BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

dossier-politike

Skënder Gjinushi: Berisha dhe Zogu erdhën nga serbët, Enveri, Spiro Moisiu dhe Mehmeti, komandantë të luftës, Basha i vetmi që lidhi marrëveshje me komunistët

Skënder Gjinushi: Berisha dhe Zogu erdhën nga serbët, Enveri,
Kreu i Partisë Social Demokrate, Skënder Gjinushi, në një intervistë për gazetën “Sot”, ka komentuar çështjet më të nxehta të politikës shqiptare, që nga reforma në drejtësi, zgjedhja e guvernatorit të ri të Bankës së Shqipërisë, hetimi i korrupsionit në nivelet më të larta, debati për të errësuar Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare, shfaqjen e fotove të Enver Hoxhës etj. Duke u ndalur tek polemikat dhe debatet rreth luftës dhe figurës së Enverit, Gjinushi ka pohuar se Berisha ka rehabilituar diktatorët e majtë dhe të djathtë, si Ahmet Zogun, i cili erdhi në pushtet me ndihmën e serbëve, ndërsa Lulzim Basha lidhi marrëveshje me komunistët në zgjedhjet lokale e 2011. Gjinushi pohoi se Sali Berisha ka 24 vjet që kërkon gjermanin e fundit, ndërsa ka shpjeguar edhe komplekset e ish-kryeministrit për figurën e Enverit. 
 
-Ka disa iniciativa konkrete për reformën në drejtësi. Nga duhet të nisë kjo reformë dhe a besoni se mazhoranca ka vullnetin për të ndryshuar sistemin e drejtësisë?
 
Reforma në drejtësi ka lindur si domosdoshmëri, sepse, së pari, nuk është zbatuar Kushtetuta me korrektësi si dhe procedurat parlamentare gjithashtu, gjate rifreskimit apo rotacionit ligjor dhe kushtetues te institucioneve më të larta të drejtësisë. Për shembull, ish-nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë është zgjedhur haptazi duke shkelur Rregulloren e Kuvendit, pa votim të fshehtë madje gjatë votimit, u hoq fare edhe kutia e votimit, sepse i doli tepër Saliut. Të gjitha këto kanë bërë te nevojshme rishikimin e neneve të caktuara të Kushtetutës në zgjedhjen apo në zëvendësimin e anëtarëve të këtyre institucioneve. Së dyti, në kuadrin e korruptimit total të politikës qeverisëse gjatë 8 viteve që shkuan dhe në tërësi gjatë tranzicionit patjetër që ky korrupsion në sferat e larta e shoqëri ka infektuar edhe gjykatat e rritur tendencën e vënies së tyre nën kontroll. Kur flasim për pavarësi të gjyqësorit, kuptohet që pavarësia është cenuar nga politika, është cenuar nga klane të caktuara, është cenuar nga ata që kanë pasur mundësinë të bënin presionin e duhur, kanë pasur mundësinë të influencojnë e ndërhyjnë në gjyqësor. E treta, politika, veçanërisht gjatë këtyre 8 viteve, ka krijuar modelet më të këqija për gjyqësorin. Siç dihet në praktikën britanike gjërat ecin më shumë me model, me precedent, se sa me normën ligjore, jo se kjo normë është e dorës së dytë, por se zbatimi i ligjit konsolidohet duke krijuar precedentë të qartë pa ambiguitet, kurse kur precedentët janë te deformuar, janë e kundërta e asaj që thotë ligji, e kundërta ç’thotë e drejta, si tek ne atëherë, kjo ndikon tepër negativisht në vendosjen e shtetit ligjor. Kujtojmë që çështjet më të mëdha, aferat më të mëdha politike, kanë qenë aferat të trajtuara me keq nga gjyqësori dhe më të diskretituara në planin e përgjithshëm, saqë po të bësh sondazhe se a u vendos drejtësia për Gërdecin, 90 për qind e shqiptareve do të thonë jo. A u vendos drejtësia për 21 Janarin, do te thonë sërish jo?? Pra, ndëshkueshmëria në përgjithësi në nivelet e larta nuk ekziston. Korrupsioni, implikimi, inkriminimi në nivelet e larta politike, gjatë qeverisjes që kaloi u kthye në virtyt. Dështimi i gjyqësorit në ndëshkimin e super aferave dhe promovimi i protagonistëve të tyre në politikë e gjyqësor ka ulur ndjeshëm besimin tek gjyqësori. Këtë e ka thënë bukur edhe një ish-funksionar i organizmave ndërkombëtarë në Shqipëri në ikje, i cili deklaronte se këto 4 vjet pamë që u promovuan pikërisht ata që ishin të implikuar në çështjet më të përfolura?? Këto janë tre arsyet kryesore pse duhet një reformë në drejtësi dhe një përqasje e sjelljes së re të politikës ndaj gjyqësorit. Kjo përbën dhe sfidën kryesore të mazhorancës së re që ka ardhur pas 23 qershorit, sepse që të kërkosh këto ndryshime në gjyqësor, duhet së pari ta fillosh nga vetja. Këto ndryshime nuk mund të bëheshin kurrë me shumicën që ishte e cila e filloi dhe e mbaroi me 12 rekomandime të paplotësuara të Bashkimit Europian ku krye rekomandim ishte pavarësia e gjyqësorit e ndëshkueshmëria në nivelet e larta. Për këtë nuk mjaftonte as patetizmi i Berishës, i cili ka folur më shumë dhe me më figura të gjetura për rëndësinë që ka pavarësia e gjyqësorit, për luftën ndaj krimit, për luftën ndaj korrupsionit. Por, çuditërisht sa më shumë fliste, aq më shumë korruptohej!! 
 
