BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

10 deputetë të PS kërkojnë “kokën” e Ardian Fullanit, në shtator nisin procedurat për shkarkimin e Guvernatorit

10 deputetë të PS kërkojnë “kokën” e
Shkarkimi i Guvernatorit Ardian Fullani, duket se do të jetë çështje kohe. Dhjetë deputetë të Partisë Socialiste, konkretisht kreu i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe, deputeti Arben Ndoka, Arben Çuko, Fatmir Toçi, Namik Kopliku, Sadri Abazi, Rakip Suli, Paulin Sterkaj, deputetet Valentina Leskaj dhe Majlinda Bufi, kanë kërkuar “kokën” e Guvernatorit Fullani ndërsa kanë pohuar se në shtator, Kuvendi do të nisë procedurat për shkarkimin e tij. Në këtë kuadër, deputeti socialist Sadri Abazi në një prononcim për gazetën “Sot”, deklaroi se në muajin shtator do të nisin nismat ligjore për shkarkimin e Ardian Fullanit, ndërsa tha se nëse Prokuroria do të jetë e aftë të vërtetojë fajësinë e tij, Guvernatori duhet të përballet me drejtësinë. Ndërsa deputeti Rakip Suli theksoi se Kuvendi duhet të ngrejë komision hetimor për vjedhjen e thesarit të shtetit. Suli i ka bërë thirrje Prokurorisë që të hetojë në mënyrë të gjithanshme. Sipas deputetit socialist, koha e Gjin Gjonëve ka perënduar ndërsa vuri theksin te reforma e institucioneve të pavarura. “Pas publikimit të skandalit të vjedhjes në Bankën e Shqipërisë dhe lukseve të shfrenuara të Fullanit, Parlamenti duhet të iniciojë komision hetimor ashtu sikurse Prokuroria inkurajohet të hetojë në mënyrë të gjithanshme. Koha e Gjin Gjonëve dhe kujtdo tjetër që njollos Shqipërinë dhe shkel mbi shqiptarët duhet të perëndojë. Institucionet e pavarura janë bërë burim korrupsioni dhe mosefektiviteti. Reforma në këto institucione është e domosdoshme”, deklaroi Suli. 
 
Kërkesa për shkarkimin e Fullanit
 
Një ndër deputetet e cila ka kërkuar shkarkimin e Ardian Fullanit, në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë, mbledhje në të cilët ishte thirrur për raportim menjëherë pas skandalit, Guvernatori Ardian Fullani, ka qenë anëtarja e këtij komisioni Majlinda Bufi. Deputetja socialiste ka deklaruar se besueshmëria e bankës ka rënë tërësisht ndërsa është shprehur se Kuvendi duhet të nisë procedurat për shkarkimin e Fullanit. “Unë kam qenë ndër deputetet e para e cila ka kërkuar në mbledhjen e komisionit të Ekonomisë, shkarkimin e Ardian Fullanit. Kam thënë se besueshmëria e bankës ka rënë tërësisht”, pohoi Bufi. Ndërkohë një tjetër deputete e cila ka kërkuar zyrtarisht shkarkimin e Ardian Fullanit, në mbledhjen e fundit të grupit parlamentar socialist, ka qenë Valentina Leskaj. Ajo ka kërkuar nga kryetari i grupit, Gramoz Ruçi, të mbahet qëndrim ndaj Fullanit, por nuk ka marrë përgjigje. Leskaj e ka argumentuar qëndrimin e saj me mungesën e transparencës për çfarë ka ndodhur në bankë dhe përgjegjësinë për vjedhjen e 7 milion dollarëve. 
 
Reagimi i butë i Braçes
 
Një prej deputetëve që pritej të ishte ndër të parët të cilët duhet të kishin kërkuar shkarkimin e Ardian Fullanit, ka qenë dhe kreu i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe. Ndonëse “zëri më i butë” në PS, sa i përket reagimeve për vjedhjen e BSH, deputeti Braçe, ka kërkuar publikimin e organigramës së bankës, duke argumentuar se është e vetmja mënyrë për të kuptuar përgjegjësit e vërtetë, përfshirë këtu dhe vetë Fullanin. “Duhet të jetë publike: një organigramë e Bankës së Shqipërisë!! Menjëherë dhe publike! Nuk ka pse ti fshihen edhe më publikut!! Vetëm kështu gjithsecili ndër ne mund të kuptojë qartë: Përgjegjësinë politike; Përgjegjësinë administrative; Përgjegjësinë penale. Për të gjithë; Guvernatorin, Këshillin Mbikëqyrës, çdo funksionar të Bankës së Shqipërisë. Kjo transparencë është e domosdoshme! Kjo e bën të kontrollueshëm hetimin! Kështu kuptojmë nëse hetimi është gjithëpërfshirës dhe nëse jo, kush po falet. Në anë tjetër, sot është një ditë e tmerrshme për “funksionarin publik”!! Çfarë degradimi”, ka deklaruar Braçe. 
 
