BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

politike-intervista

Marjan Gryka: Si iu thyen 4 dhëmbë Arben Imamit pas sherrit me Azem Hajdarin para 15-katëshit, plani i Berishës për të hedhur në erë ambasadën amerikane

Marjan Gryka: Si iu thyen 4 dhëmbë Arben Imamit pas sherrit me Azem
Ish-truproja i Azem Hajdarit, aktualisht kryetar i Shoqatës “Azem Hajdari”, Marjan Gryka, ka rrëfyer për gazetën SOT, një ndër rrahjet më të bujshme në 26 Maj të vitit 1996, atë të Arben Imamit. Gryka pohon se Arben Imami është rrahur para Hotel Tirana pas një sherri verbal me Azem Hajdarin. Teksa riprodhon debatin mes Azem Hajdarit dhe Arben Imamit, Gryka thekson se bilanci i rrahjes së Imamit përfundoi me katër dhëmbë të thyer edhe me dërgimin e tij urgjent për në spital. Gryka ka pohuar se pas rrahjes së drejtuesve të opozitës së asaj kohe qëndron SHIK famëkeq i Gazidedes dhe Sali Berishës, truprojat e Berishës dhe deputetë që sot kanë kaluar në Partinë Socialiste. Gryka pohon se pas dhunës së viteve ’96-‘97 fshihet i njëjti personazh që urdhëroi që të hidhej në erë ambasada amerikane në Tiranë, pas qëndrimeve të ashpra ndaj qeverisë së tij. Ish-truproja i Azem Hajdarit, Marjan Gryka, është ndalur edhe tek zhvillimet në Partinë Demokratike, shpërthimet me tritol dhe zgjedhjet lokale. 
 
Ditët e fundit është rikthyer në qendër të polemikave politike dhe mediatike çështja e rrahjes së Edi Ramës. Kryeministri deklaroi se ishte rrahuar nga shikasit e Berishës, ndërsa Berisha tha se ishte dhunuar për krim pasioni. Çfarë mbani mend ju nga ajo periudhë? 
 
Në radhë të parë do të doja shumë që ta kuptoja Kryeministrin e Shqipërisë se çfarë kërkon t’ju tregojë shqiptarëve me rrahjen e tij, dhe në radhë të dytë ndjej keqardhje se edhe Rama, si vetë Saliu, për 8 vite po merret me punët e tija personale e jo me hallet e popullit, ku sot vendin e ka uzurpuar krimi, vrasjet dhe tritoli ka mbërritur nga shtëpia e ministrit të Rendit e deri tek shtëpia e Aneta Ramës, nënës së këtij kryeministri. Sa për rrahjen e Ramës në atë kohë, dua t’ju rikonfirmoj se SHIK, më famëkeq i të gjitha kohërave, vetëm në shërbim të shtetit nuk ishte. Ishte një shërbim sekret që rrihte dhe arrestonte hapur njerëzit, një shërbim sekret që bënte truprojën e Presidentit të Republikës dhe një shërbim sekret me një kryetar të tipit Sadam Hysen, që për grupet terroriste jepte dhe bënte gjithçka, ku edhe në vitin 1993 ishte propozuesi tek Saliu që vendi ynë të bëhet anëtar i Asamblesë Islamike. Ishte ky shërbim që rrahu Edi Ramën, që varrosi për së gjalli Remzi Hoxhën dhe Trebickën. Ishte ky shërbim që u kacafyt çdo ditë edhe fizikisht me mua dhe Azem Hajdarin. Ishte ky shërbim që komandohej nga miku i Arkanit, Gazidede dhe që avokat kishte Sali Berishën, ku ndër të tjera ritheksoj se kryetari i opozitës Berisha, sepse Basha është taksist, merret me punët personale të Ramës, dhe ndërsa Rama vazhdon të bjerë në kurthet e Saliut.
 
