BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

politike-intervista

Ilir Meta: Opozita po abuzon me tolerancën e mazhorancës, do zbatoj rregulloren për Sali Berishën

Ilir Meta: Opozita po abuzon me tolerancën e mazhorancës, do zbatoj
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, gjatë një interviste televizive, ka komentuar zhvillimet e fundit politike, duke u ndalur kryesisht tek ecuria e reformave, performanca e ministrave, mundësitë për të marrë statusin në qershor si dhe tek sjelljet e opozitës në Kuvend. Kreu i LSI, vlerësoi pozitivisht punën e ministrave, ndërsa shtroi çështjen e ndryshimit të qeverisë se është në kompetencë të kryeministrit Edi Rama. Kreu i Kuvendit, Ilir Meta, ka deklaruar se do të merren masa, duke mos lejuar degjenerimin e seancave nga opozita. Meta pohoi se do të ketë një reflektim, ku do të kërkohet respektimi i kodit etik. 
 
-Rritja e LSI ishte faktori kryesor për rritjen dhe të së majtës, sepse PS vetë si parti ruajti të njëjtën peshë elektorale nga 41% në 41.4% vetëm 0.5 %. Partitë e tjera të vogla të majta u rritën vetëm 0.1 % dhe pati rritje nga gjysmë për gjysmë që ishte ndarë elektorati në 2009 dhe tani shkoi 60 % majtas dhe kryesisht në rritjen e LSI-së. Vetë fakti që rritja ka ardhur nga tërheqja e votuesve të djathtë, mos përbën një farë rreziku?
 
Së pari, meqenëse se jeni edhe profesor i statistikave, sa më shumë të dhëna, aq më e plotë edhe panorama. Ndoshta duhet të keni parasysh edhe rezultatin e vitit 2005, pra rezultatet e tre palë zgjedhjeve kur lSI ka konkurruar. Dhe në vitin 2005, pra vetëm 18 muaj pas themelimit të saj LSI-ja ka arritur një rezultat shumë të lartë 117 mijë ose 118 mijë vota, pra 8.5% në kushte shumë të vështira. Pavarësisht se kjo nuk u kthye në mandate për shkak të lojës që u bë me kodin, dhe ju e dini shumë mirë që e bënë të dy partitë kryesore. Pra, LSI-ja duhet të kishte normalisht 12-13 mandate dhe përfundoi me 5 mandate. Më pas kemi një rënie në vitin 2009, ku herën e parë ishim midis dy zjarreve, por herën e dytë mendoj që vetë bërja e kodit me konsensus për një qëllim të qartë për të përjashtuar alternativat e tjera dhe në radhë të parë LSI-në që ishte alternativa kryesore, por edhe një klimë presioni dhe trysnie që u ushtrua indirekt dhe direkt drejt votuesit, kur përjashtimi i LSI-së dhe procesi i administrimit ishte i papranueshëm, sepse ishte një parti që ishte provuar në zgjedhje, që kishte arritur të ishte forca e tretë, krijoi edhe një dekurajim, përveç dhe sistemit zgjedhor, i cili bëri të pamundur që votat tona të përktheheshin në mandatet që normalisht ne do të ishim në shkallë vendi. LSI ka patur një bazë elektorale të provuar edhe në zgjedhjet vendore të vitit 2007 rreth 120 mijë vota, siç u konfirmua edhe në zgjedhjet vendore të vitit 2011, ku LSI-ja ishte në një situatë aspak komode. Ka konfirmuar se ka patur një elektorat gjithmonë shumë të qëndrueshëm dhe ka rreth 120 mijë vota. 
 
-Mos harrojmë që shkuat në 180 mijë vota. Nga analiza që paraqitet në grafik tregon se zgjerimi i të majtës ka ardhur nga vetë zgjerimi juaj në territorin e djathtë. Para një jave kisha në studio z. Edi Paloka dhe pretendimi i tij ishte që LSI-ja i ka blerë me para votat e votuesve tanë të djathtë...
 
Nuk habitem për këtë shpjegim fëmijëror, që nuk i takon një politikani me përvojë si mikut im z. Paloka. Ky është një justifikim, që natyrisht çdo politikan ka të drejtë të justifikohet dhe të gjejë një alibi për rezultatin. Por ajo që ka ndodhur me LSI-në realisht është kjo, që pavarësisht se ka patur një korpus të qëndrueshëm të elektoratit vazhdimisht dhe të sakrificës, mos harrojmë që LSI u kthye si forcë opozitare, pra u shkëput nga PS-ja kur ishte në pushtet dhe qëndroi në opozitë për një kohë të gjatë dhe të vështirë. Është dëmtuar si asnjë parti tjetër nga proceset elektorale të vitit 2005 dhe 2009. Është një parti që ndërkohë ka fituar pjekuri. Ka qenë një forcë e re dhe ka arritur që të krijojë një ekip mjaft përfaqësues që ka dhënë mesazhe shumë të dëshiruara nga një pjesë gjithnjë në rritje e elektoratit shqiptar, sepse ju jeni edhe profesor i statistikave dhe e kuptoni ju edhe ata që merren me sondazhe.
 
-Ju e dini më mirë se votuesi në Shqipëri ka përveç aspekti emocional dhe tradicional apo edhe ideologjik, ka hezitim më shumë në gjykimin racional. Pra mund të themi që ju jeni një parti që kujdeseni për votuesin tuaj ndoshta më shumë se të tjerët?
 