-Ju flisni për korrupsionin. A po e lufton kjo mazhorancë korrupsionin në drejtësi e kudo, si dhe krimin e organizuar?
 
Tani vlerësoj se kemi një vullnet të ri politik. Ky vullnet i ri tregohet me disa fakte. Pra, shumica e re nuk ka ndryshuar vetëm nga fjalët për të luftuar korrupsionin dhe krimin, por ka ndërmarrë dhe veprime që tregojnë se ka vullnet për t’i luftuar këto fenomene. Psh, goditja e trafikut dhe kultivimit të drogës kudo në Shqipëri e sidomos në Lazarat. Ky merret si shembull jo thjesht se Lazarati ishte e keqja e Shqipërisë, por për faktin se atje ishte ligjëruar kultivimi i drogës dhe mbrohej haptazi nga shumica e shkuar për qëllime e përfitime politike. Ata që merreshin drejtpërdrejt me Lazaratin ishin e janë në instancat më të larta të Partisë Demokratike. Kjo tregonte para tërë shqiptarëve se shumica qeverisëse nuk ishte pjesë e luftës ndaj kontrabandës, korrupsionit, kultivimit të drogës, por ishte pjesë e zhvillimit dhe mbrojtjes së këtyre fenomeneve. Dhe kur një mazhorancë implikohet haptazi, atëherë ajo duhet të largohet ashtu siç u largua me votë më 23 qershor. Por vendosmëria e treguar në luftimin e kultivimit të drogës apo në vendosjen e ligjshmërisë në ndërtime e administrimin e energjisë elektrike nuk është e njëjtë me atë për të ndëshkuar korrupsionin dhe vendosjen e drejtësisë në super aferat e viteve të fundit, kjo dhe për faktin se shumica aktuale i ka duart e lidhura përballë disa segmenteve të drejtësisë dhe s’ka arritur ta bëjë gjyqësorin, pjesën e shëndoshë apo të rehabilitueshme, aleat të saj në këto ndërmarrje. Kjo situatë ka ardhur si pasojë e disa tolerimeve e gabimeve të mëparshme.
 
-Cilat janë këto tolerime a gabime?
 
