BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, shpërndarja në bankë do të nisë nga 1 prilli, eksperti Kujtim Hoxha jep detaje për bonusin që do të marrin të moshuarit

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi të eliminonte edhe dëshmitaren kyçe të aferës ‘CEZ-DIA’ që do i bëjë gropën në SPAK dhe si i pastroi në bashkëpunim me Sali Berishën 6 miliardë lekë në Afrikë

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi
x
BREAKING NEWS

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi Ramës që është përfshirë në korrupsion e pastrim parash, ja si SPAK po e heton veçmas nga dosjet “përvëluese” dhe si rrezikon të arrestohet për zhdukjen e 10 milionë eurove ...

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është tmerruar nga drejtësia, SPAK i ka gjetur miliona lekë, ja pse do të ketë arrestime të reja në mazhorancë

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është
x
BREAKING NEWS

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e deputetëve dhe politikanëve, nga Evis Kushi, Etilda Gjonaj, deri te Lindita Nikolla dhe Ferdinad Xhaferraj

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e
x

dossier-politike

Ilir Meta: Bujar Nishani më hodhi në tavolinë 6 emra për guvernator, asnjë nuk ishte bindës, ja kriteret për kandidatët për 61 bashkitë

Ilir Meta: Bujar Nishani më hodhi në tavolinë 6 emra për
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, ka zbardhur dje për herë të parë negociatat me kreun e shtetit, Bujar Nishani, për zgjedhjen e guvernatorit të Bankës së Shqipërisë. Gjatë një interviste në emisionin “5 Pyetjet nga Bararamo”, Meta pohoi se Nishani i kishte hedhur në tavolinë 6 kandidatura për guvernator të BSH. Meta pohoi se nuk kishte konfirmuar asnjë nga 6 kandidatët, pasi sipas tij, nuk ishin bindës. Gjatë intervistës, Meta është ndalur edhe tek kandidaturat e mundshme të PS-LSI për 61 bashkitë e reja. Kreu i Kuvendit pohoi se kriter për kandidaturat do të jetë përgjegjshmëria për t’u shërbyer qytetarëve dhe integritetit. Meta u ndal edhe tek polemikat për hapjen e dosjeve të Sigurimit të Shtetit. 
 
-Cili është qëndrimi që do të mbajë LSI, nëse Partia Demokratike do të bojkotojë këtë proces zgjedhor?
 
Ne jemi vend demokratik ku çdo forcë politike ka të drejtë të marrë vendimet e saj sovrane dhe të paraqitet në zgjedhje, apo edhe të mungojë në to, që natyrisht nuk është një veprim vërtet demokratik, pasi lë përkrahësin e saj të papërfaqësuar. Tashmë 21 qershori u vendos dhe të gjithë do të përgatitën për zgjedhjet e reja vendore.
 
-Lëvizja që parashikon një referendum, a mendoni se votohet kundër nga sovrani për këtë?
 
Unë nuk dëshiroj të merrem me variantet e kryetarit të PD dhe me sjelljen jokonstruktive të tij dhe të partisë që përfaqëson, pasi këto vendime janë absurde. Ata janë vetëpërjashtuar, edhe pse janë ftuar të marrin pjesë në një komision të posaçëm. U është dhënë numri i njëjtë i anëtarëve. Kanë organizuar një konventë të tyre dhe kanë thënë që do të paraqesin një qëndrim të tyre. U sqaruan dhe atje të gjitha hapat që ishin hedhur dhe kriteret mbi të cilat konfigurohej kjo reformë, dhe iu kërkua opozitës të sillte variantin e saj. Opozita duhet të sillte qëndrimin e saj në argumente të bazuara, por PD vendosi të sillej ndryshe, pasi nuk donte të merrte  asnjë përgjegjësi për këtë reformë.
 
-Basha u shpreh se është një ndarje torte mes jush e z. Rama?
 
Z.  Basha deri dje thoshte që ishte anti-kushtetuese, sot thotë që ishte kushtetuese, por edhe elektorale.
 
-Teknikisht referendumi është i mundur?
 
