BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

politike-intervista

Raunig: Hapja e negociatave me BE, duhet mjedis politik konstruktiv

Raunig: Hapja e negociatave me BE, duhet mjedis politik konstruktiv
Kreu i Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Florian Raunig thekson se hapja e negociatave për anëtarësimin në BE ka nevojë për një mjedis politik konstruktiv. Në një intervistë për “Deutsche Welle”, ambasadori Raunig tha se Shqipëria duhet t’i kushtojë rëndësi administratës publike, reformës gjyqësore dhe luftës kundër krimit dhe korrupsionit. 
 
Ambasador Raunig, gjithkush pas vendimit për marrjen e statusit të vendit kandidat e ka të qartë se tashmë ka shumë punë dhe shumë angazhime deri tek akti i anëtarësimit në BE. Po sipas mendimit tuaj, cilat janë sfidat kryesore për Shqipërinë pas-statusit? 
 
Marrja e statusit të vendit kandidat të Bashkimit Evropian ishte lajm i mirë për Shqipërinë. Ky proces reflektoi progresin e arritur nga Shqipëria si dhe angazhimin e Brukselit për ta mbështetur këtë vend në përpjekjet e tij për t'iu bashkuar BE-së. Siç është deklaruar qartësisht nga organet e BE-së, Shqipëria ende duhet të përmbushë prioritetet kyçe, duke i kushtuar një vëmendje të veçantë administratës publike dhe reformës gjyqësore, luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe mbrojtjes së të drejtave themelore. Gjithashtu, një nga sfidat më të mëdha, me të cilat po përballet Shqipëria, është mungesa e bashkëpunimit ndërmjet dy krahëve politikë. Aktorët e politikës shqiptare duhet të shkojnë përtej ndarjeve të thella politike dhe mosbesimit me synim ndërtimin e konsensusit për zgjidhjen e qëndrueshme të problemeve, me të cilat përballet vendi. Më lejoni të theksoj se një shtet si Shqipëria, i cili vazhdon të jetë në tranzicion dhe kërkon hapjen e negociatave për anëtarësimin në BE, patjetër që ka nevojë për një mjedis politik konstruktiv, ku të dy kampet politike tradicionale punojnë ngushtë me njëri-tjetrin në drejtim të prioriteteve kombëtare. Nëse energjitë politike nuk përdoren për të bërë përpjekje reformuese serioze, gjithëpërfshirëse dhe produktive, ka pak gjasa që të ketë progres të shëndoshë për arritjen e objektivave ambiciozë të Shqipërisë. Në këtë kontekst, e shoh rolin e Prezencës së OSBE-së, me mandatin e saj të veçantë, si plotësues dhe me ndikim domethënës për procesin e integrimit në BE. 
 
OSBE-ja ka qenë dhe mbetet aktive në proceset zgjedhore në Shqipëri. Tani që jemi afruar afatit për zgjedhjet lokale të vitit 2015, cilat janë sipas jush disa detyra të ngutshme për t'u realizuar në mbarëvajtjen e tyre? 
 
Si dhe në fusha të tjera të demokracisë shqiptare shumica e problemeve, që lidhen me zgjedhjet, nuk vijnë nga dobësia e legjislacionit sesa nga dobësitë në zbatimin e këtij të fundit. Kjo është arsyeja se përse zbatimi i saktë i ligjeve ekzistuese nga të gjithë aktorët është një parakusht për të pasur zgjedhje të suksesshme. Patjetër që ka edhe vend për përmirësime të mëtejshme ligjore. Autoritetet shqiptare duhet të hartojnë një udhërrëfyes konkret për vënien në zbatim të rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it dhe të aktorëve vendas. Ne mirëpresim angazhimin e qeverisë shqiptare për t'i zbatuar plotësisht rekomandimet e OSBE/ODIHR-it dhe gatishmërinë e saj për të diskutuar me opozitën rreth reformës zgjedhore gjatë sesionit të ri parlamentar, i cili nis në shtator. Ndonëse është në dorën e ligjbërësve shqiptarë të vendosin rreth shtrirjes dhe thellësisë së reformës zgjedhore, fushat që mund të përmirësohen duke u zhvilluar më tej janë: përputhshmëria e plotë me kuotën gjinore, duke përfshirë caktimin e rregullave të qarta brenda partive politike për vendosjen e grave kandidate në listat e tyre; dispozita të përforcuara dhe më të qarta në lidhje me financimin e fushatave zgjedhore; dhe gjetja e mekanizmave të përshtatshëm për t'i dhënë fund çdo praktike, që cenon lirinë e votës. Gjithashtu, një proces më transparent dhe demokratik i emërimeve të kandidatëve në zgjedhje brenda partive mund të kontribuojë dukshëm për përmirësimin e përgjithshëm të kuadrit politik të vendit. Një gjë, që është vërtetë e rëndësishme, është që procesi i reformës zgjedhore të nisë pa vonesa dhe të jetë sa më gjithëpërfshirës dhe konsultativ. Kur mbetet vetëm një vit nga zgjedhjet e ardhshme, duhet që të gjithë aktorët ta kenë të qartë se nuk ka kohë për të humbur. 
 