Së pari, u tolerua ndryshimi i njëanshëm i Rregullores së Kuvendit, për 5 vjet me radhë, dhe si pasojë, shkelja arbitrare e kësaj Rregulloreje. Kushdo që ka “dy pare” memorie politike, kujton që Kuvendi i 2005-2013 filloi me heqjen e votës së fshehtë, për të shkarkuar Prokurorin e Përgjithshëm dhe funksionarë të tjerë të lartë kushtetues, dhe mbaroi me heqjen e votës së fshehtë në emërimin e gjykatave. Ndodhemi në një vend absurd, ku ndonëse baza e demokracisë është vota e fshehtë, në Kuvendin e Shqipërisë po të votohet për anëtarët e ERE apo të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, bëhet votim i fshehtë, ndërsa kur votohet për dekretet për anëtarë të Gjykatës së Lartë, Gjykatës Kushtetuese apo për Prokurorin e Përgjithshëm, je i detyruar të bësh votim të hapur. Pra atje ku duhet pavarësi absolute dhe ndikim sa më minimal i politikës lejohet votimi të bëhet i hapur???? Kjo është një nga ndryshimet, që ne si Parti Social Demokrate nuk u pajtuam kurrë. Për këtë ranë bilbilat në Kuvend para 8 vjetësh. Pati edhe disa që bënin ironi me protestën në Kuvend, besoj tani e kuptojnë se po të ishin dëgjuar bilbilat, atëherë s’do kishte nevojë për topa sot. Ky tolerim i heqjes së votës së fshehtë, çoi deri në bllokim të dekreteve të Bamir Topit për disa anëtarë gjykate e të gjitha këto bënë që sot bërtasin të gjithë, për pavarësi të gjyqësorit. Gabimi dytë që tolerimi i zgjedhjes së Presidentit pa konsensus. Ndonëse ishte folur shumë për ndryshimet kushtetuese të bëra me urgjencë e për faktin se ato prishnin ekuilibrin themelor të Kushtetutës: detyrimin e zgjedhjes së një presidenti konsensual si masë e domosdoshme që presidenti të ishte garanti i pavarësisë së gjykatave e institucioneve kryesore si propozues i tyre apo si emërues në bashkëpunim me Kuvendin, përsëri u lejua zgjedhja e një presidenti të një krahu. Kur presidenti del nga një shumicë e thjeshtë atëherë kjo shumicë emëron kë të dojë në drejtësi e kudo, siç dhe ka ndodhur, dhe kur shumica qeverisëse ndryshon, e ka ngjyrë tjetër me presidentin atëherë kemi bllokim siç po ndodh. Prandaj në këto kushte s’mund të bëhet një reforme reale pa rivendosur ekuilibrat e prishur e pa çliruar institucionet nga klanet korruptive, e për këtë duhen ndryshime kushtetuese duke vendosur shumicën e cilësuar 3/5 në zgjedhjen e institucioneve të pavarura, siç PS propozonte para dy vjetësh që se di pse u tërhoq pas kësaj.
 
-Si i shihni paralajmërimet e Prokurorit të Përgjithshëm, se ka nën hetim ministra dhe ish-ministra, duke mos përjashtuar as arrestimet?
 