Ne jemi një forcë politike realiste, së pari dhe së dyti mjaft konstruktive dhe kur them konstruktive nuk e kam thjesht në kuptimin të etikës dhe të formës, por të karakterit të një partie e cila synon që të zgjidhë problemet. Që synon jo të shtojë problemet e Shqipërisë, por synon të zgjidhë ato probleme që janë dhe të zgjidhë problemet në interes të qytetarëve. Edhe në zgjedhjet e fundit nëse e vumë re LSI-ja kishte një mesazh shumë të qartë dhe të gjitha politikat e saj shkonin vetëm në një drejtim, të rritjes së punësimit.
 
-Pra ky mesazh i partisë tuaj bëri që të rritej trefish i votave?
 
Absolutisht që po. E para se LSI-ja u konfirmua si forcë konstruktive, si një forcë pa paragjykime.
 
-Mos ka ndikuar edhe fakti që kandidatët për deputet në një prej qarqeve të ndryshme ka bërë adoptimin intensive derë më derë me njerëzit?
 
Pa asnjë diskutim dhe ata kanë një meritë të veçantë që LSI-ja ka arritur rezultatin. Të gjithë kandidatët tanë jo vetëm ata që fituan.
 
-Këtu kemi rritje nga 1000 deri në 19 mijë e 500 vota, një rritje gjigante ?
 
Këtu kemi rastin e Gjirokastrës. Duhet të kemi parasysh që në Gjirokastër faktorin Tavo, i cili në 2009-n nuk ishte me LSI-në, por që ka krijuar një bazë të fuqishme elektorale apo rasti i Dibrës. Vërtetë pati një rritje të konsiderueshme, por rezultati i LSI-së në vitin 2009 ishte mjaft i mirë. Dhe Kukësi është një rast mjaft interesant, sepse në krye të një sesioni ishte një kandidat i provuar, i cili kishte kandiduar me një parti të majtë dhe për pak vota nuk mori mandatin. Natyrisht që këto kanë aspektin e tyre organizativ. Ju e dini shumë që në një fushatë aspekti organizativ është shumë i rëndësishëm, pra motivimi i anëtarëve, motivimi i strukturave, i kandidatëve ka shumë rëndësi mesazhi i gjerë që jepet. Pasi nuk ke mundësi për t’i takuar të gjithë votuesit, por ata kanë mundësi të kuptojnë, ta pranojnë apo refuzojnë mesazhin që i jepet.
Unë mendoj se mesazhi tek zgjedhësi ka qenë gjithmonë mesazhi për stabilitetin e vendit, ka qenë një mesazh kundër konfliktualitetit dhe ka qenë një mesazh për t’u përqendruar tek reformat ekonomike dhe sociale. Ne ishim në koalicion me PD-në dhe ka qenë një koalicion jo i lehtë, por jemi treguar mjaft konstruktivë, sepse kemi bërë marrëveshje dhe kemi thënë që do i qëndrojmë kësaj marrëveshjeje, pavarësisht nga momente të caktuara. Por, besoj se ka pasur një dallim të qartë në mesazhin që ne jepnim për situatën sociale dhe ekonomike në vend dhe mesazhit që, për shembull, jepte Kryeministri Berisha në atë kohë. Ai kishte një vlerësim shumë më të mirë për situatën ekonomike, ne kishim një vlerësim shumë më të përmbajtur dhe më me këmbë në tokë. Në zgjedhjet e fundit, e theksoj edhe njëherë tjetër, patëm një mesazh shumë të qartë. Mesazhi kryesor i yni ishte për punësimin dhe për të gjitha politikat që çojnë te rritja e punësimit dhe së dyti, një faktor tjetër madhor, mendoj se është puna e madhe që LSI-ja ka bërë që nga dita e parë e themelimit të saj dhe që vazhdon edhe deri tani që ne po bisedojmë bashkë me rininë. Ne kemi një organizatë rinore, Lëvizja Rinore për Integrim, që tashmë është një organizatë mjaft e fuqishme, sepse tashmë ka një përvojë mjaft të konsoliduar dhe shumica e votuesve të LSI-së i takojnë moshës 18 deri në 33-35 vjeç.
 
-Si e vlerësonin fjalorin në Kuvend? 
 
Rregullorja është bërë me konsensus nga të dyja palët. Drejtimi i Kuvendit nuk është një përgjegjësi individuale, por është një frymë e përgjithshme. Pra është bashkëpunim me kryetarët, me kryetarët e grupeve parlamentare, të komisioneve etj. 
 
-A do të vazhdohet në këtë frymë? 
 
Do të duhet në një moment të dytë që të shkohet drejt një respektimi më strikt të kodit etik. Ne kemi një kod etik, që do të respektohet. Do vendoset një standard. Shpresojmë që edhe opozita të bie me këmbë në tokë. Opozita ka pasur dhe ka hapësirat maksimale, edhe pse përfaqësimi i saj nuk është më i larti. Por, kthimi në normalitet i Kuvendit ka të bëjë me opozitën, e cila nuk mund t’i imponohet mazhorancës në vendimet e saj, të cilat lidhen edhe me programin e saj të paraqitur. Kjo prodhon të gjithë këtë nervozizëm dhe ngërç. Në sallë nuk ka normalitet. Nga ana jonë, ne kemi qenë të durueshëm dhe tolerantë. Por, përfaqësues të mazhorancës shpeshherë bëhen nervozë, për shkak të hapësirave që i kemi lënë opozitës. 
 
-Përse i jepi kohë pa limit Berishës? 
 
Berisha kërkon fjalën. Ai është lideri i PD në parlament, pavarësisht nga vërejtjet që mund të kemi për mënyrën se si e bën këtë rol. 
 
-A do të ketë tani e tutje një respektim të rregullores? 
 
Do të ketë një respektim të rregullores. Është një kërkesë e qytetarëve dhe mediave. Do vendosim një etikë të re. Do bisedojmë edhe me krerët e grupeve parlamentare. Disa deputetë vijnë me mendimin se si të provokojnë Kryetarin e Kuvendit.