BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

politike-intervista

Ilir Meta thirrje Berishës: Largohu pa trazira nga pushteti, ndiq shembullin e Fatos Nanos

Ilir Meta thirrje Berishës: Largohu pa trazira nga pushteti, ndiq

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, gjatë një interviste televizive, ka akuzuar kryeministrin Berisha për uzurpimin e institucioneve të pavaruara. Meta ka deklaruar se LSI nuk mund ta kushtëzonte kryeministrin Berisha, pasi partia që ai drejtonte kishte një përfaqësim modest në Parlament. Më tej, kreu i LSI i ka bërë thirrje kryeministrit Berisha të largohej në mënyrë paqësore nga pushteti, duke ndjekur shembullin e Fatos Nanos. Meta i është përgjigjur edhe ftesës së Berishës për debat televiziv, teksa tha se ishte i gatshëm. Duke u ndalur tek sulmet hakmarrëse të kryeminsitrit Berisha, Meta tha se të gjithë njerëzit e LSI që janë pushuar nga puna, do të rikthehen pas zgjedhjeve të 23 Qershorit.

-A mund ta kishit kushtëzuar më shumë z. Berisha, qoftë dhe në zgjedhjen e presidentit, qoftë dhe në vendime të tjera në ato që ju i quani uzurpim të pushteteve?

Nuk është problemi i kushtëzimit. Por, në politikë gjërat nuk zhvillohen si në laborator ku mund ti kontrollosh disa procese. Gjithmonë, të gjithë ata që janë jashtë politikës kanë aftësinë dhe është shumë e lehtë të ngresh kritika, por në fund fare politika është produkt i rrethanave dhe i mundësive konkrete. Duhet të kemi parasysh që LSI ka pritur një përfaqësim modest në Parlament, dhe natyrisht ka pasur dhe një përgjegjësi gjithmonë për të vënë në balancë stabilitetin dhe pasojat e  mungesës së stabilitetit të vendit.

-Ka një ministri aktuale që ka qenë shumë direkte me sulmet apo në deklarimin e aferave korruptive nga drejtimi i LSI nga MSH, e kam fjalën për ministrin Kosova. Ju si e vlerësoni dhe si i gjykoni komentet e tij?

Unë këtë nuk e vlerësoj fare si shqetësim, sepse e di që ai ka pasur një problem personal me ish ministrin, dhe janë të dy të një fushe, në fushën e mjekësisë kështu që nuk ja vlen të hyjmë në këto çështje. Është personale, fare banale.

-S’ka të bëjë me një qëndrim të PD ndaj LSI?

Absolutisht. PD i ka të gjitha letrat aty. Ka prokurorinë, i ka gjykatat, i ka të tëra. Ne në momentin që kemi marrë një vendim politik, mendojmë se i shërbyem vendit në radhë të parë. Nuk kemi pasur asnjë shqetësim dhe nuk kemi asnjë shqetësim nga institucioni  i SHIK, i prokurorisë i të gjithëve, nuk kemi asnjë shqetësim.

-Z. Meta si është të kalosh nga qeveria në opozitë brenda natës?

Unë nuk mendoj se për një politikan me një përvojë, jo të pakët si puna ime dhe në funksione të ndryshme, kjo përbën ndonjë ngjarje të rëndësishme. Absolutisht. E rëndësishme është kudo që je të japësh kontribut pozitiv dhe t’i shërbesh perspektivës kryesore që duhet të ketë vendi. Dhe besoj se fakti që ne kemi menduar dhe kemi gjykuar që me këtë vendim ne i bëjmë një shërbim pozitiv vendit, veç se na bën të ndihemi më mirë.

-Si e komentoni deklaratën e z. Berisha që thotë se ju  një ditë silleni si qeveritar, një ditë si opozitar?