Deputetët: Fullani të dorëhiqet ose të shkarkohet 
 
Një pjesë tjetër e deputetëve të Partisë Socialiste i kanë bërë thirrje Guvernatorit Ardian Fullani të japë dorëheqjen, në të kundër ata kanë paralajmëruar se do i kërkojnë zyrtarisht Kuvendit shkarkimin e tij. Në këtë kuadër, deputeti Arben Ndoka theksoi se Fullani duhet të japë dorëheqjen para se të shkarkohet nga Kuvendi. “Ai duhet të japë dorëheqjen para se të shkarkohet”, tha Ndoka. Ndërsa deputeti Fatmir Toçi deklaroi se vjedhja e bankës përpos dy përgjegjësve kryesorë, punonjësit e bankës, të cilët do ndiqen penalisht, mban si përgjegjës edhe guvernatorin e BSH, Ardian Fullani. “Vjedhja ka qenë e organizuar. Procesi është në hetim dhe të dy personat që i vodhën paratë do të ndiqen penalisht. Por përgjegjësia bie edhe te strukturat më të larta”, deklaroi Toçi. Deputeti Arben Çuko theksoi se Guvernatori Fullani duhet të japë dorëheqjen. Sipas Çukos, Fullani ka përgjegjësi morale për vjedhjen, ndërsa shtoi se për përgjegjësi ligjore ka institucione të tjera që e përcaktojnë. “Po të isha unë në vendin e tij do të jepja dorëheqjen, sepse është përgjegjësi. Përgjegjësi ligjore, ka institucione të tjera që e përcaktojnë, por moralisht guvernatori është përgjegjës”, theksoi Çuko. Po ashtu, deputeti Namik Kopliku, teksa hoqi një paralele mes vjedhjes së bankës së shtetit me piramidat e Berishës në ’97, i kërkoi Ardian Fullanit të japë dorëheqjen. “Vjedhja është një nga arsyet që tregon se si ka qenë shteti shqiptar, që drejtohej nga Berisha, dhe që ishte i kalbur që herë pas here tani këputen fijet. Fullani të japë dorëheqjen”, tha Kopliku. 
 
Ja 10 deputetët e PS që kërkojnë shkarkimin e Fullanit
 
Rakip Suli: Pas publikimit të skandalit të vjedhjes në Bankën e Shqipërisë dhe lukseve të shfrenuara të Fullanit, Parlamenti duhet të iniciojë komision hetimor.
 
Arben Ndoka: Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani duhet të japë dorëheqjen, para se të shkarkohet nga Kuvendi.
 
Fatmir Toçi: Vjedhja ka qenë e organizuar. Procesi është në hetim dhe të dy personat që i vodhën paratë do të ndiqen penalisht. Por përgjegjësia bie edhe te strukturat më të larta.
 
Arben Çuko: Po të isha unë në vendin e tij do të jepja dorëheqjen, sepse është përgjegjësi. Përgjegjësi ligjore, ka institucione të tjera që e përcaktojnë
 
Sadri Abazi: Në muajin shtator do të nisin nisma ligjore për shkarkimin e Ardian Fullanit. Prokuroria do të jetë e aftë të vërtetojë përfshirjen e tij.
 
Erjon Braçe: Në anë tjetër, është një ditë e tmerrshme për “funksionarin publik”! Çfarë degradimi.
 
Valentina Leskaj: Të mbahet qëndrim ndaj Fullanit. Ka mungesë transparence për vjedhjen e 7 milion dollarëve.
 
Majlinda Bufi: Unë kam qenë ndër deputetet e para e cila ka kërkuar në mbledhjen e komisionit të Ekonomisë, shkarkimin e Ardian Fullanit. Besueshmëria e bankës ka rënë tërësisht.
 
Namik Kopliku: Vjedhja është një nga arsyet që tregon se si ka qenë shteti shqiptar, që drejtohej nga Berisha, dhe që ishte i kalbur. Fullani të japë dorëheqjen. 
 
Paulin Sterkaj: Kjo çështje është në dorën e Prokurorisë dhe do të gjejë përgjegjësit e vërtetë. Mendoj se Fullani duhet të japë dorëheqjen.
 
Sa kushton “fotomodeli” i Bankës së Shqipërisë ? Merrni frymë thellë….. 
 
Guvernatori i Bakës së Shqipërisë njihet si një person me sqimë të hollë. Një vëzhgim të thjeshtë për të parë sa kushton sqima e “ruajtësit” të parave të shqiptarëve. Preferon kostume të markës Brioni të qepur me dorë, i preferuar i udhëheqësve të mëdhenj të botës. Një vëzhgim site-ve që shesin online costume, Brioni na rezulton se çmimi është sa rroga e një nëpunësi të rangut të lartë në administratën shtetërore, do të thotë 4.995.00 $.
 
Një nga orët për të matur kohën e tij aq të çmuar, nuk do ta besoni, pasi shifra është stratosferike dhe kushton 17.580 Euro e markës Patek Philippe. E shikoni se sa të çmuar e ka kohën Guvernatori i Bankës. Aq të çmuar sa një fukarai do i mjaftonin për të blerë një shtëpi tek zona e Freskut dhe për koeçidencë afër objektit X.
 
I duhet të komunikojë të japw urdhra për mbarëvajtjen e monedhës shqiptare, për mbarëvajtjen e ekonomisë së vendit. Kështu që i takon një telefon jo dosido, por Vertu, teknologjia e telefonave celularë të bërë me dorë. Vertu platin me lëkurë, helbete. Guvernatorit i duhet të flasim me njerëz të sofistikuar të rangut të lartë. Mbani vesh çmimin, 11.000 $.
 
Kanë lëkurë të fortë shqiptarët që durojnë, por më e fortë është lëkura e këpucëve të “fotomodelit” të Bankës Shqiptare. Salvatore Ferragamo, një ndër markat e preferuara të Fullanit dhe çmimi  740 $ pala më se i kripur për ekonominë ku jetojmë.
 
 Duke parë luksin me të cilin jeton Guvernatori i Bankës, fjalët janë të tepërta dhe thjesht na bën ta mbyllim me një shprehje nga financieri Robert W. Sarnoff. Ai thotë: “Financa është arti i kalimit të parave nga dora në dorë deri sa më në fund zhduket”. Ja pse Guvernatori Ardian Fullani ka zgjedhur të jetë financieri i parë i shqiptarëve.   Joana Tafa
 

Më të lexuarat