BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

politike-intervista

INTERVISTA/ Peleshi: Nuk kemi asnjë qëllim të peshkojmë vota nga PD, deputetëve ua ka dhënë mandatin populli ndaj duhet të miratojnë reformën

INTERVISTA/ Peleshi: Nuk kemi asnjë qëllim të peshkojmë vota
Maxhoranca është e vendosur t'i japë rol s'kualifikues ndërkombëtarëve në procesin e vetingut të gjyqtarëve ndërsa ka pranuar tashmë komisionin ad hoc me numër të barabartë anëtarësh nga maxhoranca dhe opozita. Kjo u konfirmua gjatë intervistës “5 pyetje nga babaramo” në Report Tv, nga zëvendëskryeministri Niko Peleshi, i cili tha se reforma në drejtësi ishte një nga projektet elektorale të PS në vitin 2013, si një reformë që u shërben shqiptarëve. 
 
"Shtohet pikërisht e drejta e parlamentit me një barazpeshë politike nga mazhoranca dhe nga opozita për të përcaktuar brenda një grupi të parafiltruar, t’i prijë vettingut i cili është kryer nga ndërkombëtarët. Pastaj përzgjedhja finale do të bëhet me një grup me 30 personash të drejtësisë do të zgjedhë Komisionin final që do të bëjë vettingun. Thelbi i kësaj reforme është si t’i bëjmë gjyqtarët dhe prokurorët tanë të mos jenë të ndikuar nga korrupsioni dhe politika. Kjo është arsyeja se pse ne nuk mund të negociojmë për pikën 88 të Komisionit të Venecias. Dua të theksoj edhe një herë nuk hiqet dorë nga filtrimi ndërkombëtar, por para vettingut, pasi garantohet se grupi i njerëzve e ka kaluar procesin e filtrimit i mbetet në dorë parlamentit për të bërë përzgjedhjen e komisionit final që do të bëjë vettingun", u shpreh Peleshi.
 
Ai i kërkoi opozitës që të bashkojë votat me mazhorancën për të miratuar reformën në drejtësi në datën 21 korrik. 
 
Do doja të nisja bisedën me vizitën e zonjës Nuland në Shqipëri e cila zhvilloi një raund negociatash me dy protagonistët e politikës shqiptare, me zotin Rama dhe zotin Bashan në një tëntativë të fundit për të kaluar reformën në drejtësi. U arrit ky konsesus?
 
Së pari dëshiroj të bëj një vlerësim për vizitën e Nuland, pasi ne konsiderojmë se ka ardhur në një moment shumë të rëndësishme në një moment delikat, pasi siç dihet nuk po arrihet dot një konsenus mbi reformën në drejtësi. Kryefjala e kësaj vizite ishte pikërisht reforma në drejtësi, e cila nuk është më një sfidë e politikës, edhe pse ka qënë një nga pikat kyçe të platformës sonë elektorale. Tashmë është një sfidë e të gjithë shoqërisë sonë. Reforma është një vijë ndarse mes Shqipërisë së tranzicionit dhe Shqipërisë së re. Duke u kthyer tek pyetja juaj, ne nuk mund të themi akoma se me mbështetjen e ndërkombëtarëve edhe me vizitën e Nuland, ende nuk kemi një përgjigje nga opozita as positive as negative. Siç e dini opozita ka kërkuar dy ditë kohë. Nesër ajo të japë përgjigjen e saj.
 
Zonja Nuland foli për nje projekt të ri, çfarë parashikon ky projekt?
 
Ne duhet të jemi mirënjohës partnerit tonë ndërkombëtar për durimin e tyre në ofrimin e varinteve të ndryshme për negocim. Kanë qënë 5 variante mesa di unë. Ky ishte një variant i ri që nuk le hapsira për justifikime për të mos u votuar. Ishte një variant që merr në konsideratë insistimin e partisë demokratike për të patur një lloj formatimi politik e trupit që do të bëjë vettingun. Kjo është vija ndarse mes partisë demokratike dhe partisë socialiste dhe ndërkombëtarëve. PD kërkon që të ketë formatim politik në trupin që do të bëjë vettingun, ndërsa në që kur e kemi ideuar reformën në drejtësi kemi vendosur një parim. Parimi ka qënë si ta shkëpusim infuencën politike mbi sistemin në drejtësi. Sigurisht që kjo gjë nuk është e lehtë por ne jemi nisur nga zhvillimi që sjell kjo reformë. Thelbi i kësaj reforme është si t’i bëjmë gjyqtarët dhe prokurorët tanë të mos jenë të ndikuar nga korrupsioni dhe politika. Kjo është arsyeja se pse ne nuk mund të negociojmë për pikën 88 të Komisionit të Venecias. Dua të theksoj edhe një herë nuk hiqet dorë nga filtrimi ndërkombëtar, por para vettingut, pasi garantohet se grupi i njerëzve e ka kaluar procesin e filtrimit i mbetet në dorë parlamentit për të bërë përzgjedhjen e komisionit final që do të bëjë vettingun.
 