Dua t’i themi, z. kryeministër, u vra Artan Santo, çun i Tironës apo ky ishte njeriu që do nxirrte në dritë Fullanët e Bankave dhe Fullanët e politikës! U vra Fatmir Xhindi! I ke premtuar familjes zbardhjen e vrasjes së Remzi Hoxhës, vazhdon sot jo vetëm qeveris, por edhe bashkëpunon politikisht me vrasësit e Azem Hajdarit. Dhe për çudi tritoli po të mbërrin tek Kryeministria! Atëherë, ne Shoqata “Azem Hajdari” po të themi: Po SHIK i qeverisë Berisha të rrahu e të masakroi, por ti je gjallë dhe sot kryeministër dhe sa ju tregon shqiptarëve gjëra që i dinë më mirë, sqaro për 50 milionë euro që Fullani ju ka dhënë juve për fushatën e PS se ku jeni të akuzuar publikisht. Është po Fullani që mban sot peng PS e PD, e ju nuk patët këllqe ta mbani në burg se ju tregoi dosjet, madje edhe për vrasjen e Santos. Kjo është ajo që duan të dinë shqiptarët z. Rama. Tregoju shqiptarëve përse nuk e arreston Sali Berishën, pasi si në opozitë ashtu edhe sot partia jote dhe deputetët e tu vazhdojnë t’i bëjnë akuza nga më të rëndat! Këtë tregojau shqiptarëve, si është e mundur që një ministri i vihet tritoli dhe ai në vend që të veprojë shkon në takim tek Visho i Gazidedes, ku ai për tallje i përgjigjet se nuk di gjë dhe s’kam dëgjuar për tritolet?! Çfarë e ndal këtë ministër të godasë dhe pse u frikësua?! A ka logjikë ndopak kjo qeveri se sa të frikësuar e ka këtë popull dhe të tmerruar nga krimi?! Pra, një qeveri që nuk zbardh dot një vrasje sepse krimi është bashkëpunëtor dhe një shtet që ka frikë opozitën dhe bën vetëm gam-gam me gojë, duke u marrë me arrestime elektricistësh. 
 
Po pas rrahjes së figurave të së majtës dhe gazetarëve që mendonin ndryshe, kush fshihej? Dhe çfarë dini ju për rrahjen e Arben Imamit? 
 
Në vitin 1996, në zgjedhjet e 26 Majit u rrahën shumë figura nga e majta me urdhër të Gazidedes dhe Saliut, por dua të theksoj sot se jo vetëm bodigardët e Saliut dhe SHIK i Arkanit bënin batërdinë, por ata që rrahën e masakruan disa figura politike të PS, janë sot vetë deputetë të Partisë Socialiste dhe kjo është politika shqiptare, ndër më të inkriminuarat në Ballkan, ku shumë deputetë kërcënojnë edhe vetë kryetarin. Ku shumë deputetë deri dje rrihnin e vrisnin për ish miqtë, ashtu si në atë kohë Izet Haxhia i merrte zvarrë deputetët me urdhër të Saliut, ndërsa dje Saliu i tha ti je vrasësi. Ndërsa vetë Izeti i tha: Ti je vrasësi dhe më the të hedh në erë ambasadën USA. Pra, edhe rrahjet e deputetëve dihet se kush i ka bërë, ndërsa po më datën 26 Maj, marr përsipër të sqaroj rrahjen e Arben Imamit. Kur ne me Azemin sapo hymë në 15-katesh, një zë e thirri Azemin, kur kthejmë kokën, shohim që ishte Arben Imami dhe me zë të lartë i tha: O Azem, dje ishim bashkë, sot jemi kundër. Azemi i tha: Po, sepse ti ike me Ramiz Aline e unë me Shqipërinë. Arbeni ju përgjigj: Ramizi është zotëri e ti Azem je një maskara. Në këtë kohë situata u nxeh dhe Arben Imami doli i rrahur dhe me 4 dhëmbë të thyer. Pasi e rrahën, ndërhyrja e Shpejtë e Briskut e dërgoi në spital, dhe që atë ditë Arbeni ishte armik me Azemin dhe betimin që bëri e realizoi, ku sot dihet se Arben Imami është bashkëpunëtor dhe organizator kryesor në vrasjen e Azem Hajdarit. Po me Tahirin Ministër Rendi dhe me Mimin e Mbrojtjes, ai rron në politike si Orizi i Hajdaragës. 
 
Që të rikthehemi tek aktualiteti politik. Tirana është tronditur nga një seri sulmesh me tritol, ku objekt, për herë të parë, është bërë edhe vetë Ministri i Brendshëm? Dora e kujt qëndron pas terrorit në Tiranë? 
 