Kjo natyrisht që është një gjetje interesante, sepse ndërkohë gjërat janë bardh e zi, dhe të luftohet për vdekje unë mendoj që Shqipëria e ka kaluar këtë fazë, Shqipëria është në një fazë tjetër, shumë më të emancipuar të politikës dhe roli i LSI është i tillë që t’i shërbejë këtë emancipimi. Gurë-gurë bëhet murr, por gurë- gurë bëhet dhe urë, dhe ne kemi qenë dhe jemi për ura bashkëpunimi. Ndoshta doktori e ka të vështirë që të kuptojë qëndrimet tona, të cilat një ditë i duken kritike, një ditë i duken si konstruktive, por ajo që dua të them unë është që nuk është kjo çështja kryesore e shqiptarëve, se çfarë thotë Meta sot e çfarë thotë Meta nesër. Problemi është që unë nuk po arrij të kuptoj kryeministrin Berisha, i cili për një kohë të gjatë është angazhuar për miratimin e tre ligjeve, dhe tani që LSI-ja dhe unë personalisht kemi propozuar një kompromis që këto tre ligje të miratohen tani pa u mbyllur ky sesion parlamentar, dhe të hyjnë në fuqi në shtator, bën sikur nuk e dëgjon këtë dhe thotë o më votoni kështu siç dua unë, ose hajde të bëjmë referendum në shtator. Kur këtu kemi të bëjmë më një çështje madhore për vendin, nuk është se kemi të bëjmë me një raport personal ose një debat të karakterit të ngushtë partiak.

-Ata dyshonin se këtu ka një puç nga ana juaj me aleancën me PS-në?

Këtu ka një paragjykim. Aleanca me Partinë Socialiste është vendosur në ditët e fundit të marsit. Varianti ynë kryesor ka qenë për të krijuar një pol të tretë dhe për të vijuar qëndrimin në qeveri deri në zgjedhje. Por për arsye të ndryshme, edhe të mosgjetjes së gatishmërive të disa faktorëve për ta krijuar këtë pol, vendosëm që kjo ishte zgjidhja më e mira. Mendoj se ka qenë edhe zgjidhja më e drejtë dhe më e moralshme.

-Z. Meta, pse zgjodhët 1 prillin për të ikur nga qeveria?

Nuk është se kam zgjedhur 1 prillin, ishte një rastësi. Ka qenë  çështje  rrethanash, sepse unë për 2-3 ditë nuk kam qenë në Tiranë edhe e kishim lënë për t’u takuar, rastisi të ishte datë 1 prill dhe asgjë tjetër.

-Rastisi të ishte dita e gënjeshtrave, po për ftesën për debat ç’mund ta na thoni? Për çfarë e keni ftuar kryeministrin Berisha?

Unë nuk e di se kur e kam ftuar. Në fak, unë e kam ftuar të ulemi për të përcaktuar modalitetet për miratimin e tre ligjeve. Nuk kam ndonjë merak të madh për të bërë ndonjë debat me z. Berisha.

-Po në rast se z. Berisha propozon një debat televiziv?

Për mua do të ishte një kënaqësi. Do të mërzitet pak vajza ime e vogël, por nuk ka asnjë probleme për mua.

-Meqë ra fjala, Era e ka pranuar aleancën me z. Rama sepse kam përshtypjen që është shumë e afeksionuar me z. Berisha?

Jo, është pak e vështirë, por s’ka problem. Nuk kam folur këto kohë për këtë çështje por shumë e kënaqur nuk ka qenë.

-Nuk është e moralshme, nuk ka më moral opozita pas bashkimit mes PS dhe LSI tha z. Berisha...

Tani morali është rotacioni dhe ndryshimi. Meqenëse sot vura re që kishte përmendur edhe z. Nano dhe kishte thënë fjalë të mira, mendoj se ka ardhur koha që të ndjekë shembullin pozitiv të z. Nano. Pra për t’i shërbyer një rotacioni demokratik, paqësor edhe një dorëzimi shembullor të pushtetit në mënyrë më demokratike dhe më civile.

-Ngjyra blu e xhaketës suaj, është për t’i bërë diversion PD-së apo është thjesht shije personale?

Jo, nuk ka lidhje. Unë jam pak tip konservator në veshje, më pëlqen diçka dhe ndihem mirë me të. Ngjyra blu nuk ka lidhje me uraganin blu, ka lidhje me pëlqimin tim. Këto janë ngjyrat e mia të preferuara: bluja, e kuqja dhe e bardha.

-Sa u penalizua anëtarësia e LSI-së nga heqja e të punësuarve për shkak të prishjes së koalicionit me PD-në? A ka pakënaqësi të mbështetësve të LSI-së për faktin se u desh të largoheshin dhe të lini vendet e punës?

