komentoj, as të paragjykoj deklaratat e kujtdo kolegu apo drejtuesi të PD. Unë respektoj mendimin e të gjithë kolegëve. Në PD gjithsecili është i lirë të shprehë hapur mendimin e tij. Të gjitha mendimet dhe idetë me vlerë i shërbejnë përmirësimit të punës opozitare të PD. Është vota ajo që përcakton mendimin e shumicës. Për t’ju përgjigjur pyetjes tuaj, nga kushdo që të vinë këto akuza, ato janë të pavërteta. Mendimin tim për procesin zgjedhor në PD, unë e shpreha më lart.
 
-A do të ketë më shumë të vjetër që të jenë pjesëmarrës në vendimmarrjet e PD?
 
I gjithë ky proces zgjedhor ka patur si pikësynim hapjen, zgjerimin e PD dhe afrimin e njerëzve të rinj. Por afrimi dhe zgjedhja e njerëzve të rinj, nuk presupozon largimin apo mënjanimin e kontribuesve të vjetër në PD. Përkundrazi, uniteti dhe bashkimi i të gjithë anëtarëve të PD, të vjetër dhe të rinj do të përbëjë forcën dhe suksesin e këtij procesi. Do të jetë vota ajo që do të përcaktojë përbërjen e strukturave vendimmarrëse në PD. 
 
-Si e vlerësoni ju reformën territoriale dhe a mendoni se mazhoranca po e përdor për qëllime elektorale? 
 
Për sa i përket reformës territoriale, mund të them se PD e konsideron atë shumë të rëndësishme dhe publikisht ka prezantuar alternativat e saj. Por ne, kurrsesi nuk mund të bëhemi palë me këtë ndarje administrative, jo mbi bazën e kritereve të përcaktuara qartë dhe të zbatuara njëlloj kudo, por mbi bazën e pazareve për interesa politike, ekonomike dhe elektorale.
 
-Si i vlerësoni 300 ditët e para të qeverisë?
 
Mashtrim për legalizime falas, mashtrim për shëndetësi falas dhe përkeqësim të situatës në shëndetësi, korrupsion, mungesë kompetence në drejtim dhe shërbim shëndetësor ndaj qytetarëve në ditën më të keqe, mashtrim për 300 mijë vende të reja pune dhe rritje të papunësisë nga 12% në 18%, mashtrim që 95% e qytetarëve nuk do të paguajnë taksa dhe rritje të taksave për të gjithë qytetarët, përkeqësim i rendit dhe rritje e pasigurisë publike, rritje marramendëse e borxhit publik nga 62% në 75%, rënie e investimeve, rënie e kreditimit në ekonomi, mosrritje e rrogave dhe pensioneve. Përkundër fushatës propagandistike të qeverisë me reklama të mëdha në të gjitha rrugët e vendit, këto shifra dhe fakte që përmenda dhe shumë të tjera, flasin qartë për 300 ditë të një qeverie që jo vetëm ka gënjyer paturpësisht votuesit shqiptarë, por ka dështuar plotësisht. Intervistoi: Eneida Jaçaj
 
 

Më të lexuarat