KQZ-ja mbetet një institucion, që ka punuar me energji jo të plota për shkak të mungesës shumë të gjatë të anëtareve, që përfaqësojnë të majtën. Si mund të zgjidhjet ky ngërç z. Ambasador, që ky institucion të jetë sa më efikas në menaxhimin e proceseve zgjedhore? 
 
Administrimi profesional i zgjedhjeve është një element kyç për organizimin e një procesi zgjedhor normal. Për këtë qëllim, organet e administrimit të zgjedhjeve duhet të jenë plotësisht të ngritura dhe funksionale si dhe të pavarura. Përbërja e pjesshme e KQZ-së ka penguar dukshëm funksionimin e saj, duke përfshirë këtu dhe administrimin e zgjedhjeve. Në përputhje me Kodin Zgjedhor, Kuvendi duhet të ndërmarrë veprime të menjëhershme për të plotësuar vendet bosh në KQZ për t'u siguruar që zgjedhjet e ardhshme vendore do të menaxhohen nga një organ plotësisht funksional. Është gjithashtu e rëndësishme të theksohet se e gjithë administrata zgjedhore duhet të jetë e depolitizuar dhe profesionale. Në këtë kontekst Prezenca e OSBE-së dhe Këshilli i Evropës po e ndihmojnë KQZ-në që të ndërtojë një platformë të përhershme trajnimi, e cila do t'u ofrojë trajnim të specializuar dhe të vazhdueshëm komisionerëve zgjedhorë të të gjitha niveleve si dhe aktorëve të tjerë të përfshirë në procesin zgjedhor. 
 
Në më shumë se dy dekada Shqipëria ka shënuar ndryshime pozitive në procesin e demokratizmit. Sa ka ndryshuar roli dhe ndikimi i OSBE-së në Shqipëri, ose më konkretisht, cilat janë prioritetet kryesore aktuale të përfaqësisë suaj në ketë mision?
 
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri është një partner afatgjatë, i paanshëm, konsekuent dhe i angazhuar i Shqipërisë, i cili e ndihmon vendin për të kaluar fazat e ndryshme të tranzicionit. Që nga themelimi i saj në vitin 1997 Prezenca i ka përshtatur në mënyrë të vazhdueshme veprimtaritë dhe qasjen e saj për të reflektuar përparimin e bërë nga vendi, si dhe për t'i ndihmuar më mirë institucionet shqiptare në arritjen e objektivave të tyre. Në përgjithësi, Shqipëria ka struktura institucionale dhe legjislative të kënaqshme. Strategjia e Prezencës parashikon një zhvendosje të vëmendjes nga ngritja e institucioneve drejt atyre fushave, ku edhe shfaqen sfidat kryesore, si: zbatimi i duhur dhe i paanshëm i ligjit, funksionimi i efektshëm dhe normal i institucioneve, bashkëpunimi i frytshëm ndërmjet këtyre institucioneve dhe marrëdhënia e besimit me qytetarët dhe ndërmjet kundërshtarëve politikë. Nëse shohim për shembull pesë prioritetet kyçe të BE-së për nisjen e negociatave të anëtarësimit – administrata publike, gjyqësori, korrupsioni, krimi dhe të drejtat e njeriut – ato janë shumë në përputhje me mandatin e Prezencës. Prezenca është tashmë aktive, me mbështetje të fortë nga shtetet pjesëmarrëse dhe në bashkëpunim të ngushtë me partnerët e saj ndërkombëtarë, në një sërë veprimtarish për të mbështetur progresin e Shqipërisë në këto fusha. Nuk do lodhem kurrë së përmenduri se Prezenca e OSBE-së në Shqipëri është një partner i sinqertë i institucioneve dhe qytetarëve të vendit për t'i ndihmuar ato që të përmbushin aspiratat e tyre sublime.