BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

155 muxhahedinë iranianë mbërrijnë në Shqipëri, Teherani jep alarmin, akuza Tiranës se po strehon terroristë me identitete të shumëfishta

155 muxhahedinë iranianë mbërrijnë në Shqipëri,

155 muxhahedinë kanë mbërritur së fundmi në vendin tonë ku janë strehuar në bazë të marrëveshjes që Shqipëria ka nënshkruar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Lajmi është konfirmuar nga agjencia iraniane e lajmeve “Fars News Agency”, e cila ka bërë të ditur se muxhahedinët janë strehuar tashmë në banesa private. Po kjo media jep alarmin dhe i jep një mesazh të qartë Tiranës se 155 muxhahedinët e mbërritur në Shqipëri janë terroristë, të cilët kanë ndryshuar edhe identitetin dhe kanë marrë pasaporta false, me qëllim që të largohen nga Irani në drejtim të Shqipërisë. “Muxhahedinët janë terroristë të cilët kanë ndryshuar identitetin dhe kanë marrë një pasaportë false për t’u larguar nga Irani. Ndaj tyre janë lëshuar urdhër-arreste nga Qeveria e Irakut”, bën të ditur ‘Fars News Agency’. Në fakt ata konsiderohen si grupim i rezistencës ndaj regjimit në Iran, dhe kjo është arsyeja që largohen, ndërsa në vendin tonë janë strehuar prej vitesh një grup prej tyre në bazë të marrëveshjes që vendi ynë ka nënshkruar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në bazë të marrëveshjes, në vendin tonë do të strehohen gjithsej 300 muxhahedinë, fakt që u konfirmua nga vetë Sekretarit Amerikan të Shtetit, John Kerry, gjatë vizitës në vendin tonë. Agjencia iraniane e lajmeve në raportimin mbi këtë çështje shkruan se 155 muxhahedinët e nisur drejt Shqipërisë janë pjesë e Organizatës Mojahedin-e Khalq (të njohur edhe si MEK, PMOI apo NCR) të quajtur terroristë. “Një avion amerikan pasagjerësh transferoi 155 anëtarë të Organizatës Mojahedin-e Khalq (të njohur edhe si MEK, PMOI apo NCR) të quajtur terroristë nga Iraku drejt Shqipërisë mëngjesin e të enjtes, duke përfshirë dhe liderë të saj. Fluturimi i fundit përfshinte anëtarë të nivelit të lartë të grupit dhe mundësisht liderin e tij, Massoud Rajavi, të cilët njihen për mendësinë e tyre çnjerëzore ndaj anëtarëve të nivelit të ulët, të mbajtur peng në këtë kult. Për këta terroristë ka mandate arresti nga qeveria irakene, kështu që janë larguar nga Iraku me dokumente të falsifikuara”, raporton ‘Fars News Agency’. Më tej në shkrimin e agjencisë iraniane thuhet se MKO, e themeluar në vitet 1960, ka përzierë elemente të Islamizmit dhe Stalinizmit dhe ka marrë pjesë në përmbysjen e Shahut të Iranit të mbështetur nga SHBA, në vitin 1979. Përpara revolucionit MKO ka kryer sulme dhe vrasje kundër objektivave iranianë dhe Perëndimorë.

Rrezikshmëria

Sipas ‘Fars News Agency’ 155 personat e larguar janë me rrezikshmëri të lartë për shkak të së kaluarës së tyre pasi kanë qenë pjesë në grupe kriminale. “Grupi nisi vrasjet e qytetarëve dhe zyrtarëve pas revolucionit me qëllim marrjen e kontrollit të republikës së sapo-vendosur islamike. Ai vrau disa nga liderët e rinj të Iranit pas revolucionit duke përfshirë presidentin e atëhershëm, Mohammad Ali Rajaye, kryeministrin, Mohammad Javad Bahonar dhe kreun e gjyqësorit, Mohammad Hossein Beheshti që u vranë me sulme me bomba nga anëtarët e MKO në 1981. Grupi u largua drejt Irakut në 1986, ku u mbrojt nga Saddam Hussein dhe ku ata ndihmuan diktatorin të shtypte kryengritjet Shiite dhe Kurde në vend. “Grupi terrorist iu bashkua ushtrisë së Saddamit gjatë luftës Iran-Irak (1980-1988) dhe ndihmoi Saddamin për të vrarë mijëra civilë iranianë dhe ushtarë gjatë luftës së mbështetur nga SHBA të Irakut kundër Iranit.

Prej pushtimit të Irakut nga SHBA në 2003 grupi i është përshtatur një filozofie pro-tregut të lirë dhe mbështetet nga neo-konservatorët amerikanë të cilët po lobojnë që ai të hiqet nga lista e zezë e terrorit të SHBA”, thuhet në artikullin e agjencisë iraniane që përshkruan 155 muxhahedinët e mbërritur në vendin tonë. 

Bujar Muçaku

Më të lexuarat