Prokuroria, për gjërat që ka nën hetim, sidomos në parahetim, absolutisht që duhet të ruajë konfidencialitetin dhe sekretin e hetimit. Ndërkohë hetimet që bëhen ndaj pushtetarëve e ish pushtetarëve absolutisht nuk mund të jenë të panjohura për publikun si fakt. Sigurisht publiku paraprakisht duhet të dijë se cilat afera, shkelje a skandale madhore janë në procedim e në bazë të tyre mëson edhe titullarët e presupozuar përgjegjës a fajtor, ndërsa citimi vetëm i ofiqeve pa çështje konkrete e sektor konkret lë vend për spekulime. Shqiptarët duan të dijnë a do zbardhen e ndëshkohen vrasjet politike e korrupsionet spektakolare të mbyllura me procese të paligjshme, duan të dijnë a do vendoset barazia para ligjit për ofiqarët që abuzuan publikisht e më tej për këdo që do guxoj në të ardhmen. Pa u ndëshkuar çështjet më sensitive të viteve të fundit, barazia para ligjit apo ndëshkueshmëria në nivelet e larta s’do bindë kërkënd edhe nëse shumica aktuale toleron dënimin e ndonjë përfaqësuesi të lartë të sajin për të thënë së situata ka ndryshuar. Opinioni e di shumë mirë se baza e krizës ekonomike tek ne qe korrupsioni pa kufi i qeverive shkuara. Vetëm nga privatizimet strategjike, shqiptarët kanë humbur mbi një miliard euro. Vetë PD pranon se CEZ shkaktoi një dëm prej një miliard e kjo erdhi nga privatizimi klientelist dhe kontratat korruptive midis qeverisë ikëse dhe CEZ. Atëhere, a mund të themi se po vendoset drejtësia kur s’ndëshkohet kurrkush për këtë vjedhje masive? Madje përgjegjësit jo vetëm s’i tremben gjykimit, por kërkojnë llogari pse rritet çmimi i energjisë dhe dalin në mbrojtje të hapur të bashkëhajdutëve të vegjël të energjisë. Po privatizimi i Albpetrolit, sa i ka kushtuar shqiptarëve? Të gjithë e dijnë se këto privatizime nuk u bënë për të zhvilluar ekonominë, por për të marrë nën kontroll ekonominë, pasojat po i paguajmë të gjithë ne. A duhen ndëshkuar këta grabitës të pronës publike??
 
-Ka një përplasje midis Presidentit të Republikës dhe mazhorancës për guvernatorin e ri të Bankës së Shqipërisë. Mendoni se do të ketë një kandidat konsensual, apo dekretet e Nishanit do të përfundojnë si ato të Gjykatës së Lartë?
 
Kjo çështje ka zgjatur shumë, pasi si gjithmonë nuk lexohet ligji siç është. Kushtetuta dhe ligji i marrë bashkë, duhet të harmonizohen. Sipas ligjit, zgjidhet fillimisht Këshilli Mbikqyrës dhe pastaj guvernatori. Në çdo rast është e qartë se kush i propozon anëtarët e Këshillit. Pra, zgjidhet Këshilli dhe midis anëtarëve të Këshillit, Presidenti propozon një emër për guvernator. Por, duket se qeveria ka bërë një marrëveshje të heshtur. Nuk e di pse, pasi nuk është në përputhje me ligjin. Qeveria i thotë Presidentit, propozo ti një emër për guvernator, pa e ditur se si ai do të zgjidhet anëtar i Këshillit Mbikqyrës? Sipas ligjit dhe Kushtetutës, guvernatori është automatikisht kryetar i Këshillit Mbikqyrës, por jo anëtar. Pra është bërë një lëshim nga ana e qeverisë, nga ato lëshime që nuk i kam pëlqyer kurrë, sepse kjo është një nga arsyet që ne jemi sot këtu ku jemi përsa i takon mosrespektimit të Kushtetutës. Edhe ndërkombëtarët shpesh kanë përshëndetur konsensuset mes partive edhe kur kanë qenë antikushtetuese. Edhe Dushku i famshëm në 2005 është zbatuar me konsensus ndonëse shkelej neni që përcaktonte sistemin zgjedhor në Shqipëri për mënyrën e korrektimit. Megjithë këtë lëshim të qeverisë përsëri lojërat politike po vonojnë zgjedhjen e guvernatorit por vlerësoj se së shpejti do kemi një zhbllokim. 
 
-Ka një polemikë të përvitshme për fotot e Enver Hoxhës. Cili është komenti juaj?
 
