BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

dossier-politike

Myslim Pasha: Lufta e ftohtë Serbi-Shqipëri realitet, makthi dhe urrejtja fytyra e vërtetë e Beogradit, vizita e Putinit më e rrezikshme se konflikti në Ukrainë

Myslim Pasha: Lufta e ftohtë Serbi-Shqipëri realitet, makthi dhe
Koloneli në rezervë, Myslim Pasha, në një intervistë për gazetën “SOT”, ka deklaruar se lufta e ftohtë Serbi-Shqipëri është në prag shpërthimi, ndërsa ka konstatuar se një luftë e tillë është realitet i pranishëm. Sipas tij, currilat e urrejtjes dhe makthi janë fytyra e vërtetë e Beogradit. Koloneli në rezervë, komentoi gjithashtu edhe vizitën e Vladimir Putinit në Beograd, një ditë pas incidentit të ndodhur gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri, duke deklaruar se vizita e tij është më e rrezikshme se konflikti ushtarak në kufi të Ukrainës. Më tej, Pasha u ndal edhe te harta në flamurin shqiptar mbi Beograd, duke theksuar se ajo është hartë e ëndrrave të etnisë të ndëshkuar, hartë-synim, projekt që s’e ka bërë askush, por që është brenda çdo shqiptari. Sipas tij, ardhja qiellore e hartëdronit, përhapi energji pozitive jo vetëm në gjeohapësirën e Ballkanit, por kudo ku rrojnë shqiptarë. Ndër të tjera, koloneli në rezervë komentoi dhe vizitën e kryeministrit Edi Rama në Beograd. Sipas Pashës, vizita e Ramës nuk mund të anulohet, pasi në të kundërt do të ishte vijim i betejës së durimit, përgjegjshmërisë, të nesërmes Evropiane dhe të dinjitetit kombëtar. Vizita e Ramës në Beograd, sipas Pashës, do poshtërojë liderat serbë në sy të të gjithë botës. 
 
-Dhuna e huliganëve serbë mbi ekipin kombëtar shqiptar, ka marrë përmasa ndërkombëtare. Ka një ide sikur marrëdhëniet Shqipëri-Serbi janë rikthyer sërish në vitin 1998. Cili është komenti juaj?
 
Nuk është një dhunë huliganësh të turmës. Vërtetë turma në turrin dhe dufin e saj subkoshient është përrua i rrëmbyeshëm, por në rastin ballkanik serb, është fytyrë e shtetit të mbetur që ka ngecur në dordolecin e mitit të rrejshëm serb. Është një rrjedhë e psikikës së ndezur serbe, e cila u shfaq dukshëm jo vetëm tek policia, por mori format përkues me shtetarët e lartë të cilët si solistë dolën në podiumin e korit të natyrshëm antishqiptar, kaq qartë dhe si një realitet dramatik në Ballkan. Nuk ishte një dhunë mbi ekipin shqiptar, ishte tabelë e shfryrjes dhe shenjimit të urrejtjes atavike. Përmasat nuk janë brenda siujdhesës së Ballkanit. Ato dolën jashtë saj për t’u thënë kancelarive ndërkombëtare, se Ballkani nuk është në përgjumje, se këtu vibrojnë ende klithmat e së shkuarës, e ndaj nuk kemi të bëjmë me një ndeshje. Ju kujtoni 1998-n dhe mirë bëni. A e morët vesh se forca të KFOR-it ndaluan një ndeshje në Mitrovicë?
 
-A mendoni se pala shqiptare nuk e ka ditur këtë gjendje të psikologjisë antishqiptare serbe?
 
Është realitet se tanët edhe pse serbët i morën masat, bënë kufizimet, e ngritën gardhet ndaj shqiptarëve, sërish atje u shkua me një ndjenjë tjetërsoj. Kjo është e pafalshme. Nuk njihet situata psikike serbe e rrezikshme në Ballkan, e rrezikshme për kombin tonë të copëtuar me një veri Mitrovice të mbetur në urën e Ibrit, të pakapërcyer, me një armiqësi që rron brenda një kombi tjetër. Edhe nëse dëshironim të kishim një altruizëm të ri ballkanik, në ndeshjen “Serbi- Shqipëri” sado që të përpiqeshim, s’kish, se si të ndodhte. Skuadra shqiptare në regjizurën e saj, e kish mendjen tek loja dhe “lufta” me kundërshtarin, me strategjinë dhe taktikën e tij, me fitoren dhe emocionin, sëbashku. Por, ishte një atmosferë tjetër e cila zbuloi atë që as politikanët tanë nuk ua merrte mendja dhe pse flasin kaq shumë për gjeopolitikë dhe integrim. Mirëpo, aty në turmë lëviz ajo që ndër mote është mbresuar, në këtë mbijetesë ballkanike. Njeriu i sotëm serb apo shqiptar është i dyzuar: njëri sipër (që s’besohet), tjetri, atje poshtë ( i largët… e i thellë që shfaq fuqi të mistershme që vibron). E ky i brendshmi, vjen me një energji e shtysë furie. Ja: Himni shqiptar në fillim beteje dhe shpërthimi serb: “ Vdekje e Shqiptarëve” “Vrit, ther, që Shiftari të mos rrojë!” Ç’farë tjetër pamje lufte do të kërkosh? Ishte një shfaqje e temperaturës së lartë agresive e Luftës së Ftohtë, e cila ka mbërritur në prag shpërthimi. Së poshtmi, ka një bulëzim, me një ndjeshmëri të jashtëzakonshme, e cila ka lidhje me historinë po edhe padrejtësinë kombëtare.
 