Nuk di për çfarë referendumi e ka fjalën Basha, por referendumi final për zgjedhjet vendore është më 21 qershor 2015. Sa i takon kushtetutshmërisë së kësaj reforme, tani çdo gjë është e qartë.
 
-Tashmë, a do nisin konsultimet mes PS dhe LSI për të përcaktuar kandidatët për 21 qershorin. Do jeni bashkë në këto zgjedhje?
 
Besoj se jemi ende herët për të folur për taktikat që do të ndiqen për zgjedhjet vendore, por jo herët për përgatitjet. Në gjykimin tim zgjedhjet vendore nuk janë kaq të rëndësishme në planin e përbashkët politik, por janë të rëndësishme për shërbimet ndaj qytetarëve, pasi me reformën e re parashikohet të shfuqizohet ky vendim. Partitë kanë nevojë të mobilizojnë aktivistët, militantët e tyre. Unë i shoh këto zgjedhje si një mundësi për të ndërtuar në themel një pushtet të ri vendor jo vetëm në formë bazuar në reformën e re, por në mënyrë të veçantë në standardin e shërbimeve që do t’u ofrohen qytetarëve.
 
-A po kandidohet zonja Kryemadhi për Bashkinë e Tiranës?
 
Nuk kam informacion për një gjë të tillë.
 
-Është edhe një faqe në FB ku flitet se zonja Kryemadhi kandidon për Tiranën?
 
Nuk jam shumë i pasionuar pas rrjeteve sociale. Është shumë herët për të diskutuar për kandidatët.
 
-Kur të uleni me Ramën, do uleni mbi një bazë kriteri...
 
Në çdo rast do të mbështeten kandidatët më të mirë që ofrojnë standardin e duhur për shërbimet ndaj qytetarëve. Është herët për të menduar për kandidatët.
 
-Flasim për bojkotin e PD. Po plotësohet periudha 6-mujore që ata mund të qëndronin jashtë Kuvendit. A merr fund brenda dhjetorit ky bojkot?
 
Moralisht ky bojkot ka marrë fund me kohë. Edhe pse PD diti të shfrytëzojë një incident të papranueshëm. Për arsye të të gjithë veprimeve që u realizuan edhe nga Kuvendi, pretendimet e opozitës kanë rënë dhe i takon asaj të zgjedhë kohën për t’u rikthyer në Kuvend.
 
-Përse e shtytë zhvillimin e punimeve deri në 24 dhjetor, i dhatë PD mundësinë për të mos djegur mandatet?
 
Kishte të bënte me shumë me axhendën e ngarkuar të Kuvendit. Por edhe në aspektin që përmendët ju, prapë pozitiv është.
 
-U fol për një vizitë të presidentes të Kosovës në Tiranë. Dhe u fol se për hir të respektit të Kosovës dhe çështjes kombëtare, opozita do të merrte pjesë në Kuvend. Si ka ndodhur për këtë organizim, apo si u sajua kjo vizitë e zonjës Jahjaga?
 
Nuk kam informacion për mënyrën sesi është menduar një vizitë e tij. Por u tha që do vinte në 18 dhjetor në Tiranë, dhe më pas u shty për një vizitë në një moment të dytë. Nuk është se kemi kërkuar ndonjë shpjegim të plotësuar për këtë çështje. E ka ftuar presidenti Nishani. Nuk e kam të qartë se kush negocioi për të mbajtur një fjalë në Kuvend, por besoj nga dy ambasadat tona në respektim të protokollit të shtetit, në çdo moment që ajo do të vijë në Tiranë do të jetë e mirëpritur.
 
-A e konfirmoni se nesër vijnë dy komisionarët europianë për të negociuar për t’i dhënë fund bojkotit?
 
Nuk mund ta konfirmoj, por them se janë të mirëpritur, edhe në kuadër të bashkëpunimit dhe përmirësimit të raporteve me opozitën këtu për një mbarëvajtje të punës këtu.
 