Cila kërkesë e opozitës shtohet në propozimin e fundit që ajo ta pranojë?
 
Shtohet pikërisht e drejta e parlamentit me një barazpeshë politike nga mazhoranca dhe nga opozita për të përcaktuar brenda një grupi të parafiltruar, t’i prijë vettingut i cili është kryer nga ndërkombëtarët. Pastaj përzgjedhja finale do të bëhet me një grup me 30 personash të drejtësisë do të zgjedhë Komisionin final që do të bëjë vettingun.
 
Edhe sa do të zgjedhë?
 
Nuk mund të them detaje sepse është thjesht një version. Nuk mund të them për diçka që nuk është vendosur akoma.
 
A është shkelur me këtë projekt vija e kuqe?
 
Vija e kuqe e përcaktuar jo thjesht nga Rama por nga nevoja që kjo reform ka për t’u shkëpur nga politika. Vija e kuqe është se në grupin e zgjedhur për të bërë vettingun e gjyqtarëve, nuk do të kalojë askush që nuk e meriton. Nuk do të kalojë askush që nuk e ka kaluar këtë filtër. Ky filtër do të jetë filtër i ekpsertizëz ndërkombëtare. Trupa ndërkombëtare do të filtojë ata që do të filtrojnë të tjerët më pas në procesin e vettingut. Vija e kuqe nuk shkelet në asnjë mënyrë. Çdo person që do të bëhet i zgjedhshëm për të kryer vettingun do të jetë i filtruar në mënyrë paraprake jo nga politika, por do të bëhët nga ndërkombëtarë.
 
Zonja Topalli është shprehur se përse ndërkombëtarët ta bëjnë këtë proces?
 
Edhe unë do ta gjykoja se do të ishte më mirë të mos kishim nevojën e ndërkombëtarëve për të kryer procese të rëndësishme në Shqipëri. Por është për të ardhur keq që edhe me ndihmën e ndërkombëtarëve nuk po ja dalim dot të bindim opozitën për konsesus. Unë jam plotësisht dakort me dëshirën e zonjës Topalli por kjo është situata jonë dhe ne kemi nevojë për ndihëm e ndërkombëtareve për arritjen e një konsensusi.
 
Si do të jetë roli i ndërkombëtareve? Do votohen edhe ata nga parlamenti apo do i përcaktojë ambasada?
 
Nuk është çështje votimi, ata do kryejnë një punë vetëm teknike. Por për fat të keq edhe ato punë teknike duke i futur duart politika ato deformohen.Pse duhet të jenë trup ndërkombëtar? Sepse mendoj se nuk ka shqiptar që mendon se një trup ndërkombëtarësh është më pak e imunizuar nga ndikimi i politikës sesa një trup që do të zgjidhej brenda vendit. Pra ato do bëjnë një punë të ftohtë, të akullt ne zgjedhjen e gjyqtarëve.
 
A mendoni se ka të drejtë kur thonë se ambasadorët nuk kanë qënë fair, të drejtë dhe kanë mbajtur anën e qeverisë?
 
Unë mendoj se është qësharake  të fillosh të futesh në ‘’lojën’’ tonë politike edhe ambasadorët e shteteve. Ata nuk kanë folur thjesht me gojën e tyre, por kanë folur përfaqësues më të lartë të qeverive siç ishte vizita e fundit e zonjës Nuland. Nuk i futem fare këtyre diskutimve sepse janë për konsum poltik. Amabasadorët nuk janë thjesht personalitete individuale por flasin me përgjeshmëri e tyre në emër të qeverive apo të Bashkimit Europian.
 
Zonja Nuland u shpreh dje duhet të arrihet konsensus reforma?
 
Nuk besoj se ajo çfarë tha Nuland  duhet të intepretohet se nese nuk arrihet konsensusi reforma nuk kalon. Data 21 korrik nuk ka ndryshuar. Propozimi është në parlament dhe nuk ka ndryshuar. Ne do e quanim sukses nëse reforma do të kalonte me konsensus. Ne do të vazhdojmë të punojmë fort që kjo reformë të kalojë më 21 korrik me konsensus.
 
Në 21 korrik në çdo lloj rrethane do të votohet, nuk do të ketë shtyrje?
 