Një gjë është e qartë, se pas çdo ngjarje fshihet dora e politikës, pas çdo tritoli fshihet fitili politik! A ka gjë më të turpshme që vendi ndodhet në një situatë si shteti palestinez, ndërsa një drejtor policie kukull si Didi ju tregon shqiptarëve një njeri me biçikletë si vënësin e tritoleve sikur është vjedhur një dyqan bostani! Çfarë kemi sot të zbardhur, kush është sot i arrestuar, kush ka frikë dhe pse nuk zbulojnë të paktën një vrasje apo të kapë një vënës tritoli? Nëqoftëse sot shikasit marrin edhe shpërblime, nuk kanë faj se janë opozitë. Nëqoftëse punëtorët e Bashkisë dhe Policia Bashkiake marrin shpërblime, nuk kanë faj se janë në opozitë. Nëse Bujar Nishani, një nga kostumet që vesh mban vlerën e 15 mijë euro, ky është shpërblim sepse Mehmeti i Shkollës së Bashkuar është edhe pak pa qejf nga shëndeti, por edhe është në opozitë. Ndërkaq, mazhoranca vetëm rri e numëron dhe i ka ngelur ora tek Saliu. Më shumë se kurrë sot lind pyetja: Ju zotëri të PS, mos jeni akoma në opozitë?!
 
A mund të kemi përshkallëzim të valës së shpërthimit me afrimin e zgjedhjeve lokale? 
 
Dua ta ritheksoj se çdo zhurmë është në favor të opozitës dhe se e majta po debaton për kandidaturat e zgjedhjeve lokale, por Saliu po ia arrin qëllimit, që duke mos pasur siguri në vend, zgjedhjet lokale edhe mund të prishen dhe të bëhen ato të parakohshmet, që do të thotë, për Ramën ishte e mjaftueshme me kaq qeverisje, sepse tritolet nuk i ndal dot, Saliun nuk e prek dot, pushtetin nuk ia merr dot as atij as Llallës. Duke shkuar në këtë pikë kritike për sigurinë në vend, shqiptarët po fillojnë të thonë me të drejtë: Poshtë Rama! Pse Edi Rama nuk ka pranuar dhe nuk pranon të verë një ministër Rendi jo partiak e të pavarur, ia kemi rithënë disa herë dhe e përsërisim, z. Rama hapi rrugën një ministri rendi ta pavarur! 
 
Për herë të parë, PD duket se braktisi 20 Shkurtin, ditën e rënies së bustit. Një miting i planifikuar u anulua. Cili është komenti juaj? 
 
Rënia e bustit të Enverit, ua ndeh gjakun më shumë se kurrë ish-komunistëve si Bujar Nishani që gjuajti popullin me kallash te Shkolla e Bashkuar dhe Saliut që i bënte masazh gjithë elitës së diktaturës si i vetmi me pseudonimin e UDB dhe i besuari i tyre. Ata me 20 Shkurtin që sapo iku, rivranë Azem Hajdarin me shokë ashtu siç e vranë kur ishte gjallë. Ata mbollën tek e djathta kërcënimin dhe vranë konkurrencën e lirë. Ata vranë liderin dhe vendosën diktaturën, ata masakruan pronat dhe u pasuruan vetë dhe sot atyre ju intereson 16 Tetori e jo 20 Shkurti. Mirëpo, debatet e kohëve të fundit brenda PD dhe pakënaqësitë që kanë ardhur kudo nga degët në rrethe, për shkak se familja ka marrë peng partinë, kanë ndikuar në dështimin e mitingut. Taksisti me Penicilinën e nuhatën dhe morën informacion se mitingu do dështonte sepse në shumë rrethe kishim organizuar që në Tiranë të shkonin me parulla për Azemin dhe se slogani “Azem ti je Gjallë” është e vetmja fitore. Mirëpo s’ka se si t’u pëlqejë vrasësve emri i Liderit të Dhjetorit dhe me shpejtësi dhanë urdhër për anulimin e mitingut, ku në pankarta do shkruhej rroftë PD e Azemit dhe poshtë Imami me shokë. 
 
Ka pasur një presion të hapur publik nga Berisha dhe Jamarbëri mbi Lulzim Bashën, për të rikandiduar për Bashkinë e Tiranës. A mendoni se ekziston një skenar për ta dobësuar Bashën në zgjedhjet lokale, me qëllim për të rrëzuar si kryetar PD? 
 