-Udhëheqësia serbe, përdori fjalën “ Krenia serbe”. A keni ndonjë koment?
 
Politika e “Krenisë Serbe” kërkoi që asnjë këmbë kosovari nuk duhej të dukej në Beograd, asnjë sy pasaporte të Kosovës të mos hapej në ato dyer, asnjë krahë flamuri të mos lejohej në qiellin e lojës apo të “Luftës”. Ky vendim parathoshte shumëçka. Mirëpo një “kreni” tjetër kish ardhur në përfaqësim simboli serb, në stadium. Në fushën e Beogradit, nuk mund të kishte garë miqësie, por do të ishte “një luftë” e ardhur prej psikikës së ngarkuar me kundërshtarin. Si pra, mund të besohej, se aty do të kishte një valle sportive. Ishte po ai kor që këndonte këngën e Kërlezhës se edhe shqiptarët e sotëm janë atje… “Në ata shkrepa të egër, të zes, e ta pashkelshëm …këto bisha të egra me fytyrë njeriu …këta të egër, gjakpirës…”. Në këtë lojë-valle, pikoi currila e urrejtjes që vjen së lashti, po dhe aq së afërmi. Marrëzia serbe. Brenda ishte streha e shpellës së turmës përfaqësuese, ku dallgëzonte kaçurreli i helmit që me duf shkruante në banderola si me tupanët e luftës e të gjakut të derdhur të mizorive : “Vrit, ther, që Shiftari të mos rrojë !” Kësilloj, kjo nuk është lojë, por kërkim për “fushë mejdani”. A e vuri re Bota!? Këtë do ta shohim se çdo të ndodhë më vonë. Por, Bota kërkon t’i mbulojë duke gënjyer veten, sepse gjasme “po triumfon Evropa e re (!)”. Është piskama e humbellës së “un”-it serb, që klloçit nën vete vezët e gjarpërit. Valëviteshin flamuj serbë dhe asnjë flamur shqiptar, asnjë fjalë shqip, asnjë thirrje por veçse një turmë njerëzore ardhacakësh serbë, që hapin gremina në shkallë të stadiumit duke i përfytyruar ato ndeshjet e pabarabarta me shqiptarë të mbijetesës. Ishte fytyra atavike të një kombi që rron ende me mitin serb të kreshpërimit racist. Ja pra, kjo është realiteti i “krenisë serbe”!!!
 
-Jemi në kohë të NATO-s, BE-s, prandaj duhet të kemi siguri, apo jo?
 
Kështu thonë delegatët me fjalë të përgjithshme dhe parafabrikate, me të cilat jemi mësuar. Askush nuk ka kohë të meditojë nëse vërtet besojmë, se në Ballkan ka ardhur Ballkanasi i ri, kjo krijesë e gënjeshtërt që shpesh përdoret nga Delegatët e NATO-s dhe BE? Kur ja, një flamur NATO-je dhe me flamurin shqiptar, gjithashtu. Besoj se të gjithë, ashtu dhimbshëm e ndjenim, se si luftonte në vete vdekja dhe jeta, tani të afruara në një lojë ( ato janë pjesë të lojës njerëzore) në një trysni të gjithanshme, kaq ngushtësisht të ndërthurura, në udhët e Ballkanit. Ndërkaq “ Vdekje e shqiptarëve” përcillet përzishëm dhe stadiumi gati çahet. Askush nuk mund t’i bëj “katharsis” këtij stadiumi me emrin “ Partizan” .
 
-Shfaqja e “dronit” ishte një provokim. Kështu po thuhet edhe nga mediumet e huaja dhe UEFA...
 