Afishimi nga një grup i caktuar i ithtarit të tyre, nuk mund të implikojë të tjërët a partitë e tjera për sa kohë këto veprime nuk janë në kuadrin e një bashkëpunimi politik. Rehabilitim nga e majta a shumica aktuale do të kishte nëse ajo do të kishte marrëveshje me këtë pjesë të ish-së majtës ekstreme për të pranuar ideologjitë dhe programet e njëri-tjetrit. I vetmi që e ka bërë një marrëveshje të tillë është PD, me rastin e zgjedhjeve lokale në Tiranë. Atëhere, Partia Demokratike bëri marrëveshje me Partinë Komuniste për të bashkëpunuar. Marrëveshjet politike janë më shqetësuese se agjitacioni figurativ i njëanshëm. Por, si gjithnjë ata i ligjërojnë vetes gjithçka, ndërsa të tjerëve nuk i lënë as anën figurative. Nuk mund të japë llogari qeveria se pse vjen dikush me fotot e Enver Hoxhës në një aktivitet përkujtimor që lidhet me çlirimin e vendit. Diktatura kish zakon që, dikë që e shpallte armik të socializmit, i mohonte edhe kontributin në çlirimin e vendit. Përshembull Mehmet Shehut pasi u shpall armik, iu hoqën portretet dhe emri në kremtimet e brigadës së parë ndonëse kish qenë komandant i saj. Kontributi i Partisë Komuniste në luftën nacional çlirimtare është një e vërtetë historike, njohja e së cilës nuk ka lidhje me rehabilitimin e komunizmit, si regjim e metodë qeverisëse. Edhe të tjerë nuk kanë dhënë llogari pse në një aktivitet ka ardhur dikush me fotot e Ahmet Zogut. Edhe Ahmet Zogu ka qenë një diktator, i cili ka vrarë ajkën e shqiptarizmit në kohën e vet. Të parët që eliminoi ishte krahu i Kosovës, ka shitur edhe Kosovën ashtu siç braktisi Shqipërinë gjatë okupacionit fashist. Por, ka edhe nostalgjikë si Saliu, i cili ia vuri monumentin në mes të bulevardit. 
 
-Si e shpjegoni tendencën e Berishës për të errësuar Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare?
 
Duke patur në program denigrimin e historisë dhe të ngjarjeve të mëdha, Berisha errëson dhe zhvlerëson ngjarjet që kanë rëndësi historike. Edhe në kuadër të 100 vjetorit të shtetit shqiptar, flitej vetëm për Ahmet Zogun. Berisha u përpoq të rrisë figurën e Ahmet Zogut dhe uli figurën e Ismail Qemalit. Të kremtosh 100 vjetorin dhe të merresh me “të vërtetat” e Ahmet Zogut e gabimet e Ismail Qemalit, ky është provokim për të ndarë shqiptarët. E njëjta gjë ndodh edhe me LANÇ. Berisha ka 24 vjet që kërkon gjermanin e fundit. Ballistët festojnë 28 Nëntorin dhe 29 Nëntorin partizanët, qëllimisht për ta zhvleftësuar këtë epokë. Në vend të kremtojmë 70 vjetorin e çlirimit të vendit nga pushtuesit fashistë, merremi me Mukjen. Ose festo çlirimin, ose pezullo festimet derisa të merremi vesh nëse ishte luftë çlirimtare apo civile, sipas PD. Ky është një provokim që u bëhet të rënëve në luftë kundër nazi-fashistëve, kjo do të thotë të përbuzësh krenarinë e një kombi që mori pjesë në LANÇ. Kështu, në vend të merremi me fitoren kundër fashizmit, me rëndësinë e saj për Shqipërinë e shqiptarët, merremi pse u zunë ballistët me partizanët. Kolaboracionizmi s’ishte fenomen shqiptar. Të tillë kishte dhe në Francë, Greqi e kudo. 
 
-Si e shpjegoni kompleksin e Berishës në raport me Enverin?
 
Berisha në fakt e ka për model Enverin dhe i kompleksuar nga kjo bën sikur nuk e duron dot. Berisha ishte fans i Enverit. Këtë e bën edhe për të mbajtur gjallë luftën e klasave në kushtet e një demokracie të brishtë. Ai shfrytëzon kulturën ende të mangët demokratike tek ne, për të mbajtur Shqipërinë të ndarë në ballistë dhe komunistë, në bij komunistësh e pinjollë ballistësh, pasi betejën me alternativa qeverisëse e ka humbur për gjithmonë.   Intervistoi: Eneida Jaçaj