BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

“Burri i shtetit” i përgjigjet Arvizus, ja si degradoi miqësia e ngjizur në 21 Janar 2011

“Burri i shtetit” i përgjigjet Arvizus, ja si degradoi
Do mbahet mend gjatë si ambasadori i lëkundjeve të mëdha, i akrobacirave diplomatike dhe i njëanshmërive të skajshme politike. Ka një vit që thotë lamtumirë pa u larguar, ndërsa stilema “burrë shteti” ka marrë një tjetër dimension që kur ai shkeli tokën shqiptare, si ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, fuqisë më të madhe të botës dhe vendit më të dashur për shqiptarët. Raportet e ambasadorit amerikan me Sali Berishën dhe partinë e tij kanë njohur pranverën dhe dimrin siberian, në një hark kohor prej tre vitesh.
 
Ambasadori Aleksandër Arvizu, vetëm disa javë pasi mori detyrën në Shqipëri, e cilësoi Sali Berishën burrë shtetit, pas vrasjes së katër qytetarëve të pafajshëm në bulevard, plagosjes së gjashtë të tjerëve, fshehjes së provave të krimit, manipulimit të vrasjeve, kërcënimit me vdekje të Edi Ramës, etiketimit të Ina Ramës si “lavire bulevardi” etj. Këtë njeri Arvizu e quajti “burrë shteti”. Kjo sintagmë vijon ta ndjekë sot ambasadorin si një mallkim, si një fantazmë. Vetëm disa muaj më vonë, Arvizu do të mbronte vjedhjen e zgjedhjeve për Bashkinë e Tiranës në tavolinë. Tom Ndreca dhe Arben Ristani vendosën të shpallnin humbësin fitues, pra Lulzim Bashën në vend të Edi Ramës. Arvizu përveshi mëngët dhe mbrojti “fitoren” e Bashës pas shqyerjes së kutive në bodrumet e KQZ, për të gjetur votat e “gabuara”.
 
Mbetet mister se çfarë i minoi marrëdhëniet mes Arvizu dhe Sali Berishës. Vetëm dy vjet pas 21 Janarit, si asnjë herë më parë, Arvizu ndërmori një lëvizje popullore për të rrëzuar Sali Berishën nga pushteti. Teksa zgjedhjet po afroheshin, Arvizu u bëri thirrje shqiptarëve për ndryshim, ndërsa herë pas herë kërkonte ndëshkimin e përgjegjësve të 21 Janarit. Ndërkaq, përmbysjen e Sali Berishës nga pushteti, Arvizu e konsideroi për nga rëndësia si përmbysjen e  Ramiz Alisë. Mjaftoi kjo deklaratë që Sali Berisha të formonte një celulë amerikane në PD. Sulmet ndaj Arvizus ishin të forta, personale dhe denigruese, si asnjëherë më parë në historinë e pluralizimin. Akuzat vijuan, ndërsa u desh zbarkimi i zyrtarëve të lartë të DASH në Tiranë, të cilët korrektuan dhe zbutën disa herë deklaratat e Arvizu. Megjithatë, Arvizu bombën e kishte rezervuar për një fund, teksa tha e quajti Sali Berishën “mish i huaj” në punët e Lulzim Bashës, duke shtuar se Berisha komandon institucionet e pavaruara nga SHQUP dhe kulla ku ka zyrat. Ndërkaq, ka ardhur edhe reagimi i “burrit të shtetit”, Sali Berishës, i cili si ato plakat që i ndan një gardh, tha se Arvizu t’i marri të gjithë fyerjet me vete. 
 
Reagimi i “burrit të shtetit”
 
Vetëm një ditë pas deklaratës së ambasadorit amerikan, Aleksandër Arvizu, se institucionet e pavarura marrin urdhra nga SHQUP, ka reaguar ish-kryeministri Sali Berisha. “. Por ai zgjodhi, në rrafshin politik, të largohet thjesht si mik i Edi Ramës dhe mbështetësve të tij. Për të faktuar këtë, ai përdori termat më tipike si SHQUP, që Edi Rama përdor për të fyer Partinë Demokratike”, shkruan Berisha në Facebook. Ish-kryeministri Sali Berisha, u shpreh se fyerjet në diplomaci nuk janë meritë, por mjerim. “Në kësi rastesh, kur tjetri të fyen, ne shqiptarët, me vetëpërmbajtje i themi: fyerjen mbaje për vete. Kurse unë i them ambasadorit Arvizu: fyerjet janë akte ekstreme në diplomaci dhe se fyerjet ndaj opozitës me fjalët e pushtetit, jo që nuk nuk janë meritë, por janë mjerim. Ato janë dobësi më shumë se diplomatike”, shkruan Berisha në Facebook. Eneida Jaçaj 
 

Më të lexuarat