Besoj se kjo vjen për shkak të mosnjohjes së karakterit të anëtarëve dhe simpatizantëve të LSI-së, të cilët e kanë treguar këtë duke u bashkuar me LSI-në në momente të vështira. LSI u krijua si një forcë opozitare në vitin 2004 dhe ka qëndruar fortë në politikën shqiptare, pavarësisht nga zgjedhjet e padrejta dhe në 2005-në dhe në 2009-n. Absolutisht që për çdo njeri është problematike të humbasë vendin e punës, sepse ka familje, ka fëmijë për të rritur, për të arsimuar dhe jeta është bërë gjithnjë e më e vështirë. Unë besoj se ata e kuptojnë që përkatësia e tyre në LSI dhe angazhimi i tyre në LSI është shumë me i rëndësishëm se sa një interes i çastit që cenohet në mënyrë të padrejtë dhe shikojnë në një perspektivë shumë më të mirë dhe shumë më afatgjatë për vendin dhe për veten e tyre.

-A do t’i riktheni në vendet e punës pas 23 qershorit nëse fitoni zgjedhjet?

Natyrisht, gjithçka që ka ndodhur në mënyrë të padrejtë do të vendoset në vendin e vet.  

-Cili është komenti juaj në lidhje me deklaratën e z. Berisha lidhur me ngjalat?

Mendoj që kjo është një retorikë që i shërben z. Berisha për të mobilizuar partinë, militantët, për të shtrënguar radhët. Është e drejtë e tij për të zgjedhur këtë mënyrë të shprehuri pro, dhe jam i bindur që thellë ai si doktor nuk kërkon që dikujt t’i ngeli hala në fyt sepse nuk është humane. Nga ana politike ky nuk është një shqetësim i madh për mua sepse hala nuk ka ngjala, hala ka peshku. Por është e rëndësishme që ne të bashkëpunojmë për të miratuar vërtet këto tre ligje sepse është e rëndësishme që vendi të marrë statusin kandidat brenda këtij viti. Përndryshe, sikurse e ka paralajmëruar edhe komisioneri Fule, pastaj çështja e statusit mund të kalojë në kalendat greke sepse të gjitha këto “halat”, “ngjalat” dhe me radhë shkojnë e vijnë. Por, vendi nuk duhet të humbasë më tej trenin e radhës për në Bruksel.  

-Meqë përmendët Bashkinë e Tiranës, si janë marrëdhëniet tuaja me z. Basha?

Jemi në mungesë komunikimi që nga 31 marsi. Kjo nuk do të thotë se nuk komunikojmë dhe nuk mirëkuptohemi.

-Është e vërtetë që në 31 mars keni qëndruar gjatë me z. Basha për t’ju bindur që të mos largoheshit nga qeveria?

Kjo nuk ka lidhje me bindjen sepse kjo nuk është një gjë që varej nga z. Basha apo nga dikush tjetër. Kjo është një çështje që varej nga një tërësi faktorësh dhe rrethanash shumë të rëndësishme. Madje koha është një faktor shumë më i fuqishëm se të gjithë ne që merremi me politikë.

-Votat e këshillit bashkiak që ka LSI i keni marrë kur ishit në koalicion me z. Berisha. A po bëni trafik votash tani që i bashkuat me Ramën?

Ne nuk kemi marrë vota se kemi qenë në koalicion  me Partinë Demokratike. Kemi marrë votat e LSI-së dhe ato vota që kemi marrë në Tiranë në 8 maj si LSI do të duken shumë pak nga ato që do të marrim më 23 qershor.

-Jeni takuar me z. Prifti pas historisë së videos dhe gjyqit ?

Unë nuk jam nga ata politikanë të cilët mbajnë qëndrime ekstreme dhe që nxisin urrejtje qoftë edhe për arsye të drejta pasi mendoj që politika është gjithmonë mundësia për të shikuar drejt së ardhmes. Unë kam pasur edhe një rast, më duket se e kam thënë edhe një herë tjetër, që jam takuar pasi një mik i përbashkët, ka kërkuar për t’u takuar dhe kaq. Kjo çështje ka dy-tre vite.      

 






 

Më të lexuarat