Një rrëke tjetër zhvillohet dhe varet tëposhtë, hapur natyrshëm, në mjedisin e ndjeshëm e të pakontrolluar shqiptar, që në këtë pabarazi i shkon mendja ( që tani e quajnë djallëzore); por në të vërtetë, ishte një krijim i ëngjëllit, ndaj ngjau ëngjëllore, ngritur në një modelim të asillojshëm, të helikodronit, të paqtuar e të bukur, ashtu, në atë qiell të përçudnuar, valëvitës dhe shpërhapës, i cili kërkoi të bëjë mëkat, një mëkat “të bukur”, duke u përpjekur t’i përgjigjet kundërshtarit, me të vetmen armë të tij, në këtë luftë, në një formë aq të butë, medituese, tërheqëse, për të ndalur vërshimin serb. Në atë zbritje ishin dy fytyra njerëzore shqiptare, dhe një hartë e qëndisur në art pa saktësi por me një mbresë pamore të jashtëzakonshme, në kuq e zi. Realitet i shkuar dhe ëndërruar, dëshmi e përgjakur. Atë flamur simbol (edhe pse një ëndërr etnike) e ndërtoi dhe e solli një fabrikë e pagjetur, e paidentifikuar, por që punon atje, në psikikën e rënduar të kombit. Prej nga erdhi vallë? Nga Prishtina, Tetova, Shkupi, nga Zvicra, Presheva, Prishtina, nga Australia apo troje të Çamërisë ? Në këtë pabarazi organizimi dhe fyerjeje, që iu bë shqiptarëve, ashtu sheshit, ç’të bënte vallë mendja ? Kadareja e thotë bukur një poezi “ Ç’ta bëj mendjen? E bën Minare !” ( dhimbshëm). Dhe ja nën qiellin e stadiumit “Ç’ta bëj mendjen? Në këtë pabarazi? E bëj helikodron! Këtu në Serbi!”. Në qiell krijesa e bekuar e një flamuri të vetëm, si një mister mbërthyes, për të dy palët, serbë dhe shqiptarë. Është po e njëjta guzhinë e poshtë shpirtit, që nxjerr armët e veta pa ia varur… “Se kush na qënka NATO e kush BE”. Të dalë ku të dalë ! Kaq u desh dhe përrenjtë psikikë të së keqes e përmbytën lojën, stadiumin, UEFA-n, BE-n, diplomacinë.
 
-Harta e shpërfaqur me flamurin që u ul në stadium, cilën Shqipëri përfaqëson?
 
Unë jam hartograf dhe harta është pjesë e shpirtit dhe e botës sime. Ajo hartë është jo vetëm në përfytyrimin tim, por të të gjithë shqiptarëve, kudo që janë. Ajo është hartë e ëndrrave të etnisë sonë të ndëshkuar, ajo është hartë-synim, ai është projekt që s’e ka bërë askush nga ne, por që është brenda nesh. Nuk do të vizatohet as me luftë e as me konflikte, por me një drejtësi të botës së nesërme. Ajo do të vijë e natyrshme nëse ne nuk do të strukemi në strehën e indiferencës por të ngrihemi në dinjitetin tonë, në kërkesa dhe projekte afatgjata, në lidhjen e bashkimin tonë të mohuar. Siç e keni ndjekur edhe ju, a nuk iu duk vallë, se në atë moment ardhja qiellore e asaj hartëdroni, përhapi një energji pozitive jo vetëm në gjeohapësirën e Ballkanit, por kudo ku rrojnë shqiptarë.
 
-A duhet ta anulojë kryeministri Rama vizitën në Beograd, pas asaj që ndodhi?
 
Nuk mund të anulohet, përkundër ajo duhet të jetë vijim i betejës sonë të durimit, të përgjeshmërinë së kohës, të së nesërmes europiane, të fjalës së vërtetë të matur, të dinjitetit kombëtar. Ajo vizitë duhet të jetë një valëvitje e re e flamurit të ardhmërisë së kombit tonë, jo në një stadium futbolli, por në gjithë Ballkanin. Dinjiteti ynë bëhet më sipëror dhe pa rënë në asnjë lloj miti ai jep një goditje tjetër me efekt të shumëanshëm. Ta dini se kjo vizitë edhe më shumë do t’i poshtërojë liderat serbë në sy të botës.
 
-Një ditë më pas në Beograd erdhi Vladimir Putin, cili është komenti juaj?
 
Është një skenë vijuese e të njëjës lojë të rrezikshme që kthen “futbollin” në “luftë” dhe të ashtuquajturën “miqësi” në shëmbëllim të vdekjes. Veprimet varen nga rrethanat. Rrethanat mundësojnë veprimet. A nuk iu duket se ajo që u nis në Stadiumin “Partizani” pushtoi të gjithë Serbinë dhe sot ka tronditur të gjithë Europën. Putin tregoi se e ka “pushtuar” Serbinë. Se ai është futur si “pykë gjeopolitike” në zemër të Ballkanit, si një sfidë ndaj NATO-s dhe BE-s, është futboll politik nga më të rrezikshmit, pas ngjarjeve në Ukrainë. Është shumë më keq se sa lufta që zhvillohet në kufi të Rusi-Ukrainës. Ardhja e Putinit nxori në bulevard tanke dhe marshime të cilat nuk janë simbol i fitores mbi nazizmin, por një pakt dhe një zjarr tymi i të cilit do t’i duket më vonë. Hartëdroni, mbi qiell të stadiumit, ishte miqësor dhe të vriste me ngjyrë e simbol, ndërsa tanket në Bulevardin e Beogradit, ishin dispozitiv që rrëfen se Ballkani vijon të jetë “fuçi baroti”. Intervistoi: Joana Tafa
 

Më të lexuarat