BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

politike-intervista

Roland Keta: Jam kundër bojkotit të zgjedhjeve dhe Parlamentit, për ndryshimet në statut duhet debat

Roland Keta: Jam kundër bojkotit të zgjedhjeve dhe Parlamentit,
Deputeti demokrat i Qarkut të Dibrës, Roland Keta, në një intervistë për gazetën “Sot”, ka deklaruar se ish Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, duhej të dorëhiqej nga ky post, në mënyrë që kjo çështje të mos politizohej. Deputeti Keta, shprehu shqetësimin se vjedhja e 713 milionë lekëve cenon imazhin e Bankës së Shqipërisë brenda dhe jashtë vendit, por gjithashtu cenohet edhe stabiliteti financiar. Sa i takon zërave për drejtimin e Bankës së Shqipërisë nga një Guvernator i huaj, deputeti demokrat theksoi se Shqipëria i ka kapacitetet dhe ekspertët për të drejtuar këtë institucion të rëndësishëm, siç është Banka Qendrore. Duke u ndalur në një çështje tjetër që ka të bëjë me punët e brendshme të Partisë Demokratike, ndryshimi i statutit, deputeti Keta tha se ndryshimet janë të nevojshme dhe shumë të rëndësishme, por duhet të ketë një debat të hapur. Ai nënvizoi se grupi i punës që po merret me ndryshimet në statutin e PD, duhet të ketë parasysh Kryesinë e Degës, rolin e sekretariateve dhe departamenteve, për të cilat duhet një konsultim i gjerë dhe i hapur. Ndërkaq, sa i takon temës së bojkotit, deputeti Keta është një ndër ata deputetë të cilët janë shprehur kundër bojkotit të Parlamentit. Ai hodhi kategorikisht poshtë mundësinë e bojkotit të zgjedhjeve lokale nga opozita.
 
-Si e shikoni arrestimin e ish-Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani? Duhet të ishte arrestuar më herët, apo të hetohej në gjendje të lirë?
 
Vjedhja e parave është veprim i rëndë dhe serioz, pasi prek imazhin e Bankës Shqiptare, por edhe të bankave të tjera në Shqipëri, dhe sigurisht që krijon pasiguri te qytetarët , te sigurimet e tyre pavarësisht thirrjeve dhe deklaratave të ekspertëve të ekonomikë, por edhe të Ministrisë së Financave, se vjedhja e Bankës nuk cënon stabilitetin financiar. Mendimi im, duke e gjykuar si çështje serioze dhe të rëndë, Guvernatori duhej të dorëhiqej sepse mban përgjegjësi morale, pasi sot nga drejtësia ndiqen 17 punonjës , por Guvernatori mban përgjegjësi për administrimin, menaxhimin dhe zbatimin e politikave financiare. Po të ishte dorëhequr, mendoj që nuk do ishte politizuar kaq shumë siç ndodh gjithmonë në Shqipëri, ndërsa për sa i përket arrestimit, personalisht respektoj institucionet e pavarura dhe në këtë rast institucionin e prokurorisë, por mendoj se masa “arrest me burg” ka qenë e nxituar. Guvernatori nuk ishte person që paraqiste rrezik për shoqërinë apo ndonjë argument tjetër, me të drejtë shtroj pyetjen: Pse nuk është thirrur para grupit hetimor dhe prokurorit të çështjes, dhe më pas në qoftë se kishte prova mund të jepej ajo masë. Unë nuk jam jurist, por për masën e arrestit me burg në mungesë, kam rezerva dhe mendoj se ka patur ndikime politike dhe shou mediatik. Gjithsesi, ajo tashmë ka ndodhur dhe ta lëmë prokurorinë dhe gjykatën të kryejë hetimin profesional, pasi do t’u shërbejë institucioneve të pavarura, por edhe qytetarëve shqiptarë. Parlamenti, mazhoranca dhe komisioni parlamentar duhet të bëjnë një analizë të hollësishme për të shtuar garancinë dhe përgjegjshmërinë në bankat shqiptare. Unë mendoj që Guvernatori i ri të jetë ndër ekspertët e fushës financiare, jo politik, të jetë shqiptar e jo i huaj, pasi ne i kemi kapacitetet dhe ekspertët për të qenë drejtues i Bankës Shqiptare.
 
-Ka një perceptim se PD po mbron Fullanin. A do të ketë kosto për PD?
 
Për sa i përket kostos, mendoj se çdo deputet dhe çdo ekspert i çfarëdo force politike nuk gjykohet kur jep mendime ligjore e kushtetuese në mbrojtje të të drejtave të qytetarëve shqiptarë, por janë qytetarët që gjykojnë punën e çdo force politike. Nuk kam dëgjuar asnjë nga Partia Demokratike që ka mbrojtur Fullanin, mendimi i opozitës ka qenë i qartë dhe i prerë për të respektuar ligjin për çdo drejtues, kushdo qoftë ai. Partia Demokratike është për një hetim transparent, ligjor, kushtetues, por pa shkelur të drejtat dhe liritë e çdo qytetari shqiptar. Ka patur deklarata që janë kundër masës ekstreme.
 