-Flitet se ka një draft marrëveshje për kthim të opozitës në Kuvend, çfarë parashikon?
 
Nuk kam ndonjë informacion të imtësishëm lidhur me këtë, por them se gjithçka është në përputhje me atë që parashikon opozita.
 
-Në media është aluduar se pika që ka mbetur pezull është ajo se PD kërkon që në parlament të mos ketë persona të inkriminuar?
 
PD duhet të bëjë propozime konkrete, dhe më pas ato do të vlerësohen dhe do të jepet përgjigje. Opozita duhet të bëjë një adresim të qartë të këtyre çështjeve, dhe të gjithë janë të hapur që parlamenti në të ardhmen të ketë një standard më të sigurt të përfaqësimit dhe të personalitetit të deputetëve.
 
-A keni pasur ju komunikime që nuk janë bërë publike me përfaqësues të Parlamentit Europian apo PD?
 
Me të PD jo, por të Partive Popullore Europiane kam patur mundësinë të shkëmbej mendime të ndryshme. Ata janë të shprehur për rrugën parlamentare të të bërit politike edhe nga PD. Së dyti, kërkohet bashkëpunim dhe fleksibilitet sa më i gjerë.
 
-A ju kanë parashtruar ndonjë pikë?
 
Unë kam patur disa komunikime ku i kam informuar mbi plotësimin e kërkesave të PD nga ana e Kuvendit.
 
-A ka negociata Ruçi-Paloka për këtë?
 
Nuk kam dijeni, por çdo lloj negociate dh komunikimi është pozitiv.
 
-A do të kthehet opozita brenda dhjetorit?
 
Mos prisni nga mua përgjigje që varen nga Doktori.
 
-Kur do të zgjidhet Guvernatori i ri i BSH?
 
Besoj se gjatë javëve të ardhshme. Deri më tani është bërë grup-lista. Por ne nuk kemi zgjedhur ende, pasi jemi duke kërkuar një emër bindës për këtë pozitë. Është një proces që duhet të bëjë rrugën e tij. Sa i takon emrit të dekretuar nga Presidenti, them se për të gjithë emrat patëm mendimin se ishin jo shumë të njohur dhe jo shumë bindës. Na paraqiti gjashtë emra, por patëm mendimin se ishin jo shumë bindës. Sistemi bankar është një sistem ku punojnë shumë personalitete në fushën e tyre, por jo të gjithë janë të njohur në publik. Kemi patur konsultim të herëpashershëm me kryeministrin, dhe kemi ndarë pak a shumë të njëjtin vlerësim.
 
A i keni paraqitur një emër tjetër presidentit?
 
Kemi paraqitur opinione të caktuara për emra të caktuar, por kjo nuk është shumë e rëndësishme, është e drejta e presidentit për të nisur këtë proces kushtetues.
 
Ju e mbështetët kandidaturën e Ramës, të një bankieri argjentinas?
 
Çdo zgjidhje e shpejtë do të ishte pozitive, dhe në këtë rast bëhet fjalë për një personalitet të njohur në nivel ndërkombëtar. Por një zgjidhje e shpejtë dhe konsensuale për emrin e guvernatorit është optimale.
 
-Po nëse parlamenti e rrëzon kandidaturën e presidentit si veprohet?
 
Në këtë rast, presidenti do të bëjë një propozim tjetër që të ketë mundësi të fitojë mbështetje.
 
-Së fundmi është bërë zhurmë për projektligjin për hapjen e dosjeve?
 
Ky projektligj është depozituar në Kuvend, dhe në fillim të janarit do të vendoset se kur do të përfshihet në kalendarin e punës.
 
-Ju jeni për hapjen e dosjeve?
 
Unë besoj se është një çështje që përderisa është rihapur ia vlen të marrë një zgjidhje përfundimtare le të shpresojmë, pasi nuk është një çështje e re. Vetë procesi i dosjeve nuk fillon sot por ka nisur me kohë, që me ndryshimet e vitit ’90. Por asnjëherë nuk pati një konsensus dhe një model europian që të ndiqej.
 

Më të lexuarat