Këtë zotërinë që e quaj “taksist” nuk ia them për ta fyer, por për t’i treguar vendin që mban në parti dhe se për çfarë është votuar. Tani doli më hapur se kurrë që familja Berisha dhe Malltezi, që mbajnë peng partinë, po kërcënojnë Bashën që të rikandidojë për kreun e Bashkisë. Kjo vjen si pasojë se, me Bashën e Kopit, Saliu dhe e bija me kompani, mbaruan punë dhe nuk ju kryen më asnjë funksion dhe e kërcënojnë që të rikandidojë për ta djegur që ta largojnë nga partia. Këtu është i gjithë përqendrimi politik mafioz. Tanimë dihet përfundimi i Bashës, taksist në Hollandë ku bleu shtëpinë. Pra kjo është PD e një grupi që ulen e pinë kafe dhe tallen e vrasin për 20 vite një elektorat të djathtë. Dua të kujtoj këtu Dezinjatoren Topalli që harroi edhe emrat e familjes së vet duke thënë natë e ditë rroftë Berisha dhe se Berisha është burri Kombit etj. Mirëpo Saliu e hodhi dhe i përdor për kamarierë në rrethe Jozin edhe Eduard Selamin. Ndërsa Arben Imami i duhet më shumë sepse e zëvendësoi me Azemin. Dhe ja, e mbaroi amanetin e Katovicës.
 
Si e vlerësoni performancën e qeverisë? 
 
Duam të japim disa mendime për performancën e kësaj qeverie që ka filluar ta humbë kontaktin jo vetëm me popullin, por edhe me degët e saj në rrethe. Dhe kjo fillon nga vetë kryetari i saj, ku nuk duhet të mbajë dy poste si Saliu, edhe kreun e partisë edhe të qeverisë. Të dalë, të japë shembull e ta lëshojë njërën e mos të ketë frikë dhe mos të merret akoma me frikërat e së kaluarës ku akoma ju thotë deputetëve: hë, kishe folur me F. Nanon!? Kjo ia ul vlerat dhe personalitetin. Të mos rrijë në kurthin e vogël ku vetëm një Saimir mund të jetë edhe ministër i Brendshëm edhe kandidat për kreun e Bashkisë. Kjo është kopjim i Saliut e jo rilindje. Sot në PS e në PD duhen figura të pakonsumuara e të papërlyera. Tek e majta është Andis Harasani një çun Tirane, ku mund të jetë edhe kandidat për kreun e Bashkisë së Tiranes dhe mund të marrë edhe shumë vota nga e djathta, po pse jo edhe të PS! 
 
Ditët e fundit, Sali Berisha ka deklaruar se do t’u kthehet zbardhjeve të ngjarjeve të vjetra, siç është edhe vjedhja e floririt, por Azem Hajdarin nuk e përmend më. Cili është komenti juaj? 
 
Në lidhje me ato çfarë thotë Berisha që do hapin hetimet për zbardhjen e vjedhjes së floririt, ai këtu thjesht kërcënon Ilir Metën si i akuzuari kryesor për këtë vjedhje madhore të bërë kur Meta ishte vetë kryeministër, pra është një presion që i rithotë: Eja bashkëpunojmë përsëri bashkë për rrëzimin e Ramës. Ndërsa Berisha përmend hapjen e disa hetimeve për ngjarje të bujshme, por vetëm vrasjen e Azem Hajdarit nuk e përmend dot ashtu që nuk e përmendi as kur qeverisi për 8 vite vendin si kryeministër dhe kjo tanimë dihet se pse. Pas kërkesës për rihapjen e dosjes së Azemit u bë publikisht nga mediat në bashkëpunim me Shoqatën “Azem Hajdari”, Saliu foli për herë të parë dhe i tregoi vrasësit dhe veten, ku Izet Haxhia krahu i djathtë i Saliut e quan Saliun vrasës për herë të parë, ku edhe nga fisi Haklaj dolën dhe deklaruan vrasësit me gisht nga Berisha etj.
 
Pra, ky ishte gjyqi i hapur publik-mediatik dhe ky ishte amaneti i Shoqatës “Azem Hajdari”, që çështjen do ta rihapte dhe kjo u bë realitet ku çdokush dëgjoi dhe shikoi  live. Tani presim vetëm të kemi një ditë shtet për arrestimin e vrasësve, pasi ky shtet nuk mund të zbardhë këto që tani i ka mbi kurriz të sapo ndodhura e jo me ato të vitit ‘98 etj. Sot ndodhemi në një katrahurë të re dhe me faqe të zezë, ku policia e burgjeve është kthyer seksere e të burgosurve që ndajnë çdo gjë bashkë me krerët e drejtorisë. Dhe nga ana tjetër avokatë ordinerë, miq të deputetëve, janë ndërlidhës me kriminelët në burg për të kryer emisione me kusht lirimin. Shqipëria po shkon drejt një shembulli maqedonas me skenare të tipit 14 Shtator. Edhe njëherë Shoqata “Azem Hajdari” deklaron se është e gatshme gjithmonë për të kontribuar në të mirë të vendit, të popullit dhe të zhvillimit, por të asnjë partie.  Intervistoi: Adriatik Doçi