-Si e shikoni bojkotin e Parlamentit dhe a do të bojkotojë PD zgjedhjet lokale?
 
Personalisht nuk jam për bojkot të Parlamentit , qytetarët shqiptarë na kanë votuar për të qenë në Parlament. Mendimin tim e kam shprehur edhe në mbledhjen e grupit të PD-se, dhe jam ndjerë mirë që në Partinë Demokratike ka liri, ka demokraci brenda partisë. Mendimi im është mirëpritur edhe nga kolegët e tjerë të PD-së , por jemi të detyruar për të mos qenë në Parlament pasi opozita nuk është fasadë. Kërkojmë që të dëgjohet zëri i opozitës , të respektohet Rregullorja e Parlamentit, jemi për zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Ka dy vendime të Gjykatës Kushtetuese, që kjo mazhorancë nuk po i zbaton dhe konkretisht: 1- Ngritja e komisionit parlamentar për vjedhjen e serverit të Tatimeve dhe mazhoranca nuk po e zbaton, 2- zbatimi i statusit të nëpunësit civil ku sot të gjitha emërimet janë politike, jo profesionale dhe drejtues me precedent penal të mëparshëm. Sot po cënohet autonomia vendore , duke shkelur të drejtat kushtetuese dhe ligjin 8652 të vitit 2000 për bashkitë dhe komunat. Kemi një reformë administrative të miratuar nga kjo mazhorancë ku shkel hapur Kushtetutën në nenin 108 pika 2, ku janë vetë qytetarët dhe këshillat vendorë që vendosin kufijtë e territorit të tyre, është një reformë afatgjatë dhe nuk mund të bëhej pa opozitën. Partia Demokratike nuk ka shprehur se do të bojkotojë zgjedhjet lokale, por është kundër kësaj harte territoriale politike. PD-ja do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për këtë ligj.
 
-Sa i takon ndryshimeve në statut. Ka zëra se ka pasur përplasje për kufizimin e mandatit të kryetarit me 2 vjet dhe anëtar në Kryesi nuk do të jenë më deputetë. Si qëndron e vërteta?
 
Jam për ndryshimin e statutit, ka nevojë për ndryshime, por e rëndësishme është që të ketë një debat të hapur dhe të jetë i zbatueshëm. Jemi informuar se është ngritur një grup pune që po punon për ndryshimet në statut. Mendoj që për disa çështje si për Kryesinë e Degës, rolin e sekretariateve dhe departamenteve duhet një konsultim i gjerë dhe i hapur. Unë jam anëtari i PD-së që nga ‘92 , 11 vjet Kryetar Dege, dhe ka patur zgjedhje të lira, transparente, korrekte me udhëzimet dhe statusin e partisë, ku çdo anëtar i partisë ka qenë i lirë të zgjidhet dhe të zgjedhë. Shpresoj se kështu të mbyllet ky proces edhe me Kuvendin Kombëtar. Partia Demokratike është parti e lirisë dhe e demokracisë.
 
-Në këto 300 ditë, a ka realizuar qeveria premtimet për shëndetësinë? 
 
Profesioni im i mjekut por edhe i deputetit, dhe si qytetar është se vetëm shëndetësi falas nuk ka. Sot ka një vit qeverisje që nuk ka politika shëndetësore rajonale e kombëtare, asnjë premtim i kësaj qeverie për shëndetësinë nuk është mbajtur. Spitalet e rretheve janë kthyer si POLIKLINIKA , pa mjek specialist , aparatura të rëndësishme diagnostikuese janë jashtë funksionit . Pensionistët i blejnë një pjesë të ilaçeve. Për të kryer ekzaminime si Scaner, rezonancë magnetike duhet 1 deri në 2 muaj. Nuk funksionojnë dializat në spitalet rajonale. Le t’i kthehem zonës time Bulqizës; nuk ka kirurg, gjinekolog, pediatër, ranimator e shumë specialitete të tjera. Është qytet minatorësh ku aksidentet mund të ndodhin në çdo moment, është një rreth me 45-mijë banor, dhe nevoja e shërbimi i këtyre specialiteteve është i domosdoshëm dhe jetik. Reformat në shëndetësi nuk bëhen për një ditë, por dhe puna 1-vjeçare për shëndetësinë nuk ju ka shërbyer qytetarëve shqiptarë dhe janë të zhgënjyer nga kjo qeverisje.  Intervistoi: Eneida Jaçaj
 

Më të lexuarat