BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

dossier-politike

Rama: Projekti ynë aktual është Evropa e Madhe, jo Shqipëria e Madhe

Rama: Projekti ynë aktual është Evropa e Madhe, jo Shqipëria
Kryeministri Edi Rama në një intervistë për Allgemeine Zeitung ka thënë se përcaktimi i datës 10 ishte një vendim i përbashkët pas një telefonate që zhvilloi me homologun Aleksandër Vuçiç.
 
Rama shprehet se Shqipëria e Madhe është kryesisht një makth i serbëve, ndërsa projekti ynë është Europa e Madhe.
 
- Të mërkurën Beogradi do të vizitohej për herë të parë nga një Kryeministër shqiptar në 68 vjet. Të dielën, vizita u shty nga Kryeministri serb, për në dt. 10 nëntor. A e kuptoni/shihni këtë si një refuzim?
 
Përcaktimi i datës 10 ishte një vendim i përbashkët pas një telefonate të gjatë që ne patëm. Fakti që vizita do të mbahet rreth tre javë më tej datës së përcaktuar paraprakisht, nuk tregon refuzim, po vështirësi dhe vullnet për t'i kapërcyer vështirësitë. Ajo çka ndodhi gjatë dhe pas ndeshjes në Beograd, tregoi se sa e brishtë është paqja e arritur në rajonin tonë dhe se sa pak mund të mjaftojë për të na rikthyer në pozicione të vjetra e në retorika të një kohe tjetër. Por ajo çka ka ndodhur pas 100 vjetësh, qysh prej fillimit të Luftës së Parë Botërore në Ballkan, duke bërë që 2014-ta të jetë viti i parë i historisë sonë të përbashkët pa asnjë kufi ne konflikt, është shumë herë më e madhe se sa incidentet e një ndeshjeje futbolli. Prandaj unë kam qenë qysh minutën e parë të pas ndeshjes i vendosur për të luftuar që gjërat të mos kthehen mbrapa. 
 
- Ditët e kaluara pati sulme dhe djegie mbi qytetarë shqiptarë dhe institucione në Serbi dhe në Mal të Zi, në Shqipërinë jugore pati përleshje midis shqiptarëve dhe pjesëtarëve të minoritetit grek, në Mitrovice u dogjën flamujt serbë. A pritet një përshkallëzim i mëtejshëm i konflikteve?
 
Së pari nuk ka pasur asnjë përleshje midis shqiptarëve dhe pjesëtarëve të minoritetit grek dhe lejomëni t'ju them se nëse ka një arsye për mua qe të them me zë të lartë se jam krenar që jam shqiptar, është fakti që bëri edhe vetë Papa Françeskun të zgjedhë Shqipërinë për vizitën e tij të parë në Europë: Vëllazëria fetare siç e quajti vetë Papa i Romës harmoninë fetare mes nesh dhe vëllazëria etnike siç e kanë përjetuar gjithnjë grekët që jetojnë me ne! Shqiptarët nuk kanë asnjë dasi e sherr mesveti si myslimanë e të krishterë dhe asnjë dasi e sherr me minoritetet etnike që jetojnë në trojet e tyre. Kjo vlen jo vetëm për Shqipërinë, po edhe për Kosovën, shtetin tjetër shqiptar në rajon. Sa u takon atyre që ndodhën në stadiumin e Beogradit ku tridhjetë mijë vetë ulërinin papushim "Vritini shqiptarët!" dhe atyre që ndodhen më pas ndaj qytetarëve shqiptarë në Serbi, janë gjëra që tregojnë se paqja që kemi mbërritur ngjan shumë e madhe për shpatullat tona, prandaj edhe i jam thellësisht mirënjohës kancelares Merkel, e cila është e para udhëheqëse europiane që ka kuptuar se sa me rëndësi është për Europën që kjo paqe të mbështetet konkretisht, duke e afruar e ndihmuar më shumë Ballkanin. Mund t'ju them me plot gojën se po të mos kishte ndodhur Konferenca e Berlinit, ku kancelarja na mblodhi në tryezën e saj, për herë të parë në histori të gjithë liderët e rajonit bashkë, për të folur për të ardhmen e përbashkët europiane të Ballkanit, as vizita ime në Beograd nuk do të kishte ndodhur dot pas asaj që ndodhi gjatë e pas ndeshjes në kryeqytetin e Serbisë, ku fatkeqësisht, për disa ditë rresht, Presidenti e qeveria serbe zgjodhën të sillen si tifozët e tyre përmes retorikës së vjetër ndaj shqiptarëve. Falë procesit të nisur në Berlin, që është një shtysë e madhe drejt shpresës, unë dhe Aleksandër Vuçic mundëm të komunikojmë e të merremi vesh për të ecur përpara edhe pse nuk kemi absolutisht të njëjtin këndvështrim për ndodhitë e stadiumit të Beogradit.
 
- Në Beograd, por edhe në vendet e tjera fqinje të Shqipërisë, i tremben një Shqipërie të Madhe të përbërë nga Kosova, Shqipëria dhe zonat e banuara nga shqiptarë në Serbinë jugore, në Maqedoni, Malin e Zi dhe Greqinë e Veriut. Dhe në të vërtetë, Partitë e mëdha shqiptare (në kuptimin e promovimit të Shqipërisë së Madhe) po marrin një mbështetje në rritje. Cili është qëndrimi i Qeverisë shqiptare kundrejt Nacionalizmit mbarëshqiptar (në kontekstin e konceptit Shqipëri e madhe)? 
 