Po pati shtyrje është një sinjal shumë i keq për të gjithë. Nuk besoj se PD, partia e dytë më e madhe në vend, e cila është pasuri kombëtare nuk besoj se nuk do ta gjejë forcën e brendshme e cila nuk është zgjidhje e udhëheqësve. Ne i bëjmë apel që t’i thirrë moralit të vet, për të parë burimin e mandatit të vet. Atë mandate që ata kanë nuk është mandate i tyre por ju ka dhënë populli. Kjo reformë e ka mbështetjen e të gjithë shqiptarëve pa dallim partie. Kjo është një nevojë shoqërore.
 
Rama ka propozuar planin A që kalon reforma, ka propozuar gjithashtu planin B që do të marrë vota nga opozita, dhe planin C që vendi mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme?
 
Rama nuk ka folur ndonjëherë për të marrë vota nga opozita. Ne nuk kemi asnjë qëllim për të ‘peshkuar’ vota nga opozita. E vetmja gjë që mund t’ju kujtojmë deputetëve që mandatin jua ka dhënë populli.
 
Do ketë zgjedhje të parakoshme nese nuk votohet reforma?
 
Unë besoj edhe sot më shumë se dje ne të gjithë do e votojmë këtë refomë. Partia Demokratike nuk besoj se mund të refuzojë elektoratin e vet, nuk mund të refuzojë partnerët ndërkombëtarë për asnjë qëllim. Nuk mund të ngrihet një parti e madhe mbi bazat e interesave të disa personave sado të rëndësishëm të jenë. Unë besoj se politika ka njerëz të mirë që mund të ndikojnë në mirëqënien e popullit.
 
Kush janë këta detutetë që do të gjejnë vullnetin e mirë për të votuar reformën? Kemi një letër të Vasilit që i drejton Xhafës, ku kërkonte që na bëni me dije se çfarë këtë projekt? Si e shikoni ju?
 
Unë e shikoj si një kërkesë formale për të marrë informacion nga aleati më i madh në mazhorancë. Kjo nuk me jep sinjalin qe LSI nuk është mbështëse si ne reformën. Nuk ka pasur asnjë reagim publik ose jo publik për të votuar reformën. Ne si mazhorancë jemi dakord për të votuar reformën.
 
Si janë marrëdhëniet me LSI-në?
 
Ne jemi në kualicion, por ne nuk jemi një parti kështu që jo për gjithçka mendojmë njësoj. Eshtë e drejta e çdo partie që të shfaqë kritika, ose të kërkojë informacion. Këto janë plotësisht normale.
 
Projekti i Rilindjes Urbane në Korçë ka rregulluar ujësjellësin dhe më pas edhe detaje të tjera të qendrës së qytetit, ndërsa në qytete të tjera është vepruar ndryshe a është Rilindja një fasadë siç është konsideruar?
 
Që është lexuar si fasadë është e kuptueshme sepse e vetmja gjë negative që mund të thuash për një program të madh të transformimit të qyteteve të cilat po kalonin një periudhë depresioni për shumë vite me radhë, për shkaqe të kuptueshme, ne e lamë ekonominë në rënie të lirë për 25 vite sepse u besuam shumë fort forcave të tregut, menduam që tregu do zgjidhte gjithçka. Nuk është kështu me investimet publike, një qytet po ta lësh në efektin e tregut, do të tentojë të zbrazet dhe të shkojë drejt metropolit. Tirana, Durrësi, Vlora si qytete më pranë mundësive për të punuar, studiuar dhe bërë biznes ishin ato që thithën numrin më të madh të banorëve duke bërë kështu që disa të tjera të tkurren. Qeveria e kishte kuptuar detyrimin e vet për të kontribuuar për qytetet dhe fshatrat shqiptare thjeshtë dhe vetëm duke thelluar procesin e decentralizmit. Ajo që ne bëmë ndryshe në raport me qeveritë vendore, ne nuk i lamë duart me decentralizimin. Një qytet dhe bashki nuk mund të zhvillohet thjeshtë dhe vetëm me kompetenca dhe përgjegjësi sepse fondet e bashkive krahasuar me nevojat janë shumë të vogla.
 
Si mund të ndërtohet Lungomare në Vlorë kur akoma nuk janë bërë kanalizimet e ujërave të zeza, a nuk mund të ndërtoheshin në fillim, pa kaluar tek fasada?
 