Shqipëria e Madhe është kryesisht një makth i serbëve, që shfaqet hera - herës edhe tek fqinjë të tjerë apo gjen vend në diskutimin mbi rajonin tonë edhe përmes ndonjë gazetari të huaj që kujton se thotë ndonjë të vërtetë të madhe kur e përmend Shqipërinë e Madhe si një projekt të shqiptarëve. Por e gjitha mbaron këtu. Sepse Shqipëria e Madhe nuk është projekti ynë, ashtu sikundër edhe pëlhura e ngarkuar me simbole kombëtare shqiptare që u shfaq fluturimthi mbi stadiumin e Beogradit nuk është as flamuri ynë, as flamuri i ndonjë Shqipërie që ne kemi në plan. Ju thoni se në të vërtetë partitë e mëdha shqiptare në kuptimin e promovimit të Shqipërisë së Madhe po marrin mbështetje në rritje, po edhe kjo nuk është e vërtetë sepse për shembull ne Shqipëri, një parti që mund të konsiderohet e kësaj natyre, nuk mori as 1% të votave e u tret si kripa në ujë. Projekti ynë real, ëndrra jonë aspak e fshehtë, është Europa e Madhe jo Shqipëria e Madhe, një Europë e Bashkuar e shpresës me Ballkanin brenda saj, jo ky Bashkim Europian i frikës që është ndër të tjera, edhe një arsye më shumë për nxitjet e padëshiruara nacionaliste, qoftë brenda mureve të unionit e qoftë jashtë tyre. Dhe lejomëni t'ju kujtoj se shqiptarët në Shqipëri, në Kosovë, në Maqedoni, në Serbi, në Mal të Zi a në Greqi, nuk kanë qenë kurrë problemi i të tjerëve po janë përpjekur vetëm që të tjerët të mos jenë problemi i tyre; që të tjerët të mos i pastrojnë etnikisht; që të tjerët të mos i margjinalizojnë etnikisht; që të tjerët të mos i diskriminojnë etnikisht. Nuk është faji i shqiptarëve që kanë vendbanimet e tyre në kaq shtete të rajonit, po besoj është meritë që duhet t'u njihet shqiptarëve se në tërë këto vite të trazuara, s'kanë qenë kurrë promotorë të luftës e të racizmit etnik apo ksenofobisë, por kanë investuar për paqen e për stabilitetin e rajonit. Shqipëria e Madhe është një mit që prej kohësh tanimë mbahet gjallë nga ata që e përdorin kundër shqiptarëve. Ose edhe nga gazetarë europianë, të cilët edhe këto ditë nuk kanë munguar t'i bëjnë jehonë këtij miti, madje edhe në tribuna prestigjoze ndërkombëtare, duke u referuar një lodre fluturake që në një stadium gjerman do të kishte shkaktuar ilaritet, ndërsa në faqet e shtypit në Gjermani e gjetkë u paraqit si corpus delicti që provon ekzistencën e Shqipërisë së Madhe. Madje aq i gjallë u bë ky mit në sytë e opinionit publik botëror sa që bota demokratike, e cila me plot të drejtë nuk toleron hedhjen në fushë të një bananeje apo ulërimat monosilabike ndaj një lojtari me ngjyrë si shfaqje racizmi, as që nuk u informua hiç se në stadiumin e Beogradit u ulërit për 40 minuta rresht vdekje shqiptarëve, vritini shqiptarët, vritini vëllezërit e kroatëve!
 
- Serbia dhe Shqipëria po përpiqen për një anëtarësi në BE. Kusht për këtë janë marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë. Por sa të qëndrueshme janë marrëdhëniet në Ballkanin Perëndimor, kur mjaftojnë vetëm rrahje në fushën e futbollit për të shkaktuar një krizë?
 
Besoj se e dhashë përgjigjen e kësaj pyetjeje dhe kush e njeh historinë tonë tmerrësisht të vështirë, nuk e ka të vështirë të kuptojë as pse një ndeshje futbolli mund të zgjojë kaq shumë emocione e pasione politike, as pse ndërmarrja e madhe e paqes dhe bashkëpunimit rajonal në Ballkan është kaq e rëndësishme për vetë Europën e Bashkuar e të ardhmen e saj. Sot Bashkimi Europian ka nevojë për Ballkanin, po aq sa Ballkani ka nevojë për Bashkimin Europian. Të gjithë duhet ta kuptojnë se paqja e paimagjinueshme që kemi arritur ka ardhur jo sepse ne jemi bërë ëngjëj, po sepse ne të gjithë, popujt tanë pa dallim, duan Europën e të ardhmes jo Ballkanin e të shkuarës. Ballkani sot shpirtërisht mund të jetë ndoshta zona më proeuropiane e Europës, në Ballkan Europa e Bashkuar është mishërimi i shpresës jo i frikës që në fakt e ka mbërthyer BE-në nga vetvetja. 
 
- A besoni se një ndërmjetësim i BE-së, do të ishte ndihmues për të qetësuar krizën?
 
Kjo nuk është një krize e re, po thjesht një reminishencë e krizës shekullore të besimit mes palëve. BE-ja është mjaftuar me një deklaratë fatkeqe të nesërmen e incidenteve të Beogradit, ndërsa Berlini dhe kancelarja Merkel kanë pasur një rol të pazëvendësueshëm në kapërcimin e ngërçit të krijuar mes dy vendeve lidhur me takimin e paracaktuar. E më pas nuk ka qenë fort e vështirë për mua e homologun tim Aleksander Vuçiç për të gjetur një datë tjetër. 
 

Më të lexuarat