Ne mendojmë që bashkitë kanë nevojë për mbështetje fondesh të mëdha nga qeveria qendrore. Ujësjellësi i Korçës ka kushtuar 24 milion euro në një kohë që buxheti i bashkisë së vogël ishte vetëm 5 milion euro. Duheshin 24 vite që të investohej në ujësjellës. Nuk janë projekte si në qeverinë e kaluar që thërrmoheshin në sa më shumë fshatra për qëllime elektorale. Ndërhyrja në Vlorë nuk është thjeshtë dhe vetëm restaurim fasadash, janë prishur gjithë objektet pa leje, ka sjellë në standard rrugën, ka hapur një nga vijat bregdetare më të bukurat në Ballkan. Ndërhyrja ka qenë shteruese ndaj ka zgjatur kaq shumë në kohë dhe ne kërkojmë edhe pak mirëkuptim nga qytetarët e Vlorës derisa ta shndërrojmë në mrekulli. Trafiku vetëm do të rregullohet përgjatë Lungomares sepse rruga do të jetë në standardet e duhura. Kemi në plan 400 projekte në gjithë Shqipërinë, ku i fundit është në Tropojë ku do të investohen 1,5 milion euro për të rimodeluar qendrën e Bajram Currit. Një qytezë e vogël që është dukur sikur ka pasur vëmendje duke qenë edhe vendi i prejardhjes së ish kryeministrit. Ky vend është tërësisht i paprekur nga investimet e mëparshme. Këto projekte nuk janë vetëm infrastrukturore, por janë projekte edhe për të ngjallur besim e shpresë. Ndërhyrjet ne të gjitha qyteteve kanë filluar nga qendra drejt periferive janë të qenësishme dhe transformuese dhe mund tu tregojnë të gjithëve që jeta nuk është vetëm në Tiranë e Durrës, por mund të ndërtohet në shumë qytete.
 
Çfarë po bëhet me bujqësinë, duke qenë se jemi akoma në stadin e një bujqësie primitive? 
 
Koncepti ynë për punën është i ndryshëm me atë të qeverisë së kaluar. Ne duam që përmes investimeve të kryejmë vende pune. Në qytetet ku kemi investuar kemi punësuar shqiptarë të atyre zonave. Ky është një element i rëndësishëm me impakt të drejtpërdrejtë në punësim. Së dyti një qytet me një infrastrukturë të rikonstruktuar do të thotë që premisa për një ekonomi lokale më të shëndetshme. Vetëm në Berat dhe Krujë janë hapur rreth 50 biznese të reja rreth pedonaleve në këto qytete ku kemi ndërhyrë. Hijeshimi i qytetit të Beratit ka dhënë ndikime në rritjen e turistëve e njëkohësisht edhe të punësimit në zonë. Tek bujqësia kemi një koncept të ndryshëm, ne duam të japim atë që njerëzit kërkojnë. Banorët e fshatit nuk na kanë kërkuar punë në shtet por gjënë bazike që është uji. Në tre vite nuk do mund ta shterojmë gjithë nevojën që kanë banorët e fshatit për të pasur ujë në çdo shtëpi dhe parcelë, por situata është përmirësuar shumë. Masa që kemi marrë për të mbështetur ujitjen dhe kullimin me 25 milionë euro ka bërë atë që nuk është bërë dot në 10 vite. Më shumë ujë, më shumë prodhim, më shumë punësim, më shumë të ardhura. Kanale më të pastruara do të thotë më pak dëme dhe më pak përmbytje e si pasojë më shumë të ardhura. Nuk mund të them se sot jemi një kopsht i lulëzuar, por kemi krijuar një trend të qëndrueshëm rritjeje. Jam me shpresë dhe i bindur se mbase në fund të këtij viti,pasi kemi filluar të marrin frytet e para të reformave do të kemi mundësi të shkojmë drejtpërdrejt në çdo familje në fshat dhe qytet. Këto fryte nuk janë slogane, pasi vetëm prej masave në energji kemi brumbulluar më shumë të ardhurave në buxhetin e shtetit. 
 
Çfarë risie solli reforma administrative?
 
Siç e keni ndjekur për atë reformë nuk flet më njeri keq nga opozita. Nuk merren më me të sepse dha vetëm të mira. Ajo i kurseu bashkive miliona euro që shpërndaheshin pa asnjë impakt në rroga administratash të fryra që gjeneronin zero të ardhura. Krijuam ekonominë e shkallës që do të thotë se kur ti i shërbën një gjeografie më të zgjeruar efektet janë më të mëdha. Një komunë e vogël nuk do të investonte dot për bërë një blerje të vogël, ndërkohë që bashkia e madhe e ka më të lehtë të investojë dhe të realizojë atë për të cilën komunat kanë nevojë. Reforma territoriale administrative e meriton të quhet ashtu siç e quan Bashkim Fino, reformë historike. 

Më të lexuarat